{"id":7715,"date":"2025-03-01T17:07:21","date_gmt":"2025-03-01T17:07:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/standardet-etike-te-veliajt-ndaj-prokurorit-dhe-standardet-ligjore-te-prokurorit-ndaj-veliaj\/"},"modified":"2025-03-01T17:07:21","modified_gmt":"2025-03-01T17:07:21","slug":"standardet-etike-te-veliajt-ndaj-prokurorit-dhe-standardet-ligjore-te-prokurorit-ndaj-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/standardet-etike-te-veliajt-ndaj-prokurorit-dhe-standardet-ligjore-te-prokurorit-ndaj-veliaj\/","title":{"rendered":"Standardet etike t\u00eb Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore t\u00eb prokurorit ndaj Veliaj"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta kriminalizuar betej\u00ebn publike t\u00eb Veliajt me prokurorin Olsi Dado, si nj\u00eb betej\u00eb personale. Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka disa teprime t\u00eb Veliajt n\u00eb betej\u00ebn me t\u00eb. P\u00ebrshembull, ai i m\u00ebshon shum\u00eb faktit se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Dado prokuror m\u00eb 2008, me ndihm\u00ebn e Ina Ram\u00ebs apo me \u00e7far\u00eb notash ka dal\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb fakte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr integritetin e nj\u00eb prokurori, por nuk jan\u00eb aq t\u00eb lidhura drejt\u00ebp\u00ebrdrejt me betej\u00ebn mes tyre. Ato thjesht nxjerrin n\u00eb pah defektet e r\u00ebnda t\u00eb sistemit dhe banalitetin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e cila ka futur n\u00eb sistem prokuror\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Beteja e Erion Veliajt me Olsi Dadon ka kuptim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Dado \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebr mungesat e tij t\u00eb r\u00ebnda profesionale, konfliktin e interesit dhe gjuh\u00ebn t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb papranueshme dhe jo profesionale gjat\u00eb hetimit, q\u00eb i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb lin\u00e7uesi sesa nj\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>E kuptoj q\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb burgosjeje t\u00eb padrejt\u00eb, Veliaj nuk ka luksin t\u00eb fal\u00eb defektet e jet\u00ebs apo profesionalizmit t\u00eb Dados, por \u00e7\u00ebshtja kryesore \u00ebsht\u00eb: A po sillet Dado si prokuror ndaj Veliajt, apo si lin\u00e7ues?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, po sillet si lin\u00e7ues.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e par\u00eb, kur u publikua video e seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore paraprake, ku Dado flet nga vendi dhe thot\u00eb: \u201cMe mua do matet ky? E di ky ku e \u00e7oj un\u00eb\u201d dhe m\u00eb pas shton \u201cndyr\u00ebsir\u00eb\u201d, t\u00eb gjith\u00eb avokat\u00ebt e Dados n\u00eb opinionin publik \u2013 q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb urrejt\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Veliajt \u2013 u p\u00ebrqendruan te fakti se nuk d\u00ebgjohet mir\u00eb fjala \u201cndyr\u00ebsir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt, nuk d\u00ebgjohet qart\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai nuk e ka th\u00ebn\u00eb. Le t\u00eb dal\u00eb n\u00ebn betim para gjykat\u00ebs Altin Dumani dhe gjykat\u00ebsi Bani e t\u00eb betohen q\u00eb ai nuk e ka th\u00ebn\u00eb, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb shikojm\u00eb edhe integritetin e tyre. Ajo fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sesa pjesa e par\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb d\u00ebgjohet qart\u00eb, kur thot\u00eb: \u201cE di \u00e7far\u00eb i b\u00ebj un\u00eb k\u00ebtij\u201d, apo m\u00eb pas, kur ai dhe Dumani e quajn\u00eb Veliajn \u201cpatologjik\u201d.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb ajo sjellje n\u00eb gjyq tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb grup prokuror\u00ebsh nervoz\u00eb q\u00eb nuk sillen si profesionist\u00eb, por me urrejtje.<\/p>\n<p>N\u00ebse mbledhim m\u00eb pas dhe dhjet\u00ebra detaje nga hetimet \u2013 presionin mbi t\u00eb thirrurit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar dhe n\u00eb disa raste disa perversitete me fotografi personale t\u00eb personave t\u00eb thirrur \u2013 situata duket edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebto ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim apo nj\u00eb d\u00ebshmi para nj\u00eb komisioni hetimor.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mjaftonte rithirrja e aktorit Gazmend Paja t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa cinike \u00ebsht\u00eb sjellja e tyre. Gazmend Paja \u00ebsht\u00eb thirrur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pyetur pse ka shk\u00ebmbyer nj\u00eb apartament te Kodra e Diellit Nr. 1 me nj\u00eb tjet\u00ebr te Kodra e Diellit Nr. 2. Nuk ka pasur ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb sqaruar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto portalet q\u00eb SPAK ka angazhuar p\u00ebr lin\u00e7imin e viktimave t\u00eb tyre u ankua se nuk e kapi fotografia Gazmend Paj\u00ebn duke dal\u00eb nga SPAK, dhe e thirr\u00ebn prap\u00eb dje q\u00eb ta fotografonte ai, se pyetje shtes\u00eb nuk kishin. Dhe ai pastaj u tall duke th\u00ebn\u00eb se kishte ngat\u00ebrruar telefonin me prokurorin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb lin\u00e7im jo vet\u00ebm i personit n\u00ebn hetim, por i gjithkujt q\u00eb atyre nuk u jep d\u00ebshmi q\u00eb shkon n\u00eb favor t\u00eb objektivit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dukshme dhe q\u00eb d\u00ebshmon se ndaj Veliajt po p\u00ebrdoret nj\u00eb standard persekutimi, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si po p\u00ebrpiqen ta mbajn\u00eb t\u00eb izoluar jasht\u00eb standardeve me t\u00eb cilat jan\u00eb trajtuar t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb akuzuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, edhe Berisha u mor n\u00eb arrest sht\u00ebpiak gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb hetimit, por asnj\u00eb aktivitet nuk iu ndalua. P\u00ebrve\u00e7se \u00e7do nat\u00eb mblidhte 30 veta posht\u00eb ballkonit dhe u k\u00ebndonte nga lart, ai kishte aktivitet t\u00eb rregullt politik, n\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb konsiderohej si vendburgimi i tij. I shkonin shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, gazetar\u00eb dhe kryesia e partis\u00eb, dhe sillej si nj\u00eb lider n\u00eb pandemi: i izoluar, por jo n\u00eb burg.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi me Fredi Belerin. \u00c7dokush q\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb nga \u00e7do cep i Greqis\u00eb, shkonte dhe e takonte. Deputet\u00eb, diplomat\u00eb apo gazetar\u00eb grek\u00eb ishin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb qelin\u00eb e tij. Nuk kishte ndonj\u00eb regjim special burgimi.<\/p>\n<p>Ky regjim special po aplikohet vet\u00ebm p\u00ebr Erion Veliajn dhe Ilir Met\u00ebn, ndaj t\u00eb cil\u00ebve, me sa duket, prokuror\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb emocionalisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi duan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb \u201cbalancuar politikisht\u201d n\u00eb shkeljen e ligjit \u201cp\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Meq\u00eb prokuror\u00ebt e humb\u00ebn betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dhe profesionist\u00eb ndaj tij, tani duan q\u00eb edhe ai ta humbas\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb ekstrem duke i shar\u00eb ata, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb barazohen n\u00eb tejkalimin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se loja \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta.<\/p>\n<p>Atij po p\u00ebrpiqen t\u2019i nxijn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb qeli, ku \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm, nd\u00ebrsa k\u00ebta e kan\u00eb humbur betej\u00ebn e tyre profesionale n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb dhe me gjith\u00eb pushtetin q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Kjo tregon se nuk jan\u00eb p\u00ebrmbajtur si prokuror\u00eb, por kan\u00eb kaluar n\u00eb lin\u00e7ues.<\/p>\n<p>Dhe kjo pastaj e b\u00ebn t\u00eb pavler\u00eb gjyqin ndaj \u201ctejkalimeve\u201d t\u00eb Veliajt, pasi ato v\u00ebrtet mund t\u2019u shtojn\u00eb inatin prokuror\u00ebve, por ata nuk paguhen si hakmarr\u00ebs, por si ruajt\u00ebs t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/standardet-etike-te-veliajt-ndaj-prokurorit-dhe-standardet-ligjore-te-prokurorit-ndaj-veliaj\/\">Standardet etike t\u00eb Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore t\u00eb prokurorit ndaj Veliaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta kriminalizuar betej\u00ebn publike t\u00eb Veliajt me prokurorin Olsi Dado, si nj\u00eb betej\u00eb personale. Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka disa teprime t\u00eb Veliajt n\u00eb betej\u00ebn me t\u00eb. P\u00ebrshembull, ai i m\u00ebshon shum\u00eb faktit se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Dado prokuror m\u00eb 2008, me ndihm\u00ebn e Ina Ram\u00ebs apo me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7715","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7715\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}