{"id":77332,"date":"2026-03-20T22:48:20","date_gmt":"2026-03-20T22:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/20\/igli-tafa-pajton-ermal-beqirin-me-gerond-mecen-njerit-thesarin-tjetrit-burgjet-ikin-5-mld-leke\/"},"modified":"2026-03-20T22:48:20","modified_gmt":"2026-03-20T22:48:20","slug":"igli-tafa-pajton-ermal-beqirin-me-gerond-mecen-njerit-thesarin-tjetrit-burgjet-ikin-5-mld-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/20\/igli-tafa-pajton-ermal-beqirin-me-gerond-mecen-njerit-thesarin-tjetrit-burgjet-ikin-5-mld-leke\/","title":{"rendered":"Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Me\u00e7en, nj\u00ebrit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lek\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, n\u00ebn goditjet e SPAK, \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb riformatoj\u00eb AKSHI-n. Pas zbulimit t\u00eb \u201corganizat\u00ebs kriminale\u201d me n\u00eb krye Linda Kar\u00e7anajn, n\u00eb krye t\u00eb institucionit prezantohet Igli Tafa.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr ndarjen e parave t\u00eb tenderave t\u00eb AKSHI-t kishte sh\u00ebnuar fillimisht pengmarrjen e z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit t\u00eb AKSHI-t dhe m\u00eb pas t\u00eb biznesmenit Gerond Me\u00e7e. Denoncimi i Me\u00e7es dhe kontrolli i zyr\u00ebs s\u00eb Ergys Agasit nxorri n\u00eb drit\u00eb se si funksiononte kjo organizat\u00eb q\u00eb kishte mb\u00ebshtetje edhe nga policia. Tenderat ndaheshin me drejtoresh\u00ebn Kar\u00e7anaj dhe kush nuk bindej p\u00ebrballej me shantazhe dhe dhun\u00eb. Hetimi i pengmarrjes zbuloi se edhe Komisioni i Prokurimit Publik kishte lidhje me veprimet organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Misioni i pashpallur i Taf\u00ebs duket se \u00ebsht\u00eb \u201cpajtimi\u201d i grupeve q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb SPAK. Pala e d\u00ebmtuar e Gerond Me\u00e7es do t\u00eb joshet me tendera me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb distancohet nga SPAK. N\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion ndihmon edhe KPP, i cili varet direkt nga Kryeministri Rama.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq grupi q\u00eb gjendet n\u00eb arrati i Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit do t\u00eb detyrohet t\u00eb pranoj\u00eb ekuilibrin e ri. Brenda k\u00ebsaj kornize vijn\u00eb zhvillimet e reja.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 mars 2026, Gerond Me\u00e7es, iu hap drita jeshile t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00ebn 3 miliard\u00eb lek\u00eb. Objekti \u00ebsht\u00eb: \u201cNd\u00ebrtimi i Sistemit Informatik t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Proceseve t\u00eb Brendshme p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, Institucioneve t\u00eb vart\u00ebsis\u00eb (IEVP) dhe infrastruktur\u00ebs hostuese\u201d.<\/p>\n\n<p>KPP vendosi q\u00eb AKSHI t\u00eb vazhdoj\u00eb me hapat e tjer\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs, pasi u verifikua se oferta e kompanis\u00eb ABS t\u00eb Gerond Me\u00e7es ishte rivler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Shqyrtimi i ankes\u00ebs kishte nisur n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Por n\u00eb gusht do t\u00eb ndodhnin disa probleme q\u00eb soll\u00ebn kthes\u00eb n\u00eb raportet e Gerond Me\u00e7es me AKSHI-n dhe KPP-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nga dosja e AKSHI-t n\u00eb SPAK m\u00ebsojm\u00eb se rr\u00ebmbimi i Gerond Me\u00e7es, kishte lidhje nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe me tenderin e m\u00ebsip\u00ebrm. Dyshohet se personat t\u00eb cil\u00ebt organizuan rr\u00ebmbimin dhe k\u00ebrc\u00ebnimin ndaj tij, kishin nj\u00eb autoritet apo lidhje brenda KPP, q\u00eb ka aft\u00ebsin\u00eb dhe kompetenc\u00ebn p\u00ebr ta verifikuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb deponimit ai p\u00ebrmendi edhe emrin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb KPP, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, Gerond Me\u00e7e tregoi se kishte konflikte t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb fush\u00ebn e tij t\u00eb operimit.<\/p>\n<p>Ky an\u00ebtar i KPP, p\u00ebr t\u00eb cilin Gerond Me\u00e7e dyshonte ishte Kreshnik Ternova.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dyshoj se personi brenda KPP, quhet K.T, me detyr\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n<p>Dyshimi im ndaj tij lidhet me njohjen q\u00eb ai ka me shtetasin Ermal Beqiri. Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb se ka shum\u00eb procedura q\u00eb, edhe kur KPP m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, an\u00ebtari K. T. ka qen\u00eb kund\u00ebr n\u00eb minoranc\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb kamerave t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, ku ky an\u00ebtar n\u00eb mbledhjen ballafaquese midis KPP dhe kompanis\u00eb ankimuese, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Autoritetit Prokurues q\u00eb ta klasifikoj\u00eb si tender i klasifikuar, gj\u00eb e cila ishte drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje kompanin\u00eb ton\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Gerond Me\u00e7es.<\/p>\n<p>Ai u mbajt peng p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb dhe u k\u00ebrc\u00ebnua me pistolet\u00eb n\u00eb ball\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ankimimet dhe tenderat ku merrte pjes\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit. Biznesmeni Gerond Me\u00e7e, tha se t\u00eb nes\u00ebrmen e pengmarrjes ai k\u00ebrkoi pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik dhe vet\u00eb AKSHI-t, q\u00eb kjo \u201ct\u00ebrheqje\u201d t\u00eb anulohej.<\/p>\n<p>Kjo, me justifikimin se serverat e kompanis\u00eb s\u00eb tij ishin hakeruar. K\u00ebrkesa nuk u pranua nga KPP.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nes\u00ebrmen e rr\u00ebmbimit, shoq\u00ebria \u2018ABS\u2019 ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pezullimin e \u2018njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes\u2019 pran\u00eb KPP dhe AKSHI me argumentimin se serverat jan\u00eb hak\u00ebruar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se kam k\u00ebrkuar pezullimin e \u2018njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes\u2019, KPP n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ka marr\u00eb vendim dat\u00eb 13 gusht 2025, p\u00ebr mospranimin e pezullimit \u2018t\u00eb njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes\u2019. Pavar\u00ebsisht se nuk ka pasur koh\u00eb q\u00eb ta fuste n\u00eb rend dite, pra ta p\u00ebrgatis\u00eb 24 or\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>M\u00eb pas kompanis\u00eb i ka ardhur njoftimi, ku thuhet se firma elektronike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15 gusht dhe jo m\u00eb dat\u00eb 13 gusht. Dhe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, KPP vihet n\u00eb l\u00ebvizje me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqje dhe jo me njoftim p\u00ebr t\u00ebrheqje, si n\u00eb rastin tone\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb biznesmeni tha m\u00eb tej n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij \u00e7do procedur\u00eb e tij e ankimuar n\u00eb KPP, zgjat m\u00eb shum\u00eb se dy muaj. Kjo sipas tij ndodh q\u00ebllimisht pasi asnj\u00eb procedur\u00eb nga aplikant\u00ebt e tjer\u00eb nuk zgjat kaq shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai mendon se personi q\u00eb fshihej pas rr\u00ebmbimit t\u00eb tij ishte Ermal Beqiri.<\/p>\n<p>Kjo pasi sipas tij, pas \u00e7do procedure t\u00eb till\u00eb q\u00ebndron nj\u00eb nga kompanit\u00eb e tij ose kompani q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij kalvari, m\u00eb 12 janat 2026, Komisioni i Prokurimit Publik e ka kthyer pllak\u00ebn. Nj\u00eb vendim pranonte pjes\u00ebrisht ankesat e Gerond Meces p\u00ebr tenderin.<\/p>\n\n<p>Tenderi u vonua edhe dy muaj t\u00eb tjera, pasi drejtoresha e AKSHI-it, u akuzau si pjes\u00ebtare e organizat\u00ebs kriminale dhe korrupsion me tenderat. Tashm\u00eb q\u00eb Rama vendosi nj\u00eb drejtor, puna me tenderat rifilloi aty ku e kishte l\u00ebn\u00eb Karcanaj.<\/p>\n<p>Gjithesi ka pasur edhe nj\u00eb presion nga pala n\u00eb arrati. Prandaj zgjidhja ka qen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 17 mars 2026, drejtori Tafa i AKSHI-t ka njoftuar Operatorin Ekonomik: COMMUNICATION PROGRESS se \u00ebsht\u00eb fitues i tenderit p\u00ebr mir\u00ebmbjajtjen e rrjetit t\u00eb Thesaritt t\u00eb Shtetit. Edhe ky \u00ebsht\u00eb tender q\u00eb ka nisur qysh para nj\u00eb vit dhe ishte pjes\u00eb e synimit t\u00eb \u201corganizat\u00ebs kriminale\u201d<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht kontrata ka si objekt: Mir\u00ebmbajtja e Sistemit Informatik t\u00eb Menaxhimit Financiar (AFMIS) \u2013 P\u00ebr Ministrin\u00eb e Financave: Koh\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 24 muaj mir\u00ebmbajtje nga dita e n\u00ebnshkrimit. Fondi limit I caktuar \u00ebsht\u00eb 169,4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose 1,73 milion\u00eb Euro pa TVSH.<\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb mbajtur fiktivisht. Sic shihet n\u00eb dokument, tre operator\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb me vler\u00eb zero lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Pronari i kompanis\u00eb fituese Gentian Likaj \u00ebsht\u00eb i lidhur familjarisht me Ermal Beqirin. Hetimet e SPAK kan\u00eb zbuluar se biznesmeni Ermal Beqiri fiton tendera edhe p\u00ebrmes kompanive t\u00eb lidhura me familjar\u00eb t\u00eb tij. Konkretisht, procedura p\u00ebr \u2018implementimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb desktop\u00ebve virtual p\u00ebr Autoritetin e Aviacionit Civil\u2019, u fitua nga subjekti \u201cCommunication Progress\u201d p\u00ebr vler\u00ebn e rreth 1 milion eurove pa TVSH. Kompania n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebjetuesit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb Beqirit, shtetasit Gentian Likaj.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb vihet re futja e kriterit t\u00eb pajisjes s\u00eb punonj\u00ebsve me \u201cCertifikate Sigurie\u201d, CSP, e cila \u00ebsht\u00eb e pavend, pasi t\u00eb dh\u00ebnat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk jan\u00eb t\u00eb klasifikuara\u201d, theksohet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tenderi i Thesarit hasi pengesa. Nj\u00eb nga operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, kompania Data Log, depozitoi ankim n\u00eb Komisioni i Prokurimit Publik. KPP pas shum\u00eb mujave shqyrtim vendosi rr\u00ebzimin e ankes\u00ebs m\u00eb 27 janar 2026, duke i hapur rrug\u00eb AKSHI-t p\u00ebr finalizimin e procedur\u00ebs dhe shpalljen e fituesit.<\/p>\n\n<p>Fitorja e Communication Progress vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur hetimet p\u00ebr skandalin e tender\u00ebve t\u00eb AKSHI jan\u00eb ende aktive.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb SPAK, n\u00eb krye t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb dyshuar p\u00ebr manipulimin e tender\u00ebve dyshohet se q\u00ebndronin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Disa drejtues t\u00eb institucionit jan\u00eb vendosur n\u00ebn masa sigurie nga Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Kjo ka shtuar dyshimet se, edhe pse disa prej figurave kryesore jan\u00eb larguar nga skena ose jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, rrjeti i kompanive p\u00ebrfituese vazhdon i qet\u00eb ark\u00ebtimet e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Tenderi i Thesarit ishte b\u00ebr\u00eb problematik dhe po bllokonte pagesat. Ja cfar\u00eb udh\u00ebzonte Agjencia e Prokurimit Publik disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNjoftohen t\u00eb gjith\u00eb Autoritetet\/ Entet Kontraktore buxhetore t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr zhvillimin e procedurave t\u00eb prokurimit duhet t\u00eb pajisen me num\u00ebr transaksioni nga dega e thesarit, se: Referuar Urdh\u00ebr Nr.18 Prot.,dat\u00eb 04.02.2026 \u201cP\u00ebr vijimin e procesit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr vitin 2026, n\u00eb kushtet e mosfunksionimit t\u00eb Sistemit AFMIS\u201d, t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, autoritetet\/entet kontraktore duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb adres\u00ebn e email-it\u00a0 <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cdn-cgi\/l\/email-protection\" class=\"__cf_email__\">[email\u00a0protected]<\/a>, heqjen e integrimit me AFMIS me q\u00ebllim vijueshm\u00ebrin\u00eb\u00a0 e hapave t\u00eb m\u00ebtejshem t\u00eb procedures\u201d.<\/p>\n<p>Por b\u00ebni durim! Me radhjen e Taf\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb AKSHI-t nis era e re, kriza do t\u00eb zgjidhet, pal\u00ebt do t\u00eb pajtohen!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, n\u00ebn goditjet e SPAK, \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb riformatoj\u00eb AKSHI-n. Pas zbulimit t\u00eb \u201corganizat\u00ebs kriminale\u201d me n\u00eb krye Linda Kar\u00e7anajn, n\u00eb krye t\u00eb institucionit prezantohet Igli Tafa. Beteja p\u00ebr ndarjen e parave t\u00eb tenderave t\u00eb AKSHI-t kishte sh\u00ebnuar fillimisht pengmarrjen e z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit t\u00eb AKSHI-t dhe m\u00eb pas t\u00eb biznesmenit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77332","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77332\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}