{"id":77503,"date":"2026-03-22T12:48:28","date_gmt":"2026-03-22T12:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/rama-si-enveri-pasi-u-prish-me-be-ne-hedh-syte-nga-kina-ne-podcast-me-zyrtaret-e-ambasades-kineze\/"},"modified":"2026-03-22T12:48:28","modified_gmt":"2026-03-22T12:48:28","slug":"rama-si-enveri-pasi-u-prish-me-be-ne-hedh-syte-nga-kina-ne-podcast-me-zyrtaret-e-ambasades-kineze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/rama-si-enveri-pasi-u-prish-me-be-ne-hedh-syte-nga-kina-ne-podcast-me-zyrtaret-e-ambasades-kineze\/","title":{"rendered":"Rama si Enveri\/ Pasi u prish me BE-n\u00eb hedh syt\u00eb nga Kina: N\u00eb podcast me zyrtaret e Ambasad\u00ebs kineze"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama po kopjon politik\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs. Ky i fundit e izoloi Shqip\u00ebrin\u00eb nga Evropa dhe mbante miq\u00ebsi vet\u00ebm me Kin\u00ebn dhe me partit\u00eb marksiste n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Sot Rama ka pritur n\u00eb podcastin e tij \u201cFlasim\u201d zyrtare t\u00eb Ambasad\u00ebs kineze dhe disa studente nga Kina. Shqip\u00ebria ka pasur gjithnj\u00eb student\u00eb kinez\u00eb, por ftesa nga kryeminstri k\u00ebrkon t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb sinjal Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">Rama u shpreh i impresionuar nga aft\u00ebsit\u00eb e tyre n\u00eb shqip, duke theksuar se kat\u00ebr prej tyre mbajn\u00eb edhe emra shqiptar\u00eb si Lira, Adriana, Rita dhe Etleva. Ai vuri n\u00eb dukje se student\u00ebt dhe p\u00ebrkthyesit kinez\u00eb q\u00eb ka njohur gjat\u00eb viteve kan\u00eb treguar nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe (duke n\u00ebnkuptuar se evropian\u00ebt s\u2019e m\u00ebsojn\u00eb shqipen).<\/div>\n<div>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs, ai tregoi gjithashtu se letrat zyrtare t\u00eb d\u00ebrguara nga ambasada e Kin\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb shkruara n\u00eb nj\u00eb shqipe shum\u00eb korrekte, pa gabime, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb shembull profesionalizmi.<\/p>\n\n<div><\/div>\n<p>Nj\u00eb nga t\u00eb ftuarat, q\u00eb mban detyr\u00ebn e atasheut n\u00eb ambasad\u00ebn e Kin\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, u shpreh se n\u00eb qytetin e saj n\u00eb Kin\u00eb ka biznese t\u00eb shumta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe sip\u00ebrmarrje shqiptare, duke reflektuar lidhjet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngushta ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Rama solli gjithashtu shembuj nga p\u00ebrvoja personale dhe nga aktiviteti n\u00eb rrjetet sociale, ku sipas tij ka par\u00eb kineze q\u00eb flasin shqip dhe q\u00eb jetojn\u00eb apo punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke theksuar pranin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb komunitetit kinez n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi edhe Universitetin e Pekinit, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebt e huaja, ku aktualisht studiojn\u00eb rreth 15 student\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, nj\u00eb tregues i interesit t\u00eb shtuar p\u00ebr kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Mysafiret e vecanta vijn\u00eb nga shum\u00eb larg por jetojn\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. Jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb madh q\u00eb ne kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur dhe vijn\u00eb nga nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e nj\u00eb progresi marramend\u00ebs. Por pavar\u00ebsisht se jan\u00eb q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta nga Kina kan\u00eb emra shqiptar\u00eb. Jam sot me Lir\u00ebn, adrian\u00ebn, me Rit\u00ebn dhe me Etlev\u00ebn sepse student\u00ebt kinez\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye apo tjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb projektuar p\u00ebr tu angazhuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ftesa p\u00ebr t\u00eb patur k\u00ebto 4 vajza kineze erdhi pasi m\u00eb ka ndodhur rast pas rasti, kur lexoj letrat q\u00eb d\u00ebrgon ambasada e Kin\u00ebs n\u00eb shqip, jan\u00eb letra zyrtare t\u00eb p\u00ebrkthyera apo q\u00eb i d\u00ebrgon drejtp\u00ebrdrejt ambasada \u00a0jan\u00eb absolutisht perfekte n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si shkruhet gjuha shqipe. Sinqerisht i jam qepur k\u00ebtyre letrave nga ambasada e Kin\u00ebs p\u00ebt t\u00eb gjetur gabim ortografik dhe nuk kam gjetur asnj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb nga eksperienca e disa vizitve n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe ku m\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar p\u00ebrkthyes kinez me emra shqiptar\u00eb dhe i fundit quhej Bashkim, kam mbetur i impresionuar nga m\u00ebnyra si e zot\u00ebrojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00ebse ne do flisnim kinezcen sic flasink\u00ebta shqip do ishte gj\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga t\u00eb ftuarat n\u00eb podcastin \u201cFlasim\u201d t\u00eb kryeministrit Edi Rama, atashe n\u00eb ambasad\u00ebn e Kin\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, u shpreh se n\u00eb qytetin e saj ka biznese t\u00eb huaja, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lira<\/strong>: Edhe un\u00eb jam habitur, tani un\u00eb jetoj n\u00eb Tiran\u00eb, videot e shkurtra n\u00eb internet jan\u00eb popullore dhe pash\u00eb nj\u00eb video n\u00eb gjuh\u00eb shqipe, nj\u00eb kineze dhe nj\u00eb shqiptare n\u00eb qytetin tim. Mendova se ishte me inteligjenc\u00eb artificiale. Por shum\u00eb kinez\u00eb q\u00eb kan\u00eb hapur dyqan tek Medreseja jan\u00eb nga qyteti im.<\/p>\n<p>Universiteti I Pekinit, dega e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb klas\u00ebn time ka 15 student\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb tw\u00ebrheq\u00ebs, nuk i ftoj un\u00eb por interneti. Kur nj\u00eb mik imi erdhi n\u00eb Tiranw, ai m\u00eb tha se i p\u00eblqen kafeja dhe restorantet.<\/p>\n<p>Lidhjet e fshehta t\u00eb Ram\u00ebs me Kin\u00ebn jan\u00eb zhvilluar qysh gjat\u00eb basghk\u00ebpunimit me agjentin McGonigal.<\/p>\n<p>Ne qershor 2017, McGonigal u takua me nj\u00eb zyrtar shqiptar, Dirian Duck\u00ebn, i cili punonte p\u00ebr CEFC-n\u00eb, dhe i dha informacion n\u00eb lidhje me hetimin e FBI-s\u00eb ndaj k\u00ebsaj kompanie, duke i th\u00ebn\u00eb se po i ndjekin dhe se arrestime mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>Keshilltari i Rames, Dorian Du\u00e7ka m\u00eb von\u00eb ndau informacionin p\u00ebr arrestimet e pritshme, me Kryetarin e CEFC China, Ye Jianming, i cili paralajm\u00ebroi nj\u00eb tjet\u00ebr objektiv t\u00eb FBI-s\u00eb, i identifikuar si \u2018Target 3\u2019 n\u00eb raport, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e arrestimeve t\u00eb af\u00ebrta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, ky zyrtar i transmetoi informacionin drejtuesve t\u00eb CEFC-s\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Patrick Ho-n, i cili m\u00eb pas u arrestua n\u00eb SHBA p\u00ebr akuza t\u00eb ryshfetit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Ky veprim i McGonigal \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb kompromentim i r\u00ebnd\u00eb i integritetit t\u00eb hetimit dhe ka d\u00ebmtuar besimin ndaj FBI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se Hunter dhe James Biden kan\u00eb p\u00ebrfituar miliona dollar\u00eb nga CEFC. Hunter Biden e ka quajtur Patrick Ho \u201cklientin\u201d e tij dhe ka marr\u00eb pagesa p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulence ligjore.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari i FBI-s\u00eb zbuloi informacione konfidenciale p\u00ebr kompanin\u00eb kineze CEFC, duke paralajm\u00ebruar arrestimet e ardhshme dhe d\u00ebmtoi r\u00ebnd\u00eb hetimin.<\/p>\n<p>Nderkaq, sot Kryeministri Edi Rama, qe po hel hapur,\u00a0 ka theksuar n\u00eb podcastin \u201cFlasim\u201d se marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kin\u00ebs jan\u00eb miq\u00ebsore dhe se progresi i k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb\u00a0 i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">N\u00eb bashk\u00ebbisedimin me atashen e ambasad\u00ebs s\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe 3 studentet kineze, Rama b\u00ebri t\u00eb ditur se po p\u00ebrgatitet p\u00ebrkthimi n\u00eb shqip i librit \u201cThe Ne\u00eb China Playbook\u201d t\u00eb ekonomistes Keyu Jin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb ndihmon n\u00eb kuptimin e Kin\u00ebs pa paragjykime dhe jasht\u00eb stereotipeve t\u00eb krijuara n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore.<\/div>\n<\/div>\n<p>Ai tha se autorja pritet t\u00eb ftohet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr prezantimin e librit.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve, Kryeministri u shpreh se, ndon\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Kina jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb madh\u00ebsi dhe zhvillim, bashk\u00ebpunimi mes tyre mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ai theksoi gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr rritjen e turizmit dhe zgjerimin e bashk\u00ebpunimit akademik mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, forcimi i shk\u00ebmbimeve kulturore dhe arsimore mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb afrimin edhe m\u00eb t\u00eb madh mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:\u00a0<\/strong>Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb me Kin\u00ebn dikur ka qen\u00eb e af\u00ebrt, shum\u00eb e af\u00ebrt, pastaj gj\u00ebrat ndryshuan. Dhe jemi shum\u00eb m\u00eb larg sesa \u00e7\u2019mund t\u00eb jet\u00eb Kina sot me shum\u00eb vende t\u00eb tjera dhe k\u00ebtu n\u00eb rajon, p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb miq\u00ebsore. Nga ana tjet\u00ebr progresi i Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam duke ndjekur nj\u00eb p\u00ebrkthim te nj\u00eb libri q\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb, nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar nga nj\u00eb ekonomiste kineze q\u00eb ka studiuar n\u00eb SHBA dhe q\u00eb jeton midis Kin\u00ebs dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. \u00cbsht\u00eb profesore n\u00eb LSE dhe ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb titullohet \u201cThe ne\u00eb China playbook\u201d.<\/p>\n<p>Nuk e di, po diskutoja me botuesin si ta p\u00ebrkthej n\u00eb shqip playbook. Por mund t\u00eb p\u00ebrkthehet \u201cManuali i ri i Kin\u00ebs\u201d. Manuali \u00ebsht\u00eb nj\u00eb document q\u00eb t\u00eb ndihmon si t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh makin\u00ebn etj. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb shkruar me q\u00ebllimin sic e thot\u00eb dhe ajo, q\u00eb ka jetuar midis 2 kulturave, pra \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit q\u00eb ta shohin Kin\u00ebn pa paragjykime dhe jasht\u00eb stereotipeve q\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Dhe po e ndjek p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer dhe do ta nxjerrim n\u00eb shqip dhe do ta ftojm\u00eb autoren, Keyu Jin t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu dhe do tju ftojm\u00eb n\u00eb prezantim. Kina \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe ne jemi shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Historia mes nesh ka qen\u00eb bardh e zi. Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb af\u00ebr dhe pastaj larg. Por un\u00eb do doja shum\u00eb t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme, t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb dije t\u00eb akumuluara n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ishte e mundur, t\u00eb shtonim bashk\u00ebpunimet universitare me Kin\u00ebn, n\u00eb disa deg\u00eb q\u00eb ju jeni pararoj\u00eb. Po t\u00eb isha 20 vje\u00e7, do m\u00ebsoja gjuh\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Kujtojme se ditet e fundit eshte bere e qarte se BE nuk e miraton politiken e Rames dhe nuk e toleron autoritarizmin e tij.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb kal\u00eb Troje. Vendet q\u00eb do t\u00eb na minonin nga brenda nuk mund t\u00eb b\u00ebhen shtete an\u00ebtare. Duhet t\u00eb sigurohemi plot\u00ebsisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Vendet q\u00eb i bashkohen BE-s\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb demokraci t\u00eb forta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb afta t\u2019i rezistojn\u00eb ndikimit toksik t\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Natyrisht, nuk mund t\u00eb ket\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shkurtra n\u00eb reforma. Qytetar\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb e presin k\u00ebt\u00eb nga ne, nga un\u00eb dhe nga ekipi im\u201d. Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, Marta Kos, gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/miqesia\/\">Rama si Enveri\/ Pasi u prish me BE-n\u00eb hedh syt\u00eb nga Kina: N\u00eb podcast me zyrtaret e Ambasad\u00ebs kineze<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama po kopjon politik\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs. Ky i fundit e izoloi Shqip\u00ebrin\u00eb nga Evropa dhe mbante miq\u00ebsi vet\u00ebm me Kin\u00ebn dhe me partit\u00eb marksiste n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Sot Rama ka pritur n\u00eb podcastin e tij \u201cFlasim\u201d zyrtare t\u00eb Ambasad\u00ebs kineze dhe disa studente nga Kina. Shqip\u00ebria ka pasur gjithnj\u00eb student\u00eb kinez\u00eb, por ftesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77503","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77503\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}