{"id":77720,"date":"2026-03-23T16:48:21","date_gmt":"2026-03-23T16:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/23\/profecia-e-gramoz-rucit-ne-vitin-1991-berisha-si-aset-per-rimekembjen-dhe-fitoren-e-ps-se\/"},"modified":"2026-03-23T16:48:21","modified_gmt":"2026-03-23T16:48:21","slug":"profecia-e-gramoz-rucit-ne-vitin-1991-berisha-si-aset-per-rimekembjen-dhe-fitoren-e-ps-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/23\/profecia-e-gramoz-rucit-ne-vitin-1991-berisha-si-aset-per-rimekembjen-dhe-fitoren-e-ps-se\/","title":{"rendered":"Profecia e Gramoz Ru\u00e7it n\u00eb vitin 1991: Berisha si aset p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe fitoren e PS-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cJeni m\u00ebrzitur s\u00eb fundi se thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Sali Berisha. Pse e thash\u00eb un\u00eb q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike? Zoti Sali, t\u00eb kujtoj se sa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ju dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj keni deklaruar q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Partia Socialiste dhe ne p\u00ebrs\u00ebri kemi heshtur. Dje un\u00eb thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb partie nga skena politike dhe juve ju m\u00ebrziti. Rregullat e loj\u00ebs k\u00ebto jan\u00eb. Un\u00eb thash\u00eb se do t\u2019i sh\u00ebrbeja Partis\u00eb Demokratike me k\u00ebt\u00eb mendim, do t\u2019i sh\u00ebrbeja demokracis\u00eb shqiptare, do t\u2019i sh\u00ebrbeja jo partis\u00eb sime, pasi po ta them q\u00eb ikja juaj do t\u00eb ishte d\u00ebmtim p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Sali Berisha dhe Gramoz Ru\u00e7i jan\u00eb dy politikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn shqiptare t\u00eb 35 viteve t\u00eb fundit. Ka qen\u00eb vendimtar ndikimi i tyre n\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tranzicionit. Si kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb kan\u00eb zhvilluar beteja t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Jan\u00eb t\u00eb shumta debatet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ato fillime, mjaft t\u00eb ashpra disa prej tyre. Gramoz Ru\u00e7i dhe Sali Berisha jan\u00eb p\u00ebrballur shpesh. E till\u00eb ishte edhe seanca e debatit n\u00eb tetor 1991, kur Gramoz Ru\u00e7i kishte kritikuar Berish\u00ebn p\u00ebr lidhjet e tij me regjimin dhe k\u00ebrkonte largimin nga skena politike. Vet\u00eb Ru\u00e7i kishte qen\u00eb i zgjedhuri i udh\u00ebheq\u00ebsit komunist Ramiz Alia p\u00ebr t\u00eb drejtuar pun\u00ebt e partis\u00eb, PPSH-s\u00eb, por edhe si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u vran\u00eb kat\u00ebr demokrat\u00eb m\u00eb 2 prill 1991, n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Nuk ishte vet\u00ebm ngjarja e 2 prillit n\u00eb Shkod\u00ebr, por edhe ajo e Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar, ku gjithashtu pati viktima. K\u00ebto ngjarje e mbajt\u00ebn t\u00eb ndezur debatin n\u00eb Kuvend gjat\u00eb viteve 1991-1992, ku n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ishte pik\u00ebrisht ministri i Brendsh\u00ebm Gramoz Ru\u00e7i. N\u00eb krah t\u00eb Ru\u00e7it n\u00eb sall\u00ebn e kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00ebndronin ish-an\u00ebtar t\u00eb Byros\u00eb Politike, t\u00eb cilet edhe mbanin mbi shpatulla krime t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, ishin deputet\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste m\u00eb 31 mars 1991. K\u00ebshtu nisi beteja politike nd\u00ebrmjet elitave t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta, q\u00eb n\u00eb fakt bashkoheshin n\u00eb origjin\u00ebn e tyre, PPSH, partia-shtet q\u00eb e mbajti popullin shqiptar 45 vjet n\u00eb diktatur\u00eb. Ishin mjaft t\u00eb pak\u00ebt t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb lidhje me regjimin apo ata q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazeta TemA sjell pjes\u00eb nga debati i s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs s\u00eb 23 tetorit t\u00eb vitit 1991, kur diskutohej p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb nj\u00eb komisioni parlamentar q\u00eb kishte hetuar shpenzimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike n\u00eb udh\u00ebtime jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kurimin e tyre e familjar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr klinikat e Parisit, Vjen\u00ebs e gjetk\u00eb, si dhe p\u00ebr qeverin\u00eb e stabilitetit dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr stabilitet politik n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb sapodal\u00eb nga diktatura. Nis me deklarat\u00ebn e deputetit Arben Imami, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Gramoz Ru\u00e7it, i cili k\u00ebrkonte nxjerrjen jasht\u00eb politike t\u00eb kreut t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha. Kishte vet\u00ebm nj\u00eb muaj q\u00eb Sali Berisha ishte zgjedhur kryetar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb kuvendin e shtatorit 1991, nj\u00eb prej drejtuesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb pluraliz\u00ebm, edhe pse shum\u00eb momente e vinin n\u00eb dyshim rrug\u00ebtimin e tij drejt podiumeve politike t\u00eb atij dhjetori \u201990 e n\u00eb vazhdim. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb paqart\u00ebsi shfryt\u00ebzonte Gramoz Ru\u00e7i kur sulmonte liderin demokrat.<\/p>\n<p>\u201cJeni m\u00ebrzitur s\u00eb fundi se thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Sali Berisha. Pse e thash\u00eb un\u00eb q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike? Zoti Sali, t\u00eb kujtoj se sa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ju dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj keni deklaruar q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Partia Socialiste dhe ne p\u00ebrs\u00ebri kemi heshtur. Dje un\u00eb thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb partie nga skena politike dhe juve ju m\u00ebrziti. Rregullat e loj\u00ebs k\u00ebto jan\u00eb. Un\u00eb thash\u00eb se do t\u2019i sh\u00ebrbeja Partis\u00eb Demokratike me k\u00ebt\u00eb mendim, do t\u2019i sh\u00ebrbeja demokracis\u00eb shqiptare, do t\u2019i sh\u00ebrbeja jo partis\u00eb sime, pasi po ta them q\u00eb ikja juaj do t\u00eb ishte d\u00ebmtim p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<br \/>\nS\u00eb fundi, po ju them se keni delirin e madh\u00ebshtis\u00eb, q\u00eb shkodrani e shpreh me dy llafe: \u201cMos t\u00eb hyft\u00eb vetja n\u00eb qejf!\u201d Mos kaloft\u00eb kjo te Partia Demokratike!\u201d, do t\u00eb deklaronte nd\u00ebr t\u00eb tjera Ru\u00e7i.<\/p>\n<p>Ky paralajm\u00ebrim i 35 viteve m\u00eb par\u00eb nga Gramoz Ru\u00e7i mund t\u00eb ket\u00eb ngacmuar shpesh kujtes\u00ebn e atyre deputet\u00ebve demokrat\u00eb q\u00eb ishin at\u00eb dit\u00eb n\u00eb sall\u00eb, por q\u00eb pat\u00ebn nj\u00eb rrug\u00ebtim tjet\u00ebr nga Berisha n\u00eb PD. Prej shum\u00eb vitesh ata nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb PD, as n\u00eb politik\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb as Gramoz Ru\u00e7i prej m\u00eb shum\u00eb se 5 vitesh, nd\u00ebrsa Berisha vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, edhe pse kjo parti vazhdon t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rekorde n\u00eb humbje elektorale t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Edi Rama dhe PS jan\u00eb n\u00eb pushtet prej gati 13 vitesh, duke kaluar p\u00ebrmes dhjet\u00ebra skandalesh korrupsioni, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb vend me standardet minimale t\u00eb demokracis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte rr\u00ebzuar dhjet\u00ebra her\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe skandalesh korrupsioni t\u00eb qeveris\u00eb Rama, opozita ve\u00e7se zvog\u00eblohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi d\u00ebgjuar shpesh k\u00ebto koh\u00eb kritika t\u00eb Berish\u00ebs dhe elit\u00ebs aktuale t\u00eb opozit\u00ebs se Rama vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet fal\u00eb situat\u00ebs n\u00eb PD dhe lidershipit t\u00eb saj. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, argumenti i humbjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb opozit\u00ebs lidhet pik\u00ebrisht me pranin\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs\u2026 shum\u00eb pak e din\u00eb apo e mbajn\u00eb mend se k\u00ebt\u00eb e ka menduar dhe paralajm\u00ebruar Gramoz Ru\u00e7i n\u00eb vitin 1991, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb prej drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb PPSH, q\u00eb kishte pak muaj q\u00eb ishte riem\u00ebrtuar Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb. Koha v\u00ebrtetoi n\u00eb shum\u00eb momente \u201cprofecin\u00eb\u201d e Gramoz Ru\u00e7it, ndoshta p\u00ebr rast\u00ebsi apo edhe p\u00ebr informacione t\u00eb bazuara q\u00eb ish-ministri i Brendsh\u00ebm kishte p\u00ebr kund\u00ebrshtarin. Berisha u zgjodh president pak muaj m\u00eb pas dhe ata demokrat\u00eb themelues t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb u angazhuan fort n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb kund\u00ebr Gramoz Ru\u00e7it, shum\u00eb shpejt do ta gjenin veten jasht\u00eb partis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjashtuar. Nd\u00ebrsa PD do t\u00eb ecte n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim dob\u00ebsimi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb deri sot, kur n\u00eb seli drejton ende Sali Berisha dhe atje nuk ka m\u00eb themelues, madje nuk jan\u00eb m\u00eb as p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb gjeneratave t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb 35 vjet.<\/p>\n<p>Arben Imami \u2013 Faleminderit zoti Kryetar i seanc\u00ebs!<\/p>\n<p>\u201cDeklarat\u00eb e grupit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e djeshme zot\u00ebrinjt\u00eb deputet\u00eb pat\u00ebn rastin t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn e an\u00ebtarit t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, zotit Ru\u00e7i, i cili sulmoi nj\u00eb grup deputet\u00ebsh t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Duke shkelur normat m\u00eb elementare t\u00eb etik\u00ebs dhe praktik\u00ebs parlamentare, ai k\u00ebrkoi largimin nga skena politike t\u00eb zotit Berisha dhe fyu r\u00ebnd\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb Ceka dhe Hajdari. Kur deklaron me kompetenc\u00eb se zoti Berisha nuk do t\u00eb b\u00ebhet President, ai zbulon veten si nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e asaj mafieje politike q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb president\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse deri tani ai dhe grupi i tij e kan\u00eb pasur k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, duhet q\u00eb t\u00eb mos mendoj\u00eb se do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ket\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Insinuata e tij tregon shqet\u00ebsimin e tyre dhe nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb asnj\u00eb fakt. I kujtoj ish-Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes nuk mund t\u2019ia mohoj\u00eb asnj\u00eb qytetari shqiptar dhe se zoti Ru\u00e7i q\u00ebllimisht mashtron, sepse Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnj\u00eb kandidatur\u00eb p\u00ebr President, \u00e7ka e detyroi Partin\u00eb e Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb organizonte spektaklin p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit me nj\u00eb kandidatur\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb tij p\u00ebr largim t\u00eb zotit Berisha nga skena politike n\u00ebse vazhdon manifestimet, ne deklarojm\u00eb se manifestimet paq\u00ebsore t\u00eb popullit jan\u00eb shprehje dhe fitore t\u00eb demokracis\u00eb dhe se i takon Partis\u00eb Demokratike t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr mjetet e rrug\u00ebt ligjore p\u00ebr realizimin e aspiratave demokratike, si dhe t\u00eb zgjedh\u00eb drejtuesit e saj. <\/p>\n<p>Kur sulmon deputet\u00ebt e PD-s\u00eb, zoti Ru\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00eb duhet t\u00eb din\u00eb se nuk varet prej tyre, prej prapaskenave e diktateve t\u00eb tyre, se k\u00eb nxjerr n\u00eb krye l\u00ebvizja demokratike popullore apo skena politike shqiptare dhe k\u00eb largon ajo. Grupi i deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike d\u00ebnon frym\u00ebn antidemokratike q\u00eb zoti Ru\u00e7i d\u00ebshiron t\u00eb fus\u00eb n\u00eb Parlament, metodat e pun\u00ebs s\u00eb organizatorit t\u00eb antimitingjeve, ish-Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, t\u00eb implikuar n\u00eb masakr\u00ebn e Shkodr\u00ebs, t\u00eb njeriut q\u00eb njeh bot\u00ebn e krimit dhe hesht, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr Parlamentin Shqiptar. Po t\u00eb niseshim nga identiteti i tij nuk do t\u00eb ndaleshim, por do t\u00eb donim t\u00eb dinim n\u00ebse ai shpreh nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mendimin e udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb saj. Falemnderit!\u201d<\/p>\n<p>Gramoz Ru\u00e7i \u2013 M\u00eb that\u00eb q\u00eb jam i parinovuar dhe i implikuar me t\u00eb kaluar\u00ebn. Gaboheni! Un\u00eb dy-tri gj\u00ebra do t\u00eb thosha. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb krahasohem un\u00eb me doktor Saliun, af\u00ebrsisht sa vje\u00e7 jam un\u00eb, ju zoti Sali keni si an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Prandaj si ka mund\u00ebsi q\u00eb nd\u00ebrsa babai paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rinovohet, t\u00eb birit i mohohet ajo?! Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ju paskeni t\u00eb drejt\u00ebn morale t\u00eb rinovoheni, kur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb keni luftuar (ti dhe un\u00eb) kund\u00ebr shfaqjeve liberale, kund\u00ebr pantallonave t\u00eb gjera dhe fustaneve t\u00eb shkurtra e flok\u00ebve t\u00eb gjata, kurse un\u00eb q\u00eb mbaja kauboj e favorite dhe ti m\u2019i ke shkurtuar, s\u2019paskam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rinovohem?! Un\u00eb i kompromentuar me bllokmen\u00ebt? Deklaroj se n\u00eb asnj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tyre nuk kam qen\u00eb. Kurse ju keni qen\u00eb i pranishmi i tyre, i keni sh\u00ebrbyer detyr\u00ebs, i keni sh\u00ebrbyer partis\u00eb n\u00eb pushtet, keni kryer nj\u00eb detyr\u00eb, keni bredhur kryeqyteteve t\u00eb Europ\u00ebs, keni pjes\u00ebn tuaj n\u00eb ato shpenzime t\u00eb b\u00ebra dhe un\u00eb s\u2019jua kam th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb i kompromentuar e ju jo? Habitem! Un\u00eb i kompromentuar, kur f\u00ebmij\u00ebt e mi nuk kan\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy-tri qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe banoj n\u00eb qytetin modest t\u00eb Tepelen\u00ebs, kurse f\u00ebmij\u00ebt tuaj mund t\u00eb ken\u00eb bredhur kryeqytetet e Europ\u00ebs, si dhe klinikat e Vjen\u00ebs apo t\u00eb Parisit? Si ka mund\u00ebsi? Kjo s\u2019vete. Ju i rinovuar e un\u00eb jo? Un\u00eb i kompromentuar e ju jo? Un\u00eb bllokmen\u00ebt i kam par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb ekranin e televizorit, vet\u00ebm kaq kam pasur t\u00eb drejt\u00eb, kurse ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebrtet e flet k\u00ebtu, ka pasur shum\u00eb t\u00eb drejta dhe ka p\u00ebrfituar nga privilegjet e tyre. Kurrsesi nuk e pranoj at\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb quajt\u00ebt mafie politike. Nuk ia vlen t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Do t\u00eb shprehesha me llafin e men\u00e7ur q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb t\u00eb aktorit t\u00eb mir\u00ebnjohur Kadri Roshi: \u201cG\u00ebrmo, o Tare, g\u00ebrmo!\u201d. Megjithat\u00eb p\u00ebrgjigjen do ta gjeni te shprehja e popullit: \u201cO Balo, t\u00eb ngr\u00ebnt\u00eb tenja, e ke shejtanin brenda\u201d. G\u00ebrmoni se do ta gjeni, po as tek un\u00eb dhe as te radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. U m\u00ebrzit\u00ebt pse un\u00eb thash\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb zgjidheni president. Shum\u00eb qenkeni shqet\u00ebsuar ju, kurse un\u00eb deri sot isha pishman p\u00ebr at\u00eb llaf, kurse sot bindem se e paskam pasur mir\u00eb q\u00eb e paskam th\u00ebn\u00eb. Po mos u m\u00ebrzit, se ju, zoti Sali, Presidentin aktual ligjitim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e keni shpallur agjent t\u00eb serb\u00ebve dhe ne si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste nuk kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb. Kurse un\u00eb deklarova k\u00ebtu se ju s\u2019mund t\u00eb jeni Presidenti i ardhsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe ju shqet\u00ebsoheni. Un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb gj\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb t\u00eb respektoj n\u00eb qoft\u00eb se ti do t\u00eb fitosh imunitetin e popullit. Fitofsh, zoti Sali, deklarata ime mos u realizoft\u00eb, mua nuk m\u00eb ngelet qejfi.<\/p>\n<p>Jeni m\u00ebrzitur s\u00eb fundi se thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike. Pse e thash\u00eb un\u00eb q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike? Zoti Sali, t\u00eb kujtoj se sa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ju dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj keni deklaruar q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Partia Socialiste e ne p\u00ebrs\u00ebri kemi heshtur. Dje un\u00eb thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb partie nga skena politike e juve ju m\u00ebrziti. Rregullat e loj\u00ebs k\u00ebto jan\u00eb. Un\u00eb thash\u00eb se do t\u2019i sh\u00ebrbeja Partis\u00eb Demokratike me k\u00ebt\u00eb mendim, do t\u2019i sh\u00ebrbeja demokracis\u00eb shqiptare, do t\u2019i sh\u00ebrbeja jo partis\u00eb sime, pasi po ta them q\u00eb ikja juaj do t\u00eb ishte d\u00ebmtim p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, po ju them se keni delirin e madh\u00ebshtis\u00eb, q\u00eb shkodrani e shpreh me dy llafe: \u201cMos t\u00eb hyft\u00eb vetja n\u00eb qejf!\u201d Mos kaloft\u00eb kjo te Partia Demokratike!<\/p>\n<p>Sali Berisha \u2013 Zoti Kryetar,<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Fushat\u00ebn e eg\u00ebr t\u00eb shantazhit, terrorit, kurtheve, intrigave, shpifjeve e thashethemeve kund\u00ebr Partis\u00eb Demokratike dhe meje t\u00eb p\u00ebrgatitura nga mafia e kuqe shqiptare, Partia e Pun\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, e rinovuar socialiste, urdh\u00ebroi dje ish-Ministrin e saj t\u00eb Brendsh\u00ebm, zotin Gramoz Ru\u00e7i, t\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb dhe do q\u00eb t\u00eb m\u00eb largoj\u00eb nga skena politike shqiptare. Kjo deklarat\u00eb e zotit Ru\u00e7i, nuk m\u00eb \u00e7udit aspak. Ajo provon se pas d\u00ebshtimeve, kurtheve, prapaskenave t\u00eb ul\u00ebta, kupola e kuqe duket se ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ri, t\u00eb cilin deputeti Ru\u00e7i, si ish-Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e pu\u00e7it t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar dhe i implikuar n\u00eb masakr\u00ebn e Shkodr\u00ebs, ia b\u00ebri t\u00eb ditur Parlamentit Shqiptar. Me k\u00ebt\u00eb rast i deklaroj zotit Ru\u00e7i dhe atyre q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb at\u00eb se vendimi i shpallur dje nuk m\u00eb shqet\u00ebson dhe nuk m\u00eb dekurajon aspak. Un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e njoh veten p\u00ebr trim, por n\u00eb luft\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e mia p\u00ebr demokraci as nuk jam tutur, as nuk do t\u00eb tutem. Kush t\u00eb doj\u00eb le t\u00eb mpreh\u00eb hanxhar\u00ebt e krimit. As k\u00ebrc\u00ebnimet tuaja t\u00eb djeshme, zoti deputet, as shpifjet dhe insinuatat e tipit bolshevik t\u00eb zotit Ramiz Alia n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij t\u00eb shtypit sot nuk m\u00eb trembin, p\u00ebrkundrazi k\u00ebto t\u00eb gjitha s\u00eb bashku m\u00eb shum\u00ebfishojn\u00eb forcat dhe energjit\u00eb n\u00eb luft\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e mia kund\u00ebr pushtetit, platformave, politikave dhe intrigave komuniste, n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pajtimin komb\u00ebtar, luft\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kam konsideruar dhe e konsideroj si t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e secilit p\u00ebr t\u2019u ndryshuar dhe s\u2019ia kam mohuar e s\u2019do t\u2019ia mohoj kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb asnj\u00eb njeriu. Natyrisht s\u2019do t\u00eb pranoj kurr\u00eb hipokrizin\u00eb p\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, dua t\u00eb theksoj k\u00ebtu se Partia Demokratike q\u00eb n\u00eb themelimin e saj, me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e saj, ka luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. Madje e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe kur ti zoti Ru\u00e7i urdh\u00ebroje komandant\u00ebt e postave me cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vrisnin t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb kufi, edhe kur Ramiz Alia urdh\u00ebronte t\u00eb vriteshin ata q\u00eb kalonin kufirin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Partia Demokratike e njeh si nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb universale, e njeh si nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr fshesaxhiun e p\u00ebr Presidentin, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ting\u00ebllojn\u00eb boshe dhe bolshevike deklaratat e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Presidentit sot se Partia Demokratike ka shprehur xhelozi ndaj udh\u00ebtimeve t\u00eb tij. I rikujtojm\u00eb atij dhe juve, zot\u00ebrinj deputet\u00eb, se gjat\u00eb 20 vjet\u00ebve Presidenti yn\u00eb i nderuar doli vet\u00ebm dy her\u00eb jasht\u00eb shtetit n\u00eb udh\u00ebtime pune, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb brenda nj\u00eb jave ai udh\u00ebtoi dy her\u00eb dhe ne s\u2019kemi xhelozi p\u00ebr k\u00ebrrk\u00ebnd. Por ne kemi shprehur shqet\u00ebsimin ton\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri insistojm\u00eb n\u00eb at\u00eb se vizita e tij n\u00eb Turqi dy dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme ishte nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb nuk ka se si t\u00eb mos shqet\u00ebsoj\u00eb forcat e v\u00ebrteta demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Turqi. Personalisht kam respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr politikan\u00ebt e shquar turq dhe i uroj sukses edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb fitoren e tij zotit Demirel. Vizita e zotit Alia ishte jasht\u00ebzakonisht e pavend. Ajo duhej t\u00eb b\u00ebhej dhe mund t\u00eb b\u00ebhej pas zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ose n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb njeh dhe respekton etik\u00ebn demokratike, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kjo nuk mund t\u00eb pranohet.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi dua t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb ndryshimit. Zoti Gramoz n\u00eb asnj\u00eb rast, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk mund t\u00eb flas\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim timin se un\u00eb pengoj njeri p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. E drejta e ndryshimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e shenjt\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fillim kemi deklaruar se k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ia uronim ta g\u00ebzonte edhe Partia e Pun\u00ebs. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq ajo humbi emrin, nd\u00ebrroi kostumin, kurse zakonet po i vazhdojn\u00eb prap\u00eb disa nga ju kriptokomunist\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb q\u00eb fituan n\u00ebn terror, n\u00ebn frik\u00ebn q\u00eb ushtruan, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve jeni dhe ju zoti Ru\u00e7i dhe ju rikujtoj se gjat\u00eb qenies suaj si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm shum\u00eb shqiptar\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb u torturuan burgjeve. M\u00eb \u00e7udit gjakftoht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn fol\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb tribun\u00eb. Falemnderit shum\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJeni m\u00ebrzitur s\u00eb fundi se thash\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Sali Berisha. Pse e thash\u00eb un\u00eb q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike? Zoti Sali, t\u00eb kujtoj se sa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ju dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj keni deklaruar q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga skena politike Partia Socialiste dhe ne p\u00ebrs\u00ebri kemi heshtur. Dje un\u00eb thash\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77720","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77720\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}