{"id":76853,"date":"2026-03-17T19:48:13","date_gmt":"2026-03-17T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/milionat-e-kokaines-drejt-dubait-zbardhet-skema-e-pastrimit-te-parave-te-franc-copjas-llogaritari-i-tij-transferoi-parate-ne-turqi-dhe-bolivi\/"},"modified":"2026-03-17T19:48:13","modified_gmt":"2026-03-17T19:48:13","slug":"milionat-e-kokaines-drejt-dubait-zbardhet-skema-e-pastrimit-te-parave-te-franc-copjas-llogaritari-i-tij-transferoi-parate-ne-turqi-dhe-bolivi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/milionat-e-kokaines-drejt-dubait-zbardhet-skema-e-pastrimit-te-parave-te-franc-copjas-llogaritari-i-tij-transferoi-parate-ne-turqi-dhe-bolivi\/","title":{"rendered":"\u201cMilionat e kokain\u00ebs drejt Dubait\u201d\/ Zbardhet skema e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb Franc \u00c7opjas, \u201cllogaritari\u201d i tij transferoi parat\u00eb n\u00eb Turqi dhe Bolivi"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni\u00a0\u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d\u00a0n\u00eb\u00a0News24\u00a0hedh drit\u00eb mbi rrjetin financiar t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Franc \u00c7opja, duke zbuluar transfertat e m\u00ebdha t\u00eb parave drejt Dubait dhe vendeve t\u00eb tjera, t\u00eb siguruara nga aktiviteti kriminal.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">Dokumentari nxjerr n\u00eb pah rolin ky\u00e7 t\u00eb Maklen Micit, i cili sh\u00ebrbente si njeriu i besuar dhe \u201cllogaritar\u201d i \u00c7opjas p\u00ebr pastrimin e parave. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga komunikimet n\u00eb Sky ECC, ai ka transferuar miliona euro n\u00eb Turqi, Dubai dhe Bolivi, si dhe sasi t\u00eb konsiderueshme floriri, duke p\u00ebrfituar komisione t\u00eb larta p\u00ebr \u00e7do operacion.<\/div>\n<\/div>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb disa mujore, jan\u00eb kryer transferta t\u00eb shumta milion\u00ebshe drejt Dubait, p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebrgesa direkte nga Tirana, t\u00eb koordinuara p\u00ebrmes personave t\u00eb besuar t\u00eb rrjetit. N\u00eb disa raste, brenda pak dit\u00ebsh jan\u00eb l\u00ebvizur miliona euro, \u00e7ka tregon kapacitetin financiar dhe organizimin e avancuar t\u00eb grupit kriminal.<\/p>\n<p>Dokumentari thekson se k\u00ebto para investoheshin kryesisht n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe asete luksi, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00ebndrimin n\u00eb Dubai dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn e tyre. Po ashtu, d\u00ebshmi t\u00eb tjera tregojn\u00eb p\u00ebr tentativa t\u00eb \u00c7opjas p\u00ebr t\u00eb investuar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur hetimet.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se fuqia financiare e grupeve kriminale shqiptare ka arritur nivele t\u00eb tilla q\u00eb ndikojn\u00eb edhe n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, nd\u00ebrsa sektor\u00eb si nd\u00ebrtimi dhe turizmi mbeten m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p><em><strong>Pjes\u00eb nga dokumentari:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Vet\u00ebm shumat e transferuara n\u00eb Dubai p\u00ebr llogari t\u00eb Franc \u00c7opjas, pa p\u00ebrfshir\u00eb transfertat n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme, kapin shifr\u00ebn e miliona eurove. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ky episod i zbardhur nga Sky Ecc. Ku personazhi q\u00eb merret me pastrimin e parave te Franc \u00c7opjas, apo q\u00eb sh\u00ebrbeu si llogaritari i tij, \u00ebsht\u00eb Maklen Mici, sot i arrestuar nga policia.<\/p>\n<p><strong>Sky Ecc: \u201cNga kqyrja dhe analiza e komunikimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 21 Maj 2020 deri m\u00eb dat\u00eb 8 Mars 2021, rezulton se Maklen Mici ka transferuar p\u00ebr llogari t\u00eb Franc \u00c7opjas apo njohur si Franc Gergely, n\u00eb total 7 mln euro n\u00eb Stamboll, 7.9 mln euro n\u00eb Dubai, 8 mln euro n\u00eb Bolivi, si dhe 140 kg\/lingota floriri n\u00eb vler\u00ebn 7.2 mln euro dor\u00ebzuar Dorian Dylit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mici i cili p\u00ebr secil\u00ebn nga transfertat e kryera p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit Franc Gergely (\u00c7opja), ka p\u00ebrfituar komision n\u00eb p\u00ebrqidje sipas shteteve, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Itali 2% komision, Turqi 0.5 %, Bolivi 9% si dhe Dubai 1-1.2% komision.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrllogaritur kjo n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb totale jo m\u00eb pak se 145 mij\u00eb euro dhe 720 mij\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Dokumentari zbulon jet\u00ebn luksoze q\u00eb ai b\u00ebn n\u00eb Emiratet e Bashkuara, t\u00eb reflektuar n\u00eb makinat e shtrenjta, or\u00ebt me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe apartamentet milion\u00ebshe, t\u00eb cilat ekspozohen hapur n\u00eb rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201coaz\u201d ku bashk\u00ebjetojn\u00eb edhe individ\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar apo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale, shpesh p\u00ebr t\u2019iu shmangur ekstradimit.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se Hajdar \u00c7opja, i njohur edhe me disa identitete t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal t\u00eb drejtuar s\u00eb bashku me v\u00ebllain e tij, Franc \u00c7opja, i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb p\u00ebr vrasje. Dy v\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb nd\u00ebrtuar aktivitetin e tyre n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, duke u p\u00ebrfshir\u00eb gjithashtu n\u00eb vrasje me porosi n\u00eb Evrop\u00eb dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dokumentari ndalet edhe te p\u00ebrplasja e p\u00ebrgjakshme mes grupit t\u00eb \u00c7opjave dhe familjes Alibej, nj\u00eb konflikt q\u00eb nisi p\u00ebr pazare droge dhe u p\u00ebrshkall\u00ebzua n\u00eb nj\u00eb seri atentatesh dhe hakmarrjesh.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive dhe hetimeve, pasurit\u00eb e krijuara nga trafiku jan\u00eb investuar n\u00eb Dubai, ku vet\u00ebm nj\u00eb apartament mendohet t\u00eb ket\u00eb kushtuar rreth 20 milion\u00eb euro. Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se qyteti ka sh\u00ebrbyer si qend\u00ebr p\u00ebr forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave t\u00eb trafikut dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p><em><strong>Pjes\u00eb nga dokumentari:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Me kullat spektakolare, jet\u00ebn e luksit dhe plazhet me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, Dubai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb zemr\u00ebn financiare t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme p\u00ebr t\u00eb pasurit nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Por qyteti i shndritsh\u00ebm i Emirateve t\u00eb Bashkuara ka gjithashtu nj\u00eb an\u00eb t\u00eb err\u00ebt, ai njihet si \u2018parajsa\u2019 e krimit t\u00eb organizuar global, p\u00ebrfshir\u00eb edhe e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe Hajdar \u00c7opja, nj\u00eb 42 vje\u00e7ar nga Elbasani, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia shqiptare si pjesw e nj\u00ebr\u00ebs prej organizatave m\u00eb t\u00eb dhunshme dhe m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej vitesh, \u00c7opja duket se shijon i patrazuar jet\u00ebn e luksit n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga videot e ekspozuara prej tij n\u00eb rrjetet sociale, ku vihet re qart\u00eb luksi i shfrenuar.Hajdar \u00c7opja q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb rrug\u00ebt e Dubait me makinat m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb n\u00eb dor\u00eb po k\u00ebshtu mban or\u00ebt m\u00eb t\u00eb kushtueshme q\u00eb vlejn\u00eb dhjetra mij\u00ebra euro.<\/p>\n<p>Luks q\u00eb e shoq\u00ebron edhe n\u00eb vendstrehimin e tij,<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament n\u00eb zonat m\u00eb chik t\u00eb Dubait, i lar\u00eb i gjithi n\u00eb ar.<\/p>\n<p>Luks q\u00eb vihet re kudo dhe q\u00eb ekspozohet pa u shpenguar nga personazhi shqiptar i krimit.<\/p>\n<p>I cili nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb ka gjetur parajs\u00ebn n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p>Aty ku n\u00eb fakt bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe me nj\u00ebri-tjetrin edhe shum\u00eb personazhe t\u00eb ngjash\u00ebm, qofshin k\u00ebta me fam\u00eb t\u00eb madhe apo edhe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb bot\u00ebn e n\u00ebndheshme t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb harmoni edhe armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar, q\u00eb kan\u00eb gjetur k\u00ebtu oazin e duhur p\u00ebr t\u00eb ulur arm\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb shijuar parat\u00eb e krimit.<\/p>\n<p>Hajdar \u00c7opja mban disa gjeneralitete, t\u00eb njohura si Hajdar Bako, Hysa, apo edhe Dari i Elbasanit.<\/p>\n<p>I cili n\u00eb vitin 2024 u ndalua n\u00eb Dubai, si pjes\u00eb e operacionit policor \u2018Surnames\u2019.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve shqiptare, p\u00ebr q\u00ebllime ekstradimi.<\/p>\n<p>42 vje\u00e7ari nga Elbasani p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri, ka gati nj\u00eb mandat arresti, pasi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 4 vite burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Plagosja e r\u00ebnd\u00eb me dashje\u2019.Akuz\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte shpallur edhe n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe q\u00eb lidhej me nj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Katund i Ri, ku mbet\u00ebn t\u00eb plagosur 3 persona.Por q\u00eb aktiviteti i tij i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e krimit ishte drejtimi i nj\u00eb grupi kriminal, ku n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje ishte edhe v\u00ebllai i tij, Franc \u00c7opja, i njohur edhe si Franc Gergely.<\/p>\n<p>Edhe ky deri pak koh\u00eb banor i rehatsh\u00ebm i Dubait. Por q\u00eb u ekstradua drejt Belgjik\u00ebs n\u00eb dhjetorin e vitit 2023, si porosit\u00ebs i vrasjes s\u00eb Ardit Spahiut. Kunatit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb Erion Alibej q\u00eb u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje n\u00eb vitin 2020, n\u00eb lagjen Molenbek n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Franc \u00c7opja q\u00eb u d\u00ebnua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Bruksel, n\u00eb janarin e vitit 2026 me 25 vite burgim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mikael Qosja dhe Flobenc Me\u00e7ja, u d\u00ebnuan me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Por q\u00eb si\u00e7 theksuam v\u00ebllez\u00ebrit Hajdar dhe Franc \u00c7opja kishin si aktivitet t\u00eb tyrin kryesor trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs. Por q\u00eb me kalimin e viteve ishin p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb shum\u00eb krime kund\u00ebr njeriut, duke porositur vrasje.<\/p>\n<p>Vrasje t\u00eb cilat si\u00e7 tham\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb sa n\u00eb Evrop\u00eb, ashtu edhe n\u00eb qytetin e tyre t\u00eb lindjes n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Ku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur armiq\u00ebsia e tyre e p\u00ebrbetuar me v\u00ebllez\u00ebrit Alibej.<\/p>\n<p>E cila nisi me ekzekutimin e Endrit Alibej dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb hakmarrjen e p\u00ebrgjakshme midis atyre q\u00eb kishin qen\u00eb ortak\u00eb n\u00eb trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Por q\u00eb tashm\u00eb ishin kthyer n\u00eb armiq t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfime nga qelia t\u00eb Erion Alibej, p\u00ebr llogari t\u00eb autoriteve belge, q\u00eb nxorr\u00ebn n\u00eb pah jo vet\u00ebm m\u00ebrit\u00eb e tyre t\u00eb vjetra q\u00eb pasuan me plumba dhe viktima t\u00eb shumta, t\u00eb cilat mesa duket zanafill\u00ebn e kishin shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, aty ku sebep mendohet se ishte b\u00ebr\u00eb humbja e nj\u00eb sasi kokaine prej 50 kg.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ku n\u00eb rr\u00ebfimet e tij Alibej foli edhe p\u00ebr informacionet q\u00eb kishte marr\u00eb se si v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja kishin investuar n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Dubai, rreth 20 milion euro, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb zon\u00ebn m\u00eb in t\u00eb qytetit q\u00eb g\u00eblon nga shk\u00eblqimi i luksit t\u00eb tepruar.<\/p>\n<p>D\u00ebshmi t\u00eb cilat Alibej i dha p\u00ebrpara se Franc \u00c7opja, t\u00eb arrestohej n\u00eb Dubai dhe t\u00eb ekstradohej n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Erion Alibej \u2013 D\u00ebshmia p\u00ebrpara hetuesve belg\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cArdit Spahiu ishte v\u00ebllai i burrit t\u00eb motr\u00ebs time. Endriti, v\u00ebllai im, e kishte m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt Arditin. Nd\u00ebrsa un\u00eb kisha marr\u00ebdh\u00ebnie normale me t\u00eb.\u00a0<\/strong><strong>Mesa m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb Arditi, flitej p\u00ebr miliona euro p\u00ebr vrasjet me pages\u00eb. P\u00ebr ne kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb familja \u00c7opja.\u00a0<\/strong><strong>Franc \u00c7opja \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vogli, nga 3 v\u00ebllez\u00ebrit por m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi pasi ka lidhje me biznesin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike.\u00a0<\/strong><strong>Ai jeton n\u00eb Dubai me familjen, nusen dhe nj\u00eb vajz\u00eb.\u00a0<\/strong><strong>Franci ka miq maroken\u00eb dhe shkon shpesh n\u00eb Marok, aty ku thon\u00eb se ka investuar n\u00eb at\u00eb vend.\u00a0<\/strong><strong>Marokenin e th\u00ebrrasin \u2018Baloti\u2019.\u00a0\u00a0<\/strong><strong>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person shum\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe ky e ka ndihmuar shum\u00eb duke i hapur rrug\u00ebt n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs.\u00a0<\/strong><strong>T\u00eb gjitha k\u00ebto para \u00c7opja i kan\u00eb investuar n\u00eb Dubai. Nga sa un\u00eb di ata kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament rreth 20 milion\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtur \u2018Palma\u2019.\u00a0<\/strong><strong>Si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr e kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rrote t\u00eb madhe tip karoseli, po n\u00eb Dubai.\u00a0<\/strong><strong>K\u00ebta nuk jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb arsyetojn\u00eb normal, pasi nuk mund t\u00eb b\u00ebsh masak\u00ebr para familjes dhe f\u00ebmij\u00ebve\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Por d\u00ebshmia e Erion Alibej p\u00ebr luksin dhe investimet e v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja nuk do t\u00eb ishte e besueshme n\u00ebse ajo do t\u00eb mbetej vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb thashethemeve.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto nuk do t\u00eb v\u00ebrtetoheshin edhe m\u00eb pas nga hetimet e transaksioneve q\u00eb ata b\u00ebn\u00eb koh\u00eb pas kohe.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/trafikanti\/\">\u201cMilionat e kokain\u00ebs drejt Dubait\u201d\/ Zbardhet skema e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb Franc \u00c7opjas, \u201cllogaritari\u201d i tij transferoi parat\u00eb n\u00eb Turqi dhe Bolivi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni\u00a0\u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d\u00a0n\u00eb\u00a0News24\u00a0hedh drit\u00eb mbi rrjetin financiar t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Franc \u00c7opja, duke zbuluar transfertat e m\u00ebdha t\u00eb parave drejt Dubait dhe vendeve t\u00eb tjera, t\u00eb siguruara nga aktiviteti kriminal. Dokumentari nxjerr n\u00eb pah rolin ky\u00e7 t\u00eb Maklen Micit, i cili sh\u00ebrbente si njeriu i besuar dhe \u201cllogaritar\u201d i \u00c7opjas p\u00ebr pastrimin e parave. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76853","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76853\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}