{"id":76994,"date":"2026-03-18T15:48:17","date_gmt":"2026-03-18T15:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/skandal-ne-kqz-bllokohet-tenderi-430-mln-leke-manipulime-qe-ta-merrte-vellai-i-ministrit-hoxha\/"},"modified":"2026-03-18T15:48:17","modified_gmt":"2026-03-18T15:48:17","slug":"skandal-ne-kqz-bllokohet-tenderi-430-mln-leke-manipulime-qe-ta-merrte-vellai-i-ministrit-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/skandal-ne-kqz-bllokohet-tenderi-430-mln-leke-manipulime-qe-ta-merrte-vellai-i-ministrit-hoxha\/","title":{"rendered":"Skandal n\u00eb KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lek\u00eb, manipulime q\u00eb ta merrte v\u00ebllai i ministrit Hoxha\u2026"},"content":{"rendered":"<p>\u00a0<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>SPAK nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i friksh\u00ebm, sidomos p\u00ebr oligarkin\u00eb q\u00eb lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon pasuri dhe pushtet, por edhe siguri. E si mos t\u00eb ndihet i garantuar G\u00ebzimi, v\u00ebllai i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Ferit Hoxha?! Ambasadori b\u00ebhet minist\u00ebr i fuqish\u00ebm. V\u00ebllai mbush ark\u00ebn me tenderat!<\/p>\n<p>G\u00ebzim Hoxha po hetohet nga SPAK, p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga kompanit\u00eb q\u00eb rezulton e lidhur me grupin kriminl t\u00eb AKSHI-t. Nga ana tjet\u00ebr, Hoxha vazhdon korr tendera me nj\u00eb tjet\u00ebr firm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb korrupsioni orientohet edhe Kryetari i KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi. Komisioni i ngritur prej tij favorizon haptazi v\u00ebllain e ministrit Hoxha t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrjetit t\u00eb KQZ. Manipulimi i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave \u00ebsht\u00eb kaq i trash\u00eb, sa edhe Komisioni i Prokurimit Publik detyrohet ta bllokoj\u00eb tenderin.<\/p>\n<p>Jemi duke raportuar prokurimin e KQZ me objekt \u201cMir\u00ebmbajtja e moduleve ekzistuese t\u00eb KQZ-s\u00eb\u201d me fond limit 430 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb regjistruar zyrtarisht n\u00eb qershor 2025, por procedurat jan\u00eb st\u00ebrzgjatur. Shkak jan\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb refuzuar ta pranojn\u00eb rezultatin me fitues t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb ka ndodhur: N\u00ebn trysnin\u00eb e porosis\u00eb, shpallet fituese oferta m\u00eb e shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, operatori ekonomik \u201cINSTANT.AL\u201d Sh.p.k ka ofert\u00eb me vler\u00eb 33,7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja (pa TVSH).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe kompania \u201cEVOLVE WEB STUDIO\u201d Sh.p.k, me vler\u00ebn 33 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cINTELISOFT\u201d sh.p.k q\u00eb udh\u00ebheq nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh propozoi ta b\u00ebj\u00eb mir\u00ebmbajtjen me 40.8 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr q\u00eb tregon fiktivitetin e tenderit \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e nj\u00eb operatori me ofert\u00eb zero lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse oferta e G\u00ebzim Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi 70 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, Ilirjan Celiabashi e ka mbyllur pazarin n\u00eb favor t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ministrit.<\/p>\n<p>Denoncimi i par\u00eb p\u00ebr tenderin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga \u00a0\u201cINSTANT.AL\u201d sh.p.k.<\/p>\n\n<p>\u201cJemi njohur me rezultatin e vler\u00ebsimit t\u00eb procedures n\u00eb dat\u00eb 11 tetor 2025, ora 10:45, dit\u00ebn e shtun\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb pushim zyrtar p\u00ebr administrat\u00ebn\u201d, njofton kompania. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u00e7do veprim q\u00eb lidhet me vler\u00ebsimin e ofertave, shqyrtimin e dokumenteve apo publikimin e vendimeve duhet t\u00eb kryhet vet\u00ebm n\u00eb dit\u00eb pune zyrtare. Kryerja e vler\u00ebsimit n\u00eb dit\u00eb pushimi p\u00ebrb\u00ebn shkelje, q\u00eb sjell pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb veprimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cKy veprim bie ndesh me parimin e barazis\u00eb n\u00eb gar\u00eb dhe c\u00ebnon t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb ligjore p\u00ebr mbrojtje dhe transparenc\u00eb gjat\u00eb procedures\u201d, denoncon kompania.<\/p>\n<p>Po ashtu ankes\u00eb ka edhe p\u00ebr shtimin e kritereve, sipas saj, t\u00eb paligjshme.<\/p>\n\n<p>Denocimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 28 tetor 2025 nga kompania \u201cEvolve Web Studio\u201d SHPK, e cila k\u00ebrkon \u201cShfuqizimin i vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave p\u00ebr skualifikimin\u201d.<\/p>\n\n<p>\u201cEvolve Web Studio\u201d \u00a0k\u00ebrkon shfuqizimin e vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave lidhur me vler\u00ebsimin me pik\u00eb t\u00eb propozimeve teknike dhe ekonomike t\u00eb paraqitura nga ky operator.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb KPP t\u00eb realizoj\u00eb korrigjimin e tabel\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb vler\u00ebsimit dhe pik\u00ebzimit. P\u00ebr pasoj\u00eb, ndryshimin e klasifikimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me ofert\u00ebn ekonomikisht m\u00eb t\u00eb favorshme bazuar n\u00eb kosto\u201d, theksohet n\u00eb denocimin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb komisionin e Celibashit \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb manipulimi, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb nga denoncimi.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 shkurt 2026, KPP pasi pranoi ankes\u00ebn e kompanis\u00eb urdh\u00ebroi KQZ t\u00eb b\u00ebj\u00eb rivler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve. M\u00eb dat\u00ebn 6 mars 2026, KQZ mashtron KPP me nj\u00eb shkres\u00eb ku e \u201cinformon\u201d se tashm\u00eb e kishte kryer rivler\u00ebsimin e ofertave.<\/p>\n<p>Nga verifikimi n\u00eb sistemin e prokurimeve elektronike KPP konstatoi se Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave i KQZ p\u00ebrb\u00ebhej nga 3 an\u00ebtar\u00eb. Konkretisht znj. Daniela Alimemeti, z. Redion Lila dhe znj. Fatjona Sulaj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rivler\u00ebsuar me pik\u00eb t\u00eb tri kompanit\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb konstatohet se ofertat jan\u00eb \u201crivler\u00ebsuar\u201d edhe nga nj\u00eb person tjet\u00ebr pran\u00eb KQZ me username \u201cJonakqz Josifi\u201d (e cila nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave). Ajo ka rivler\u00ebsuar m\u00eb 0 (zero) pik\u00eb \u00e7mimin e ofertave dhe propozimet teknike t\u00eb \u201cINSTANT.AL\u201d SHPK dhe firm\u00ebs \u201cEvolve Web Studio\u201d SHPK. Nd\u00ebrsa oferta e \u201cINTELISOFT SHPK &amp; WOW Digital SHPK\u201d \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar me pik\u00ebt maksimale p\u00ebr 5 kriteret e p\u00ebrzgjedhjes.<\/p>\n<p>I gjendur para k\u00ebtij skandali t\u00eb hapur t\u00eb komisionit t\u00eb Celibashit, KPP vendosi m\u00eb 10 mars 2026 t\u00eb bllokoj\u00eb tenderin<\/p>\n\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Celibashi mbush me lek\u00eb ark\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb ministrit.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 prill 2025, Celibashi e ka ftuar G\u00ebzim Hoxh\u00ebn, pronarin e kompanis\u00eb \u201cIntelisoft\u201d shpk, n\u00eb nj\u00eb tender sekret. Kjo quhet ndryshe \u201cme procedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cSh\u00ebrbimi i sistemit t\u00eb regjistrimit (regjistri elektronik) dhe shp\u00ebrndarja e votave sipas kutive VJ p\u00ebrkat\u00ebse pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Tiran\u00eb deri n\u00eb momentin e fillimit t\u00eb num\u00ebrimit\u201d. Tenderi ka nisur me fondin limit: 22,997,000 lek\u00eb pa TVSH. Vlera totale p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb fiksuar me shifr\u00ebn 252 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p>Celibashi nuk kishte asnj\u00eb nevoj\u00eb ekstreme, sepse ka pasur koh\u00ebn e nevojshme, q\u00eb ia jep Kushtetuta, dekreti i Presidentit p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve dhe ligji i Kuvendit\u00a0 p\u00ebr buxhetin e vitit 2025.<\/p>\n\n<p>E vetmja nevoj\u00eb ekstreme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb jet\u00eb korrupsioni me parat\u00eb e buxhetit t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb prill 2023, kompania e G\u00ebzim Hoxh\u00ebs, megjith\u00ebse kishte ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se konkurrent\u00ebt u shpall fituese n\u00eb tenderin me objekt \u201cModulet p\u00ebr modernizimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb KQZ\u201d. Jan\u00eb 900 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara pa t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrsa kompania tjet\u00ebr b\u00ebri ofert\u00eb 220 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Lidhjet korruptive do t\u00eb dilnin n\u00eb publik. Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive se Armand Frangu, baxhanaku i Edi Ram\u00ebs, fsheh interesat monetare n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave q\u00eb fitohen nga kompanit\u00eb \u201cFirst\u201d dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u201cFirst\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb G\u00ebzim Hoxh\u00ebs. Emri i 46-vje\u00e7arit G\u00ebzim Hoxha lidhet me nj\u00eb kartel kompanish dhe p\u00ebrfitimi t\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro para publike, p\u00ebrmes tenderave kryesisht secret. Hoxha q\u00ebndron pas kompanive FIRST,\u00a0INTELISOFT, FIRST RENT CAR, Agenfor International Security,\u00a0B&amp;T Signaal Traffic Solutions\u00a0etj.<\/p>\n<p>Firma \u201cFirst\u201d e G\u00ebzim Hoxh\u00ebs rezulton kliente n\u00eb tendera sekret\u00eb t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb \u00c7ertifikimit Elektronik dhe Siguris\u00eb Kibernetike me n\u00eb krye Igli Taf\u00ebn dhe t\u00eb AKSHI-n e drejtuar nga Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit, kompania First ka marr\u00eb p\u00ebrmes tenderave sekret\u00eb nga k\u00ebto dy institucione rreth 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto, G\u00ebzim Hoxha \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb dhe me mas\u00eb sigurie nga Prokuroria e Posa\u00e7me, si pjes\u00eb e grupit kriminal t\u00eb AKSHI-it. Ndaj tij, GJKKO ka marr\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb dosje citohet se, Mirlinda Kar\u00e7anaj, drejtoresha e AKSHI-t e cila po hetohet me mas\u00ebn e siguris\u00eb arrest sht\u00ebpie, ka vendosur kritere t\u00eb paligjshme te procedurat e prokurimit q\u00eb favorizonin dhe u krijonin privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr disa operator\u00eb ekonomik\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe \u201cFirst\u201d.<\/p>\n<p>\u201cG\u00ebzim Hoxha ka rol aktiv n\u00eb pjes\u00ebmarrjen dhe p\u00ebrfitimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit, t\u00eb cilat diktohen nga shtetasit e sip\u00ebrp\u00ebrmendur. Ai ka kredituar shuma t\u00eb konsiderueshme te shoq\u00ebria \u2018EA Solution\u2019\u201d thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e AKSHI-t detajohet edhe d\u00ebshmia e vet\u00eb biznesmenit G\u00ebzim Hoxha, i cili ka deklaruar se firm\u00ebn e ka prej vitit 2008, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar te siguria kibernetike. N\u00eb d\u00ebshmi ai ka pranuar indirekt se ka paguar nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 600 mij\u00eb eurosh si ryshfet. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe fatura t\u00eb tjera me dy biznesmen\u00ebt kryesor\u00eb, t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e tij kryesore ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb super tender sekret, i cili nuk dihet ende sot e k\u00ebsaj dite se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. \u201cKemi patur dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak se vitin e kaluar, ndoshta n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit 2024, ne kemi fituar nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr prokurimi me AKSHI-n, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb prej rreth 60 milion\u00eb euro. Ky tender \u00ebsht\u00eb sekret dhe aty kemi n\u00ebnkontraktuar disa sh\u00ebrbime shoq\u00ebrin\u00eb \u2018EA Solution\u2019, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 60 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja\u201d, ka pohuar Hoxha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr lidhje e G\u00ebzim Hoxh\u00ebs me Ermal Beqirin dhe t\u00eb tjer\u00eb oligark\u00eb del te afera DURANA, me kompani guask\u00eb dhe fiktive, duke i regjistruar n\u00eb Xhafzotaj.<\/p>\n\n<p>DURANA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb park i ngritur nga Elira Kokona, drejtore e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare. Pa nd\u00ebrtuar asnj\u00eb godin\u00eb, Kokona \u201czhvendosi\u201d n\u00eb at\u00eb adres\u00eb rreth 50 firma, me pronar\u00eb emra t\u00eb njohur, disa prej t\u00eb cil\u00ebve me dosje n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb G\u00ebzim Hoxha hapi kompanin\u00eb \u201cCyberMind Labs\u201d. Ai e regjistroi n\u00eb QKB n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025. Adresa e kompanis\u00eb, sipas dokumenteve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201cShijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Nj\u00ebsia Administrative Xhafzotaj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00ebntor 2025, G\u00ebzim Hoxha hapi nj\u00eb tjet\u00ebr kompani guask\u00eb apo fiktive me adres\u00eb n\u00eb Xhafzotaj, duke e quajtur \u201cBox Artificial Logic\u201d.<\/p>\n<p>Pra, nga nj\u00ebra an\u00eb G\u00ebzim Hoxha jep llogari n\u00eb SPAK p\u00ebr vjedhjet me kompanin\u00eb FIRST, nga ana tjet\u00ebr, ky vazhdon me INTELISOFT t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb tendera nga miqt\u00eb e v\u00ebllait.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/prokurimi-2\/\">Skandal n\u00eb KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lek\u00eb, manipulime q\u00eb ta merrte v\u00ebllai i ministrit Hoxha\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 SPAK nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i friksh\u00ebm, sidomos p\u00ebr oligarkin\u00eb q\u00eb lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon pasuri dhe pushtet, por edhe siguri. E si mos t\u00eb ndihet i garantuar G\u00ebzimi, v\u00ebllai i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Ferit Hoxha?! Ambasadori b\u00ebhet minist\u00ebr i fuqish\u00ebm. V\u00ebllai mbush ark\u00ebn me tenderat! G\u00ebzim Hoxha po hetohet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76994","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76994","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76994"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76994\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}