{"id":76958,"date":"2026-03-18T12:48:18","date_gmt":"2026-03-18T12:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/ceshtja-balluku-ish-ministri-socialist-sulmon-ramen-imuniteti-nuk-mund-te-kthehet-ne-privilegj\/"},"modified":"2026-03-18T12:48:18","modified_gmt":"2026-03-18T12:48:18","slug":"ceshtja-balluku-ish-ministri-socialist-sulmon-ramen-imuniteti-nuk-mund-te-kthehet-ne-privilegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/ceshtja-balluku-ish-ministri-socialist-sulmon-ramen-imuniteti-nuk-mund-te-kthehet-ne-privilegj\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja \u2018Balluku\u2019\/ Ish-ministri socialist sulmon Ram\u00ebn: Imuniteti nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb privilegj"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm i PS-s\u00eb, Sander Lleshaj, i lavd\u00ebruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga kryeministri Edi Rama, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb mbi ndryshimet e fundit n\u00eb qeverin\u00eb socialiste, \u00e7\u00ebshtjen \u201cBalluku\u201d, p\u00ebrplasjet politike dhe rolin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Panoram\u00ebn\u2019, Lleshaj thekson se promovimi i t\u00eb rinjve n\u00eb poste t\u00eb larta nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kurriz t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs dhe integritetit, nd\u00ebrsa imuniteti parlamentar nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr skandalet politike.<\/p>\n<p>Sipas Lleshajt, ndryshimet e fundit n\u00eb qeveri nuk sjellin cil\u00ebsi t\u00eb re, por jan\u00eb thjesht\u00eb reagime ndaj presioneve t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Ai apelon se e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime \u00ebsht\u00eb reforma e thell\u00eb e sistemit politik dhe demokracia brenda partive.<\/p>\n<p><strong>Intervista:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z. Lleshaj, si i lexoni nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juaj politik ndryshimet e fundit n\u00eb qeveri? A jan\u00eb ato sinjal reformimi apo menaxhim i krizave t\u00eb brendshme?<\/strong><\/p>\n<p>Sinjalet e reformimit normalisht jepen n\u00eb fillim t\u00eb mandatit, kur, pas shpalljes s\u00eb nj\u00eb programi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb reformave, p\u00ebrzgjidhet edhe ekipi q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb realizimin e tyre. N\u00eb rastin e ndryshimeve masive aktuale, pak muaj pas nd\u00ebrtimit t\u00eb qeveris\u00eb re pas zgjedhjeve, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr reform\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb reagim ndaj nj\u00eb gjendje t\u00eb re t\u00eb krijuar n\u00eb vend, e me sa duket,\u00a0edhe n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrderisa ndryshime pati dhe n\u00eb dikasterin e pun\u00ebve t\u00eb jashtme dhe at\u00eb t\u00eb mbrojtjes, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p><strong>Nisur nga ndryshimet e fundit duket sikur t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e vendit por \u00e7far\u00eb vlere kan\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptohet vlera e shtuar e ndryshimeve t\u00eb reja. Sa shtohet me k\u00ebt\u00eb rast dituria, pjekuria, p\u00ebrvoja, integriteti apo edhe energjia krijuese e zbatuese e qeveris\u00eb s\u00eb re? Teksa sa sheh profilin e personave q\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb rangun e ministrit, me pak p\u00ebrjashtime, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb shquhen vlera t\u00eb spikatura. Duket se n\u00eb Shqip\u00ebri ka z\u00ebn\u00eb vend nj\u00eb p\u00ebrfyrim disi tep\u00ebr entuziast p\u00ebr rolin e t\u00eb rinjve n\u00eb qeverisjen e vendit, aq sa promovimi i tyre n\u00eb poste t\u00eb larta qeveritare duket se i ngjan nj\u00eb formule magjike. Ndon\u00ebse n\u00eb nivelin e marketimit politik, q\u00eb disa e quajn\u00eb edhe propagand\u00eb, narrativa e t\u00eb rinjve q\u00eb \u201cmarrin n\u00eb dor\u00eb fatet e vendit\u201d ting\u00ebllon shum\u00eb e bukur, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo gj\u00eb nuk mund t\u00eb kap\u00ebrdihet pa u p\u00ebrtypur. Filozofi i famsh\u00ebm Immannuel Kant thot\u00eb\u00a0diku se ne nuk mund ta l\u00ebm\u00eb menaxhimin e nj\u00eb kop\u00ebshti f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb dor\u00ebn e tyre, pik\u00ebrisht nga q\u00eb ne i duam shum\u00eb ata. Ndon\u00ebse kjo referenc\u00eb mund t\u00eb \u00e7aloj\u00eb pak, aspak nuk mund t\u00eb diskutohet nevoja p\u00ebr maturi, p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00eb, p\u00ebr dituri dhe p\u00ebr integritet t\u00eb sprovuar t\u00eb atyre q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr udh\u00ebheqjen e vendit. Besoj q\u00eb biem dakord q\u00eb t\u00eb rinj ka edhe n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb Kin\u00eb apo kudo tjet\u00ebr, e megjithat\u00eb, qeverit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve bazohen n\u00eb profile tjera. Promovim i t\u00eb rinjve nuk do t\u00eb thot\u00eb katapultimi i tyre n\u00eb poste t\u00eb larta, prej nga do t\u00eb bien me siguri shpejt, p\u00ebr t\u2019u djegur k\u00ebshtu politikisht dhe profesionalisht. Funksionet e larta politike dhe shtet\u00ebrore jan\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb i kan\u00eb kaluar me sukses provimet jet\u00ebs n\u00eb aspektin profesional dhe, mbi t\u00eb gjitha, kan\u00eb p\u00ebrballuar qart\u00eb sprovat e karakterit p\u00ebrgjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre. Eksperimentet e p\u00ebrs\u00ebritura me rishtar\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb b\u00ebhen drejtor\u00eb, ambasador\u00eb apo deri dhe ministra, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr vendin, por edhe p\u00ebr vet\u00eb ata q\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb rinis\u00eb, nuk arrijn\u00eb t\u00eb shohin kurthin q\u00eb i p\u00ebrgjon pas kata\u00a0pultimit. M\u00eb duket se u zgjata shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm kaq: ndryshimet duket nuk se sjellin ndonj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb re.<\/p>\n<p><strong>Mazhoranca rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb znj.Balluku. Pse kjo mbrojtje politike ndaj saj ndon\u00ebse e akuzuar p\u00ebr afera korruptive?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb parimisht nuk komentoj publikisht emrin e askujt. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kur nuk ka mbetur askush pa u shprehur dhe asgj\u00eb pa u th\u00ebn\u00eb, komentet e mia do t\u00eb ishin t\u00eb tep\u00ebrta. Sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duket se jemi p\u00ebrball\u00eb ngat\u00ebrres\u00ebs s\u00eb dy aspekteve.<\/p>\n<p>S\u00eb pari: duket se politika ka filluar t\u00eb kthjellohet disi, pas euforis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn miratoi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb unanimitet t\u00eb rrall\u00eb para gati nj\u00eb dekade. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb vertet k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, pasi duhet kuptuar, m\u00eb n\u00eb fund, se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk mund t\u00eb reduktohet vet\u00ebm tek nj\u00eb struktur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb si SPAK-u. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb urgjente nevoja p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga bestytnia naive se kjo struktur\u00eb mund t\u00eb zgjidh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb magjike hallet e vendit. Jo. Ajo mund t\u00eb zgjidh\u00eb disa probleme t\u00eb\u00a0karakterit penal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet themelore t\u00eb vendit, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuara, jan\u00eb t\u00eb karakterit politik dhe mund t\u00eb zgjidhen vet\u00ebm p\u00ebrmes reformave politike.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye se nevoja p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr problemet evidente q\u00eb shfaqen n\u00eb praktik\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e dukshme, nismat p\u00ebr qasje t\u00eb re nuk mund t\u00eb marrin shkas nga raste t\u00eb caktuara juridike, q\u00eb lidhen me zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Qeveria dhe shumica parlamentare kan\u00eb raste t\u00eb pafundme t\u00eb problemeve me dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, prej t\u00eb cilave mund t\u00eb nisen me plot legjitimitet p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb sistem. Nd\u00ebrsa tentativa p\u00ebr nj\u00eb qasje sistemore dhe parimore, e nxitur nga nj\u00eb rast i vet\u00ebm konkret n\u00eb nivelin e lart\u00eb t\u00eb qeverisjes, vet\u00ebm sa e kompromenton q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb sistem.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama e konsideroi t\u00eb mbyllur \u00e7\u00ebshtjen \u201cBalluku\u201d por \u00e7far\u00eb mesazhi u d\u00ebrgon qytetar\u00ebve p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien e politik\u00ebs?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e cila do t\u00eb duhet t\u00eb bashkoj\u00eb parimet dhe vlerat m\u00eb t\u00eb larta politike, juridike dhe morale t\u00eb vendit. N\u00eb vendimet e tij, qytetar\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb dallojn\u00eb jet\u00ebzimin e k\u00ebtyre vlerave. Vendime pa vul\u00ebn e vullnetit politik dhe pa pesh\u00ebn e moralit shoq\u00ebror nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb askujt. Imuniteti parlamentar n\u00eb koh\u00ebn e sotme, dhe sidomos n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb relike e padobishme. Si rregull, n\u00eb vendet demokratike, ai jepet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur funksionimin e pa shqet\u00ebsuar t\u00eb parlamentit nga prishja e raporteve t\u00eb shumicave parlamentare, p\u00ebr t\u00eb parandaluar rastet e caktuara t\u00eb p\u00ebrndjekjes politike apo p\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb e vendimmarrjes s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb raste t\u00eb caktuara p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrhyrjes nga ana e pushtetit ekzekutiv apo gjyq\u00ebsor. Por vet\u00ebm kaq. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb ishte privilegji i pa drejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb, n\u00eb rastin konkret, t\u00eb shihet ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i funksionimit t\u00eb parlamentit si i till\u00eb, apo i grupeve t\u00eb caktuara parlamentare, i p\u00ebrndjekjes politike apo i ndikimit ndaj vendimmarrjes individuale t\u00eb ndonj\u00eb deputeti. Me\u00a0pak fjal\u00eb, zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte gjetur n\u00eb parimet e politik\u00ebs dhe t\u00eb moralit, pasi Kushtetuta dhe ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket se nuk e mb\u00ebshtesin q\u00ebndrimin refraktar ndaj organeve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse raste t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me refuzime n\u00eb Kuvend, a krijohet ideja se drejt\u00ebsia ka kufij kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pushtetin?<\/strong><\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb hyjnore. E p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr kufij. Dhe k\u00ebta kufij i vendos sovrani, p\u00ebrmes Kuvendit, n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb qarta e n\u00eb favor t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, politika e ka detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kuadrin ligjor, pra kufijt\u00eb, p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e ligjshme, nd\u00ebrhyrja e politik\u00ebs duhet t\u00eb kryhet si reagim ndaj nj\u00eb fenomeni problematik shqet\u00ebsues dhe kurr\u00ebsesi si reagim ndaj nj\u00eb rasti konkret t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi ky do t\u00eb ishte thjesht pengim i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A duhet q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb japin dor\u00ebheqje sapo p\u00ebrfshihen n\u00eb hetime serioze\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesit e lart\u00eb duhet t\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb kombinim t\u00eb profesionalizmit, moralit dhe integritetit. Un\u00eb e konsideroj aventur\u00eb me rrisk t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vendin em\u00ebrimin e personave q\u00eb nuk i kan\u00eb d\u00ebshmuar qart\u00eb k\u00ebto vlera gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre. Dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i lart\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie, pjekurie dhe integriteti. Ajo \u00ebsht\u00eb atribut i atyre q\u00eb me postin i lidh p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsia, morali e integriteti dhe jo interesi meskin. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo n\u00eb Shqip\u00ebri ende mbetet e munguar, aq sa t\u00eb munguara mbeten vlerat e p\u00ebrmendura n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij paragrafi. Eksperimentimet me promovimin e personave t\u00eb pa sprovuar n\u00eb poste t\u00eb larta politike n\u00eb Shqip\u00ebri, vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb fatale. Dikur, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pasi kisha marr\u00eb detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, nga nj\u00eb gazetar inteligjent, u pyeta n\u00ebse kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqjen. P\u00ebrgjigja ime asokohe ishte se p\u00ebr dor\u00ebheqjen mendoj \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se me karrigen ku ulem nuk kam ndonj\u00eb lidhje organike, pra nuk jam i ngjitur pas saj. At\u00eb nat\u00eb ishte data 10 dhjetor 2018. Si p\u00ebr \u00e7udi, sakt\u00ebsisht m\u00eb 10 dhjetor 2020, un\u00eb e dhash\u00eb v\u00ebrtet dor\u00ebheqjen, pasi nj\u00eb polic q\u00eblloi me arm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nj\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsisht skandaleve t\u00eb qeveris\u00eb, akuzave p\u00ebr lidhje me krimin dhe korrupsionin, \u00e7far\u00eb e mban ende n\u00eb pushtet t\u00eb majt\u00ebn? Pse kaq e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rr\u00ebzosh nj\u00eb qeveri t\u00eb till\u00eb\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se \u00e7\u00ebshtja e rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb as nuk duhet t\u00eb shtrohet. N\u00eb nj\u00eb vend normal, qeverit\u00eb nuk rr\u00ebzohen, por nd\u00ebrrohen. P\u00ebr fat t\u00eb keq, Shqip\u00ebria vijon ende jermin komunist t\u00eb frym\u00ebzuar nga mentaliteti revolucionar i rr\u00ebzimit apo p\u00ebrmbysjes. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe as nuk duhet t\u00eb merremi me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, e cila kurr\u00eb nuk na \u00e7on p\u00ebrpara. Por, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se si nd\u00ebrrohet qeveria dhe q\u00eb krijoj\u00eb kushtet q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira dhe mund\u00ebsisht sa her\u00eb k\u00ebto t\u00eb ndodhin edhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar koh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\u00a0demokracia maturohet. Krijimi i k\u00ebtyre kushteve lidhet me shum\u00eb gj\u00ebra, por, para s\u00eb gjithash, me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda pak m\u00eb lart. Vendi ka nevoj\u00eb jetike q\u00eb t\u00eb reformoj\u00eb sistemin politik, p\u00ebrmes reformimit rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb partive politike. Pa nj\u00eb ndryshim t\u00eb ligjit p\u00ebr partit\u00eb politike, pa vendosjen e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb brenda partive politike q\u00eb qeverisin vendin, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet realisht. Qeverit\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrrohen dhe jo t\u00eb rr\u00ebzohen. Q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb, partit\u00eb duhet t\u00eb humbasin ekskluzivitetin e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhje jasht\u00eb proceseve t\u00eb mir\u00ebfillta demokratike. Retorikat revolucionare t\u00eb rr\u00ebzimeve imagjinare vet\u00ebm sa topisin nd\u00ebrgjegjen publike dhe \u00e7imentojn\u00eb sistemin aktual jo demokratik.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse korrupsioni m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai politik, kush duhet ta mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se roli i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por\u00a0jo primar dhe as vendimtar. Drejt\u00ebsia mund t\u00eb godas\u00eb raste t\u00eb shk\u00ebputura p\u00ebr t\u00eb cilat arrin t\u00eb mbledh\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme. Drejt\u00ebsia mund t\u00eb godas\u00eb n\u00eb ato raste kur jan\u00eb shkelur apo shmangur procedurat e parashikuara me ligj. Por si b\u00ebhet n\u00eb ato raste kur procedurat respektohen me p\u00ebrpikm\u00ebri, e megjithat\u00eb i gjith\u00eb investimi \u00ebsht\u00eb i mbrapsht\u00eb? D\u00ebmi m\u00eb i madh i shkaktohet vendit kur parat\u00eb e tij shkojn\u00eb n\u00eb prioritete t\u00eb gabuara. L\u00ebnia pa nd\u00ebrtuar e nj\u00eb aksi rrugor, e nj\u00eb porti a spitali, apo nd\u00ebrtimi n\u00eb vend t\u00eb tyre i disa t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nevoja nuk \u00ebsht\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb korrupsioni m\u00eb i madh. Edhe pse n\u00eb k\u00ebto raste, praktikat ligjore t\u00eb ndjekura mund t\u00eb jen\u00eb pa asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb, pra edhe jasht\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, d\u00ebmi real i shkaktuar vendit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh nga ai i rasteve kur shkeljet jan\u00eb n\u00eb procedura. Korrupsioni i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i nivelit politik dhe jo procedurial. Por vendimet politike mund t\u2019i gjykoj\u00eb e vetmja \u201cgjykat\u00eb politike\u201d e vendit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga zgjedh\u00ebsit n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit t\u00eb tyre, n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb vendit, dita e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb dit\u00eb feste dhe vallesh folklorike, krejt larg s\u00eb qeni nj\u00eb dit\u00eb \u201cgjyqi politik\u201d. Dhe kjo ndodh p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb thjesht\u00eb: populli thirret jo p\u00ebr t\u00eb gjykuar, por p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mes vullnetit t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit kryetar partie, vullnete t\u00eb cilat p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk kan\u00eb ndonj\u00eb ndryshim substancial, t\u00eb pakt\u00ebn sa i p\u00ebrket profilit t\u00eb atyre q\u00eb em\u00ebrohen\/zgjidhen. Un\u00eb kam bindjen e plot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb problemi themelor i Shqip\u00ebris\u00eb Sistemi i saj demokratik \u00ebsht\u00eb i dominuar eksluzivisht nga parti politike t\u00eb cilat n\u00eb vetvete nuk jan\u00eb as demokratike dhe as t\u00eb rregulluara nga nj\u00eb ligj i mir\u00ebfillt\u00eb. Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kjo gjendje do t\u00eb vijoj\u00eb, problemet e vendit do t\u00eb thellohen.<\/p>\n<p><strong>Si ish-minist\u00ebr i brendsh\u00ebm, a mendoni se institucionet kan\u00eb sot mjaftuesh\u00ebm pavar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin politik pa presione?<\/strong><\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris s\u00ebrish se korrupsionin politik mund ta luftoj\u00eb vet\u00ebm populli p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mundet q\u00eb t\u00eb na e nd\u00ebrtoj\u00eb, p\u00ebr shembull, aksin komb\u00ebtar m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb duhej t\u00eb lidhte Tiran\u00ebn me Europ\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet Shkodr\u00ebs, edhe pse n\u00eb Strategjin\u00eb e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, t\u00eb miratuar me ligj q\u00eb n\u00eb vitin 2014, ky \u00ebsht\u00eb shpallur si nj\u00eb prioritet i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund ta p\u00ebrmbys\u00eb paradoksin e rrall\u00eb q\u00eb Rruga e Kombit fillon me kat\u00ebr korsi n\u00eb Kuk\u00ebs dhe vjen duke u ngushtuar sa m\u00eb shum\u00eb i afrohet Tiran\u00ebs, duke ndjekur parimin e mbrapsht\u00eb q\u00eb zbatohet gj\u00ebr\u00ebsisht: sa m\u00eb i dendur trafiku, aq m\u00eb e ngusht\u00eb rruga dhe anasjelltas. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u2019i heq\u00eb apo t\u2019i vendos\u00eb sipas t\u00eb nj\u00ebjtit standard trar\u00ebt e postblloqeve t\u00eb pages\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebt e vendit dhe as nuk mund t\u2019u shpjegoj\u00eb kuksian\u00ebve se p\u00ebrse ata duhet t\u00eb paguajn\u00eb kur udh\u00ebtojn\u00eb me makin\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, por nuk duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kur shkojn\u00eb p\u00ebr mik n\u00eb Vlor\u00eb. Shembuj t\u00eb till\u00eb ka shum\u00eb, por gazeta juaj e ka t\u00eb kufizuar hap\u00ebsir\u00ebn. Jo reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, por reforma e sistemit politik \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb s\u00eb shumti ka nevoj\u00eb vendi. Por, aq sa parakosalisht unanim ishte konsensusi p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi para nj\u00eb dekade, por aq unanime \u00ebsht\u00eb heshtja dhe konsensusi p\u00ebr t\u00eb mos reformuar sistemin politik n\u00eb vend. Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb gjendja do t\u00eb vijoj\u00eb k\u00ebshtu, korrupsioni politik do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb vendin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrgjegja publike do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb konsumoj\u00eb si narkotik\u00eb raste t\u00eb shk\u00ebputura zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb q\u00eb d\u00ebnohen kryesisht p\u00ebr kot\u00ebsira.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ceshtja-balluku-ish-ministri-socialist-sulmon-ramen-imuniteti-nuk-mund-te-kthehet-ne-privilegj\/\">\u00c7\u00ebshtja \u2018Balluku\u2019\/ Ish-ministri socialist sulmon Ram\u00ebn: Imuniteti nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb privilegj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm i PS-s\u00eb, Sander Lleshaj, i lavd\u00ebruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga kryeministri Edi Rama, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb mbi ndryshimet e fundit n\u00eb qeverin\u00eb socialiste, \u00e7\u00ebshtjen \u201cBalluku\u201d, p\u00ebrplasjet politike dhe rolin e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Panoram\u00ebn\u2019, Lleshaj thekson se promovimi i t\u00eb rinjve n\u00eb poste t\u00eb larta nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76958","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76958"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76958\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}