{"id":77891,"date":"2026-03-24T16:48:21","date_gmt":"2026-03-24T16:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/24\/tregtare-flamujsh-dhe-talebanet-e-kohes-sone\/"},"modified":"2026-03-24T16:48:21","modified_gmt":"2026-03-24T16:48:21","slug":"tregtare-flamujsh-dhe-talebanet-e-kohes-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/24\/tregtare-flamujsh-dhe-talebanet-e-kohes-sone\/","title":{"rendered":"Tregtar\u00eb flamujsh dhe taleban\u00ebt e koh\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri <\/p>\n<p>Kur Ernest Koliqi shkroi novel\u00ebn e famshme \u00ab Tregtar\u00eb flamujsh \u00bb, ishte viti 1935 dhe Shqip\u00ebria kishte njohur nj\u00eb far\u00eb zhvillimi. Megjithat\u00eb, ashtu si sot, ishin shfaqur edhe at\u00ebher\u00eb demon\u00ebt e pasurimit me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb novel\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hilush Vilza, nj\u00eb student q\u00eb ka ardhur me pushime dhe Gasp\u00ebr Traga\u00e7i, tregtar. P\u00ebrmes k\u00ebtyre dy personazheve, ai nd\u00ebrton narrativ\u00ebn e asaj kohe q\u00eb mb\u00ebshtillej rreth virtytit idealist t\u00eb dijes dhe patriotizmit, t\u00eb jet\u00ebs ideale q\u00eb ka si frym\u00ebzim pasurimin e shpirtit, t\u00eb asaj q\u00eb njihet si modeli i Apolonit dhe q\u00eb k\u00ebtu tregohet p\u00ebrmes Hilush Vilz\u00ebs dhe, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb bota materiale, interesi, cinizmi dhe asgj\u00ebja, ajo q\u00eb asgj\u00ebson frym\u00ebzimin ideal dhe jet\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrtohet mbi dijen dhe pasurimin e bot\u00ebs shpirt\u00ebrore. Hilush Vilza nuk ka d\u00ebshir\u00eb ta vizitoj\u00eb mikun e t\u2019et, por, kur kalon para dugaj\u00ebs s\u00eb tij, ai, Gaspri, e th\u00ebrret dhe Hilush Vilza hyn brenda. Tregtari i st\u00ebrvitur n\u00eb oratorin\u00eb e shitjes s\u00eb mallit, nis tani dhe i jep k\u00ebshilla studentit q\u00eb shkruan vjersha. Aty, ai i shfaqet edhe si profet kur i thot\u00eb se si duhet ta menaxhoj\u00eb jet\u00ebn, pastaj i shfaqet edhe si kritik i atdhetarizm\u00ebs q\u00eb po shuhet. \u00ab T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb bot\u00eb e duan vendin e vet, ve\u00e7 nesh. S\u2019ndiejn\u00eb k\u00ebtu gjindja. Por duhet me i ba me ndie p\u00ebrdhuni. Dikur te na kishte njer\u00ebz ma t\u00eb nxeht\u00eb, p\u00ebr k\u00ebso pun\u00ebsh. At\u00ebher\u00eb, pra s\u2019kishte Shqypni e sot ka. Tash qi ka s\u2019duen me dijt p\u00ebr te. A po kujtohe ? Un\u00eb p\u00ebr vedi, nuk shof p\u00ebrparim n\u00eb ket pik\u00eb\u2026 \u00bb (E. Koliqi, \u00ab Tregtar\u00eb flamujsh \u00bb, novela, botimet, Camaj-Pipa, 2004, Shkod\u00ebr, f. 12).<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb moment, Hilush Vilza nis ta shoh\u00eb me admirim tregtarin q\u00eb kishte namin e atij q\u00eb jet\u00ebn e mendonte vet\u00ebm si nj\u00eb mall q\u00eb duhet shitur a bler\u00eb. Gasp\u00ebr Traga\u00e7i nuk ndalet po e shtyn m\u00eb tej retorik\u00ebn e tij dhe, me nj\u00eb patetiz\u00ebm q\u00eb e befason djaloshin, shton se t\u00eb rinjt\u00eb duhet me e ngjall\u00eb \u00ab k\u00ebt Shqypni \u00bb. Por Hilush Vilza i p\u00ebrgjigjet me sinqeritet se nj\u00eb popull i ri \u00ab vonon me hy n\u00eb rrug\u00ebn e qytetnimit \u00bb.<\/p>\n<p>Kjo ishte pjesa e par\u00eb e k\u00ebsaj drame, e k\u00ebtij dialogu se pas k\u00ebsaj veprimi hyn n\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb tjet\u00ebr. Gasp\u00ebr Traga\u00e7i i thot\u00eb djaloshit se don me i tregu di\u00e7ka. E merr me vete dhe hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb err\u00ebt q\u00eb ndri\u00e7ohej vet\u00ebm nga nj\u00eb dritare e vog\u00ebl q\u00eb binte nga kopshti, Aty n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb, Gasp\u00ebr Traga\u00e7i kishte hedhun qindra flamuj kuq e zi, t\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrmasave, me t\u00eb gjitha cop\u00ebrat dhe q\u00ebndisur e qepur me mjesht\u00ebri. Ja, i thot\u00eb ai, \u2013 at\u00ebher\u00eb kur mendova se shqiptar\u00ebt do t\u00eb ndizeshin nga liria q\u00eb fituan, un\u00eb bleva k\u00ebta flamuj, se mendova q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb vinin t\u00eb m\u00eb blinin nga nj\u00eb t\u00eb till\u00eb mua e ta vendosnin n\u00eb sht\u00ebpi. Por ata hi\u00e7. Askush nuk erdhi dhe un\u00eb humba. \u00ab A e shef si kam ra mbrenda. M\u00eb kan mbet\u00eb pa u shit\u00eb. Mjaft , pra, ia kam ul\u00eb \u00e7mimet \u00bb (F. 14).<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb njohura pastaj reagimet dhe dialogu mes tregtarit materialist dhe poetit idealist. Por bukuria dhe magjia e k\u00ebsaj novele \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i imazhit se atdhedashuria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket shpirtit, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mall q\u00eb mund t\u00eb shitet. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast kur ky mall nuk shitet, edhe flamuri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leck\u00eb q\u00eb nuk vlen\u2026 M\u2019u kujtua kjo novel\u00eb e Ernest Koliqit kur pash\u00eb deputetin e PD-s\u00eb, Xhelal Mziu, q\u00eb shkeli flamurin komb\u00ebtar dhe nj\u00eb polic aty pran\u00eb e mori dhe ia hoqi nga k\u00ebmb\u00ebt. K\u00ebtu, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhemi patetik\u00eb dhe t\u00eb nisim e t\u00eb recitojm\u00eb p\u00ebr flamurin. Por nuk do t\u00eb zgjidhim gj\u00eb. Sepse, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb patetizmit folklorik, me t\u00eb cilin kemi mbushur narrativ\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr atdheun, ne, sot, b\u00ebjm\u00eb gjeste q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qytet\u00ebruar, do t\u00eb kishin provokuar skandale dhe reagime t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>Flamuri \u00ebsht\u00eb shenja e nj\u00eb kombi q\u00eb na dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb, po ashtu, edhe romani apo teksti yn\u00eb historik, identifikimi yn\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban gjith\u00eb narrativ\u00ebn historike ton\u00ebn. Mir\u00ebpo, n\u00ebse sot ne kemi arritur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb nj\u00eb force politike nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorim flamuj amerikan\u00eb p\u00ebr t\u2019u identifikuar me nj\u00eb shtet t\u00eb fuqish\u00ebm, t\u00eb cilit n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre i k\u00ebrkojm\u00eb aleanc\u00eb q\u00eb t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb nga qeveria e Edi Ram\u00ebs, pastaj her\u00ebn tjet\u00ebr marrim flamujt gjerman\u00eb dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike, u k\u00ebrkojm\u00eb gjerman\u00ebve q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aleanc\u00eb me ne p\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb Xhelal Mziu ta shkel\u00eb me k\u00ebmb\u00eb flamurin shqiptar, sepse p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr forc\u00ebn politike q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, historia e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb at\u00eb flamur, nuk mund ta shp\u00ebtoj\u00eb nga gropa e thell\u00eb ku ka r\u00ebn\u00eb ai dhe forca politike q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historia e Xhelal Mziut. E keqja e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb se ata q\u00eb betohen p\u00ebr flamur, jan\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdhosur dhe shkelur me k\u00ebmb\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ernest Koliqi e kishte v\u00ebn\u00eb re s\u00ebmundjen e lindur t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sot nj\u00eb shenj\u00eb e tyre- pra pasurimi me \u00e7do kusht- ndaj edhe parodizonte dhe p\u00ebrtallte me ciniz\u00ebm iden\u00eb e mbrapsht\u00eb q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar, shqiptari \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb shes\u00eb edhe flamurin e tij dhe, n\u00ebse nuk e shet, apo n\u00ebse nuk fiton nga kjo tregti, at\u00ebher\u00eb ai mallkon shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Po sot, n\u00ebse do t\u00eb shihte nj\u00eb deputet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb mban shenj\u00ebn e forc\u00ebs politike t\u00eb djatht\u00eb, pra q\u00eb mburret se ka si frym\u00ebzim atdheun, fen\u00eb dhe familjen, por q\u00eb n\u00eb protest\u00eb del me flamuj gjerman\u00eb dhe shkel flamurin shqiptar, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte Ernest Koliqi? Ai polici i thjesht\u00eb q\u00eb ia hoqi nga k\u00ebmb\u00ebt flamurin, sipas Xhelal Mziut dhe forc\u00ebs s\u00eb tij politike, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i \u00ab rac\u00ebs s\u00eb komunist\u00ebve \u00bb, ata \u00ab bij komunist\u00ebsh \u00bb q\u00eb, sipas asaj narrative q\u00eb hedhin n\u00eb treg taleban\u00ebt e antikomunizmit shqiptar, kan\u00eb pushtetin sot, por e duan dhe e mbrojn\u00eb flamurin. N\u00eb fakt, Gasp\u00ebr Traga\u00e7i i Koliqit, q\u00eb ishte m\u00ebrzitur pse nuk i ishin shitur flamujt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll p\u00ebrball\u00eb Xhelal Mziut e taleban\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb dhe atyre q\u00eb qurraviten pas asaj force politike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri Kur Ernest Koliqi shkroi novel\u00ebn e famshme \u00ab Tregtar\u00eb flamujsh \u00bb, ishte viti 1935 dhe Shqip\u00ebria kishte njohur nj\u00eb far\u00eb zhvillimi. Megjithat\u00eb, ashtu si sot, ishin shfaqur edhe at\u00ebher\u00eb demon\u00ebt e pasurimit me \u00e7do kusht. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb novel\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hilush Vilza, nj\u00eb student q\u00eb ka ardhur me pushime dhe Gasp\u00ebr Traga\u00e7i, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77891","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77891","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77891"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77891\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}