{"id":77146,"date":"2026-03-19T17:48:24","date_gmt":"2026-03-19T17:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/19\/problemi-nuk-eshte-pesha-por-nje-grua-e-lire-sara-mila-flet-per-here-te-pare-per-transformimin-fizik\/"},"modified":"2026-03-19T17:48:24","modified_gmt":"2026-03-19T17:48:24","slug":"problemi-nuk-eshte-pesha-por-nje-grua-e-lire-sara-mila-flet-per-here-te-pare-per-transformimin-fizik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/19\/problemi-nuk-eshte-pesha-por-nje-grua-e-lire-sara-mila-flet-per-here-te-pare-per-transformimin-fizik\/","title":{"rendered":"Problemi nuk \u00ebsht\u00eb pesha, por nj\u00eb grua e lir\u00eb\u201d, Sara Mila flet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr transformimin  fizik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb reagim emocional dhe t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb deputetja e Partis\u00eb Socialiste, Sara Mila ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr komentet dhe publikimet e b\u00ebra her\u00eb pas here n\u00eb rrjetet sociale, ku fokusin e z\u00eb transformimi turpor.  N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ajo ka theksuar se ndryshimet fizike q\u00eb ka kaluar nuk kan\u00eb qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje estetike, por nj\u00eb proces i lidhur ngusht\u00eb me sh\u00ebndetin dhe mir\u00ebqenien e saj. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ajo b\u00ebn thirrje p\u00ebr reflektim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb duke n\u00ebnvizuar se dita kur trupi i nj\u00eb gruaje nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb objekt gjykimi publik, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap real drejt fuqizimit dhe barazis\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 24 or\u00eb nuk kam par\u00eb nuk kam thjesht disa postime, pash\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb sa leht\u00eb mund t\u00eb zhvesh\u00ebsh nj\u00eb gua nga dinjiteti i saj publik duke e kthyer trupin e saj n\u00eb lajm dhe luft\u00ebn e saj t\u00eb heshtur n\u00eb tallje.<br \/>\nPo, un\u00eb jam n\u00eb ato foto si isha dhe si jam. Por kam qen\u00eb dhe shum\u00eb e lumtur p\u00ebr \u00e7do kilogram t\u00eb humbur n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, kjo sepse p\u00ebr mua nuk ka qen\u00eb thjesht estetik\u00eb, ishte sh\u00ebndet, ishte forc\u00eb, ishte nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb m\u00eb veten pas.<br \/>\nPo sot di\u00e7ka tjet\u00ebr m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq e varf\u00ebr n\u00eb mendje q\u00eb mendon se pesha e nj\u00eb gruaje \u00ebsht\u00eb arm\u00eb politike. Disa sidomos disa burra gjasme dhe me pesh\u00eb publike, mendojn\u00eb se mund t\u00eb t\u00eb ulin duke komentuar trupin t\u00ebnd, se mund t\u00eb t\u00eb heshin duke t\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt tallje. Madje disa kujtojn\u00eb se me k\u00ebt\u00eb po b\u00ebjn\u00eb dhe opozit\u00eb.<br \/>\nKam kuptuar se dhe rezistenca ndaj insulin\u00ebs trajtohet dhe un\u00eb po e b\u00ebj, por rezistenca ndaj njerzill\u00ebkit, kjo \u00ebsht\u00eb pandemia jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nKur sh\u00ebndoshesh t\u00eb thon\u00eb e ke nga pushteti, kur dob\u00ebsohesh prap\u00eb nga sh\u00ebndeti sepse n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb p\u00ebr disa njer\u00ebz problemi nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb pesha, problemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb nuk k\u00ebrkon kurr\u00eb falje dhe as leje p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb z\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb nuk kam p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kurr\u00eb falje as p\u00ebr trupin tim, as p\u00ebr rrug\u00ebn time dhe as p\u00ebr forc\u00ebn time. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pa gjykuar po sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb mbi gjith\u00e7ka, mbi politik\u00ebn e ul\u00ebt, mbi gjuh\u00ebn e helmit, mbi nj\u00eb mentalitetin q\u00eb ende nuk e ka kuptuar se vlera e nj\u00eb gruaje nuk matet me kilogram e as me kilogram\u00ebt e helmit q\u00eb hidhen mbi t\u00eb pa kursim.<br \/>\nPo sidomos p\u00ebr ju, vajza dhe gra q\u00eb m\u00eb ndiqni \u00e7do dit\u00eb me apo pa kilogram\u00eb shtes\u00eb, me apo pa nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor shoq\u00ebrues, mos lejoni ask\u00ebnd t\u2019iu b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndieni m\u00eb pak p\u00ebr trupin tuaj apo p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb keni zgjedhur, mos u tkurrni q\u00eb t\u00eb dukeni m\u00eb t\u00eb pranueshme, mos heshtni q\u00eb t\u00eb dukeni m\u00eb t\u00eb mira dhe mbi t\u00eb gjitha nuk \u00ebsht\u00eb turp edhe t\u00eb duash t\u00eb ndihesh e bukur.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb kujdesesh p\u00ebr veten, \u00ebsht\u00eb dinjitet, \u00ebsht\u00eb respekt, \u00ebsht\u00eb dashuri p\u00ebr veten dhe kush e m\u00ebson shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb von\u00eb sesa kurr\u00eb. Trupi juaj nuk \u00ebsht\u00eb aren\u00eb gjykimi, \u00ebsht\u00eb historia juaj, \u00ebsht\u00eb forca juaj, \u00ebsht\u00eb jeta juaj, por mbi t\u00eb gjitha nuk i detyrohesh askujt p\u00ebr asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr trupin t\u00ebnd dhe trupi im nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb debat publik, nuk \u00ebsht\u00eb argument politik, nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e askujt p\u00ebrve\u00e7 meje. Dhe dita kur ne si shoq\u00ebri ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb dita kur do t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap real t\u00eb fuqizimit t\u00eb vajzave dhe grave e deri at\u00ebher\u00eb pa\u00e7i fat me \u2018viktim\u00ebn e radh\u00ebs\u2019 p\u00ebr ta kryq\u00ebzuar n\u00eb rrjet. Un\u00eb jam rezistente ndaj balt\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se jam sot ndaj insulin\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punoj edhe po pres q\u00eb ligji t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7menduri online q\u00eb p\u00ebrdor vajzat si mish p\u00ebr top p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kock\u00eb klikimesh m\u00eb shum\u00eb. Thua se dinjiteti dhe suksesi t\u00eb varen vet\u00ebm nga ato.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb reagim emocional dhe t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb deputetja e Partis\u00eb Socialiste, Sara Mila ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr komentet dhe publikimet e b\u00ebra her\u00eb pas here n\u00eb rrjetet sociale, ku fokusin e z\u00eb transformimi turpor. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ajo ka theksuar se ndryshimet fizike q\u00eb ka kaluar nuk kan\u00eb qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}