{"id":77492,"date":"2026-03-22T11:48:29","date_gmt":"2026-03-22T11:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/pse-bota-nuk-gjen-qetesi-ne-shekullin-xxi-lea-ypi-per-el-pais-dy-problemet-me-te-medha-jane-kapitalizmi-dhe-shteti-komb\/"},"modified":"2026-03-22T11:48:29","modified_gmt":"2026-03-22T11:48:29","slug":"pse-bota-nuk-gjen-qetesi-ne-shekullin-xxi-lea-ypi-per-el-pais-dy-problemet-me-te-medha-jane-kapitalizmi-dhe-shteti-komb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/pse-bota-nuk-gjen-qetesi-ne-shekullin-xxi-lea-ypi-per-el-pais-dy-problemet-me-te-medha-jane-kapitalizmi-dhe-shteti-komb\/","title":{"rendered":"Pse bota nuk gjen qet\u00ebsi n\u00eb shekullin XXI?, Lea Ypi p\u00ebr \u2018El Pa\u00eds\u2019: Dy problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb kapitalizmi dhe shteti-komb"},"content":{"rendered":"<p>Lea Ypi u rrit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. Ky vend i Evrop\u00ebs Lindore u sundua me dor\u00eb t\u00eb hekurt nga Enver Hoxha, regjimi i t\u00eb cilit zgjati nga viti 1944 deri n\u00eb vitin 1985. N\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are, ajo u largua p\u00ebr t\u00eb studiuar jasht\u00eb, fillimisht n\u00eb Itali dhe m\u00eb pas n\u00eb Oksford. Sot, ajo jep m\u00ebsim n\u00eb London School of Economics.<\/p>\n<p>Ypi, 45 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb e specializuar n\u00eb marksiz\u00ebm dhe teori kritike. Shkenc\u00ebtarja politike e lindur n\u00eb Tiran\u00eb ka shkruar fuqimisht p\u00ebr t\u00eb metat dhe mang\u00ebsit\u00eb e sistemit kapitalist, n\u00eb vepra si Class Borders: Inequality, Migration, and Citizenship in the Capitalist State, nj\u00eb ese e vitit 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e saj t\u00eb par\u00eb, Free: Coming of Age at the End of History (2021), akademikja shqiptare u zhyt n\u00eb kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e saj n\u00eb nj\u00eb lloj eseje-romani q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb famshme. I p\u00ebrkthyer n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 gjuh\u00eb, reagimet ndaj atij libri p\u00ebrmbanin farat e krijimit t\u00eb ri Indignity: A Life Reimagined (2025).<br \/>\nYpi vjen nga nj\u00eb familje kozmopolitane q\u00eb u persekutua ashp\u00ebr nga regjimi komunist: gjyshi i saj nga ana e babait ishte shok klase i Hoxh\u00ebs gjat\u00eb viteve t\u00eb studimit n\u00eb Paris. Ai u d\u00ebnua me 20 vjet n\u00eb nj\u00eb kamp pune. Nd\u00ebrsa gjyshja e saj u detyrua t\u00eb largohej nga apartamenti i saj n\u00eb Tiran\u00eb, i cili u konfiskua nga shteti, dhe t\u00eb punonte n\u00eb nj\u00eb kooperativ\u00eb bujq\u00ebsore, ku rriti djalin e saj t\u00eb vet\u00ebm (babain e Ypit).<\/p>\n<p>N\u00eb librin e saj m\u00eb t\u00eb fundit, Indignity, ajo nd\u00ebrthur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb materialeve q\u00eb gjeti n\u00eb arkiva me nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb trilluar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb gjyshes s\u00eb saj n\u00eb Selanik, qyteti i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Greqi, dhe mb\u00ebrritjen e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Si rr\u00ebfimet e dokumentuara ashtu edhe ato t\u00eb imagjinuara p\u00ebrkojn\u00eb me reflektimet e saj mbi kuptimin e kujtes\u00ebs dhe dinjitetit.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb lib\u00ebr bazohet n\u00eb ndonj\u00eb dokument historik\u2026 por personazhet shpesh jan\u00eb personazhe t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra. Pra, ato nd\u00ebrtohen mbi baz\u00ebn e personazheve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjall\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb,\u201d sqaron ajo n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb London School of Economics (LSE), ku  u zhvillua kjo intervist\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 9 marsit.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb librin Indignity, a ndihesh sikur po shkruan si studiuese apo si pjes\u00ebtare e familjes t\u00ebnde?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Doja t\u00eb kombinoja historin\u00eb me let\u00ebrsin\u00eb. Mendoj se ajo q\u00eb b\u00ebn let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb personazhe dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb imagjinat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi personazhe q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht\u2026 por q\u00eb simbolizojn\u00eb forca t\u00eb caktuara historike, apo prirje t\u00eb caktuara, ose na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb arkivat historike i l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb. Nuk doja t\u00eb shkruaja si nj\u00eb an\u00ebtare e familjes. Doja t\u00eb kombinoja faktet me kujtimet personale, duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb gjendje t\u00eb kem nj\u00eb lloj lirie p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur imagjinat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebta personazhe, t\u00eb cil\u00ebt na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb mbi periudh\u00ebn me mjetet q\u00eb t\u00eb jep let\u00ebrsia.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb fillim t\u00eb Indignity, citon nj\u00eb kritik\u00eb q\u00eb more n\u00eb rrjetet sociale, ku t\u00eb akuzonin se sulmoje kapitalizmin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfiton prej sistemit. Gjithashtu u akuzove se ke harruar gjyshin t\u00ebnd, i cili u persekutua nga komunist\u00ebt. A \u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta zgjeruar shpjegimin q\u00eb ofrove te libri Free, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pozicionin t\u00ebnd marksist pavar\u00ebsisht se je rritur n\u00ebn regjimin e Hoxh\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Po, absolutisht. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb zhg\u00ebnjeu te pritja e Free ishte se njer\u00ebzit duket se mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb logjike q\u00eb, n\u00ebse je dikush q\u00eb ka jetuar n\u00ebn komunizmin shqiptar, nuk mund t\u00eb jesh edhe kritik ndaj kapitalizmit. Njer\u00ebzit nuk mund t\u2019i bashkonin k\u00ebto dy gj\u00ebra. Tani, duke menduar p\u00ebr historin\u00eb e familjes sime: gjyshi im ishte socialdemokrat. Dhe kur doli nga burgu, ai ishte gjithashtu kritik ndaj kapitalizmit. Pra, p\u00ebr mua. si n\u00eb rastin e gjyshit tim ashtu edhe t\u00eb gjyshes sime . u b\u00eb pyetja se kush e p\u00ebrcakton trash\u00ebgimin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur vet\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb lib\u00ebr, mendimet q\u00eb gjyshja jote shpreh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb a reflektojn\u00eb edhe rezervat e tua p\u00ebr vendin?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rind\u00ebrtim i sakt\u00eb  i realitetit n\u00eb terren n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb t\u00eb huaji . Fakti ishte q\u00eb k\u00ebto ishin qytete q\u00eb nuk ishin tamam qytete; kishte gjithfar\u00eb njer\u00ebzish rural\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb modernizoheshin n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb sapo ishte b\u00ebr\u00eb i pavarur nga Perandoria Osmane . Shqip\u00ebria po p\u00ebrpiqej t\u00eb arrinte pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, sepse i kushtonte r\u00ebnd\u00ebsi pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Gjat\u00eb shkrimit t\u00eb librit, zbulova se, si n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ashtu edhe n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs, ka shum\u00eb modele q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten. Pra, lexon p\u00ebr vitet 1920 dhe 1930, por n\u00eb fakt zbulon shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb tashmen. Shum\u00eb nga dinamikat q\u00eb shpjegoj n\u00eb lib\u00ebr lidhen gjithashtu me l\u00ebvizjet e popullsis\u00eb, rritjen e nacionalizmit dhe luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb lib\u00ebr, shpreh nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rolin q\u00eb Mbret\u00ebria e Bashkuar luajti n\u00eb fatin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Kjo vjen nga ajo q\u00eb gjeta n\u00eb arkiva. Nj\u00eb nga arsyet kryesore pse gjyshi im p\u00ebrfundoi n\u00eb burg \u00ebsht\u00eb se ai kishte qen\u00eb n\u00eb kontakt me k\u00ebta oficer\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs britanike.<\/p>\n<p>Pyetje: Duket mjaft rast\u00ebsi q\u00eb gjyshja dhe gjyshi yt p\u00ebrfunduan n\u00eb Shqip\u00ebri. Asnj\u00ebri prej tyre nuk u rrit aty.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Po, ishte rast\u00ebsi por edhe nuk ishte. Dua t\u00eb them, sigurisht q\u00eb ata mund t\u00eb kishin shkuar diku tjet\u00ebr\u2026 por, nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb vitet 1930 kishte l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzish . Ai lindi n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb Maqedonia dhe ajo lindi n\u00eb Greqi . Kishte nj\u00eb pyetje asokohe: \u201cKu p\u00ebrket n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?\u201d T\u00eb gjith\u00eb i detyronin ta jepnin nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Shpesh, gjuha, ose vendi nga vinte fillimisht familja, kishte pesh\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Jep shum\u00eb p\u00ebrkufizime p\u00ebr konceptin e dinjitetit dhe shtron pyetjen n\u00ebse ai mbijeton p\u00ebrtej individit  Sot, a ke nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncept?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: P\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin arrij \u00ebsht\u00eb se mund ta rind\u00ebrtosh dinjitetin e nj\u00eb personi p\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb, sepse ajo t\u00eb lejon t\u00eb p\u00ebrfshish k\u00ebndv\u00ebshtrime dhe pozicione t\u00eb ndryshme. Dhe, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb librit, dinjiteti p\u00ebr t\u00eb cilin flas lidhet me nj\u00eb lexim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs\u2026 dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai i flet t\u00eb tashmes.<\/p>\n<p>Pyetje: Deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase t\u00eb ka ndihmuar Indignity t\u00eb pajtosh kontraditat?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: M\u00eb ndihmoi, p\u00ebr shembull, t\u00eb kuptoj pse komunist\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri. Pse komunizmi shqiptar kishte k\u00ebto tipare? Si lidhet ajo q\u00eb un\u00eb besoj me at\u00eb q\u00eb i ndodhi gjyshit tim? Pra, shkrimi i librit m\u00eb ndihmoi t\u00eb zgjidh disa lidhje biografike dhe personale. Dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase, m\u00eb ndihmoi t\u00eb kuptoj edhe disa nga angazhimet e mia m\u00eb t\u00eb gjera filozofike. Por nuk do t\u00eb thosha q\u00eb arrita nj\u00eb mbyllje\u2026 mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i hapur.<\/p>\n<p>Pyetje:   Ti thua q\u00eb nuk je ndjer\u00eb viktim\u00eb, a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb form\u00eb rebelimi ndaj m\u00ebnyr\u00ebs si trajtohet viktimizimi sot?  <\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Po. Mendoj se njer\u00ebzit shpesh e p\u00ebrdorin viktimizimin p\u00ebr p\u00ebrfitim personal. Dhe ka nj\u00eb lloj manipulimi t\u00eb statusit t\u00eb viktimave nga pasardh\u00ebsit e viktimave. Un\u00eb nuk mendoj se jam persekutuar ndonj\u00ebher\u00eb personalisht. Dhe k\u00ebshtu, mendoj se n\u00ebse do t\u00eb thoja q\u00eb jam persekutuar sepse gjyshja ime ishte persekutuar, ka nj\u00eb lloj mungese dinjiteti\u2026 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje ndaj dhimbjes dhe vuajtjes s\u00eb saj. N\u00ebse un\u00eb shkoj rreth e rrotull dhe pretendoj se jam viktim\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk e b\u00ebn m\u00eb dallimin mes viktim\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe personit q\u00eb thjesht pretendon viktimizim.<\/p>\n<p>Pyetje: Por a nuk duhet t\u00eb trajtohen padrejt\u00ebsit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs?  Ka r\u00ebnd\u00ebsi kush e b\u00ebri, apo pse ndodhi?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: P\u00ebr mua, padrejt\u00ebsia historike ka r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ende aktuale. Pra, p\u00ebr aq sa kjo padrejt\u00ebsi historike \u00ebsht\u00eb ende burim i ndonj\u00eb padrejt\u00ebsie q\u00eb po ndodh n\u00eb t\u00eb tashmen. Dhe kur nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb padrejt\u00ebsia historike nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb padrejt\u00ebsi: \u00ebsht\u00eb thjesht histori. Por ka nj\u00eb debat shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb filozofi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse shum\u00eb njer\u00ebz do t\u00eb thoshin: \u201cJo, padrejt\u00ebsia historike \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga padrejt\u00ebsia e sotme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj tjet\u00ebr padrejt\u00ebsie.\u201d<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb \u00e7far\u00eb kuptimi?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb se padrejt\u00ebsit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs mund t\u00eb zgjidhen me informacion rreth asaj se kush b\u00ebri \u00e7far\u00eb\u2026 por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se duhet t\u00eb dish pse-n\u00eb, jo aq shum\u00eb kush-in. Individi nuk \u00ebsht\u00eb aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Pyetje: Nj\u00eb nga personat q\u00eb konsulton n\u00eb k\u00ebrkimin t\u00ebnd t\u00eb pyet n\u00ebse je e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb gjetur komunist\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Mendoj se ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb pyetje sepse ai pasqyron k\u00ebt\u00eb mentalitet n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb i konsideron t\u00eb gjith\u00eb komunist\u00ebt si t\u00eb k\u00ebqij dhe t\u00eb gjith\u00eb antikomunist\u00ebt si njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, p\u00ebr mua, i gjith\u00eb libri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjetjen e nuancave. Edhe Gustav, personazhi nazist n\u00eb lib\u00ebr, b\u00ebn gj\u00ebn\u00eb e duhur n\u00eb fund, i shtyr\u00eb nga nj\u00eb ndjenj\u00eb njer\u00ebzore. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u2019i rezistosh njer\u00ebzores brenda nesh. Doja t\u2019i rezistoja k\u00ebtij k\u00ebndv\u00ebshtrimi bardh e zi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dominues n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb vuajtur trauma.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb lib\u00ebr, Enver Hoxha imagjinar i thot\u00eb gjyshit t\u00ebnd se dinjiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj, nj\u00eb luks.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Po, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim reduksionist i moralit q\u00eb mbahet nga disa marksist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e shohin at\u00eb si nj\u00eb form\u00eb pushteti. Nuk jam dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb esen\u00eb t\u00ebnde t\u00eb vitit 2018, Class Borders, thua se kapitalizmi duhet rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Dy problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shekullit XXI jan\u00eb kapitalizmi dhe nacionalizmi. Ky kombinim i shtetit komb\u00ebtar dhe kapitalizmit  po prodhon shum\u00eb p\u00ebrplasje dhe shum\u00eb kontradikta. Shum\u00eb nga konfliktet q\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb shkaktohen nga kjo. Un\u00eb jam antikapitaliste n\u00eb kuptimin q\u00eb mendoj se duhet t\u00eb jesh radikal n\u00eb kritik\u00eb, edhe n\u00ebse d\u00ebshiron p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb vogla reformiste. Sepse, p\u00ebrndryshe, nuk arrin asgj\u00eb. Do t\u00eb thosha se vizioni im p\u00ebr t\u00eb ardhmen p\u00ebrfshin, nga nj\u00ebra an\u00eb, nj\u00eb angazhim kritik me trash\u00ebgimin\u00eb e socializmit shtet\u00ebror dhe, nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb angazhim kritik me trash\u00ebgimin\u00eb e kapitalizmit.<\/p>\n<p>Pyetje: Shum\u00eb mendimtar\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore pan\u00eb shembjen e bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u rrit\u00ebn. A kan\u00eb ata ndonj\u00eb nostalgji p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Mendoj se evropian\u00ebt lindor\u00eb e kan\u00eb par\u00eb q\u00eb sistemi ndryshon dhe mendojm\u00eb: \u201cmir\u00eb, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.\u201d Nuk jam naive. Kur them q\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb kapitalizmin, mendoj se, edhe n\u00ebse d\u00ebshiron ta mbash kapitalizmin n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb humane, duhet t\u00eb duash ta rr\u00ebzosh. E kupton \u00e7far\u00eb dua t\u00eb them? Si n\u00eb vitet 1960 dhe 1970, forcat q\u00eb na dhan\u00eb shtetin social nuk ishin pro-kapitaliste. Dhe n\u00eb shekullin XIX, forcat q\u00eb na dhan\u00eb emancipimin demokratik nuk ishin elitat aristokratike. Ishte l\u00ebvizja e pun\u00ebtor\u00ebve\u2026 ishin k\u00ebto l\u00ebvizje q\u00eb luftonin sistemin dhe p\u00ebrfundimisht e b\u00ebn\u00eb at\u00eb pak m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Si e artikulon kritik\u00ebn t\u00ebnde ndaj komunizmit?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, nuk kishte zgjedhje t\u00eb lira; nuk kishte liri fjale, nuk kishte shtyp t\u00eb lir\u00eb, nuk kishte liri organizimi, nuk kishte nj\u00eb shoq\u00ebri civile t\u00eb gjall\u00eb. Dhe, n\u00ebse nuk ke demokraci, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb kesh legjitimitet. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb fund t\u00eb Indignity, flet p\u00ebr m\u00ebsime. Cilat do t\u00eb doje t\u00eb p\u00ebrcillje n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Jet\u00ebt e njer\u00ebzve si gjysh\u00ebrit e mi, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj iluminizmit progresiv, dhe p\u00ebrpjekjet e tyre s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb kuptim n\u00ebse brezat pasardh\u00ebs nuk i marrin parasysh.<\/p>\n<p>Publikimi i Indignity nuk e ka mbyllur aspak historin\u00eb e saj, shkruan El Pais. Ypi tregon se, pasi libri ishte botuar, ajo gjeti fotografin\u00eb origjinale, nj\u00eb portret i gjysh\u00ebrve t\u00eb saj n\u00eb muajin e mjaltit, teksa dukeshin bukur dhe elegant\u00eb. Ndodheshin n\u00eb Cortina d\u2019Ampezzo, nj\u00eb qytet n\u00eb Italin\u00eb veriore, n\u00eb vitin 1941, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lufta po p\u00ebrhapej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe pasardh\u00ebsit e nj\u00ebrit prej spiun\u00ebve britanik\u00eb q\u00eb kishte mbajtur kontakte me gjyshin e saj e kan\u00eb kontaktuar Ypin gjithashtu. Dhe, sigurisht, k\u00ebrkimet e saj n\u00eb arkiva do t\u00eb ofrojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.\/ ElPais <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lea Ypi u rrit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. Ky vend i Evrop\u00ebs Lindore u sundua me dor\u00eb t\u00eb hekurt nga Enver Hoxha, regjimi i t\u00eb cilit zgjati nga viti 1944 deri n\u00eb vitin 1985. N\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are, ajo u largua p\u00ebr t\u00eb studiuar jasht\u00eb, fillimisht n\u00eb Itali dhe m\u00eb pas n\u00eb Oksford. Sot, ajo jep m\u00ebsim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77492","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77492\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}