{"id":76863,"date":"2026-03-17T20:48:13","date_gmt":"2026-03-17T20:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/nga-eldi-dizdari-tek-dritan-rexhepi-dhe-dritan-gjika-mbreterit-e-kokaines-qe-drejtojne-nga-dubai-2\/"},"modified":"2026-03-17T20:48:13","modified_gmt":"2026-03-17T20:48:13","slug":"nga-eldi-dizdari-tek-dritan-rexhepi-dhe-dritan-gjika-mbreterit-e-kokaines-qe-drejtojne-nga-dubai-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/nga-eldi-dizdari-tek-dritan-rexhepi-dhe-dritan-gjika-mbreterit-e-kokaines-qe-drejtojne-nga-dubai-2\/","title":{"rendered":"Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika\/ \u201cMbret\u00ebrit\u201d e kokain\u00ebs q\u00eb drejtojn\u00eb nga Dubai"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptar\u00ebt e bot\u00ebs s\u00eb krimit q\u00eb kan\u00eb gjetur streh\u00eb n\u00eb Dubai, duke theksuar nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ekstradimet drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentari ndalet te rasti i Durim Bamit, i cili pas dy vitesh procedura u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri, ku do t\u00eb p\u00ebrballet me akuzat p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb disa ngjarje kriminale. Sipas ekspert\u00ebve, Dubai mbetet nj\u00eb qend\u00ebr financiare e nd\u00ebrtuar mbi sekretin dhe nj\u00eb pik\u00eb strategjike p\u00ebr investimin dhe mbrojtjen e pasurive t\u00eb krijuara nga aktivitetet e paligjshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se nga viti 2020 deri n\u00eb 2026, autoritetet shqiptare kan\u00eb d\u00ebrguar 19 k\u00ebrkesa p\u00ebr ekstradim drejt Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm 10 jan\u00eb realizuar. Megjithat\u00eb, shum\u00eb figura t\u00eb njohura t\u00eb krimit vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb pashqet\u00ebsuar n\u00eb Dubai, duke p\u00ebrfituar nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb juridike p\u00ebr ekstradim dhe siguria q\u00eb ofron ky shtet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari, i konsideruar drejtues i nj\u00eb prej organizatave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shqiptare t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs. Ai dyshohet se ka drejtuar operacionet nga Dubai, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Itali vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Dokumentari thekson gjithashtu se, pavar\u00ebsisht sekuestrimeve t\u00eb pasurive n\u00eb Shqip\u00ebri, fuqia ekonomike e k\u00ebtyre grupeve mbetet e lart\u00eb. Ekspert\u00ebt n\u00ebnvizojn\u00eb se Dubai ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb qend\u00ebr koordinimi p\u00ebr krimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke ofruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht mund\u00ebsi p\u00ebr investim dhe mbrojtje nga ndjekja penale, edhe pse koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb rritje e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr ekstradime.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga dokumentari:<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Franc \u00c7opja iu dor\u00ebzua autoriteteve belge n\u00eb fundin e vitit 2023, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu me d\u00ebnimin e tij dhe fundin e nj\u00eb perandorie, duke i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lamtumir\u00eb rehatis\u00eb s\u00eb tyre, ndryshe nga i v\u00ebllai q\u00eb vazhdon t\u00eb gjej\u00eb streh\u00eb aty, t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb krimit po riatdhesohen nga Dubai p\u00ebr llogari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>I fundit n\u00eb radh\u00eb ishte Durim Bami, i njohur ndryshe si nj\u00eb nga t\u00eb fort\u00ebt e Nikl\u00ebs n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, i cili pas dy vitesh procedura ligjore nga autoritetet ligjzbatuese n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, n\u00eb fundin e muajit shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Ku do t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr shum\u00eb ngjarje kriminale ku ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, pas p\u00ebrplasjeve q\u00eb kishte me grupin e Emiljano Shullazit dhe t\u00eb mbretit t\u00eb zhdukur t\u00eb kumarit, Ervis Martinaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebta personazhe q\u00eb vazhdon t\u00eb shijoj\u00eb i pashqet\u00ebsuar jet\u00ebn n\u00eb rrezet e diellit t\u00eb Dubait, \u00ebsht\u00eb edhe Denis Matoshi, ose i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Me origjin\u00eb nga Tropoja, drejtues i \u2018Kompania Bello\u2019, organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe kriminale shqiptare t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga Amerika e Jugut n\u00eb drejtim t\u00eb Evrop\u00ebs.E cil\u00ebsuar ndryshe si nj\u00eb sindikat\u00eb transnacionale, q\u00eb mundi brenda pak vitesh t\u00eb kryente nj\u00eb xhiro prej 350 milion euro, n\u00ebp\u00ebrmjet trafikimit t\u00eb kokain\u00ebsNj\u00eb personazh i cili sot jeton n\u00eb Dubai, aty nga ku n\u00eb fakt drejtonte edhe t\u00eb gjith\u00eb operacionet e narkotrafikut nga Amerika Latine n\u00eb Evrop\u00eb. Por q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb ekstradimit t\u00eb tij, ashtu si edhe n\u00eb Itali ku p\u00ebr t\u00eb ka gati nj\u00eb mandat arresti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb qershorin e vitit 2024, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit la n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr konfiskimin e pasurive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb sekuestruara n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb duken hi\u00e7 gj\u00eb p\u00ebrpara pasuris\u00eb p\u00ebrrallore q\u00eb ai ka grumbulluar n\u00eb vite, apo q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb investuar n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p><strong>Kartela Penale:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cFillimisht Eldi Dizdari, por q\u00eb mban edhe gjeneralitetet Denis Matoshi, u ndalua n\u00eb Dubai pas nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebshuar nga autoritetet italiane n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb goditjes s\u00eb grupit \u2018Los Blancos\u2019. Grup q\u00eb trafikonte kokain\u00eb nga Ekuadori n\u00eb drejtim t\u00eb Italis\u00eb si dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Bashkimit Europian. Por m\u00eb pas ai u lirua nga autoritetet ligjzbatuese n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sipas autoriteteve italiane ai \u00ebsht\u00eb koka e grupit kriminal shqiptar Kompania Bello, q\u00eb ka transportuar tonelata me kokain\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i jan\u00eb sekuestruar disa pasuri t\u00eb paluajtshme, si dhe 40 mij\u00eb euro dhe 8.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga shpron\u00ebsimi i nj\u00eb pasurie\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Por edhe pse u lirua nga Dubai zyrtar, Eldi Dizdari si\u00e7 tham\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebrkuar nga shteti Italian, pas nj\u00eb vendimi t\u00eb nj\u00eb gjykate n\u00eb Firence, aty ku nj\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb tij t\u00eb kokain\u00ebs u d\u00ebnuan pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>Dizdari q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u p\u00ebrfol edhe si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjen me arm\u00eb n\u00eb ish-Bllok, n\u00eb vitin 2018, me grupin e Ervis Martinaj, por pa patur nj\u00eb akuz\u00eb zyrtare nga ana e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa emri i tij doli n\u00eb sken\u00eb edhe pas arrestimit t\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt, Arb\u00ebr \u00c7ekaj.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i d\u00ebnuar me 14 vite burg p\u00ebr trafikimin e 613 kilogram\u00ebve kokain\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 2018 u sekuestruan n\u00eb Maminas.<\/p>\n<p>Dritan Rexhepi, i ekstraduar nga Turqia, dhe Dizdari q\u00eb operon nga Dubai, p\u00ebrdorin kompanit\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurit\u00eb e krijuara nga trafiku i drog\u00ebs. Gjika, nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar i fuqish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet, ka p\u00ebrdorur kompani n\u00eb Ekuador p\u00ebr pastrimin e miliona dollar\u00ebve dhe p\u00ebr eksportin e kokain\u00ebs drejt Evrop\u00ebs. Hetimet zbulojn\u00eb se ai ka grumbulluar pasuri t\u00eb m\u00ebdha dhe vazhdon t\u00eb strehohet n\u00eb Dubai, duke shfryt\u00ebzuar ligjet lokale dhe mbrojtjen q\u00eb ofron vendi.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt n\u00ebnvizojn\u00eb se Dubai funksionon si nj\u00eb qend\u00ebr financiare dhe juridike p\u00ebr krimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar shqiptar, ku investimet, mbrojtja dhe luksi jan\u00eb t\u00eb mundshme fal\u00eb strukturave t\u00eb sofistikuara t\u00eb krimit dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><em><strong>Pjes\u00eb nga dokumentari:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u2019iu kthyer lidershipit t\u00eb Eldi Dizdarit n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb tij me Dritan Rexhepin, edhe ky nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00ebn e drog\u00ebs, \u00ebsht\u00eb me interes t\u00eb shikohet m\u00ebnyra se si \u2018Kompania Bello\u2019 funksiononte.<\/p>\n<p>Dhe se si kjo kompani kishte pushtuar edhe Italin\u00eb me kokain\u00eb.<\/p>\n<p>Tablo t\u00eb cil\u00ebn e paraqet shum\u00eb mir\u00eb ky vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Firences, ku n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb sindikat\u00ebs s\u00eb Dizdarit, \u00ebsht\u00eb Dritan Rexhepi.<\/p>\n\n<p>46-vje\u00e7ari, i cili n\u00eb janarin e vitit 2025, u ekstradua nga Turqia n\u00eb Shqip\u00ebri, ku po gjykohet p\u00ebr urdh\u00ebrimin, rr\u00ebmbimin dhe zhdukjen e Jan Preng\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020, pas nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje n\u00eb trafikun e narkotik\u00ebve me v\u00ebllain e tij, si dhe p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb ndodhur n\u00eb Kruj\u00eb n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal si dhe trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Por q\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndalur te vendimi i gjykat\u00ebs s\u00eb Firences \u00ebsht\u00eb me interes t\u00eb ndalemi te m\u00ebnyra se si organizata me 29 an\u00ebtar\u00eb funksiononte.<\/p>\n<p><strong>Gjykata e Firences: \u201cHetimet kan\u00eb zbuluar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb organizate kriminale t\u00eb strukturuar, e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotik\u00ebve, kryesisht kokain\u00eb, nga Amerika e Jugut me aktivitet t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kjo organizat\u00eb sipas hetimeve t\u00eb kryera operon kryesisht n\u00eb Itali, Holand\u00eb, Shqip\u00ebri si edhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera evropiane.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Midis dhjetra emrave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, ai q\u00eb dallon n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb t\u00eb hetuarve \u00ebsht\u00eb\u00a0 Dritan Rexhepi, q\u00eb njihet edhe si drejtuesi i \u2018Kartelit Shqiptar\u2019.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa droga pasi vinte n\u00eb Itali shp\u00ebrndahej n\u00eb territorin italian p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti t\u00eb organizuar q\u00eb kishte struktur\u00eb hierarkike, ndarje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb roleve si dhe sistem t\u00eb brendsh\u00ebm discipline.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ku an\u00ebtar\u00ebt e saj merreshin me importimin e kokain\u00ebs, transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ruajtjen n\u00eb depo t\u00eb fshehta, si dhe shp\u00ebrndarjen n\u00eb territorin italian.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa fitimet e trafikut p\u00ebrdoreshin p\u00ebr financimin e aktivitetit kriminal, pages\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs si dhe mb\u00ebshtetjen e familjeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb arrestuar\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Por ato q\u00eb \u00e7uan n\u00eb arrestimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb \u2018Kompania Bello\u2019 t\u00eb drejtuar nga Eldi Dizdari q\u00eb dirigjonte operacionet nga Dubai dhe Dritan Rexhepit q\u00eb i ekzekutonte n\u00eb Ekuador, ishin disa episode t\u00eb trafikimit t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb ndodhura n\u00eb zon\u00ebn e Firences n\u00eb Itali.<\/p>\n<p><strong>Gjykata e Firences: \u201cZakonisht Organizata p\u00ebrdorte korrier\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, automjete me kompartimente t\u00eb modifikuara, depo t\u00eb fshehta p\u00ebr ruajtjen e drog\u00ebs si dhe telefona dhe pseudonime p\u00ebr komunikim me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shmangur zbulimin nga autoritetet.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nga k\u00ebto episode t\u00eb trafikimit t\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe ai n\u00eb Gallarate, ku u sekuestruan rreth 8 kilogram\u00eb kokain\u00eb, t\u00eb transportuara nga Holanda n\u00eb Itali.Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr episod, rreth 2 kilogram\u00eb kokain\u00eb u transportuan drejt Milanos\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Por si\u00e7 do t\u00eb shikohet edhe n\u00eb vazhdim, k\u00ebto nuk do t\u00eb ishin t\u00eb vetmet episode ku policia italiane mundi t\u00eb kap\u00eb sasit\u00eb e kokain\u00ebs q\u00eb rridhnin nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kokain\u00ebs i organizuar nga Eldi Dizdari n\u00eb bashk\u00ebpunim me Dritan Rexhepin dhe grupin e tij t\u00eb zgjeruar t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve shqiptar\u00eb.Pasi n\u00eb raste t\u00eb ngjashme ishin kapur edhe sasi t\u00eb tjera n\u00eb dukje t\u00eb vogla n\u00eb raport me tonelatat e kokain\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kishin p\u00ebrmbytur portet e Evrop\u00ebs. Ku transporti n\u00eb rastet e sasive t\u00eb vogla kryhej me an\u00eb t\u00eb automjeteve private dhe p\u00ebrmes korrier\u00ebve. Sekuestrime gjat\u00eb t\u00eb cilave u kap\u00ebn edhe sasi t\u00eb konsiderueshme vlerash monetare.<\/p>\n<p>Para t\u00eb cilat m\u00eb pas jo vet\u00ebm ushqenin t\u00eb gjith\u00eb mekanizmin se si funksiononte organizata e cila kishte edhe ushtar\u00ebt e vet. Por edhe investoheshin n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb k\u00ebto edhe n\u00eb Dubai, aty ku Eldi Dizdari vazhdon t\u00eb shijoj\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebrrallore.<\/p>\n<p><strong>Gjykata e Firences: \u201cHetimet zbuluan gjithashtu edhe l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave q\u00eb lidhen me trafikun e narkotik\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli n\u00eb kryeqytetin e Holland\u00ebs, Amsterdam, u sekuestrua nj\u00eb shum\u00eb prej 1390 000 euro, e cila po konservohej p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kokain\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb rast tjet\u00ebr u sekuestruan 276 000 euro, edhe k\u00ebto p\u00ebr blerje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb drog\u00ebs\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Duke mbetur te kjo dosje, ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se Dritan Rexhepi p\u00ebrdorte disa pseudonime. \u00a0Si \u2018Dhimbo\u2019, \u2018Ali\u2019, \u2018Julio Cesar\u2019, \u2018Jose\u2019, \u2018Bugatti\u2019 dhe \u2018Boss\u2019. \u00a0Dhe se nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb tranzitit t\u00eb kokain\u00ebs ishte Holanda, nga ku droga m\u00eb pas transportohej drejt Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar q\u00eb zgjodhi Dubain p\u00ebr t\u2019u relaksuar pasi ngriti nj\u00eb perandori t\u00eb vet\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, \u00ebsht\u00eb edhe Dritan Gjika. Shqiptari sot p\u00ebr sot m\u00eb i k\u00ebrkuar n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb ndodhet i ndaluar n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr ekstradim nga autoritetet n\u00eb Ekuador.<\/p>\n<p>Aty ku 45 vje\u00e7ari nga Shkodra, prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb nga rrjetet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Por edhe t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Duke krijuar kompani t\u00eb shumta, pas t\u00eb cilave fshihte pasurit\u00eb e p\u00ebrftura nga biznesi i kushtuesh\u00ebm i drog\u00ebs<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore: \u201cDritan Gjika, me origjin\u00eb nga qyteti i Shkodr\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb vend i vog\u00ebl n\u00eb juglindje t\u00eb Evrop\u00ebs, ka mundur jo vet\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb perandori t\u00eb tij t\u00eb kokain\u00ebs, por edhe t\u2019i fsheh\u00eb fitimet duke p\u00ebrdorur kompanit\u00eb e tij t\u00eb regjistruara ligj\u00ebrisht si mbules\u00eb p\u00ebr aktivitetin kriminal.<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>Duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb mbules\u00ebn e nj\u00eb biznesmeni q\u00eb operon n\u00eb eksportin e produkteve bujq\u00ebsore, n\u00eb nd\u00ebrtim, madje edhe n\u00eb kultivimin e kanabisit. Ku ka mundur t\u00eb kaloj\u00eb tonelata me kokain\u00eb n\u00eb tregun evropian\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Gjika nj\u00eb ekspert tashm\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e madhe t\u00eb drog\u00ebs, edhe pse thuhet se shkoi von\u00eb n\u00eb Ekuador, aty nga viti 2009, z\u00ebrat thon\u00eb se ai mundi shpejt, brenda pes\u00eb viteve, t\u00eb blinte aksione n\u00eb kompanin\u00eb \u2018Cresmark\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani q\u00eb merrej me eksportin e produkteve bujq\u00ebsore, ku ortak ishte edhe nj\u00eb shqiptari tjet\u00ebr, i njohur si Erjon Spahiu.<\/p>\n<p>Ku nga k\u00ebtu do t\u00eb fillonte edhe rrug\u00ebtimi i gjat\u00eb i trafikut t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb fshehur n\u00eb fruta, n\u00eb emrat e kompanive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore: \u201cSi nj\u00eb personazh i rafinuar n\u00eb t\u00eb tilla pun\u00eb, Gjika q\u00eb e dinte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fshehjes s\u00eb duarve n\u00eb t\u00eb tilla pun\u00eb, n\u00eb qershorin e vitit 2021, Gjika themeloi brenda nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme tet\u00eb kompani.<\/strong><\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri s\u00eb bashku me Ruben Cherres, nj\u00eb biznesmen ekuadorian me lidhje t\u00eb forta politike, i cili m\u00eb von\u00eb u vra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale n\u00eb vitin 2023 n\u00eb Santa Elena.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjika p\u00ebrdorte laborator\u00ebt kolumbian\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur kokain\u00eb fillimisht drejt Ekuadorit dhe m\u00eb pas bashk\u00eb me bananet eksportohej drejt vendeve si Spanja, Belgjika, Holanda, Turqia dhe Shqip\u00ebria\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas hetimeve, Gjika shtriu duart n\u00ebp\u00ebrmjet kokain\u00ebs edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ku gjat\u00eb vitit 2021, n\u00eb portin e Durr\u00ebsit u kap nj\u00eb sasi prej 10 kg kokain\u00eb, q\u00eb vinte nga Amerika e Jugut, me porosit\u00ebs firm\u00ebn \u2018Alba Exotic Fruit\u2019.<\/p>\n<p>Kompani kjo e p\u00ebrmendur edhe n\u00eb hetime t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm me 137 kg kokain\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjika ishte b\u00ebr\u00eb mediatik n\u00eb Ekuador edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb afere korruptive q\u00eb p\u00ebrfshinte kunatin e ish-presidentit t\u00eb Ekuadorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa u zbulua se ai kishte mundur t\u00eb pastronte n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive t\u00eb tij mbi 30 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb sistemin financiar ekuadorian.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore: \u201cMe t\u00eb m\u00ebsuar se fundi i tij do t\u00eb ishte i af\u00ebrt, n\u00eb vitin 2023, Gjika fillimisht mendohet se u largua drejt Turqis\u00eb, dhe m\u00eb pas n\u00eb Dubai.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rreth mesnat\u00ebs s\u00eb 6 shkurtit 2024, Policia Komb\u00ebtare e Ekuadorit sulmoi nj\u00eb vil\u00eb dykat\u00ebshe ngjyr\u00eb bezh\u00eb n\u00eb nj\u00eb komunitet luksoz t\u00eb rrethuar n\u00eb periferi t\u00eb Guayaquil, qytetit portual m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Brenda, ata gjet\u00ebn nj\u00eb n\u00ebn\u00eb me vajz\u00ebn e saj t\u00eb vog\u00ebl, s\u00eb bashku me shum\u00eb arm\u00eb zjarri dhe municione. Por burri, biznesmeni shqiptar Dritan Gjika, nuk u gjet askund.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pas k\u00ebtij operacionit, autoritetet n\u00eb Ekuador ngrin\u00eb asetet e tij me vler\u00eb mbi 51 milion\u00eb dollar\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse Dritan Gjika do t\u00eb ekstradohet nga Dubai p\u00ebr n\u00eb Ekuador.<\/p>\n<p>Aty ku e presin vite t\u00eb gjata burgimi, n\u00ebse ai shpallet fajtor.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebta burra do b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u00eb mos i l\u00ebshojn\u00eb kaq kollaj shezlong\u00ebt n\u00eb diellin e Dubait, Kjo edhe n\u00ebp\u00ebrmjet pasuris\u00eb miliardshe q\u00eb kan\u00eb vendosur. Q\u00eb duket se miklon ende autoritetet n\u00eb Dubai, t\u00eb cil\u00ebt nuk i konsiderojn\u00eb \u2018harram\u2019 k\u00ebto para n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/trafikantet\/\">Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika\/ \u201cMbret\u00ebrit\u201d e kokain\u00ebs q\u00eb drejtojn\u00eb nga Dubai<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptar\u00ebt e bot\u00ebs s\u00eb krimit q\u00eb kan\u00eb gjetur streh\u00eb n\u00eb Dubai, duke theksuar nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ekstradimet drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Dokumentari ndalet te rasti i Durim Bamit, i cili pas dy vitesh procedura u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri, ku do t\u00eb p\u00ebrballet me akuzat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76863","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76863"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76863\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}