{"id":77547,"date":"2026-03-22T16:48:20","date_gmt":"2026-03-22T16:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/opinion-nga-auron-tare-nje-ideolog-ne-tepelene\/"},"modified":"2026-03-22T16:48:20","modified_gmt":"2026-03-22T16:48:20","slug":"opinion-nga-auron-tare-nje-ideolog-ne-tepelene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/opinion-nga-auron-tare-nje-ideolog-ne-tepelene\/","title":{"rendered":"Opinion nga Auron Tare: Nj\u00eb ideolog n\u00eb Tepelen\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare<\/p>\n<p>Gazeta New York Times e 9 janarit 1941, n\u00eb nj\u00eb prej artikujve t\u00eb kronik\u00ebs q\u00eb vinte nga fronti italo-grek, shkruante se Ministri i Edukimit Fashist dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Madh t\u00eb Fashizmit, Giuseppe Bottai, i ishte bashkuar trupave italiane n\u00eb frontin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Giuseppe Bottai ishte vendosur pran\u00eb trupave alpine m\u00eb her\u00ebt, duke q\u00ebndruar p\u00ebr disa jav\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e alpin\u00ebve t\u00eb Divizionit \u201cJulia\u201d n\u00eb qytetin e vog\u00ebl t\u00eb Tepelen\u00ebs. Ketu ne kete qyteze te vogel buze Vjoses fillojne edhe Ditaret e tija te Luftes te cilat flasin per nj\u00eb prej kapitujve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb treguar me mjesht\u00ebri n\u00eb librin e shkruar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00ebn e alpin\u00ebve n\u00eb Tepelen\u00eb, Giuseppe Bottai ndjeu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zhg\u00ebnjimin e madh ndaj propagand\u00ebs fashiste, e cila kishte d\u00ebrguar n\u00eb front mij\u00ebra t\u00eb rinj italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb dimrin e ashp\u00ebr t\u00eb vitit 1940 po vdisnin n\u00eb malet e ashpra shqiptare. Divizioni Julia, nj\u00eb prej nj\u00ebsive elitare italiane e ngritur si trup\u00eb malore, ishte nj\u00eb prej nj\u00ebsive q\u00eb kishte p\u00ebsuar humbjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb front. Beteja e ashp\u00ebr n\u00eb Perat te Leskovikut, ku n\u00eb sulmin ndaj pozicioneve greke alpin\u00ebt kishin p\u00ebsuar humbje t\u00eb m\u00ebdha, por n\u00eb ve\u00e7anti betejat n\u00eb malin e Golikut dhe t\u00eb Trebeshin\u00ebs, i b\u00ebn\u00eb alpin\u00ebt e Julias nd\u00ebr humb\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb pal\u00ebs italiane. Me ta, gjat\u00eb gjith\u00eb dimrit t\u00eb ashp\u00ebr, ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb prej ideolog\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb fashizmit, i cili vullnetarisht ishte bashkuar trupave alpine, duke qen\u00eb d\u00ebshmitar i vuajtjeve n\u00eb front.<\/p>\n<p>Giuseppe Bottai nuk ishte nj\u00eb kronikan betejash dhe as nj\u00eb oficer i zakonsh\u00ebm q\u00eb kishte mb\u00ebrritur vullnetarisht n\u00eb Tepelen\u00eb. Ai ishte nj\u00eb prej ideolog\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb fashizmit italian. Bashk\u00ebudh\u00ebtar i Benito Mussolini q\u00eb nga takimi i tyre i par\u00eb n\u00eb vitin 1919, ai u rreshtua n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e para fashiste, Fasci Italiani di Combattimento. Gazetar i gazet\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Fashiste, Il Popolo d\u2019Italia, Bottai mori pjes\u00eb n\u00eb Marshimin e famsh\u00ebm t\u00eb Rom\u00ebs m\u00eb 1922. An\u00ebtar i Parlamentit n\u00eb 1924, Bottai u caktua nga Mussolini si guvernator i Rom\u00ebs.<br \/>\nMori pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Etiopis\u00eb, ku u caktua guvernator i Addis Abeb\u00ebs dhe, pas kthimit n\u00eb Itali, u em\u00ebrua Minist\u00ebr i Edukimit Fashist. Bottai mbeti nj\u00eb prej ministrave m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb dhe mjaft kontrovers. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ai ishte ideologu kryesor i propagand\u00ebs fashiste, i edukimit fashist n\u00eb shkollat italiane, i ligjeve racore dhe i ligjeve specifike p\u00ebr trajtimin e hebrenjve n\u00eb Itali. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, ai promovoi artet, arkitektur\u00ebn dhe kinematografin\u00eb, duke besuar se edukimi dhe kultura ishin mjetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb fashizmit.<br \/>\nGjat\u00eb viteve \u201930 ishte nj\u00eb prej adhuruesve t\u00eb Gjermanis\u00eb hitleriane dhe disiplin\u00ebs prusiane. Themeloi nj\u00eb revist\u00eb me tendenca t\u00eb forta pro-gjermane dhe mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm futjen e Italis\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kontributi i Bottait n\u00eb kultur\u00ebn italiane pati efekte t\u00eb forta edhe pas luft\u00ebs, kur ai vazhdoi t\u00eb shkruante dhe botonte artikujt e tij, shpesh n\u00eb kund\u00ebrshti me periudh\u00ebn e epok\u00ebs fashiste.<\/p>\n<p>Por Giuseppe Bottai pati nj\u00eb ndikim t\u00eb fort\u00eb edhe n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pushtimit italian. Pasi mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1939, ai luajti nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb form\u00ebsimin e integrimit kulturor dhe ideologjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e Italis\u00eb fashiste.<br \/>\nBottai argumentonte se promovimi i ideologjis\u00eb fashiste p\u00ebrmes kultur\u00ebs dhe arsimit ishte \u00e7el\u00ebsi i okupimit kulturor t\u00eb territoreve t\u00eb reja, duke krijuar nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr integrimin e popullsis\u00eb n\u00ebn ideologjin\u00eb fashiste. Si Minist\u00ebr i Arsimit, ai k\u00ebrkonte q\u00eb fokusi kryesor t\u00eb ishte ndikimi intelektual dhe kulturor.<\/p>\n<p>Ai mb\u00ebshteti krijimin e akademise , p\u00ebrfshirjen e intelektual\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb institucionet italiane p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb atyre prestigj nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe, me ndihm\u00ebn e Ministrit shqiptar t\u00eb Arsimit, Ernest Koliqi, p\u00ebrhapjen e ideologjis\u00eb fashiste n\u00eb shkolla. Inkurajoi reformat arsimore n\u00eb stilin italian dhe promovoi gjuh\u00ebn dhe kurrikul\u00ebn italiane.<\/p>\n<p>Me synimin e \u201citalianizimit\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb brezit t\u00eb ri, ai mb\u00ebshteti krijimin dhe forcimin e instituteve kulturore italiane n\u00eb Shqip\u00ebri, shk\u00ebmbimet artistike dhe letrare midis Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe publikimet, gazetat, shfaqjet teatrore dhe kineman\u00eb me theks n\u00eb promovimin e ideve fashiste.<\/p>\n<p>Bottai synonte q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs kulturore, t\u00eb riformatonte identitetin shqiptar p\u00ebr ta lidhur sa m\u00eb ngusht\u00eb me Italin\u00eb fashiste. Ai argumentonte se ndikimi intelektual ishte m\u00eb efektiv se kontrolli ushtarak.<br \/>\nEksperienca e tij e gjat\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb besonte se, ndryshe nga guvernator\u00ebt ushtarak\u00eb, roli i kultur\u00ebs, arsimit dhe elit\u00ebs ishte mjeti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr kontroll afatgjat\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb okupuara si Shqip\u00ebria. Duke punuar n\u00ebn Benito Mussolini, Bottai mb\u00ebshteti iden\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb shtet satelit model brenda nj\u00eb perandorie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb italiane n\u00eb Ballkan.<br \/>\nMegjithat\u00eb, edhe pse Bottai i shtyu personalisht p\u00ebrpara k\u00ebto p\u00ebrpjekje, shum\u00eb shqiptar\u00eb i rezistuan \u201cokupimit\u201d kulturor italian. Politikat e tij pat\u00ebn sukses t\u00eb kufizuar afatgjat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht nd\u00ebrsa Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore u intensifikua, deri sa Giuseppe Bottai mb\u00ebrriti n\u00eb Tepelen\u00ebn e dimrit t\u00eb vitit 1940.<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb njohura sot disa nga raportet e Bottait, d\u00ebrguar komand\u00ebs supreme dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Fashist nga fronti i luft\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto raporte, t\u00eb botuara pas luft\u00ebs, ai flet p\u00ebr sakrificat e m\u00ebdha t\u00eb ushtar\u00ebve alpin\u00eb n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, sidomos n\u00eb malet e Pindit, ku Divizioni Julia pati luftime t\u00eb ashpra.<br \/>\nN\u00eb realitetin e luft\u00ebs, Bottai kuptoi se propaganda e nd\u00ebrtuar prej vitesh kishte maskuar nj\u00eb regjim joefikas. Zhg\u00ebnjimi i tij ndaj luft\u00ebs n\u00eb Greqi nuk lidhej vet\u00ebm me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar; n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb ai kuptoi se udh\u00ebheqja fashiste, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai kishte qen\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nga viti 1919, ishte joefektive, jorealiste dhe e d\u00ebmshme p\u00ebr Italin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb ditar\u00ebt e tij personal\u00eb, t\u00eb botuar m\u00eb von\u00eb si \u201cDiario 1935\u20131944\u201d, ai hodhi reflektime nga fronti, t\u00eb cilat konsiderohen si nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb sinqerta t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi fashist p\u00ebr Italin\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb to, ai kritikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb Mussolinin p\u00ebr nisjen e pushtimit pa p\u00ebrgatitje t\u00eb mjaftueshme dhe e p\u00ebrshkruante fushat\u00ebn si t\u00eb nxituar, t\u00eb \u00e7organizuar dhe t\u00eb bazuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krenari sesa n\u00eb strategji.<br \/>\nAi shkruante se ushtria italiane, q\u00eb pritej t\u00eb fitonte shpejt, u bllokua dhe u zmbraps nga forcat greke, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb propaganda t\u00eb turp\u00ebronte regjimin. Shkrimet e tij tregojn\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb brendshme nga fashizmi. Ai shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr ushtar\u00ebt e thjesht\u00eb italian\u00eb, t\u00eb pajisur dob\u00ebt, q\u00eb vuanin n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe paguanin \u00e7mimin e gabimeve politike t\u00eb Mussolinit dhe rrethit t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt.<br \/>\nBottai ishte nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Madh t\u00eb Fashizmit q\u00eb, s\u00eb bashku me dh\u00ebndrin e Mussolinit, kontribuan n\u00eb rr\u00ebzimin e tij. Ai u b\u00eb aktiv n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshimin e kursit t\u00eb Partis\u00eb Fashiste, por zhvillimet politike bot\u00ebrore i tejkaluan p\u00ebrpjekjet e tij.<br \/>\nPas rikthimit t\u00eb Mussolinit dhe krijimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Salos, Bottai u d\u00ebnua me vdekje. Ai kaloi kufirin franko-italian dhe, p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt, iu bashkua Legjionit t\u00eb Huaj francez duke ndryshuar emrin. Fundi i luft\u00ebs e gjeti n\u00ebn uniform\u00ebn franceze dhe deri n\u00eb vitin 1948 jetoi n\u00eb Franc\u00eb, derisa mori falje nga qeveria italiane.<br \/>\nM\u00eb pas u rikthye n\u00eb Rom\u00eb, ku mbeti aktiv n\u00eb shtyp dhe n\u00eb jet\u00ebn politike deri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201950.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare Gazeta New York Times e 9 janarit 1941, n\u00eb nj\u00eb prej artikujve t\u00eb kronik\u00ebs q\u00eb vinte nga fronti italo-grek, shkruante se Ministri i Edukimit Fashist dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Madh t\u00eb Fashizmit, Giuseppe Bottai, i ishte bashkuar trupave italiane n\u00eb frontin e luft\u00ebs. N\u00eb fakt, Giuseppe Bottai ishte vendosur pran\u00eb trupave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77547","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77547\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}