{"id":77746,"date":"2026-03-23T18:48:25","date_gmt":"2026-03-23T18:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/23\/harta-e-re-mali-i-dosjeve-dhe-kolapsi-i-gjykates-se-apelit\/"},"modified":"2026-03-23T18:48:25","modified_gmt":"2026-03-23T18:48:25","slug":"harta-e-re-mali-i-dosjeve-dhe-kolapsi-i-gjykates-se-apelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/23\/harta-e-re-mali-i-dosjeve-dhe-kolapsi-i-gjykates-se-apelit\/","title":{"rendered":"Harta e re, \u2018mali\u2019 i dosjeve dhe kolapsi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Bulku, 75 vje\u00e7, e ka kaluar pothuajse gjysm\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb dyert e gjykatave. T\u00eb mart\u00ebn e 16 marsit, ai gjendej n\u00eb radh\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb dritareje sh\u00ebrbimi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se padia e tij p\u00ebr pron\u00ebn ishte rishortuar te nj\u00eb gjyqtar tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cE merr nj\u00eb Nastradin, e l\u00eb nj\u00eb Nastradin\u201d, thot\u00eb Bulku i nervozuar p\u00ebr zvarritjen gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cKam 35 vjet un\u00eb, isha 40 vje\u00e7 kur e nisa, jam 75 tani. K\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb presin q\u00eb ne t\u00eb vdesim, pastaj nuk ka m\u00eb kush i k\u00ebrkon pronat,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje gjyq\u00ebsore, Bulku faj\u00ebson gjyqtar\u00ebt p\u00ebr vonesa t\u00eb q\u00ebllimshme dhe korrupsion. Gjyqtar\u00ebt e Apelit nga ana tjet\u00ebr ankohen se jan\u00eb prej vitesh t\u00eb mbytur nga dosjet e prapambetura, mungesa e stafit, e mjediseve apo e mb\u00ebshtetjes.<\/p>\n<p>Tre vjet pas miratimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore, Gjykata e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm po e humbet betej\u00ebn me fluksin e dosjeve. T\u00eb dh\u00ebnat statistikore p\u00ebr vitin 2025 tregojn\u00eb se \u201cmali\u201d i dosjeve n\u00eb pritje jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ulur, por ka p\u00ebsuar rritje, duke arritur nga 41,700 n\u00eb 45,876 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb fund t\u00eb vitit. Mes tyre ka dosje q\u00eb presin zgjidhje prej n\u00ebnt\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Kriza pranohet edhe nga vet\u00eb institucioni. N\u00eb analiz\u00ebn vjetore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr vitin 2025 theksohet me shqet\u00ebsim se gjykata nuk arrin ta p\u00ebrballoj\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAnaliza tregon qart\u00eb se p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb gjyqtar\u00ebve, ndihm\u00ebsve ligjor\u00eb, sekretar\u00ebve gjyq\u00ebsor\u00eb dhe administrat\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse, megjith\u00ebse t\u00eb domosdoshme dhe t\u00eb vler\u00ebsueshme, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strukturore k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve institucionale t\u00eb q\u00ebndrueshme,\u201d thuhet n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Strategjia e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura dhe hart\u00ebn e re gjyq\u00ebsore kan\u00eb d\u00ebshtuar gjer\u00ebsisht sipas ekspert\u00ebve q\u00eb t\u2019i japin zgjidhje problemeve t\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas avokates Irena Dule, KLGJ po b\u00ebn vet\u00ebm konstatime t\u00eb problemeve, pa u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje atyre.<\/p>\n<p>\u201cKLGJ flet p\u00ebr projeksione, nd\u00ebrsa masat e propozuara jan\u00eb t\u00eb pamenduara p\u00ebrsa i takon efekteve negative,\u201d tha Dule*.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe rikonstruksionin e nj\u00eb godine t\u00eb braktisur nga administrata tatimore p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve pas t\u00ebrmetit. Megjithat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e masave i p\u00ebrkasin vitit 2025 dhe nuk kan\u00eb ende rezultat.<\/p>\n<p>Kosto t\u00eb pallogaritshme njer\u00ebzore<\/p>\n<p>Llogaritjet e thjeshta aritmetike e b\u00ebjn\u00eb situat\u00ebn t\u00eb duket katastrofike.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u00e7do gjyqtar efektiv kishte n\u00eb ngarkim n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 t\u00eb pakt\u00ebn 2100 dosje.<\/p>\n<p>Numrat jan\u00eb shum\u00ebfishuar nga viti 2022 \u2013 koh\u00eb kur u miratua harta e re gjyq\u00ebsore q\u00eb shkriu pes\u00eb gjykatat e tjera t\u00eb Apelit dhe kur mesatarja ishte mes 800- 900 dosjesh p\u00ebr gjyqtar.<\/p>\n<p>Mesatarisht \u00e7do gjyqtar trajton aktualisht 412 dosje n\u00eb vit, por rritja e stokut \u00ebsht\u00eb e pandalshme. Sipas dokumenteve zyrtare, numri i \u00e7\u00ebshtjeve rritet me 4100 \u00e7do vit, ku pjesa m\u00eb e madhe jan\u00eb civile. P\u00ebr shkak t\u00eb afateve strikte, \u00e7\u00ebshtjet penale marrin prioritet absolut mbi \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga 45,876 dosje n\u00eb stok, 64% e tyre jan\u00eb dosje civile q\u00eb mbeten pezull me vite.<\/p>\n<p>Sipas drejtoresh\u00ebs ekzekutive t\u00eb Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, Erida Sk\u00ebndaj, kostot njer\u00ebzore jan\u00eb t\u00eb pallogaritshme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr m\u00eb t\u00eb vobektit dhe grupet e margjinalizuara.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtjet e p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit tregojn\u00eb se vonesat gjyq\u00ebsore kan\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb ndjesh\u00ebm mbi personat n\u00eb nevoj\u00eb. \u00c7\u00ebshtjet e tyre zgjasin nga 1-2 vite n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebm n\u00eb Apel pritja p\u00ebr shqyrtim mund t\u00eb arrij\u00eb 5\u20137 vite,\u201d thekson Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Sipas saj, kjo vones\u00eb e b\u00ebn mbrojtjen ligjore praktikisht joefektive dhe rivendosjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shkelura nj\u00eb pamund\u00ebsi fizike e juridike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr qytetar\u00ebt, drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept praktik dhe i matsh\u00ebm. Ajo matet sot nga koha q\u00eb ju duhet t\u00eb presin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim, kostot q\u00eb paguajn\u00eb, distanca q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb. Vonesa n\u00eb gjykim dhe arsyetim vendimesh po krijon perceptimin e nj\u00eb zhg\u00ebnjimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm tek p\u00ebrdoruesit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7ka dob\u00ebson edhe besimin e tyre te drejt\u00ebsia,\u201d shtoi Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Edhe Dule ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim.<\/p>\n<p>\u201cEfektet e sistemit jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb njeriu me jet\u00eb standarde \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i pafuqish\u00ebm,\u201d tha ajo, duke shtuar se situata u shkonte p\u00ebr shtat vet\u00ebm t\u00eb pushtetshm\u00ebve dhe t\u00eb fuqishm\u00ebve. Duke treguar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje familjare q\u00eb ka ndjekur, Dule thot\u00eb se nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e huaj u shtr\u00ebngua t\u00eb q\u00ebndronte gati nj\u00eb dekad\u00eb pa i par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Edhe kur m\u00eb n\u00eb fund pati nj\u00eb vendim gjykate, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ishin ndar\u00eb prej saj n\u00eb mosh\u00ebn 8-10 vje\u00e7are, ishin tashm\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00eb t\u00eb lodhur<\/p>\n<p>Organika e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit parashikon 78 gjyqtar\u00eb, por efektivisht n\u00eb pun\u00eb deri n\u00eb mesin e vitit t\u00eb kaluar ishin mes 27 dhe 31 gjyqtar\u00ebve \u2013 ose 35 p\u00ebr qind e trup\u00ebs. Me nd\u00ebrhyrjet e fundit t\u00eb KLGJ-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb komandimet dhe em\u00ebrimet e reja, Gjykata e Apelit ka tashm\u00eb n\u00eb pun\u00eb 42 gjyqtar\u00eb ose pak m\u00eb shum\u00eb se gjysma.<\/p>\n<p>KLGJ i tha BIRN se p\u00ebrve\u00e7 masave t\u00eb marra deri tani, ka shpallur edhe gjasht\u00eb pozicione t\u00eb reja vakante dhe parashikon shpalljen e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb mbetura brenda vitit 2026, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gjyqtar i Apelit e p\u00ebrshkroi situat\u00ebn me pesimiz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cJemi super t\u00eb lodhur. Duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb edhe gjyqtari \u00ebsht\u00eb njeri,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Medias n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, Edlira Petri, v\u00eb n\u00eb dukje se v\u00ebshtir\u00ebsia thelb\u00ebsore q\u00ebndron pik\u00ebrisht te raporti thell\u00ebsisht i zhdrejt\u00eb midis stokut masiv dhe trup\u00ebs aktuale. Edhe pse e vler\u00ebson si hap pozitiv skem\u00ebn e delegimeve t\u00eb KLGJ-s\u00eb, Petri thot\u00eb prer\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme dhe nuk garanton aksesin e qytetar\u00ebve n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ngarkesa shum\u00eb e lart\u00eb sjell edhe lodhje profesionale t\u00eb akumuluar, e cila meriton v\u00ebmendje serioze,\u201d thekson gjyqtarja Petri p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i q\u00ebndruesh\u00ebm k\u00ebrkon detyrimisht masa strukturore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb burimeve njer\u00ebzore dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs,\u201d shtoi Petri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa KLGJ dhe drejtuesit flasin p\u00ebr rritje t\u00eb produktivitetit, prapa numrave ekspert\u00ebt shohin nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb prek cil\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb titulluar \u201cStrategjit\u00eb \u2013 Sindroma e P\u00ebrs\u00ebritjes\u201d, t\u00eb publikuar n\u00eb Revist\u00ebn Juridike Shqiptare, avokatja Irena Dule e cil\u00ebson paradoks matjen e performanc\u00ebs s\u00eb imponuar nga KLGJ, e cila sipas saj po shkat\u00ebrron thelbin e gjykimit.<\/p>\n<p>Sipas Dules, KLGJ identifikon si zgjidhje ushtrimin e \u201cpresionit\u201d mbi gjyqtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ulur backlog-un. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se matja e performanc\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve b\u00ebhet kryesisht mbi baz\u00ebn e numrit t\u00eb gjykimeve t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb sall\u00eb, duke r\u00ebnduar mbi cil\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo v\u00eb n\u00eb dukje se ky presion p\u00ebr t\u00eb prodhuar numra ka gjeneruar nj\u00eb absurditet procedural: gjyqet mbyllen me shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u raportuar si \u201ct\u00eb zgjidhura\u201d, por vendimet e zbardhura (arsyetimi me shkrim q\u00eb i jepet pal\u00ebve) vonojn\u00eb nga 6 deri n\u00eb 8 muaj.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb sistem q\u00eb mat shpejt\u00ebsin\u00eb e mbylljes, por jo koh\u00ebn e zbardhjes s\u00eb vendimit, po mat gjysm\u00ebn e realitetit,\u201d thekson Dule.<\/p>\n<p>D\u00ebmi i mbingarkes\u00ebs reflektohet thelb\u00ebsisht te statistikat e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb e ka r\u00ebnduar situat\u00ebn e Apelit. Qindra dosje rikthehen \u00e7do vit p\u00ebr rigjykim, sepse vendimet prishen nga shkalla superiore. Vet\u00ebm n\u00eb numrin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb reja t\u00eb vitit 2025 figurojn\u00eb 624 raste q\u00eb ishin vendime t\u00eb prishura dhe t\u00eb rikthyera p\u00ebr rigjykim, duke i shtuar pun\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve gjyqtar\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishin 329 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kthyera.<\/p>\n<p>Arnat e infrastruktur\u00ebs<\/p>\n<p>Mungesa e infrastruktur\u00ebs e thellon edhe m\u00eb tej kriz\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Vet\u00eb Gjykata thot\u00eb n\u00eb raportin vjetor se institucioni vuan nga mungesa e burimeve njer\u00ebzore dhe problematika t\u00eb theksuara infrastrukturore.<\/p>\n<p>Aktiviteti zhvillohet n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb trekat\u00ebshe t\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, stafin administrativ dhe arkiv\u00ebn. Gjykata ka n\u00eb dispozicion vet\u00ebm 7 salla gjyqi n\u00eb total n\u00eb nj\u00eb raport prej 5.7 gjyqtar\u00ebsh p\u00ebr sall\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pun\u00ebn e p\u00ebrditshme, vet\u00eb gjykata pranon se i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb improvizoj\u00eb. \u201cGjat\u00eb vitit 2025, gjykata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb krijoj\u00eb kushtet minimale, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb modifikime n\u00eb zyra, duke i p\u00ebrshtatur p\u00ebr 2 gjyqtar\u00eb, duke mbyllur paradhomat dhe duke i kthyer n\u00eb zyra p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe stafin administrativ,\u201d thuhet n\u00eb raportin vjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2025, K\u00ebshilli i Ministrave i kaloi nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb braktisur t\u00eb ish-Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimpaguesve t\u00eb M\u00ebdhenj n\u00eb p\u00ebrdorim KLGJ-s\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Apelit, por leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr rikonstruksion u miratua n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Kjo vler\u00ebsohet megjithat\u00eb nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkohshme, pasi e ndan aktivitetin e gjykat\u00ebs n\u00eb dy godina t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Kriza e paralajm\u00ebruar me centralizimin e Apelit n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb vetme ka sjell\u00eb sipas ekspert\u00ebve nevoj\u00ebn p\u00ebr rishikimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cDebati p\u00ebr riorganizimin e ardhsh\u00ebm gjyq\u00ebsor nuk duhet t\u00eb pres\u00eb afatin ligjor 5-vje\u00e7ar nga momenti i miratimit apo hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb hart\u00ebs aktuale,\u201d tha Sk\u00ebndej nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KLGJ nuk e sheh urgjente situat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr BIRN, KLGJ tha se ndon\u00ebse harta \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument statik\u201d, vler\u00ebsimi i kompetencave tok\u00ebsore t\u00eb gjykatave duhet b\u00ebr\u00eb \u201ct\u00eb pakt\u00ebn \u00e7do pes\u00eb vjet\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs aktuale, nj\u00eb rishikim gjeografik nuk pritet t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrpara vitit 2028.<\/p>\n<p>Sipas avokates Dule, harta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej shkaqeve q\u00eb ka sjell\u00eb mbingarkes\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebson se mungon vullneti politik nga ana e ekzekutivit dhe legjislativit p\u00ebr t\u00eb adresuar problemet me burimet dhe buxhetin.<\/p>\n<p>\u201cPor ekzekutivi, legjislativi nuk ka asnj\u00eb interes t\u00eb ket\u00eb gjykata funksionale,\u201d tha Dule, nd\u00ebrsa shtoi: \u201cveprimtaria e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb komode pa nj\u00eb kontroll gjyq\u00ebsor mbi kok\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb logjik\u00eb e thjesht\u00eb\u201d\/ Reporter.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Bulku, 75 vje\u00e7, e ka kaluar pothuajse gjysm\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb dyert e gjykatave. T\u00eb mart\u00ebn e 16 marsit, ai gjendej n\u00eb radh\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb dritareje sh\u00ebrbimi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se padia e tij p\u00ebr pron\u00ebn ishte rishortuar te nj\u00eb gjyqtar tjet\u00ebr. \u201cE merr nj\u00eb Nastradin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77746","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}