{"id":77563,"date":"2026-03-22T17:48:21","date_gmt":"2026-03-22T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/namir-lapardha-dhe-kriza-morale-e-nje-partie-kur-zemerimi-politik-mbulon-respektin-per-jeten-dhe-vdekjen\/"},"modified":"2026-03-22T17:48:21","modified_gmt":"2026-03-22T17:48:21","slug":"namir-lapardha-dhe-kriza-morale-e-nje-partie-kur-zemerimi-politik-mbulon-respektin-per-jeten-dhe-vdekjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/namir-lapardha-dhe-kriza-morale-e-nje-partie-kur-zemerimi-politik-mbulon-respektin-per-jeten-dhe-vdekjen\/","title":{"rendered":"Namir Lapardha dhe kriza morale e nj\u00eb partie: kur zem\u00ebrimi politik mbulon respektin p\u00ebr jet\u00ebn dhe vdekjen"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fitim Zekthi<\/p>\n<p>Vdekja \u00ebsht\u00eb hak dhe do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. E ka krijuar Zoti i madh me madh\u00ebshtin\u00eb e vet dhe lum ai q\u00eb ik\u00ebn nga kjo bot\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira dhe duke fituar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Zotit. Askush nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb ta ngush\u00ebllojn\u00eb partit\u00eb apo politikan\u00ebt. Ngush\u00ebllimi i partive dhe i politikan\u00ebve \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka formale q\u00eb b\u00ebhet nga vet\u00eb partit\u00eb dhe politikan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb vlerash mbrojn\u00eb, \u00e7far\u00eb jan\u00eb ato n\u00eb thelb. PD ka humbur prej koh\u00ebsh drejtimin, ka vite, nuk dihet sa koh\u00eb ka. PD nuk di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb as jet\u00ebn dhe as vdekjen m\u00eb. PD \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb jeton vet\u00ebm n\u00eb rrafshin dy dimensional.<\/p>\n<p>Ikja nga bota e p\u00ebrkohshme e Namir Lapardhas\u00eb, e nj\u00eb njeriu t\u00eb rrall\u00eb, e nj\u00eb embleme t\u00eb but\u00ebsis\u00eb dhe virtytit, e nj\u00eb embleme t\u00eb qart\u00ebsis\u00eb intelektuale dhe politike, e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka qen\u00eb familjarisht n\u00eb PD q\u00eb nga themelimi, e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe sekretar i deg\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb Berat, e nj\u00eb figure shembullore publike e PD-s\u00eb, duhet ta prekte sadopak lidershipin e PD-s\u00eb, duhet ta b\u00ebnte t\u00eb shprehte nj\u00eb vler\u00ebsim dhe respekt p\u00ebr t\u00eb. Mendimet e tij ndryshe nga lidershipi i PD-s\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb PD dhe lidershipi t\u00eb udh\u00ebhiqen nga zem\u00ebrimi dhe gati urrejtja. PD dhe lidershipi i saj reagojn\u00eb dhe flasin p\u00ebr gjith\u00e7ka, ngush\u00ebllojn\u00eb edhe amerikan\u00ebt p\u00ebr humbjet e jet\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Kolorado (dhe mir\u00eb b\u00ebjn\u00eb) dhe mbyten nga mllefi duke heshtur p\u00ebr Namirin. Sigurisht q\u00eb as Namiri dhe askush n\u00eb faqen e dheut nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb thon\u00eb partit\u00eb, sidomos kur shkojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e amshuar. Partit\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse PD ndonj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb dhe t\u00eb mund\u00eb PS, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn, p\u00ebr konservator\u00ebt, t\u00eb shenjtat nuk jan\u00eb partia dhe pushteti politik. E shenjta lidhet me m\u00ebsimet e Zotit, me vlerat morale dhe ligj\u00ebsit\u00eb q\u00eb burojn\u00eb prej saj. P\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn politika \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet zhvilluar brenda k\u00ebtyre kufizimeve dhe duhet t\u00eb ndjek\u00eb domosdoshm\u00ebrisht rregulla dhe moral q\u00eb vijn\u00eb nga k\u00ebto m\u00ebsime. P\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn e v\u00ebrteta e vetme nuk \u00ebsht\u00eb politika apo partia, madje politika dhe partia jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gabueshme. P\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn udh\u00ebheqja nga zem\u00ebrimi, sharja, fyerja, akuzat, lin\u00e7imet, jan\u00eb m\u00ebkate t\u00eb d\u00ebnueshme. P\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebt i vdekuri, komshiu, miku, babai, n\u00ebna, familja, nderi, respekti jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb shenjt\u00ebri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa politika dhe partia.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb m\u00ebsime morale kot q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me politik\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb politika. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb veprimit t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs konservatore gjendet civiliteti, nga aty buron gjith\u00e7ka. P\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn civiliteti, mir\u00ebsjellja, maturia sjellin tre pasoja themelore n\u00eb politik\u00ebn e mir\u00eb, n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr njer\u00ebzit dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Civiliteti b\u00ebn t\u00eb mundur kohezionin civil, kohezionin shoq\u00ebror dhe ky kohezion i mbledh, i b\u00ebn bashk\u00eb njer\u00ebzit rreth vlerave morale t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb paqen sociale dhe vlerat morale me t\u00eb cilat jetohet dhe rriten f\u00ebmij\u00ebt. Kur civiliteti zhduket, at\u00ebher\u00eb jeta kthehet n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb beteje, konflikti merr dhen\u00eb, familjet dhe komuniteti nisin t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb thyerje t\u00eb m\u00ebdha dhe \u00e7arje t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, civiliteti, sjellja e matur, gjuha e kujdesshme, komunikimi me etik\u00eb dhe fisnik\u00ebri \u00ebsht\u00eb shprehje e respektit p\u00ebr qeniet e tjera njer\u00ebzore. Kur ne sillemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ne tregojm\u00eb se jemi krijesa t\u00eb Zotit i cili k\u00ebrkon respekt p\u00ebr dinjitetin e \u00e7do krijese t\u00eb Tij. Respekti p\u00ebr \u00e7do krijes\u00eb t\u00eb Tij dhe p\u00ebr dinjitetin e tyre \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb. Mosrespekti \u00ebsht\u00eb mosrespekt ndaj Zotit dhe nj\u00ebherazi tregon se ne nuk pranojm\u00eb as t\u00eb respektohemi vet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb treti, civiliteti, sjellja e mir\u00eb dhe gjuha e matur na ndihmojn\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb tek dikush tjet\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb tek ana tjet\u00ebr apo tek ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mendim ndryshe nga ne. Kurr\u00eb e v\u00ebrteta nuk mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e zot\u00ebron nj\u00eb njeri i vet\u00ebm.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fitim Zekthi Vdekja \u00ebsht\u00eb hak dhe do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. E ka krijuar Zoti i madh me madh\u00ebshtin\u00eb e vet dhe lum ai q\u00eb ik\u00ebn nga kjo bot\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira dhe duke fituar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Zotit. Askush nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb ta ngush\u00ebllojn\u00eb partit\u00eb apo politikan\u00ebt. Ngush\u00ebllimi i partive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77563","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77563\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}