{"id":77504,"date":"2026-03-22T12:48:29","date_gmt":"2026-03-22T12:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/debati-ne-kuvend-ne-vitin-1992-per-parullen-bashkevuajtes-e-bashkefajtore-arben-imami-jam-kunder-nuk-ka-mundesi-pajtimi-midis-xhelateve-e-viktimave\/"},"modified":"2026-03-22T12:48:29","modified_gmt":"2026-03-22T12:48:29","slug":"debati-ne-kuvend-ne-vitin-1992-per-parullen-bashkevuajtes-e-bashkefajtore-arben-imami-jam-kunder-nuk-ka-mundesi-pajtimi-midis-xhelateve-e-viktimave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/debati-ne-kuvend-ne-vitin-1992-per-parullen-bashkevuajtes-e-bashkefajtore-arben-imami-jam-kunder-nuk-ka-mundesi-pajtimi-midis-xhelateve-e-viktimave\/","title":{"rendered":"Debati n\u00eb kuvend n\u00eb vitin 1992 p\u00ebr parull\u00ebn \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebs e bashk\u00ebfajtor\u00eb\u201d, Arben Imami: Jam kund\u00ebr, nuk ka mund\u00ebsi pajtimi midis xhelat\u00ebve e viktimave"},"content":{"rendered":"<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb ishin dakord me parull\u00ebn \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebs e bashk\u00ebfajtor\u00eb\u201d n\u00eb fillimet e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb debat p\u00ebr ligjin p\u00ebr partit\u00eb politike dhe nxjerrjen jasht\u00eb ligjit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste, q\u00eb kishte mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb 50 vjet n\u00eb diktatur\u00eb, do t\u00eb rihapte debate p\u00ebr fajtor\u00ebt dhe viktimat e k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Elita politike e dal\u00eb prej diktatur\u00ebs do t\u00eb nxitonte t\u00eb artikulonte parull\u00ebn q\u00eb synonte t\u00eb dukej paqen sociale, por q\u00eb historia d\u00ebshmoi se rezultati ishte krejt e kund\u00ebrta. Arben Imami, nj\u00eb prej themeluesve kryesor\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb deputet i k\u00ebsaj partie, mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb prer\u00eb duke u distancuar qartazi nga parulla n\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr Imamin nuk mund t\u00eb kishte bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim gjakatar si ai i diktatur\u00ebs komuniste, por kishte qartazi nj\u00eb ndarje sipas s\u00eb cil\u00ebs: \u201cNuk ka bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb diktatur\u00ebs, ashtu si\u00e7 ka dhe ideator\u00eb e ekzekutor\u00eb t\u00eb saj. Nuk jam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet pajtim, sepse nuk ka mund\u00ebsi pajtimi midis xhelat\u00ebve e viktimave\u201d, thot\u00eb Imami.<\/p>\n<p>Debati do t\u00eb vazhdonte p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb dhe secili do t\u00eb thoshte fjal\u00ebn e tij sipas pozicionit politik. Natyrisht deputet\u00ebt e PS-s\u00eb nuk mund t\u00eb dilnin kaq hapur kund\u00ebr Partis\u00eb Komuniste dhe k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb paqen sociale dhe n\u00eb q\u00ebndrime tolerante. Nd\u00ebr ta ishin edhe deputet\u00ebt e rinj Pandeli Majko e Ilir Meta, t\u00eb cil\u00ebt sigurisht ishin shum\u00eb dakord me parull\u00ebn \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebs e bashk\u00ebfajtor\u00eb\u201d e artikuluar edhe nga lideri i koh\u00ebs Sali Berisha. Koha tregoi se xhelat\u00ebt nuk u nd\u00ebshkuan. Askush nuk u p\u00ebrball realisht me ligjin p\u00ebr krimet e kryera. P\u00ebrkundrazi, shum\u00eb prej tyre u rehabilituan dhe u rikthyen n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes, madje edhe n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Nuk pati pengesa p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin politik e as at\u00eb ekonomik. Parulla \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebs e bashk\u00ebfajtor\u00eb\u201d u b\u00eb praktik\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb tranzicionit duke i sh\u00ebrber pik\u00ebrisht atyre q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrballeshin me drejt\u00ebsin\u00eb. Sepse historia nuk u p\u00ebrmbys: xhelati mbeti xhelat dhe viktima mbeti viktim\u00eb.<\/p>\n<p>Arben Imami \u2013 Zoti Kryetar, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh vet\u00ebm 2 minuta p\u00ebr nj\u00eb problem t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb duke ju kujtuar rregulloren ku \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb deputeti kur flet me nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb shkurtuar duhet t\u00eb flas\u00eb dy t\u00eb tretat e koh\u00ebs, pra na bie t\u00eb flasim rreth 6 minuta.<\/p>\n<p>Jam parimisht plot\u00ebsisht dakord me projektin e paraqitur p\u00ebr arsye se partit\u00eb totalitariste kudo n\u00ebp\u00ebr bote kane pasur dhe kane pasur q\u00ebllime antikushtetuese. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti ose tjet\u00ebr me t\u00eb tilla q\u00ebllime dhe konkretisht sot po diskutohet p\u00ebr Partin\u00eb Komuniste t\u00eb cilat me t\u00eb marr\u00eb pushtetin me rrug\u00eb parlamentare t\u00eb zhdukin partit\u00eb e tjera. K\u00ebshtu nga kjo pik\u00ebpamje veprimtaria e q\u00ebllimet e k\u00ebtyre partive jan\u00eb antikushtetuese, antipluripartiake, nd\u00ebrkohe q\u00eb pluripartizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gur\u00ebt e themelit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i mendimit q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet sa me shpejt p\u00ebr arsye se t\u00eb gjith\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00ebn morale ndaj marksiz\u00ebm-leninizmit, ndaj k\u00ebsaj doktrine e teorie e cila u realizua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Shqip\u00ebri me n\u00eb fund duhet v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi, duhet t\u00eb ndahemi nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb vendosur drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk jam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet pajtim, sepse nuk ka mund\u00ebsi pajtimi midis xhelat\u00ebve e viktimave.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i mendimit se n\u00eb mund t\u00eb arrijm\u00eb paqen sociale, por nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe sociale pa u vendosur drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka paqe sociale pa gjetur komunizmi vendin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet paqja pa u mbaruar lufta. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e paqes shpesh shkelet drejt\u00ebsia dhe po t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se do t\u00eb krijojm\u00eb \u00e7ekuilib\u00ebr psikologjik n\u00eb rang komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019kemi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb e ta mbyllim q\u00eb mund t\u00eb ecim p\u00ebrpara. P\u00ebr mua drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb baras me paqen e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoja jo vet\u00ebm daljen e Partis\u00eb Komuniste nga skena, por gjyq politik p\u00ebr bllokmen\u00ebt me n\u00eb krye Ramiz Alin\u00eb.<\/p>\n<p>Mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ka bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb diktatur\u00ebs, ashtu si\u00e7 ka dhe ideator\u00eb e ekzekutor\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mendoj q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen edhe gjyqe p\u00ebr krimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjate k\u00ebtyre 50 vjet\u00ebve. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duhet t\u00eb japim n\u00eb shembullin duke futur para gjyqit politik ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt 50 vjet kan\u00eb shfryt\u00ebzuar pushtetin p\u00ebr krime politike dhe q\u00eb sot bredhin rrug\u00ebve megjith\u00ebse, kane vrar\u00eb e kan\u00eb persekutuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme njer\u00ebz.<\/p>\n<p>E dyta, jam i mendimit se duhet t\u00eb zb\u00ebrthehet ngjarja e grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb shkurtit 1991 n\u00eb Shkoll\u00ebn e Bashkuar dhe e gjith\u00eb l\u00ebvizja enveriste-komuniste, staliniste p\u00ebr krijimin e frontit t\u00eb jugut.<\/p>\n<p>E treta, t\u00eb hapen dosjet e pushtetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi r\u00ebn\u00eb dakord.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta, t\u00eb gjenden zgjidhja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mafien e kuqe, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb shtres\u00eb t\u00eb larte burokrat\u00ebsh komuniste t\u00eb cil\u00ebt sot po ngr\u00ebne nj\u00eb pushtet ekonomik t\u00eb cil\u00ebt moralisht nuk e meritojn\u00eb dhe pa u vendosur drejt\u00ebsia me k\u00ebt\u00eb grup social \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb gjejm\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb rang komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>E pesta, rehabilitimin social dhe integrimin e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb persekutuarve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, sikurse dhe atyre luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shquar p\u00ebr demokraci gjat\u00eb k\u00ebtyre 50 vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>E gjashta, t\u2019u kthehen pronat ish pronar\u00ebve dhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk b\u00ebhet kjo nuk do t\u00eb kemi drejt\u00ebsi, nuk do t\u00eb kemi stabilitet.<\/p>\n<p>Pra, mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, mbi k\u00ebt\u00eb platform\u00eb un\u00eb votoj p\u00ebr heqjen, ndalimin e Partis\u00eb Komuniste, enveriste, polpotiste etj.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Arbnori \u2013 Do t\u2019iu nd\u00ebrpres fjal\u00ebn se kaloi koha.<\/p>\n<p>Arben Imami \u2013 T\u00eb lutem, edhe 30 sekonda.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb shoq\u00ebri e civilizuar do t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb koalicion komb\u00ebtar t\u00eb nevojsh\u00ebm q\u00eb na duhet sot p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e sistemit<\/p>\n<p>Ilir Meta \u2013 Shoq\u00ebria shqiptare po p\u00ebrjeton nj\u00eb transformim demokratik i cili nuk mund t\u00eb pretendohet se \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, sepse ka vet\u00ebm dy vjet q\u00eb ka nisur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dhe partit\u00eb politike si pjes\u00eb intervale t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie nuk kan\u00eb marr\u00eb fizionomin\u00eb e plot\u00eb, prandaj dhe gjykimi nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb e kategorik p\u00ebr secil\u00ebn forc\u00eb politike nuk mund t\u00eb jet\u00eb i lehte.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket problemit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste un\u00eb mb\u00ebshtes Presidentin Berisha, i cili tha q\u00eb jasht\u00eb ligjit duhet t\u00eb dali ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paligjshme, n.q.s programi e aktiviteti i ndonj\u00eb partie qoft\u00eb dhe e k\u00ebsaj Komuniste \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi t\u00eb mbahet q\u00ebndrim nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, nga Gjykata Kushtetuese e pastaj dhe nga Kuvendi Popullor.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se antikomunizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e demokratike, \u00ebsht\u00eb argumentimi i avantazheve t\u00eb sistemit demokratik ndaj sistemit komunist dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebrtetimi i k\u00ebtyre avantazheve n\u00eb praktike. Mendoj se komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb zbehet e do t\u00eb zhduket sa m\u00eb shpejt t\u00eb eci demokracia, sa m\u00eb shpejt t\u00eb ecin reformat.<\/p>\n<p>Mendoj se agresiviteti nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, prandaj thash\u00eb q\u00eb ta shikoj\u00eb Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Gjykata Kushtetuese e pastaj Kuvendi Popullor. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb v\u00ebrtetuar Gjermania, Rusia e Carit, Spanja, Franca, ku me metoda t\u00eb tilla e nxit komunizmi. E kund\u00ebrta ndodhi n\u00eb Angli kur me kulture demokratike e sfiduan komunizmin e pothuajse nuk e njohin fare.<\/p>\n<p>Pandeli Majko \u2013 Duke d\u00ebgjuar deputetin parafol\u00ebs d\u00ebshiroja t\u2019i b\u00ebja t\u00eb ditur parlamentar\u00ebve nj\u00eb program nj\u00eb parti republikane shqiptare q\u00eb qenka n\u00eb Boston, meqen\u00ebse ky ligj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me partit\u00eb totalitare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb tij thuhet q\u00eb t\u00eb vriten n\u00eb \u00e7do katund, fshat e qend\u00ebr pune ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Arbnori \u2013 Zoti Majko, nuk \u00ebsht\u00eb parti shqiptare ajo po \u00ebsht\u00eb parti n\u00eb SHBA. dhe konkretisht nuk ekziston.<\/p>\n<p>Pandeli Majko \u2013 Kishte t\u00eb b\u00ebnte me q\u00ebndrimin e partive t\u00eb majta e t\u00eb djathta q\u00eb e ngriti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PSD-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i ligjit sipas relacionit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nxjerrjen jasht\u00eb ligjit t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste e cila sundoj 40 vjet n\u00eb vendin ton\u00eb duke shkelur t\u00eb drejtat flagrante t\u00eb drejtat njer\u00ebzore e politike t\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kuptoj fjal\u00ebn nxjerrje jasht\u00eb ligjit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste q\u00eb punon p\u00ebr diktatur\u00ebn e proletariatit luft\u00ebn e klasave q\u00eb soll\u00ebn aq vuajtje n\u00eb vendet evropiane dhe k\u00ebsaj partie q\u00eb aspiron p\u00ebr marrjen e pushtetit me dhun\u00eb e me arm\u00eb. Mendoj se kjo parti q\u00eb aspiron luft\u00eb klasash apo marrje t\u00eb pushtetit me dhun\u00eb ajo duhet t\u00eb nxirret pa asnj\u00eb hezitim nga skena politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket Partis\u00eb Komuniste Shqiptare nuk kam dijeni se si e kane programin, sepse p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb nuk kam qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Komuniste.<\/p>\n<p>Mendoj se n.q.s ka parti q\u00eb mendon p\u00ebr luft\u00eb klasash e marrje t\u00eb pushtetit me dhun\u00eb nuk duhet t\u00eb ekzistoje. Dua q\u00eb ky Parlament t\u00eb b\u00ebhet i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb komunizmi ose \u00e7do ideologji tjet\u00ebr b\u00ebhen t\u00eb pavlefsh\u00ebm nga votat e popullit si\u00e7 q\u00eb rasti i 22 Marsit, i cili nuk lejoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament t\u00eb hynte Partia Komuniste. Demokracia nuk mund t\u00eb pajtohet me veprimet e ngjashme me ato q\u00eb p\u00ebrdori shteti i diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb hesapet me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. Forca e demokracis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb toleranc\u00ebn dhe fuqin\u00eb e ligjit, t\u00eb cilat e kan\u00eb treguar veten.<\/p>\n<p>Mendoj se Kuvendi Popullor p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrjeton vendi yn\u00eb duhet t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm i cili t\u00eb shqyrtoj programet e t\u00eb gjith\u00eb partive shqiptare me q\u00ebllim q\u00eb kur ky Parlament t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e fundit \u00e7do gj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb dhe e argumentuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb ishin dakord me parull\u00ebn \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebs e bashk\u00ebfajtor\u00eb\u201d n\u00eb fillimet e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb debat p\u00ebr ligjin p\u00ebr partit\u00eb politike dhe nxjerrjen jasht\u00eb ligjit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste, q\u00eb kishte mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb 50 vjet n\u00eb diktatur\u00eb, do t\u00eb rihapte debate p\u00ebr fajtor\u00ebt dhe viktimat e k\u00ebsaj periudhe. Elita politike e dal\u00eb prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77504","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77504\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}