{"id":7721,"date":"2025-03-01T18:26:56","date_gmt":"2025-03-01T18:26:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/nga-fyerjet-te-teorite-e-komplotit-taktikat-e-pista-te-erion-veliajt-ndaj-spak\/"},"modified":"2025-03-01T18:26:56","modified_gmt":"2025-03-01T18:26:56","slug":"nga-fyerjet-te-teorite-e-komplotit-taktikat-e-pista-te-erion-veliajt-ndaj-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/nga-fyerjet-te-teorite-e-komplotit-taktikat-e-pista-te-erion-veliajt-ndaj-spak\/","title":{"rendered":"Nga fyerjet te teorit\u00eb e komplotit\/ Taktikat e pista t\u00eb Erion Veliajt ndaj SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Prej jav\u00ebsh, duke shfryt\u00ebzuar faqen e tij n\u00eb Facebook dhe nj\u00eb mori mediash q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb mesazhet e tij pa filtra, kryebashkiaku Erion Veliaj ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Ols Dadon, prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur fyerje e epitete denigruese, Veliaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta pikturoj\u00eb Dadon si person q\u00eb ka armiq\u00ebsi personale, apo si t\u00eb lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe si t\u00eb paaft\u00eb. Ai e p\u00ebrshkruan hetimin si proces t\u00eb pakuptimt\u00eb e kafkian dhe veten e tij si viktim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Veliaj, gjithashtu, publikoi nj\u00eb transkript t\u00eb p\u00ebrballjes gjyq\u00ebsore, n\u00eb t\u00eb cilin, sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, i vuri n\u00eb goj\u00eb prokurorit Dado fjal\u00eb q\u00eb ky nuk i kishte th\u00ebn\u00eb. Ve\u00e7 Veliajt, media dhe publikime pran\u00eb tij kan\u00eb rr\u00ebmuar biografin\u00eb e prokurorit, duke publikuar d\u00ebftesa t\u00eb supozuara notash e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, n\u00eb daljet publike t\u00eb fundit, e p\u00ebrshkruan SPAK si nj\u00eb organ represioni, i cili intimidon d\u00ebshmitar\u00eb dhe shkel t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe kur i referohet akuzave, kryebashkiaku, q\u00eb ndodhet n\u00eb qeli q\u00eb prej dat\u00ebs 10 shkurt, i dyshuar p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash, i mohon ato a priori, duke e shoq\u00ebruar mohimin me nj\u00eb lum\u00eb fyerjesh e talljesh p\u00ebr prokurorin.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e komunikimit, k\u00ebto sulme ad hominem ndaj prokurorit Dado, gjyqtarit Erion Bani dhe SPAK-ut e Gjykat\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga akuzat dhe provat n\u00eb dosje, p\u00ebr t\u00eb krijuar justifikime para mb\u00ebshtet\u00ebsve socialist\u00eb, si dhe nj\u00eb shfaqje e shokut dhe e tronditjes, sepse kontrolli i tyre \u00ebsht\u00eb sfiduar.<\/p>\n<p><em>\u201cSulmi ad hominem ndaj prokurorit dhe gjykat\u00ebsit \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e thjesht\u00eb e mbrojtjes,<\/em>\u201d i tha BIRN-it analisti dhe shkrimtari Ermal Hasimja.<\/p>\n<p><em>\u201cPavar\u00ebsisht se nuk ka asnj\u00eb efekt juridik, ky sulm synon justifikimin p\u00ebrpara mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe votuesve t\u00eb z. Veliaj<\/em>\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit, shton se Rama dhe Veliaj u gjend\u00ebn p\u00ebrball\u00eb faktit q\u00eb dikush u ka sfiduar pushtetin dhe dominanc\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim tipik i personave q\u00eb shohin pushtetin t\u2019u rr\u00ebshqas\u00eb nga duart,\u201d<\/em> tha ajo.<\/p>\n<p><em>\u201cKur nj\u00eb lider nuk ka m\u00eb kontroll mbi narrativ\u00ebn, ai ose shp\u00ebrndan kaos, ose radikalizohet verbalisht p\u00ebr t\u00eb ruajtur mb\u00ebshtetjen e vet\u201d,<\/em> shtoi Gjoni.<\/p>\n<h4><strong>Narrativ\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit<\/strong><\/h4>\n<p>Deklaratat e gjata t\u00eb Ram\u00ebs me akuza ndaj SPAK dhe mesazhet e Veliajt n\u00eb rrjetet sociale, q\u00eb kan\u00eb targetuar specifikisht prokurorin Dado, shoq\u00ebrohen vazhdimisht me lum\u00eb komentesh prej mb\u00ebshtet\u00ebsve q\u00eb u m\u00ebshojn\u00eb m\u00eb fort k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve.<\/p>\n<p>Me shikim t\u00eb par\u00eb duket sikur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shp\u00ebrthime zem\u00ebrimi, por p\u00ebr pedagogun e komunikimit Erlis \u00c7ela kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji e menduar mir\u00eb dhe q\u00eb lidhet me fushat\u00ebn elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p><em>\u201cKryeministri e kupton q\u00eb sulmi q\u00eb po i b\u00ebn ai SPAK-ut ka nj\u00eb kosto politike, por ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu i vet\u00ebdijsh\u00ebm se kjo kosto duhet marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb minimizuar ndikimin q\u00eb ka arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs para zgjedhjeve,\u201d<\/em> tha ai.<\/p>\n<p><em>\u201cPra, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb strategji e koordinuar me Partin\u00eb Socialiste dhe qeverin\u00eb sesa nj\u00eb qasje individuale e z. Veliaj\u201d<\/em>, shtoi \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta zhvendosur v\u00ebmendjen nga provat dhe argumentet drejt nj\u00eb narrative emocionale me armiq dhe komplote b\u00ebhet me q\u00ebllim p\u00ebr ta kthyer procesin penal n\u00eb nj\u00eb proces politik.<\/p>\n<p><em>\u201cMendoj se kjo p\u00ebrdoret kryesisht me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb devijuar v\u00ebmendjen nga thelbi i akuzave dhe p\u00ebr ta zhvendosur debatin drejt betej\u00ebs politike dhe morale,\u201d<\/em> tha \u00c7ela. \u201c<em>Q\u00ebllimi final \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta paraqit\u00eb veten si viktim\u00eb e nj\u00eb komploti\u201d<\/em>, theksoi ai, nd\u00ebrsa shtoi se kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mobilizuar mb\u00ebshtet\u00ebsit.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ka edhe analisti dhe shkrimtari Hasimja, i cili thot\u00eb se retorika e p\u00ebrdorur nga Veliaj dhe Rama nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb jet\u00eb mbrojtje juridike, por t\u00eb furnizoj\u00eb me argumente mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrballen me pyetje mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><em>\u201cK\u00ebtyre t\u00eb fundit u duhen argumente t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrballen eventualisht n\u00ebp\u00ebr debate publike e private\u201d,<\/em> thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe Edlira Gjoni i sheh mesazhet e Veliajt si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr mobilizim t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe me munges\u00eb t\u00eb argumenteve logjike mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p><em>\u201cVeliaj, me sulmet e tij t\u00eb personalizuara, \u00ebsht\u00eb n\u00eb modalitetin e \u2018luft\u00ebtarit t\u00eb rr\u00ebnuar\u2019, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mobilizoj\u00eb ndjek\u00ebsit e tij jo me argumente logjike, por emocionale, me ndjenja paranoje dhe p\u00ebrndjekjeje \u2013 prandaj edhe b\u00ebn krahasime absurde me Joseph K. t\u00eb Kafk\u00ebs\u201d,<\/em> thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se Veliaj po p\u00ebrpiqet me \u00e7do kusht, duke p\u00ebrdorur p\u00ebrqeshjen dhe thjesht\u00ebzimin, t\u00eb l\u00ebr\u00eb jasht\u00eb diskutimit publik faktet e \u00e7\u00ebshtjes dhe 9 akuzat e r\u00ebnda ndaj tij.<\/p>\n<p>Pedagogu i komunikimit Roland Lami, po ashtu, shkruan n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook se ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb hequr v\u00ebmendjen nga akuzat reale.<\/p>\n<p><em>\u201cI gjith\u00eb arsenali qeveritar, mediatik, pseudointelektual \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb logjik\u00ebn ad hominem koh\u00ebt e fundit, n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Veliajt, pra kush \u00ebsht\u00eb prokurori Olsi Dado dhe jo \u00e7far\u00eb akuzash ka ngritur ai ndaj Veliajt\u201d,<\/em> shkruan ai.<\/p>\n<p>Lami thot\u00eb se g\u00ebrmimi n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e prokurorit, duke rr\u00ebmuar deri n\u00eb detaje e tipare fizike t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb element\u00eb kompromentues t\u00eb natyr\u00ebs etike, profesionale dhe morale q\u00eb evidentohen, me t\u00eb drejt\u00eb ose jo, aq m\u00eb shum\u00eb viktimizohet Veliaj dhe delegjitimohet procesi gjyq\u00ebsor\u201d,<\/em> shkruan ai.<\/p>\n<h4><strong>Betej\u00eb p\u00ebr pushtet<\/strong><\/h4>\n<p>P\u00ebr Edlira Gjonin, p\u00ebrpos p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb hequr v\u00ebmendjen nga akuzat reale, Veliaj dhe Rama jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb treguar se ata jan\u00eb t\u00eb pushtetshmit. Ajo thot\u00eb se arrestimi i Veliajt i ka shokuar ata, sepse pik\u00ebrisht u ka c\u00ebnuar kontrollin q\u00eb mendonin se kishin.<\/p>\n<p><em>\u201cAs Veliaj, as Rama nuk po k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi, por pushtet. Ose m\u00eb sakt\u00eb, mos-prekje t\u00eb pushtetit. Jan\u00eb t\u00eb shokuar e nuk e besojn\u00eb dot se pozit\u00ebn e tyre dikush guxoi t\u00eb mos e marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas Gjonit, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pas sulmeve dhe gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur ndaj SPAK, q\u00eb paraqitet sikur ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, \u00ebsht\u00eb \u00e7orientuar apo i paaft\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cRama, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, po p\u00ebrdor nj\u00eb strategji m\u00eb t\u00eb sofistikuar t\u00eb delegjitimimit diskursiv. Duke i quajtur veprimet e SPAK-ut \u2018lajthitje e \u00e7astit\u2019 dhe duke luajtur me iden\u00eb e \u2018shkrirjes\u2019 s\u00eb tij, Rama po p\u00ebrdor gjuh\u00eb q\u00eb e paraqet drejt\u00ebsin\u00eb si problem q\u00eb duhet korrigjuar, jo si pushtet t\u00eb pavarur\u201d,<\/em> thot\u00eb Gjoni.<\/p>\n<p>Sipas saj, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb betej\u00eb juridike<em>, \u201cpor nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr dominim pushteti, hierarkie e kontrolli n\u00eb ligj\u00ebrimin publik\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Edhe Hasimja e shikon sulmin si nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb shkon p\u00ebrtej targetimit t\u00eb nj\u00eb prokurori dhe q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ul\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta e z. Veliaj apo z. Rama t\u00eb shprehin mendimin e tyre, sulmi ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb natyrisht q\u00eb godet funksionimin e k\u00ebtyre t\u00eb fundit duke u ulur besueshm\u00ebrin\u00eb. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb politikan nuk do t\u00eb duhej ta b\u00ebnte<\/em>\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por Hasimja thot\u00eb se sulmet dhe retorika ndaj SPAK nuk kan\u00eb funksionuar.<\/p>\n<p><em>\u201cMegjithat\u00eb, deri m\u00eb sot duket se k\u00ebto sulme jan\u00eb t\u00eb pasuksesshme\u201d,<\/em> thot\u00eb shkrimtari. Ai shton se sondazhet tregojn\u00eb besim t\u00eb qytetar\u00ebve te Prokuroria e Posa\u00e7me dhe se e vetmja gj\u00eb q\u00eb u mbetet Ram\u00ebs dhe Veliajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb mobilizimi i militant\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cSulmi synon mbi t\u00eb gjitha q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb kohezionin dhe motivimin e militant\u00ebve socialist\u00eb dhe ofrimin e nj\u00eb alibie p\u00ebr votuesit e Rilindjes\u201d,<\/em> p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nga-fyerjet-te-teorite-e-komplotit-taktikat-e-pista-te-erion-veliajt-ndaj-spak\/\">Nga fyerjet te teorit\u00eb e komplotit\/ Taktikat e pista t\u00eb Erion Veliajt ndaj SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej jav\u00ebsh, duke shfryt\u00ebzuar faqen e tij n\u00eb Facebook dhe nj\u00eb mori mediash q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb mesazhet e tij pa filtra, kryebashkiaku Erion Veliaj ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Ols Dadon, prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij dhe bashk\u00ebshortes. Duke p\u00ebrdorur fyerje e epitete denigruese, Veliaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta pikturoj\u00eb Dadon si person q\u00eb ka armiq\u00ebsi personale, apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7721","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7721\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}