{"id":77476,"date":"2026-03-22T09:48:26","date_gmt":"2026-03-22T09:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/tavo-himara-drejt-turizmit-gjithevjetor-sfide-cilesia-e-sherbimeve\/"},"modified":"2026-03-22T09:48:26","modified_gmt":"2026-03-22T09:48:26","slug":"tavo-himara-drejt-turizmit-gjithevjetor-sfide-cilesia-e-sherbimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/22\/tavo-himara-drejt-turizmit-gjithevjetor-sfide-cilesia-e-sherbimeve\/","title":{"rendered":"Tavo: Himara drejt turizmit gjith\u00ebvjetor. Sfid\u00eb, cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve"},"content":{"rendered":"<p>Qyteti bregdetar i Himar\u00ebs po njeh rritje t\u00eb vizitor\u00ebve edhe gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit, megjithat\u00eb resurset e m\u00ebdha e b\u00ebjn\u00eb zon\u00ebn me potencial p\u00ebr turiz\u00ebm gjith\u00ebvjetor dhe numra n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Vangjel Tavo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ATSH-n\u00eb, tha se Himara ka frekuentim n\u00eb rritje gjat\u00eb dimrit, por ajo dhe fshatrat e saj kan\u00eb kapacitete t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb turiz\u00ebm gjith\u00ebvjetor.<\/p>\n<p>Zonat malore, ushqimi tradicional, bujtinat dhe shtigjet natyrore jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb e madhe p\u00ebr zhvillim t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Tavo tha se si hap i par\u00eb konkret \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs rrugore, me fokus n\u00eb lidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fshatrave me akset kryesore.<\/p>\n<p>\u201cJemi duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e brendshme t\u00eb k\u00ebtyre zonave, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm aksesin dhe lidhjen e tyre me rrug\u00ebt kryesore. Po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj infrastrukture n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Paralelisht, kemi nd\u00ebrhyrje edhe n\u00eb sistemet e uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe kanalizimeve, si dhe n\u00eb ndri\u00e7imin publik, p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe vizitor\u00ebt. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb lidhim t\u00eb gjith\u00eb territorin e Himar\u00ebs dhe t\u00eb krijojm\u00eb kushte t\u00eb barabarta zhvillimi si n\u00eb bregdet, ashtu edhe n\u00eb zonat e brendshme\u201d, n\u00ebnvizoi Tavo.<\/p>\n<p>Paralelisht, shtoi Tavo, fondet p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e zonave rurale dhe sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ndihmojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar tek blegtoria dhe agrop\u00ebrpunimi, p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb sektor n\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje reale p\u00ebr turizmin.<\/p>\n<p>Sipas tij, q\u00ebllimi i bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb turizmi n\u00eb Himar\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm sezonal, por nj\u00eb aktivitet ekonomik gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryebashkiakun Tavo, turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim shum\u00eb delikat.<\/p>\n<p>\u201cTa t\u00ebrheq\u00ebsh turistin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, por sfida e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ta mbash at\u00eb dhe ta kthesh n\u00eb vizitor t\u00eb rregullt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb tre aktor\u00eb kryesor\u00eb: bashkia, qeveria qendrore dhe biznesi. Nd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs, pastrimi, rrug\u00ebt, uji, energjia dhe sh\u00ebrbimet publike jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e institucioneve. Nd\u00ebrsa cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit dhe politika e \u00e7mimeve varen nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit\u201d, tha Tavo.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit u zhvillua analiz\u00eb e thell\u00eb e sezonit turistik jo thjesht p\u00ebr bilance, por p\u00ebr t\u00eb identifikuar problemet reale.<\/p>\n<p>\u201cKemi k\u00ebrkuar nga operator\u00ebt turistik\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb realist\u00eb n\u00eb raportin mes \u00e7mimit dhe sh\u00ebrbimit, sepse tregu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe nd\u00ebshkon shpejt\u201d, theksoi Tavo.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa Himara mbetet nj\u00eb nga markat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb turizmit n\u00eb vend, kryebashkiaku thot\u00eb se detyra e autoriteteve lokale \u00ebsht\u00eb ta p\u00ebrforcojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mark\u00eb, duke rritur cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve dhe duke mbajtur gjithmon\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb mes \u00e7mimit dhe asaj q\u00eb ofrohet.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrmir\u00ebsimin e aksesit n\u00eb plazhet publike, Tavo tha se \u201cderi para pak vitesh ishte pothuajse e pabesueshme q\u00eb t\u00eb vije n\u00eb plazhet e bregut t\u00eb Jonit dhe t\u00eb gjeje hap\u00ebsira publike\u201d.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se ky realitet ka ndryshuar. \u201cVitin e kaluar krijuam hap\u00ebsira publike n\u00eb plazhe dhe vendos\u00ebm edhe \u00e7adra falas p\u00ebr frekuentuesit. Kjo nism\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit dhe synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm t\u2019i ruajm\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, por edhe t\u2019i zgjerojm\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Tavo informoi se k\u00ebt\u00eb sezon veror do t\u00eb rritet shkalla e monitorimit, pasi vitin e kaluar pati abuzime, ku pushues t\u00eb ndrysh\u00ebm zinin \u00e7adrat p\u00ebr periudha t\u00eb gjata, duke krijuar situata t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem mbetet edhe menaxhimi i mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi marr\u00eb masa konkrete p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb. Kemi siguruar filtrimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb qytetin e Himar\u00ebs, duke shmangur shkarkimin e tyre n\u00eb det, si dhe kemi t\u00eb zgjidhur depozitimin e mbetjeve t\u00eb ngurta n\u00eb landfill. Sfida mbetet pastrimi gjat\u00eb sezonit, pasi prodhimi i mbetjeve shum\u00ebfishohet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne punojm\u00eb duke t\u00ebrhequr mbetjet disa her\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos krijuar depozitime, si dhe b\u00ebjm\u00eb<br \/>\npastrimin e rregullt t\u00eb plazheve dhe t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsirave publike\u201d, tha Tavo.<\/p>\n<p>Bashkia e Himar\u00ebs ka hasur edhe problematika me individ\u00eb dhe subjekte t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb ndotin mjedisin.<\/p>\n<p>\u201cVitin e kaluar vendos\u00ebm kamera dhe p\u00ebrdor\u00ebm edhe sistemet ekzistuese p\u00ebr t\u00eb identifikuar ndot\u00ebsit, duke vendosur gjoba dhe duke i b\u00ebr\u00eb rastet publike. Past\u00ebrtia e qytetit, plazheve dhe rrug\u00ebve \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb suksessh\u00ebm dhe k\u00ebtu nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb toleranc\u00eb. \u00c7do qytetar apo subjekt do t\u00eb nd\u00ebshkohet maksimalisht, sipas ligjit, n\u00ebse ndot\u201d, tha Tavo.<\/p>\n<p>Himara dhe fshatrat e saj jan\u00eb nj\u00eb thesar i v\u00ebrtet\u00eb. Deti dhe mali pran\u00eb e pran\u00eb nuk b\u00ebhen bashk\u00eb askund si k\u00ebtu. Vizitor\u00ebt mund t\u00eb shijojn\u00eb plazhet dhe bregdetin e Jonit, shk\u00ebmbinjt\u00eb dhe shpellat natyrore, kalat\u00eb historike si kalaja e Himar\u00ebs, e Porto Palermos apo ajo e Borshit, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kishash me vlera historike dhe kulturore, si dhe kanione dhe shtigje malore p\u00ebr turiz\u00ebm aventure.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ndodhen shum\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe ofrojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetohen edhe brenda nj\u00eb dite.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qyteti bregdetar i Himar\u00ebs po njeh rritje t\u00eb vizitor\u00ebve edhe gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit, megjithat\u00eb resurset e m\u00ebdha e b\u00ebjn\u00eb zon\u00ebn me potencial p\u00ebr turiz\u00ebm gjith\u00ebvjetor dhe numra n\u00eb rritje. Kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, Vangjel Tavo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ATSH-n\u00eb, tha se Himara ka frekuentim n\u00eb rritje gjat\u00eb dimrit, por ajo dhe fshatrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77476","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77476\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}