{"id":77058,"date":"2026-03-19T08:48:24","date_gmt":"2026-03-19T08:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/19\/lejet-fantazme-te-ndertimit-si-po-mbahen-te-fshehura-nga-qeveria-statistikat-e-betonizimit-rekord-te-tiranes-2\/"},"modified":"2026-03-19T08:48:24","modified_gmt":"2026-03-19T08:48:24","slug":"lejet-fantazme-te-ndertimit-si-po-mbahen-te-fshehura-nga-qeveria-statistikat-e-betonizimit-rekord-te-tiranes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/19\/lejet-fantazme-te-ndertimit-si-po-mbahen-te-fshehura-nga-qeveria-statistikat-e-betonizimit-rekord-te-tiranes-2\/","title":{"rendered":"Lejet \u2018fantazm\u00eb\u2019 t\u00eb nd\u00ebrtimit, si po mbahen t\u00eb fshehura nga qeveria statistikat e betonizimit rekord t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e sakta mbi sip\u00ebrfaqen q\u00eb po jepet p\u00ebr leje nd\u00ebrtimit po b\u00ebhen t\u00eb pakapshme pasi INSTAT nuk p\u00ebrfshin n\u00eb raportim lejet e dh\u00ebna nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Territorit, i cili vitet e fundit mori atributet p\u00ebr lejet e kullave t\u00eb larta dhe fshatrave turistike.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrmasa e v\u00ebrtet\u00eb e lejeve reale t\u00eb nd\u00ebrtimit u zbulua s\u00eb fundmi nga rritja rekord e t\u00eb ardhurave nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit q\u00eb vilet ndaj lejeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Ministria e Financave t\u00eb ardhurat nga taksat lokale, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb (TNI) p\u00ebr periudh\u00ebn janar- shkurt 2026 arrit\u00ebn nj\u00eb rekord historik duke kapur shifr\u00ebn prej 11,2 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga kjo taks\u00eb\u00a0 jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebrfishi i vitit paraardh\u00ebs (2,586 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2M-2025) dhe thyen \u00e7do rekord t\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit. Madje \u00ebsht\u00eb\u00a0 dy her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ark\u00ebtimet e vitit 2022 ku ishte rekordi i lejeve n\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit me 2.6 milion\u00eb met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb e cila paguhet nga nd\u00ebrtuesit n\u00eb mas\u00ebn 8% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shitjes p\u00ebr \u00e7do met\u00ebr katror t\u00eb lejuar n\u00eb kryeqytet dhe nga 4-8% n\u00eb rrethe, sh\u00ebrben si pasqyra m\u00eb e sakt\u00eb e volumit t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga kjo taks\u00eb ishin aq t\u00eb larta n\u00eb dy-mujorin e par\u00eb, saq\u00eb kontribuuan n\u00eb 63 p\u00ebr qind te t\u00eb ardhurave shtes\u00eb q\u00eb ark\u00ebtoi buxheti n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat historike tregojn\u00eb se 70 p\u00ebr qind e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit jepen n\u00eb Tiran\u00eb. Viti 2026 ka dyfishuar edhe kulmin e vitit 2022, duke treguar se Tirana po kalon nj\u00eb faz\u00eb intensive betonizimi q\u00eb nuk po deklarohet plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat t\u00eb INSTAT i cili nuk pasqyron fluksin e lejeve nga KKT-ja.<\/p>\n<p>Edhe pse numri i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit zyrtare mbetet i n\u00ebn-raportuar fluksi i taksave nga lejet e nd\u00ebrtimit konfirmon se Shqip\u00ebria dhe sidomos Tirana po p\u00ebrjeton nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re dhe masive nd\u00ebrtimesh, p\u00ebrmasat e t\u00eb cil\u00ebs po tentohen t\u00eb minimizohen p\u00ebrpara opinionit publik.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb bregdet, sidomos n\u00eb zon\u00ebn e Durr\u00ebsit e Golemi dhe n\u00eb jug po nd\u00ebrtohet pa fund, duke z\u00ebn\u00eb pothuajse \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb kishte mbetur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb paguhet n\u00eb momentin q\u00eb merret leja e nd\u00ebrtimit. Nj\u00eb rritje e till\u00eb kaq drastike e ark\u00ebtimeve tregon se sip\u00ebrfaqja reale e nd\u00ebrtimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se 1,3 milion\u00eb met\u00ebr katror q\u00eb u raportua nga INSTAT n\u00eb vitin 2025. Teksa ark\u00ebtimet jan\u00eb rritur me 4-fish, logjikisht edhe sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtimit ka ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtin trend.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej lejeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb zon\u00ebn e qendr\u00ebs ku \u00e7mimi referenc\u00eb i shitjes \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb q\u00eb ndikon edhe n\u00eb rritjen e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, buxheti i shtetit ark\u00ebtoi n\u00eb janar -shkurt vet\u00ebm 681 milion\u00eb lek\u00eb nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2026, kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb 16 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ark\u00ebtimet jan\u00eb rritur me 333%, nga 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2 mujorin e par\u00eb 2025 n\u00eb 11.2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2026, kjo n\u00ebnkupton se volumi i nd\u00ebrtimit ose vlera e projekteve t\u00eb miratuara \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmas\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse \u00e7mimet e referenc\u00ebs jan\u00eb rritur, nj\u00eb pjes\u00eb e rritjes vjen nga vlera, por pjesa d\u00ebrrmuese vjen nga sip\u00ebrfaqja e re e nd\u00ebrtimit q\u00eb fshihet n\u00eb raportim zyrtare t\u00eb INSTAT, por q\u00eb m\u00eb pas paguhet n\u00eb ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e bashkive n\u00eb dekad\u00ebn e fundit kan\u00eb rritur var\u00ebsin\u00eb nga Taksa e Ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, por kjo var\u00ebsi tani po dominon edhe t\u00eb ardhurat e pushtetit qendror.<\/p>\n<p><strong>Taksat mbi nd\u00ebrtimin soll\u00ebn dy t\u00eb tretat e shtes\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr 2 mujorin<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Ministria e Financave n\u00eb dy mujorin e par\u00eb 2026 n\u00eb pothuajse dy n\u00eb \u00e7do tre lek\u00eb shtes\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb buxhet kan\u00eb ardhur nga tarifat q\u00eb paguajn\u00eb nd\u00ebrtuesit p\u00ebr lejet e reja.<\/p>\n<p>Kontributi i TVSH-s\u00eb n\u00eb rritjen totale \u00ebsht\u00eb minimal, duke z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 4.3% t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb shtes\u00ebs, \u00e7ka tregon se pa injektimin masiv nga lejet e nd\u00ebrtimit, rritja e buxhetit do t\u00eb ishte anemike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sigurimet shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore kan\u00eb arritur t\u00eb kontribuojn\u00eb me 17% n\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje, duke u renditur si burimi i dyt\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por s\u00ebrish shum\u00eb larg volumit q\u00eb po prodhon taksimi i infrastruktur\u00ebs n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb konfirmon var\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb financave publike nga nj\u00eb sektor i vet\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb taksat e tjera si akcizat apo doganat kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim thuajse t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm n\u00eb rritjen e p\u00ebrgjithshme prej 11.5% te t\u00eb ardhurave.\/Monitor.al<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e sakta mbi sip\u00ebrfaqen q\u00eb po jepet p\u00ebr leje nd\u00ebrtimit po b\u00ebhen t\u00eb pakapshme pasi INSTAT nuk p\u00ebrfshin n\u00eb raportim lejet e dh\u00ebna nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Territorit, i cili vitet e fundit mori atributet p\u00ebr lejet e kullave t\u00eb larta dhe fshatrave turistike. Por p\u00ebrmasa e v\u00ebrtet\u00eb e lejeve reale t\u00eb nd\u00ebrtimit u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-77058","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77058","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77058"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77058\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}