{"id":76949,"date":"2026-03-18T11:48:24","date_gmt":"2026-03-18T11:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/dosja-meta-avokati-gjykata-pranoi-mangesite-ne-hetim-por-e-kaloi-ceshtjen-per-gjykim\/"},"modified":"2026-03-18T11:48:24","modified_gmt":"2026-03-18T11:48:24","slug":"dosja-meta-avokati-gjykata-pranoi-mangesite-ne-hetim-por-e-kaloi-ceshtjen-per-gjykim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/dosja-meta-avokati-gjykata-pranoi-mangesite-ne-hetim-por-e-kaloi-ceshtjen-per-gjykim\/","title":{"rendered":"Dosja \u2018Meta\u2019\/ Avokati: Gjykata pranoi mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb hetim, por e kaloi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim!"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me (GJKKO) ka vendosur kalimin p\u00ebr gjykim n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.<\/p>\n<p>Teksa avokati i Met\u00ebs ka folur p\u00ebr mediat pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb sotme, duket se vendimi i GJKKO e ka b\u00ebr\u00eb Kryemadhin p\u00ebr cigare. Ish-deputetja \u00ebsht\u00eb filmuar sot duke tymosur, para se t\u00eb fliste p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Avokati i Met\u00ebs, Kujtim Cakrani, deklaroi se gjykata pranoi se hetimet jan\u00eb t\u00eb paplota dhe se mungojn\u00eb prova materiale dhe d\u00ebshmi, por s\u00ebrish vendosi t\u00eb mos pranoj\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr plot\u00ebsim hetimesh dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky vendim \u00ebsht\u00eb i pakuptuesh\u00ebm dhe e vendos Gjykat\u00ebn e Themelit n\u00eb rolin si t\u00eb prokurorit, ashtu edhe t\u00eb gjyqtarit. Ai shtoi se ligji parashikon q\u00eb \u00e7\u00ebshtja kalon p\u00ebr gjykim vet\u00ebm pasi provat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Cakrani theksoi se jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb duhet t\u00eb merren brenda dhe jasht\u00eb vendit, si dhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me vler\u00ebsimin financiar.<\/p>\n<p>Ai kritikoi gjithashtu procedur\u00ebn paraprake, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb panevojshme dhe nj\u00eb zvarritje t\u00eb procesit, nd\u00ebrsa shtoi se \u00e7\u00ebshtja ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb me karakter m\u00eb shum\u00eb politik sesa ligjor.<\/p>\n<p>\u201cProblemi q\u00ebndron q\u00eb gjykata pasi relatoi k\u00ebrkesat tona ku ne i kishim t\u00eb bazuara p\u00ebr plot\u00ebsim hetimesh dhe gjykata i relatoi dhe i konstatoi q\u00eb hetimet jan\u00eb t\u00eb paplota, ku ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb si prova materiale, si prova me d\u00ebshmitar\u00eb. Gjykata p\u00ebrs\u00ebri nuk u ngrit dot n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkon detyra. Vendosi, nuk i pranoi k\u00ebrkesat dhe ja kaloi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim, duke na th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb zgjidhen vet\u00ebm n\u00eb, n\u00eb themel. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Gjykata e Themelit duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe prokurorin, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe gjyqtarin. Un\u00eb nuk e kuptoj dot k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ne e prisnim nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, por menduam q\u00eb gjykata t\u00eb ngrihet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e q\u00eb e k\u00ebrkon ligji, q\u00eb e k\u00ebrkon detyra. K\u00ebshtu q\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Sot ka p\u00ebrfunduar \u00e7\u00ebshtja ligjore p\u00ebr zotin Meta.<\/p>\n<p>N\u00eb themel fillon \u00e7\u00ebshtja politike. Ne deri sot nuk jemi shprehur politikisht, padyshim, por sot ka p\u00ebrfunduar \u00e7\u00ebshtja ligjore, ku u konstatua q\u00eb nuk ka prova, nuk ka as fakt penal dhe gjykata e kalon \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim. Ligji procedural penal e ka qart\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb prokuroria pasi ka administruar t\u00eb gjitha provat, me d\u00ebshmitar\u00eb dhe t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e provave, k\u00ebrkon gjykat\u00ebs kalimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Kur gjykata e konstaton q\u00eb provat jan\u00eb t\u00eb plota, jan\u00eb administruar d\u00ebshmit\u00eb dhe \u00e7do prov\u00eb tjet\u00ebr, e kalon p\u00ebr gjykim. N\u00eb rastin konkret, \u00e7udit\u00ebrisht, gjykata ka konstatuar q\u00eb ka mang\u00ebsi n\u00eb hetim dhe ka kaluar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim. Un\u00eb\u00a0e kund\u00ebrshtova gjykat\u00ebn, i thash\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja, seancat paraprake duhet t\u00eb zhduken. Gjyqtar\u00ebt e seanc\u00ebs paraprake jan\u00eb gjyqtar\u00eb kot.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kot, m\u00eb vjen keq, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb kote, koti. Kur shum\u00eb bukur mund ta kalosh \u00e7\u00ebshtjen direkt n\u00eb themel dhe mbyllet aty gjith\u00eb kjo histori shtat\u00ebmujore, se ne kemi shtat\u00eb muaj q\u00eb po merremi me gjykat\u00ebn dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb tallur me avokat\u00ebt dhe me k\u00ebrkesat e avokat\u00ebve. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam mbetur pak, jo i d\u00ebshp\u00ebruar, por ja, kam rezervat e mia p\u00ebrsa i p\u00ebrket gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, mang\u00ebsit\u00eb e hetimeve, un\u00eb po i p\u00ebrmend tre-kat\u00ebr dhe t\u00eb tjerat i p\u00ebrmend Monika. Ka qen\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merreshin n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb gjykata i konstatoi, d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merreshin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb parlamentin me parlamentar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjykata i konstatoi, q\u00eb nga kryeministri zoti Rama dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb propozuan, ideuan ligjin p\u00ebr minierat dhe shum\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb tjera. Dhe gjykata e konstatoi por p\u00ebrs\u00ebri tha q\u00eb duhet t\u00eb merren k\u00ebto n\u00eb themel. Dhe prandaj them q\u00eb\u00a0ajo gjykat\u00eb nuk u ngrit dot n\u00eb lart\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkonte. P\u00ebrsa i p\u00ebrket provave t\u00eb tjera, padyshim q\u00eb jan\u00eb provat, provat e tjera q\u00eb zonja Kryemadhi ka b\u00ebr\u00eb edhe aktet e vler\u00ebsimit financiar, t\u00eb cilat dhe ajo ka nj\u00eb mang\u00ebsi thelb\u00ebsore, sepse aty ka probleme me p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave t\u00eb zotit Meta, zonj\u00ebs Kryemadhi e k\u00ebshtu me radh\u00eb, sepse ju duhet t\u00eb kuptoni di\u00e7ka. Zonja\u00a0Kryemadhi dhe zoti Meta nuk ishin familjar\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kan\u00eb qen\u00eb dy deputet\u00eb, kan\u00eb patur role t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe t\u2019i trajtosh sikur\u00a0zonja Kryemadhi ishte familjare, \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpiake dhe nuk ka kryer asnj\u00eb funksion dhe asnj\u00eb pun\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj, vet\u00ebm kjo gjykat\u00eb mund ta b\u00ebnte.<\/p>\n<p>Shiko, ky ishte problemi, se n\u00ebse ne do kishim k\u00ebrkuar gjykim t\u00eb shkurtuar, sipas gjykat\u00ebs, provat nuk ishin t\u00eb plota. Po gjykimi i shkurtuar k\u00ebrkohet, ju e dini, kur ne nuk kemi kontestime mbi provat, mbi aktet aty dhe k\u00ebrkon gjykim t\u00eb shkurtuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykata, pasi konstatoi\u00a0 q\u00eb provat nuk ishin t\u00eb plota, dosja nuk ishte e plot\u00eb, po si kur k\u00ebrkojm\u00eb gjykim t\u00eb shkurtuar, i thash\u00eb un\u00eb gjyqtares. Gjyqtarja nuk i ktheu dot p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj. Gjykimi t\u00eb shkurtuar k\u00ebrkuan, tre nga t\u00eb bashk\u00ebpandehurit\u201d, u shpreh Cakrani.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-meta-avokati-gjykata-pranoi-mangesite-ne-hetim-por-e-kaloi-ceshtjen-per-gjykim\/\">Dosja \u2018Meta\u2019\/ Avokati: Gjykata pranoi mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb hetim, por e kaloi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me (GJKKO) ka vendosur kalimin p\u00ebr gjykim n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Teksa avokati i Met\u00ebs ka folur p\u00ebr mediat pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb sotme, duket se vendimi i GJKKO e ka b\u00ebr\u00eb Kryemadhin p\u00ebr cigare. Ish-deputetja \u00ebsht\u00eb filmuar sot duke tymosur, para se t\u00eb fliste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76949","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76949"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76949\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}