{"id":77118,"date":"2026-03-19T13:48:17","date_gmt":"2026-03-19T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/19\/40-bashki-te-perfshira-ne-hetimet-e-spak-ut-tenderat-qe-po-fundosin-pushtetin-lokal\/"},"modified":"2026-03-19T13:48:17","modified_gmt":"2026-03-19T13:48:17","slug":"40-bashki-te-perfshira-ne-hetimet-e-spak-ut-tenderat-qe-po-fundosin-pushtetin-lokal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/19\/40-bashki-te-perfshira-ne-hetimet-e-spak-ut-tenderat-qe-po-fundosin-pushtetin-lokal\/","title":{"rendered":"40 bashki t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetimet e SPAK-ut! Tenderat q\u00eb po fundosin pushtetin lokal"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7do kat\u00ebr vjet shqiptar\u00ebt zgjedhin. \u00c7do dit\u00eb SPAK hap dosje. Nga 61 bashkit\u00eb e vendit, 40 kan\u00eb qen\u00eb ose jan\u00eb aktualisht n\u00ebn hetim penal. Kryebashkiak\u00ebt akuzohen kryesisht p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: tenderat. Aty ku duhej t\u00eb nd\u00ebrtoheshin rrug\u00eb, uj\u00ebsjell\u00ebs dhe shkolla, u nd\u00ebrtuan skema korrupsioni. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e shumic\u00ebs s\u00eb bashkive shqiptare n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>\u201cI votojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi uj\u00eb, drita dhe rrug\u00eb, por i shohim n\u00eb televizion se vjedhin!\u201d \u2013 k\u00ebshtu shprehet nj\u00eb banor i Vlor\u00ebs, t\u00eb cilin e kontaktuam k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse uji kishte nisur t\u00eb vinte rregullisht.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt zgjedhin \u00e7do kat\u00ebr vjet drejtuesit vendor\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jetes\u00ebn p\u00ebrmes investimeve. N\u00eb Shqip\u00ebri ka dy realitete krejt\u00ebsisht t\u00eb larg\u00ebta nga nj\u00ebra-tjetra kur vihet n\u00eb sit\u00eb puna e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, sipas qeveris\u00eb, puna e administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb shk\u00eblqyer.<br \/>\n\u201cKisha frik\u00eb se do linim nam, jam krenar q\u00eb administrata jon\u00eb mori duartrokitje p\u00ebr negociatat me BE,\u201d u shpreh pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb paradoks, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn jav\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat d\u00ebshmojn\u00eb se 40 nga 61 bashki t\u00eb vendit kan\u00eb dosje hetimore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb jan\u00eb institucioni m\u00eb i af\u00ebrt me qytetar\u00ebt, jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebrbime si infrastruktura, furnizimi me uj\u00eb, menaxhimi i mbetjeve, transporti urban apo mir\u00ebmbajtja e hap\u00ebsirave publike. N\u00ebse do t\u00eb mir\u00ebfunksiononin k\u00ebto institucione, qytetar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfitonin drejtp\u00ebrdrejt nga investimet dhe sh\u00ebrbimet. Por nga v\u00ebzhgimi i dosjeve rezulton se k\u00ebto institucione preken nga korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga SPAK, q\u00eb nga krijimi i k\u00ebsaj strukture deri m\u00eb sot, 40 nga 61 bashkit\u00eb e vendit kan\u00eb pasur ose vijojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb dosje t\u00eb hapura hetimore. 16 kryebashkiak\u00eb ose ish-kryebashkiak\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me akuza q\u00eb lidhen kryesisht me korrupsionin dhe shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb ai i ish-kryebashkiakut t\u00eb Memaliajt, i cili do t\u00eb p\u00ebrballet me gjykat\u00ebn p\u00ebr shkelje gjat\u00eb nj\u00eb tenderi p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin e zon\u00ebs, me nj\u00eb fond prej rreth 493 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Abuzimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha?<br \/>\n<\/strong><\/h4>\n<p>Tenderat p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe rikonstruksionin e rrug\u00ebve lokale jan\u00eb nd\u00ebr procedurat ku jan\u00eb evidentuar m\u00eb shpesh abuzime. Nj\u00eb nga format m\u00eb klasike ku jan\u00eb zbuluar k\u00ebto shkelje kan\u00eb qen\u00eb rastet e evidentuara pas denoncimeve t\u00eb operator\u00ebve humb\u00ebs n\u00eb gara apo edhe nga auditimet e kryera nga institucionet e kontrollit financiar.<\/p>\n<p>Raporti i vitit 2025 i SPAK\u00a0evidenton se manipulimi i procedurave t\u00eb prokurimit publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb korrupsionit n\u00eb administrat\u00ebn publike. Sipas raportit, hetimet kan\u00eb treguar se procesi i tenderimit shpesh manipulohej q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p><em>\u201cProcesi i prokurimit publik manipulohej n\u00eb \u00e7do faz\u00eb, nga p\u00ebrgatitja e dokumentacionit deri tek ekzekutimi i kontratave. Titullar\u00ebt e autoriteteve kontraktuese dhe zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs hartonin specifikimet teknike dhe p\u00ebrllogaritjen e fondeve n\u00eb favor t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb caktuar,\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raportin e SPAK.<\/p>\n<p>Dokumenti thekson po ashtu se n\u00eb shum\u00eb raste ofertat e konkurrent\u00ebve skualifikoheshin q\u00ebllimisht, nd\u00ebrsa kontrollet formale mbi procedurat nuk kryheshin nga personat kompetent\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cSi rezultat, procesi i prokurimit ka funksionuar jo si nj\u00eb instrument i ligjsh\u00ebm p\u00ebr investime publike, por si mekaniz\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebrdorim fondesh dhe p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme,\u201d<\/em>\u00a0theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, korrupsioni n\u00eb institucionet publike shpesh \u00ebsht\u00eb i strukturuar dhe p\u00ebrfshin nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb administrat\u00ebs. Hetimet kan\u00eb treguar raste kur zyrtar\u00eb publik\u00eb bashk\u00ebpunonin me operator\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar dokumentacionin dhe fondet limit t\u00eb tenderave, duke siguruar rezultate t\u00eb paracaktuara.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e qeverisjes vendore e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb si nj\u00eb sinjal alarmi p\u00ebr funksionimin e administrat\u00ebs lokale.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Agron Haxhimali, thot\u00eb se numri i madh i bashkive t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetime tregon nj\u00eb problem serioz.<\/p>\n<p><em>\u201cNumri i madh i bashkive n\u00eb hetim nga SPAK tregon dy gj\u00ebra: nivel t\u00eb lart\u00eb dyshimesh p\u00ebr korrupsion n\u00eb pushtetin vendor dhe nj\u00eb aktivizim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr hetimin e zyrtar\u00ebve publik\u00eb. Por kjo shif\u00ebr nuk duhet par\u00eb si statistik\u00eb, por si nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb duhet sh\u00ebruar,\u201d<\/em> thot\u00eb Haxhimali.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb nga problemet kryesore lidhet me transparenc\u00ebn e procedurave t\u00eb tenderimit. Transparenca e tenderave n\u00eb bashki \u00ebsht\u00eb e kufizuar, sepse procedurat mund t\u00eb jen\u00eb formalisht publike, por informacioni i detajuar dhe konkurrenca reale nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb garantuara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ekzistojn\u00eb mekanizma kontrolli si auditimi shtet\u00ebror, SPAK dhe gjykatat, efektiviteti i tyre shpesh varet nga m\u00ebnyra se si zbatohen n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cDuhet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe integritet profesional, por edhe forcim i auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore si mekaniz\u00ebm parandalues,\u201d<\/em>\u00a0shton Haxhimali.<\/p>\n<p>Qendra Shqiptare p\u00ebr Gazetari Cil\u00ebsore iu drejtua GJKKO-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur sa jan\u00eb rastet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar gjykimin dhe si kan\u00eb rezultuar k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb p\u00ebrfundim, por deri m\u00eb tani nuk kemi marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebr juristin Ili Gerdupi, korrupsioni n\u00eb nivel lokal nuk lidhet vet\u00ebm me boshll\u00ebqet ligjore.<\/p>\n<p><em>\u201cProblematika e korrupsionit n\u00eb nivel lokal nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur vet\u00ebm me kufizimet ligjore. Korrupsioni nuk pengohet vet\u00ebm me procedura tenderimi, por duke krijuar nj\u00eb qasje alternative ndaj prokurimit q\u00eb nxit pjes\u00ebmarrjen e kompanive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe konkurrenc\u00ebn reale,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gerdupi thekson gjithashtu se nj\u00eb nga arsyet pse disa \u00e7\u00ebshtje zgjasin shum\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb lidhet me munges\u00ebn e masave t\u00eb sigurimit personal p\u00ebr t\u00eb pandehurit.<br \/>\n\u201cKur ndaj t\u00eb pandehurve nuk zbatohen masa sigurie personale, nuk ka nj\u00eb afat t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr gjykatat dhe proceset shpesh zgjaten,\u201d shpjegon juristi.<\/p>\n<p>Ai shton se n\u00eb hetimet penale fokusi mbetet tek individi dhe jo tek problemi sistemik. Problemet n\u00eb pushtetin vendor jan\u00eb evidentuar edhe n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0Sipas progres-raportit t\u00eb Bashkimit Europian\u00a0p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, decentralizimi ka b\u00ebr\u00eb disa hapa p\u00ebrpara, por mbeten ende sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Progres-raporti thekson se ndarja e kompetencave mes qeveris\u00eb qendrore dhe pushtetit vendor mbetet e paqart\u00eb dhe se bashkit\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb var\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme financiare nga qeveria.<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb lidhet me kapacitetet administrative, sidomos n\u00eb bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, ku mungesa e stafit t\u00eb kualifikuar ndikon n\u00eb menaxhimin e projekteve dhe fondeve publike. Nd\u00ebrsa m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb situata financiare.<\/p>\n<p>Sipas raportit \u201cQeverisja Vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, raport mbi situat\u00ebn 2024\u201d t\u00eb publikuar nga Instituti p\u00ebr Bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, detyrimet e prapambetura t\u00eb 61 bashkive n\u00eb vend arrit\u00ebn rreth 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 33 milion\u00eb euro. Raporti thekson se 14 bashki kan\u00eb rritur borxhin gjat\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa kat\u00ebr prej tyre, si Kavaj\u00eb, Vor\u00eb, C\u00ebrrik dhe Dimal, konsiderohen n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<p>Viti 2027 po afron dhe aspirata e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vend an\u00ebtar i BE-s\u00eb u pa qart\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, ku qeveria u p\u00ebrqendrua pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. Por si e kan\u00eb zgjidhur uljen e korrupsionit vendet an\u00ebtare?<\/p>\n<p>N\u00eb Estoni, p\u00ebr shembull, pothuajse t\u00eb gjitha kontratat publike publikohen online dhe procedurat e prokurimit zhvillohen p\u00ebrmes platformave digjitale, duke reduktuar nd\u00ebrhyrjet njer\u00ebzore dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr manipulim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ide q\u00eb u tentua t\u00eb implementohej edhe n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procesesh digjitalizimi, por q\u00eb shum\u00eb shpejt u shoq\u00ebrua me probleme dhe akuza p\u00ebr korrupsion, duke l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>N\u00eb Rumani, nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit ka luajtur Drejtoria Komb\u00ebtare Antikorrupsion (DNA), nj\u00eb struktur\u00eb homologe me SPAK-un, e specializuar p\u00ebr hetimin e ministrave, deputet\u00ebve dhe kryebashkiak\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vende si Finlanda dhe Danimarka, administratat publike funksionojn\u00eb mbi baz\u00ebn e meritokracis\u00eb dhe profesionalizmit. Punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs nuk ndryshojn\u00eb me \u00e7do rotacion politik dhe rekrutimi b\u00ebhet p\u00ebrmes konkurseve transparente.<\/p>\n<p>Eksperienca europiane tregon se korrupsioni nuk reduktohet vet\u00ebm p\u00ebrmes nd\u00ebshkimeve penale, por p\u00ebrmes nj\u00eb kombinimi reformash q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb transparenc\u00eb financiare, administrat\u00eb profesionale dhe institucione t\u00eb pavarura kontrolli. Por mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebrkohet vullnet politik p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet e SPAK kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim: frika ka hyr\u00eb n\u00eb zyrat e bashkive. Por frika nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb. Nd\u00ebshkimi nuk \u00ebsht\u00eb sistem. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr prokuror\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebr bashki t\u00eb mira, institucione q\u00eb qytetar\u00ebt t\u2019i shohin si zgjidhje, jo si problem.\/ACQJ<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spak-5\/\">40 bashki t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetimet e SPAK-ut! Tenderat q\u00eb po fundosin pushtetin lokal<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do kat\u00ebr vjet shqiptar\u00ebt zgjedhin. \u00c7do dit\u00eb SPAK hap dosje. Nga 61 bashkit\u00eb e vendit, 40 kan\u00eb qen\u00eb ose jan\u00eb aktualisht n\u00ebn hetim penal. Kryebashkiak\u00ebt akuzohen kryesisht p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: tenderat. Aty ku duhej t\u00eb nd\u00ebrtoheshin rrug\u00eb, uj\u00ebsjell\u00ebs dhe shkolla, u nd\u00ebrtuan skema korrupsioni. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e shumic\u00ebs s\u00eb bashkive shqiptare n\u00eb vitin 2025. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77118","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77118"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77118\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}