{"id":7760,"date":"2025-03-02T03:41:59","date_gmt":"2025-03-02T03:41:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/02\/trumpizmi-cunami-digjital-qe-ka-permbysur-hierarkite\/"},"modified":"2025-03-02T03:41:59","modified_gmt":"2025-03-02T03:41:59","slug":"trumpizmi-cunami-digjital-qe-ka-permbysur-hierarkite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/02\/trumpizmi-cunami-digjital-qe-ka-permbysur-hierarkite\/","title":{"rendered":"Trumpizmi, cunami digjital q\u00eb ka p\u00ebrmbysur hierarkit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Federico Rampini<\/p>\n<p>Nj\u00eb fenomen q\u00eb pakkush e ka kuptuar n\u00eb establishmentin kulturor amerikan dhe akoma m\u00eb pak n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsensusi n\u00eb rritje i trumpizmit te brezi i ri dhe digjital. Elon Musk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut. Ose th\u00ebn\u00eb ndryshe, mashkulli alfa i kopes\u00eb. Por \u00e7far\u00eb ka n\u00eb pjes\u00ebn n\u00ebn uj\u00eb? Cil\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb e ndjekin? Nj\u00eb fenomen q\u00eb pak n\u00eb establishmentin kulturor amerikan e kan\u00eb kuptuar dhe akoma m\u00eb pak n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsensusi n\u00eb rritje i trumpizmit midis nj\u00eb brezi t\u00eb ri digjital. Spostimi djathtas i Silicon Valley \u00ebsht\u00eb analizuar shpesh, por kryesisht me fokusin tek biznesi i madh dhe interesi i tyre i mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar trumpizmin. Kjo qasje ndryshon rendin e gj\u00ebrave.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e Big Tech, para s\u00eb gjithash pati nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb baz\u00ebs, t\u00eb rinis\u00eb digjitale, kund\u00ebr kultur\u00ebs \u201cwoke\u201d dhe konformizmit progresiv. Fenomeni i kriptomonedhave \u2013 i frym\u00ebzuar kulturalisht nga rebelimi antiautoritar kund\u00ebr bank\u00ebs qendrore, simbol i shtetit Leviatan \u2013 duhej t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si nj\u00eb shenj\u00eb paralajm\u00ebruese. Nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shfaqja e nj\u00eb personazhi si JD Vance, z\u00ebvend\u00ebspresidenti i Trump, i cili e nisi nga Silicon Valley: n\u00eb fjalimin e tij \u201csubversiv\u201d n\u00eb konferenc\u00ebn strategjike t\u00eb Mynihut, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb paduruesh\u00ebm p\u00ebr evropian\u00ebt ishte sulmi i tij ultra-libertar ndaj kufizimeve t\u00eb fjal\u00ebs dhe censur\u00ebs q\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Kontinentit t\u00eb Vjet\u00ebr e praktikojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb antifashizmit. Fjalimi i Vance u duk si nj\u00eb fyerje p\u00ebr Evrop\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me klim\u00ebn e re anti-woke mes t\u00eb rinjve n\u00eb Silicon Valley. Ata t\u00eb cil\u00ebt aktualisht po jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sezon \u201crevolucionar\u201d, jo shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga stin\u00ebt e tjera t\u00eb protestave t\u00eb t\u00eb rinjve. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb faktit se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, l\u00ebvizjet rinore ishin kryesisht t\u00eb majta dhe rebeloheshin kund\u00ebr nj\u00eb institucioni konservator, nd\u00ebrsa revolucioni aktual synon nj\u00eb establishment t\u00eb majt\u00eb dhe p\u00ebrdor Trumpin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur hegjemonin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ka nga ata q\u00eb i kan\u00eb kuptuar dhe parashikuar t\u00eb gjitha k\u00ebto, shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb vitin 2014, dy vjet para se Trump t\u00eb fitonte kund\u00ebr Hillary Clinton. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr Martin Gurri, nj\u00eb personazh i ve\u00e7ant\u00eb, jo shum\u00eb i njohur n\u00eb Amerik\u00eb dhe pothuajse i panjohur p\u00ebr evropian\u00ebt. E d\u00ebgjova dje n\u00eb nj\u00eb podcast t\u00eb Ne\u00eb York Times, t\u00eb intervistuar nga Ezra Klein: iluminues. M\u00eb pas gjeta n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ne\u00eb York Post (tabloidi i krahut t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Rupert Murdoch) p\u00ebrgjigjen e tij p\u00ebr fjalimin e Vance n\u00eb Mynih.<\/p>\n<p>Biografia e Gurri \u00ebsht\u00eb po aq interesante sa edhe idet\u00eb e tij. Ai nuk \u00ebsht\u00eb i ri, \u00ebsht\u00eb 75 vje\u00e7, e megjithat\u00eb, ka demonstruar nj\u00eb kapacitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar Gjeneratat X dhe Z. Ai vjen nga diaspora kubane. Familja e tij u arratis nga ishulli pasi p\u00ebrjetoi dy diktatura, at\u00eb fashiste dhe at\u00eb komuniste. P\u00ebr intuit\u00ebn, Gurri i detyrohet zanatit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm: analist mediash n\u00eb CIA, brenda t\u00eb cil\u00ebs u b\u00eb ekspert i bot\u00ebs digjitale, fillimisht i blogosfer\u00ebs, m\u00eb pas i mediave sociale.<\/p>\n<p>Atij iu desh ta botonte vet\u00eb esen\u00eb e tij \u201cRevolta e publikut\u201d n\u00eb 2014, sepse nuk mundi t\u00eb gjente nj\u00eb botues. Vet\u00ebm pas zgjedhjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump-it dhe Brexit-it, eseja u rizbulua dhe u ribotua n\u00eb vitin 2018, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi. Sot temat q\u00eb parashikonte ajo ese jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme: nj\u00eb nd\u00ebrthurje e dinamik\u00ebs s\u00eb mediave moderne, mosbesimi ndaj institucioneve, rritja e populizmit. Ai ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb shpjegoi se si epoka digjitale ka transformuar diskursin publik, ka g\u00ebrryer autoritetin tradicional dhe ka nxitur riorganizimet politike.<\/p>\n<p>Karriera e Gurri si analist i CIA-s n\u00eb Open Source Center i dha atij njohuri unike. E kaluara e tij si analist i inteligjenc\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00eb bindjes s\u00eb tij se si flukset e informacionit formojn\u00eb dinamik\u00ebn e pushtetit. N\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, ai kaloi shum\u00eb vite duke analizuar median kur mediat tradicionale ishin ende \u201cinstitucione\u201d, me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb legjitimiteti dhe autoriteti, dhe si e till\u00eb kontrollonte shumic\u00ebn e narrativave. Ai mati, nd\u00ebrsa punonte ende n\u00eb CIA, ndryshimin sizmik t\u00eb sjell\u00eb nga interneti, i cili e shnd\u00ebrroi epok\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb informacionit n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb boll\u00ebku d\u00ebrrmues. Ky \u201ccunami digjital\u201d, si\u00e7 e quan Gurri, ka p\u00ebrmbysur hierarkit\u00eb tradicionale dhe ka fuqizuar individ\u00ebt p\u00ebr t\u00eb sfiduar autoritetet e konsoliduara.<\/p>\n<p>\u201cRevolta e Publikut\u201d argumenton se ky revolucion informacioni ka krijuar nj\u00eb publik t\u00eb fragmentuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb skeptik ndaj elitave dhe institucioneve. Demokratizimi i informacionit u ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzve t\u2019i shqyrtojn\u00eb m\u00eb nga af\u00ebr figurat e autoritetit, por gjithashtu ka krijuar kaos. Institucionet q\u00eb dikur kontrollonin narrativat \u2013 si qeverit\u00eb, mediat tradicionale dhe korporatat e m\u00ebdha \u2013 jan\u00eb p\u00ebrshtatur me v\u00ebshtir\u00ebsi me k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri, duke humbur besueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb proces. Ky mosbesim ka krijuar terren pjellor p\u00ebr lider\u00ebt populist\u00eb q\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb n\u00eb mjedise mediatike t\u00eb decentralizuara dhe kaotike. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb v\u00ebzhgime q\u00eb sot duken t\u00eb qarta, pothuajse banale: nuk ishin t\u00eb tilla 11 vjet m\u00eb par\u00eb, kur ende nuk ishte zgjedhur Trump dhe as kishte ndodhur Brexit-i.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamjet e Gurit mbi dinamik\u00ebn e medias kan\u00eb ndikuar n\u00eb q\u00ebndrimin e tij personal ndaj Trump. Edhe pse zgjodhi t\u00eb mos votoj\u00eb n\u00eb 2016 dhe 2020, Gurri e zgjodhi Trumpin n\u00eb vitin 2024, sepse e shihte at\u00eb si  njeriun e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lundruar n\u00eb peizazhin modern mediatik. Imazhi i Trump si figur\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, kund\u00ebr establishmentit, pasqyron besimin e Gurri-t se elitat nuk kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrshtaten me ekosistemin e ri t\u00eb informacionit. P\u00ebr Gurrin, Trump p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb \u201cagjent kaosi\u201d t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar pushtetin institucional q\u00eb ka hedhur rr\u00ebnj\u00eb. Aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar narrativat digjitale dhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb kritikave t\u00eb pam\u00ebshirshme, demonstron nj\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb mjedisit t\u00eb fragmentuar mediatik t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb \u201cRevolta e publikut\u201d. Gurri e sheh trumpizmin si nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb domosdoshme t\u00eb nj\u00eb rendi politik n\u00eb stanjacion, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pandjesh\u00ebm ndaj sentimentit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Gurri u b\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e vuri re apelin e Trump p\u00ebrtej bazave tradicionale konservatore, midis gjeneratave t\u00eb reja t\u00eb teknologjis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Silicon Valley. K\u00ebta t\u00eb rinj, shpesh skeptik\u00eb ndaj pushtetit institucional, vler\u00ebsojn\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e Trump p\u00ebr t\u00eb sfiduar normat dhe p\u00ebr t\u00eb tronditur establishmentin. Shum\u00eb n\u00eb Silicon Valley fillimisht e kund\u00ebrshtuan Trumpin; por gradualisht arrit\u00ebn te gjykimi i politikave t\u00eb tij \u2013 t\u00eb tilla si derregullimi dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr inovacionin \u2013 si t\u00eb dobishme p\u00ebr startup-et dhe p\u00ebrparimin teknologjik. Ky rreshtim pasqyron nj\u00eb ndryshim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kulturor, n\u00eb t\u00eb cilin novator\u00ebt teknologjik\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00ebn thyerjen e skemave t\u00eb vjetra, n\u00eb raport me ruajtjen e rreshtimit tradicional politik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb shpjeguar p\u00ebrmbysjen e besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij brezi t\u00eb ri: diktatura e konformizmit \u201cwoke\u201d, e shtyr\u00eb deri n\u00eb sjellje autoritare, censuruese, represive. Nj\u00eb fenomen q\u00eb pati manifestimet e tij m\u00eb ekstreme n\u00eb disa kampuse universitare n\u00eb Kaliforni \u2013 vatra t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb rinj digjital\u00eb \u2013 dhe m\u00eb pas mb\u00ebrriti, me vones\u00eb, por n\u00eb forma jo m\u00eb pak radikale, n\u00eb Evrop\u00ebn e vjet\u00ebr. P\u00ebr Gurri-n, establishmenti progresiv \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Ai argumenton se elitat progresive kan\u00eb mohuar mbrojtjen e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe kan\u00eb promovuar censur\u00ebn, n\u00ebn mask\u00ebn e luft\u00ebs ndaj dezinformimit ose mbrojtjes s\u00eb demokracis\u00eb. Ky ndryshim pasqyron bindjen se diskursi i parregulluar \u2013  ve\u00e7an\u00ebrisht ai online \u2013 mund t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin publik dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rezultate t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Gurri ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb analizoi at\u00eb q\u00eb ai e quan \u201ckompleksi industrial i censur\u00ebs\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin agjencit\u00eb federale, organizatat private dhe mediat tradicionale bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar diskursin digjital. Ai e sheh k\u00ebt\u00eb fenomen si nj\u00eb shtremb\u00ebrim t\u00eb vlerave tradicionale demokratike: n\u00eb vend q\u00eb ta shohin qeverin\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnimin kryesor p\u00ebr lirin\u00eb, progresist\u00ebt tani i shohin z\u00ebrat kund\u00ebrshtues brenda shoq\u00ebris\u00eb si rrezikun kryesor. Kjo justifikon p\u00ebrpjekjet e censur\u00ebs q\u00eb synojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale pik\u00ebpamjet konservatore ose libertariane, duke lejuar q\u00eb narrativat progresive t\u00eb dominojn\u00eb platformat kryesore.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gurrin, kjo prirje paraqet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr parimet demokratike. Duke shtypur z\u00ebrat kund\u00ebrshtues dhe duke kontrolluar diskursin publik, elitat progresive n\u00eb dukje forcojn\u00eb hegjemonin\u00eb e tyre kulturore, por ato tjet\u00ebrsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb mosbesimin ndaj institucioneve dhe thellojn\u00eb ndarjet sociale. Ky \u00ebsht\u00eb konteksti i fjalimit t\u00eb JD Vance n\u00eb Mynih: i perceptuar nga struktura gjermane dhe evropiane si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje serioze n\u00eb politik\u00ebn lokale dhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr partit\u00eb anti-sistem, p\u00ebrfshir\u00eb AfD-n\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, denoncimi i Vance p\u00ebr l\u00ebvizjen autoritare t\u00eb Kontinentit t\u00eb Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar kryesisht nga Martin Gurri.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/trumpizmi-cunami-digjital-qe-ka-permbysur-hierarkite\/\">Trumpizmi, cunami digjital q\u00eb ka p\u00ebrmbysur hierarkit\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Federico Rampini Nj\u00eb fenomen q\u00eb pakkush e ka kuptuar n\u00eb establishmentin kulturor amerikan dhe akoma m\u00eb pak n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsensusi n\u00eb rritje i trumpizmit te brezi i ri dhe digjital. Elon Musk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut. Ose th\u00ebn\u00eb ndryshe, mashkulli alfa i kopes\u00eb. Por \u00e7far\u00eb ka n\u00eb pjes\u00ebn n\u00ebn uj\u00eb? Cil\u00ebt jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7760","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7760\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}