{"id":76948,"date":"2026-03-18T11:48:24","date_gmt":"2026-03-18T11:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/skandalet-e-ballukut-blushi-te-ngrihet-komision-hetimor-per-4-miliard-euro-investime-ne-infrastrukturen-rrugore-qe-u-shemb\/"},"modified":"2026-03-18T11:48:24","modified_gmt":"2026-03-18T11:48:24","slug":"skandalet-e-ballukut-blushi-te-ngrihet-komision-hetimor-per-4-miliard-euro-investime-ne-infrastrukturen-rrugore-qe-u-shemb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/18\/skandalet-e-ballukut-blushi-te-ngrihet-komision-hetimor-per-4-miliard-euro-investime-ne-infrastrukturen-rrugore-qe-u-shemb\/","title":{"rendered":"Skandalet e Ballukut\/ Blushi: T\u00eb ngrihet Komision hetimor p\u00ebr 4 miliard euro investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore q\u00eb u shemb"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi ka k\u00ebrkuar ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor Parlamentar p\u00ebr t\u00eb hetuar 4 miliard euro investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore q\u00eb u d\u00ebmtuan gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Blushi thekson se q\u00ebllimi i k\u00ebtij komisioni \u00ebsht\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, t\u00eb testoj\u00eb respektimin e standardeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nga kompanit\u00eb ekzekutuese, si dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb kapacitetet e institucioneve dhe shoqatave t\u00eb profesionist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garantuar standarde t\u00eb larta n\u00eb projektimin dhe zbatimin e veprave publike.<\/p>\n<p>Ai thekson gjithashtu se ngritja e k\u00ebtij Komisioni \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb rekomandime q\u00eb do t\u00eb rrisin efikasitetin dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e investimeve publike n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e rasteve t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Kryetar i Kuvendit,<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve te fundit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb muajit Shkurt 2026, kemi p\u00ebrjetuar d\u00ebmtime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb infrastruktures rrugore t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebmtimeserioze t\u00eb urave dhe veprave te tjera civile, q\u00eb arriten kulmin n\u00eb rr\u00ebshqitjet e trases\u00eb s\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb aksin\u00a0 jug-lindor, me pasoja bllokimin e tij t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebmtime serioze pat\u00ebn segmentet Librazhd-Prrenjas, Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Plloc\u00eb, Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb, Unaza e Burrelit, Auro-moto-parku Elbasan, Dardh\u00eb-Boboshtic\u00eb, Vllahin\u00eb-Pocem, Lur\u00eb-Peshkopi, Ku\u00e7-Qeparo, Memaliaj-Tepelen\u00eb, Sh\u00ebngjin-Velipoj\u00eb, Tuneli i Llogarase, Tuneli i Murrizit, e shum\u00eb vepra t\u00eb tjera.<br \/>\nI nje rendesie te vecante eshte segmenti Librazhd \u2013 Prrenjas, si pjese e aksit jug-lindor dhe pjese e korridorit nderkombetar VIII, pjese e Korridoreve Evropiane.<\/p>\n<p>Keto demtime te akseve rrugore kane qene me pasoja te jashtezakonshme per jeten dhe shendetin e qytetareve, per transportin kombetar e nderkombetar, si dhe p\u00ebr ekonomine ne pergjithesi.<\/p>\n<p>Kryeministri dhe p\u00ebrfaqesues te tjere te qeverise jane shprehur se keto demtime kane ndodhur si rezultat i shirave te jashtezakonshem. Nderkohe, qe referuar sherbimit sinoptik, nuk ka patur nivele te pazakonta reshjesh.<\/p>\n<p>Gjate kesaj periudhe, mjaft inxhiniere dhe specialiste te ndertimit te rrugeve kane shprehur publikisht verejtjet e tyre per menyren si realizohen keto vepra publike, duke nenvizuar probleme qe kane te bejne me projektet, me studimet gjeologjike, me supervizimin dhe inspektimin e punimeve, me respektimin kritereve te sigurise dhe te mirembajtjes, si dhe me respektimin e standarteve te vete ndertimit.<\/p>\n<p>Gjate periudhes 2014-2025 jane investuar n\u00eb infrastrukturen rrugore rreth 4 miliard euro nje vlere shume e larte e investimeve publike. Keto vlera te larta te perdorimit te parave te taksapaguesve jane nje detyrim i rendesishem per t\u2019u mirembajtur dhe per te gjetur e analizuar gjithe faktoret e amortizimit te shpejte te tyre, me qellim rritjen e qendrueshmerise dhe rentabilitetit te investimeve sot dhe ne te ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ngritja e k\u00ebtij Komisioni Hetimor ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha veprimet dhe mosveprimet institucioneve pergjegjese ne realizimin e veprave te tilla si dhe\u00a0 nxjerrjen e rekomandimeve p\u00ebr organet kompetente q\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00ebmarrin pergjegjesite perkatese ligjore, si dhe t\u00eb merren masa e p\u00ebrshtatshme q\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>RRETHANAT E \u00c7\u00cbSHTJES<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebmi i shkaktuar ne infrastrukturen rrugore nga teresia e faktoreve te siperpermendur eshte i vlerave teper te larta dhe ka kompromentuar qendrueshmerine e investimeve te jashtezakonshme qe jane realizuar ne kete sektor. Prandaj, hetimi i shkaqeve qe kane sjelle kete situate eshte nje domosdoshmeri.<\/p>\n<p>Duke patur parasysh se \u00e7eshtja e investimeve ne infrastrukture eshte nje ceshtje nderinstitucionale, ku perfshihen shume institucione dhe entitete, Kuvendi duhet te kryeje funksionin e tij mbikqyres dhe monitorues. Kete detyre Kuvendi mund dhe duhet ta realizoje edhe nepermjet Komisioneve Hetimore.<\/p>\n<p>Persa i perket aspektit te rendesishem te permiresimit te punes ne te ardhmen dhe pergatitjes se rekomandimeve per rritjen e efikasitetit te investimeve publike, eshte e rendesishme te merren ne shqyrtim edhe role e funksione qe shkojne pertej pergjegjive te ekzekutivit, si\u00e7 mund te jene Shoqatat e Profesionisteve te Ndertimit, Institute<\/p>\n<p>Shkencore e Projektimi, etj. Prandaj, angazhimi i Kuvendit ne kete sipermarrje eshte i domosdoshem.<\/p>\n<p>ARSYETIMI LIGJOR<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e cil\u00ebson si \u201ckompetenc\u00eb kushtetuese\u201d t\u00eb drejt\u00ebn e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Duke e veshur nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e deputet\u00ebve me k\u00ebt\u00eb pushtet, Kushtetuta \u201c\u2026institucionalizon nj\u00eb lloj tjet\u00ebr autoriteti kushtetues, q\u00eb njihet si pushteti i pakic\u00ebs parlamentare\u201d, q\u00eb realizohet \u201c\u2026n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur\u2026\u201d dhe q\u00eb\u00ebsht\u00eb \u201c\u2026.i pakufizuar nga vullneti i shumic\u00ebs\u201d. E drejta e kontrollit hetimor i \u00ebsht\u00eb njohur pakic\u00ebs parlamentare, e cila duke i pasur t\u00eb kufizuara mjetet n\u00eb dispozicion, mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb instrumet t\u00eb fuqish\u00ebm kushtetues.<\/p>\n<p>Ushtrimi normal i veprimtaris\u00eb s\u00eb Kuvendit k\u00ebrkon ekzistenc\u00ebn e elementeve t\u00eb domosdosh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krijimin e kushteve p\u00ebr respektimin e ligjeve nga t\u00eb gjitha organet e tjera t\u00eb pushtetit publik dhe shtetasit, si dhe pajisjen e tij me mjetet e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr realizimin e kontrollit mbi m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik. Komisionet hetimore q\u00eb ngrihen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb mjet q\u00eb i sh\u00ebrben pik\u00ebrisht ushtrimit t\u00eb kontrollit parlamentar. Ato jan\u00eb instrument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i parlamentit p\u00ebr mbledhjen e informacionit p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb vecanta, me q\u00ebllim arritjen e p\u00ebrfundimeve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Komisionit Hetimor q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb krijohet mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, synon q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb informacione t\u00eb holl\u00ebsishme mbi menyren e realizimit te investimeve publike dhe te rekomandoje permiresimin e saj ne te ardhmen, me qellim rritjen e efektshmerise dhe qendrueshmerise se investimeve publike.<\/p>\n<p>Objekti dhe q\u00ebllimi i ngritjes s\u00eb k\u00ebtij Komisioni Hetimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe parimet themelore kushtetuese, p\u00ebr shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime t\u00eb kompetencave t\u00eb parashikuara nga Kushtetuta p\u00ebr organe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Puna e Komisionit Hetimor nuk do t\u00eb konsistoj\u00eb n\u00eb nxjerrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive penale p\u00ebr personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje, pasi kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb funksionale e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr ngritjen nga Kuvendi t\u00eb nj\u00eb komisioni hetimor, p\u00ebrmbush tri kriteret kushtetues si vijon: (i) c\u00ebshtja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me funksionin ligjv\u00ebn\u00ebs dhe funksione t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat ai \u00ebsht\u00eb i autorizuar t\u00eb marr\u00eb masa ligjore; (ii) objekti i hetimit fokusohet n\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje konkrete; dhe (iii) ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe indicie t\u00eb mjaftueshme q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e praktikave q\u00eb d\u00ebmtojn\u00ebrealizimin me efikasitet te investimeve.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nenin 25 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit dhe ligjin Nr. 8891, dat\u00eb 02.05.2002 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore t\u00eb Kuvendit\u201d,<\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKOJM\u00cb:<\/strong><\/p>\n<p>1. Krijimin e nj\u00eb Komisioni Hetimor t\u00eb Kuvendit, me:<\/p>\n<p>(i) Q\u00ebllim: Kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00ebinstitucioneve pergjegjese per realizimin me standarde, me efikasitet e qendrueshmeri te investimeve publike.<\/p>\n<p>(ii) Objekt: a) verifikimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00ebAutoriteti\u00a0 Rrugor Shqiptar; b) verifikimi dhe testimi i respektimit te standarteve te ndertimit nga kompanite ekzekutuese. c) verifikimi dhe vleresimi i kapaciteteve te institucioneve, enteve e shoqatare te profesionisteve, ne funksion te garantimit te standarteve te larta ne projektimin dhe zbatimin e veprave publike. d) hartimi i rekomandimeve per te permiresuar punen ne te ardhmen.<\/p>\n<p>(iii) P\u00ebrb\u00ebrje:9 an\u00ebtar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt kryetari dhe 3 an\u00ebtar\u00eb do t\u2019i p\u00ebrkasin grupeve parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs dhe 5 an\u00ebtar\u00eb grupit parlamentar t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>(iv) Afat: 4 muaj nga krijimi i Komisonit Hetimor.<\/p>\n<p>2. Mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese dhe caktimin e dat\u00ebs s\u00eb miratimit n\u00eb Kuvend n\u00eb seanc\u00ebn plenare m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/skandalet-e-ballukut-blushi-te-ngrihet-komision-hetimor-per-4-miliard-euro-investime-ne-infrastrukturen-rrugore-qe-u-shemb\/\">Skandalet e Ballukut\/ Blushi: T\u00eb ngrihet Komision hetimor p\u00ebr 4 miliard euro investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore q\u00eb u shemb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi ka k\u00ebrkuar ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor Parlamentar p\u00ebr t\u00eb hetuar 4 miliard euro investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore q\u00eb u d\u00ebmtuan gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit. Blushi thekson se q\u00ebllimi i k\u00ebtij komisioni \u00ebsht\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, t\u00eb testoj\u00eb respektimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76948","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76948\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}