{"id":77927,"date":"2026-03-24T20:48:40","date_gmt":"2026-03-24T20:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/24\/nje-paralele-mes-pollos-e-salianjit-perballe-berishes\/"},"modified":"2026-03-24T20:48:40","modified_gmt":"2026-03-24T20:48:40","slug":"nje-paralele-mes-pollos-e-salianjit-perballe-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/24\/nje-paralele-mes-pollos-e-salianjit-perballe-berishes\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb paralele mes Pollos e Salianjit, p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<br \/>\nPas izolimit t\u00eb tij t\u00eb madh pas vitit 1997, beteja e Berish\u00ebs ka qen\u00eb e kund\u00ebrta. Fjala vjen, kur Genc Pollo vendosi t\u00eb kandidonte p\u00ebrball\u00eb tij n\u00eb vitin 2000, Berisha ishte gati t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb kishte mund\u00ebsi mbi tok\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kandidonte. Madje ishte gati dhe i mblodhi edhe firmat n\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte kriteret.<\/p>\n<p>Genc Pollo, ngaq\u00eb ia njihte k\u00ebt\u00eb hall, e terrorizonte duke b\u00ebr\u00eb sikur \u00e7do dit\u00eb kishte pengesa p\u00ebr t\u00eb kandiduar, derisa Berisha vendosi Jemin Gjan\u00ebn t\u2019i mblidhte firmat n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Por dhe pas k\u00ebsaj, prap\u00eb iku nj\u00eb dit\u00eb para nga gara duke akuzuar Berish\u00ebn se ai kishte nd\u00ebrmend ta akuzonte at\u00eb se e ka pas gjyshin kryetar t\u00eb andart\u00ebve grek\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet dhe se do ta rrihte fizikisht at\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e kishte pas gjyshin me andart\u00ebt dhe as q\u00eb p\u00ebrjashtohej mund\u00ebsia q\u00eb \u201candar\u00ebt\u201d e Berish\u00ebs tani edhe mund ta rrihnin, por asgj\u00eb nuk kishte ndodhur ende dhe ai iku dhe dha dor\u00ebheqjen. Kjo ishte rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebmtuar Berish\u00ebn dhe p\u00ebr ta plagosur r\u00ebnd\u00eb lidershipin e dhunsh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pra, pas vitit 1997, kur Berisha ishte n\u00eb pozita t\u00eb ngjashme me k\u00ebto t\u00eb sotmet, me SHBA dhe BE kund\u00ebr dhe i izoluar nga elektorati, p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr t\u00eb rregulluar imazhin ishte aq e fort\u00eb sa ishte gati t\u2019i binte n\u00eb gjunj\u00eb Genc Pollos vet\u00ebm t\u00eb mos ikte nga gara, pasi e kishte t\u00eb sigurt \u00e7far\u00eb i b\u00ebnte n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Por ai nuk ia dha k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Tani po ndodh e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka ndonj\u00eb recet\u00eb se si mund t\u00eb d\u00ebmtohet edhe m\u00eb tej PD n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve formale t\u00eb 23 majit, \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb po b\u00ebn Sali Berisha. Beteja e tij jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos lejuar kandidat\u00eb p\u00ebrball\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga PD \u00e7do an\u00ebtar apo drejtues t\u00eb PD q\u00eb shihet n\u00eb kafe apo rrug\u00eb me ata q\u00eb i ka caktuar tani si armiq t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb favor t\u00eb Salianjit dhe kund\u00ebr Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Salianji nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb ndihet i goditur nga Berisha me k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebn Berisha, pasi kjo \u00ebsht\u00eb shkalla maksimale q\u00eb ai nuk do arrinte dot kurr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtonte Berish\u00ebn n\u00ebse nuk do kishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb aleat vet\u00eb Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb ka Berisha dhe PD tani, pas marrjes s\u00eb vul\u00ebs e logos nga Basha, \u00ebsht\u00eb se Berisha premtoi se do ta bashkonte, do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb madhe dhe do ta forconte. N\u00eb fakt, ai me dor\u00eb t\u00eb tij po e p\u00ebr\u00e7an, po e zvog\u00eblon dhe po e dob\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pariparueshme.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si mund t\u00eb d\u00ebmtohej Salianji ishte ai kujdesi dhe frika me t\u00eb cil\u00ebn Berisha ruante Genc Pollon q\u00eb t\u00eb mos i t\u00ebrhiqej nga gara. Fakti q\u00eb Salianji do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb gar\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrhiqet si kok\u00ebfort\u00eb dhe Berisha e ndalon dhe madje edhe e p\u00ebrndjek, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i pazakont\u00eb p\u00ebr t\u00eb, pasi i legjitimon t\u00eb gjitha kauzat dhe ato \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe PD.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb i kuptoj edhe ata q\u00eb mendojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dekurajuar k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkon t\u2019i marr\u00eb PD q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. I kuptoj edhe d\u00ebshirat e Berish\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta analizuar at\u00eb. Po merrni parasysh edhe faktin q\u00eb ka rr\u00ebshqitur dhe nuk di \u00e7\u2019b\u00ebn m\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Pas izolimit t\u00eb tij t\u00eb madh pas vitit 1997, beteja e Berish\u00ebs ka qen\u00eb e kund\u00ebrta. Fjala vjen, kur Genc Pollo vendosi t\u00eb kandidonte p\u00ebrball\u00eb tij n\u00eb vitin 2000, Berisha ishte gati t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb kishte mund\u00ebsi mbi tok\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kandidonte. Madje ishte gati dhe i mblodhi edhe firmat n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77927","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77927\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}