{"id":77832,"date":"2026-03-24T11:48:16","date_gmt":"2026-03-24T11:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/24\/qeveria-nuk-mori-masa-shoqata-e-transportit-paralajmeron-rritje-te-kostove-dhe-reduktim-te-flotes-per-qytetaret\/"},"modified":"2026-03-24T11:48:16","modified_gmt":"2026-03-24T11:48:16","slug":"qeveria-nuk-mori-masa-shoqata-e-transportit-paralajmeron-rritje-te-kostove-dhe-reduktim-te-flotes-per-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/24\/qeveria-nuk-mori-masa-shoqata-e-transportit-paralajmeron-rritje-te-kostove-dhe-reduktim-te-flotes-per-qytetaret\/","title":{"rendered":"Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajm\u00ebron rritje t\u00eb kostove dhe reduktim t\u00eb flot\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt! \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb transportit kan\u00eb l\u00ebshuar alarmin se duke nisur nga dita e h\u00ebn\u00eb, sh\u00ebrbimi p\u00ebr qytetar\u00ebt do t\u00eb reduktohet me 30%.<\/p>\n<p>Shkak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rritja e pandalshme e \u00e7mimit t\u00eb karburantit dhe heshtja e institucioneve shtet\u00ebrore, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ata thon\u00eb se kostoja e karburantit tashm\u00eb z\u00eb rreth 45% t\u00eb shpenzimeve totale, nd\u00ebrsa kostot e mir\u00ebmbajtjes jan\u00eb rritur me 25-30% p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs globale.<\/p>\n<p>\u2018Prej nisjes s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Iran dhe midis Izraelit dhe Amerik\u00ebs, q\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb trend, nj\u00eb trend rritje t\u00eb \u00e7mimit, t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt dhe shoqatat e transportit kan\u00eb vijuar me k\u00ebrkesat e tyre duke par\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb karburantit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare apo t\u00eb leht\u00ebsimeve t\u00eb taksave fiskale q\u00eb ka ky sektor, dhe ende nuk kemi marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe asnj\u00eb reagim as nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, as nga bashkit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, as nga bordi drejtues q\u00eb mbik\u00ebqyr \u00e7mimin e karburantit. Transporti publik si, si nj\u00eb z\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe kosto q\u00eb z\u00eb \u00e7mimi i karburantit, pra rreth 45%, z\u00eb \u00e7mimi i karburantit, z\u00eb karburanti n\u00eb rritjen e \u00e7mimit. P\u00ebrballemi dhe me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb k\u00ebtyre autobusave, pasi \u00ebsht\u00eb rritur dhe \u00e7mimi i transportit n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, me rreth 25-30% t\u00eb, t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb \u00e7far\u00eb, se si ishin p\u00ebrpara, p\u00ebrpara nj\u00eb muaji\u2019.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb d\u00ebrguara pran\u00eb qeveris\u00eb, bashkive dhe Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs, ata pohojn\u00eb se nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje, duke i l\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb pamundur ekonomike.<\/p>\n<p>\u2018R\u00ebnia n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr e k\u00ebrkesave t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb emergjente t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb transporti publik, me nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, jemi t\u00eb detyruar t\u00eb njoftojm\u00eb se transporti publik dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb kemi nj\u00eb reagim nga institucionet, jo p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb presioni q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb ekonomike, \u00ebh do t\u00eb reduktohen flota e mjeteve me 30%, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb operator\u00ebve por edhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb marrin nj\u00eb sh\u00ebrbim si\u00e7 duhet ta marrin, si\u00e7 ata e meritojn\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vazhdueshme. R\u00ebnia n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr e k\u00ebrkesave tona ekonomike na shtyn\u00eb edhe na pamund\u00ebson l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb normale t\u00eb rrjedhjes s\u00eb, s\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb cilin ne kemi\u2019.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb presion, por pamund\u00ebsi ekonomike,\u201d deklaroi nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, duke shtuar se ky reduktim drastik i flot\u00ebs s\u00eb autobus\u00ebve do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb jo vet\u00ebm operator\u00ebt, por kryesisht qytetar\u00ebt q\u00eb varen nga ky sh\u00ebrbim jetik.<\/p>\n<p>\u2018Ne jemi n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb reagimi, t\u00eb ulemi n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb gjuh\u00ebn dhe ku duhet q\u00eb qeveria, si ajo vendore, por edhe ajo qendrore t\u00eb marrin masat dhe t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsime n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, si\u00e7 kan\u00eb vepruar dhe vendet e rajonit, mos flasim p\u00ebr Italin\u00eb, Greqin\u00eb apo Spanj\u00ebn ku jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluar dhe ka pasur nj\u00eb reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Kemi Kosov\u00ebn, e cila n\u00eb transportin publik taksa e qarkullimit \u00ebsht\u00eb zero. Po ashtu edhe n\u00eb akciz\u00eb nuk aplikohet n\u00eb litrin e karburantit, as akciza, as taksa e qarkullimit dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira k\u00ebto taksa mbi litrin e karburantit, por s\u00eb fundmi, Kosova ka miratuar dhe nj\u00eb rritje t\u00eb subvencionit, pra nga ajo q\u00eb ata paguhen n\u00eb k\u00ebto momente, me rreth 30%\u2019.<\/p>\n<p>Zgjidhja, sipas tyre, q\u00ebndron te nd\u00ebrhyrja e menj\u00ebhershme e shtetit, duke ndjekur shembullin e vendeve t\u00eb rajonit, ku transporti publik \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga taksa e qarkullimit dhe akciza.<\/p>\n<p>\u2018Rritja e kostove ekonomike dhe ndryshimi i \u00e7mimit t\u00eb bilet\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2016. Nga 2016 deri sot kemi nj\u00eb dyfishim apo trefishim t\u00eb kostove operative t\u00eb operator\u00ebve. Ne po flasim n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr nj\u00eb reduktim t\u00eb numrit t\u00eb autobus\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb qarkullojn\u00eb. Pastaj pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb ngelet n\u00eb vazhdim p\u00ebr t\u2019u diskutuar me operator\u00ebt edhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb se si shteti do t\u00eb reagoj\u00eb si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera. Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb e pab\u00ebshme, po k\u00ebrkojm\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vendet e rajonit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb kriz\u00eb, rritja e karburantit \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e sektorit t\u00eb transportit publik sepse zinxhir\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb e ndjejn\u00eb rritjen e \u00e7mimit m\u00eb von\u00eb. Si\u00e7 ishte dhe n\u00eb rastin e pandemis\u00eb q\u00eb sektori m\u00eb i goditur ishte sh\u00ebndet\u00ebsia, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment mund t\u00eb themi q\u00eb sektori m\u00eb i goditur \u00ebsht\u00eb transporti publik\u2019.<\/p>\n<p>\u201cNe po k\u00ebrkojm\u00eb ose subvencionim me lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, si\u00e7 u veprua gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, ose heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit dhe akciz\u00ebs. Reduktimi i premtuar i akciz\u00ebs me 20% p\u00ebrkthehet n\u00eb vet\u00ebm 7 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb ndikim,\u201d theksuan ata.<\/p>\n<p>\u2018Nj\u00eb mosnd\u00ebrhyrje dhe nj\u00eb neglizhenc\u00eb e institucioneve, padyshim q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kapitullim t\u00eb subjekteve t\u00eb transportit, n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb merret parasysh k\u00ebrkesat e operator\u00ebve drejtuar institucioneve. Ne i kemi drejtuar \u00e7do institucioni t\u00eb mundsh\u00ebm, si qeveris\u00eb qendrore ashtu dhe lokale, \u00e7do bashkie ku ka transport publik urban, i kemi drejtuar k\u00ebrkesat specifike ekonomike. K\u00ebrkesat ekonomike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje emergjente, ose subvencionim t\u00eb transportit publik me lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr si\u00e7 ishte dhe n\u00eb rastin e luft\u00ebs s\u00eb Ukrain\u00ebs, ose reduktimi i taksave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e qarkullimit apo e akciz\u00ebs. Reduktimi i premtuar me 20% i akciz\u00ebs absolutisht nuk ka asnj\u00eb ndikim te sektori i transportit publik sepse ajo vjen e p\u00ebrkthyer me vler\u00eb monetare \u00ebsht\u00eb diku te 7 lek\u00eb, q\u00eb 7 lek\u00eb nuk ndikon fare n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb transportit publik. \u00a0Meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb specifik, padyshim q\u00eb nd\u00ebrhyrja duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb emergjente dhe m\u00eb, m\u00eb e shpejt\u00eb mos t\u00eb shkojm\u00eb drejt nj\u00eb, nj\u00eb kapitullimi ekonomik apo reduktimi t\u00eb flot\u00ebs s\u00eb mjeteve. Reduktimi i flot\u00ebs s\u00eb mjeteve b\u00ebhet nga secili operator n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb ekonomike q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe p\u00ebr t\u00eb operuar. N\u00eb qoft\u00eb se dikush nuk ka mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb operuar me flot\u00eb 30%, 70% mund ta ul\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb z\u00ebri, po mor\u00ebm nj\u00eb mesatare q\u00eb reduktimi do t\u00eb preket diku te 30% e flot\u00ebs s\u00eb mjeteve\u2019.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb transportit kan\u00eb l\u00ebshuar alarmin se duke nisur nga dita e h\u00ebn\u00eb, sh\u00ebrbimi p\u00ebr qytetar\u00ebt do t\u00eb reduktohet me 30%. Shkak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rritja e pandalshme e \u00e7mimit t\u00eb karburantit dhe heshtja e institucioneve shtet\u00ebrore, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr mb\u00ebshtetje. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ata thon\u00eb se kostoja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77832","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77832"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77832\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}