{"id":76850,"date":"2026-03-17T19:48:12","date_gmt":"2026-03-17T19:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/do-veprojme-permes-avokateve-amerikane\/"},"modified":"2026-03-17T19:48:12","modified_gmt":"2026-03-17T19:48:12","slug":"do-veprojme-permes-avokateve-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/do-veprojme-permes-avokateve-amerikane\/","title":{"rendered":"Do veprojm\u00eb p\u00ebrmes avokat\u00ebve amerikan\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidatur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb zgjedhjet e 23 majit p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs, por postin e kreut t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb dit\u00ebn e sotme, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se k\u00ebrkesa p\u00ebr futjen e saj n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb do i dor\u00ebzohet kryedemokratit Sali Berisha nga avokat\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Kokalari shtoi se pas kualifikimit n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb, pret q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb debate televizive t\u00eb modelit amerikan, p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar PD-n\u00eb e drejtuar nga Berisha si t\u00eb zhytur n\u00eb llum dhe mo\u00e7al, Kokalari tha m\u00eb tej se n\u00ebse do t\u00eb fitoj\u00eb gar\u00ebn, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7mos p\u00ebr nxjerrjen e k\u00ebsaj force politike nga kriza.<\/p>\n<p>Ajo vijoi me akuzat kund\u00ebr kryedemokratit Berisha, duke th\u00ebn\u00eb se bleu konsulentin e Donald Trump, Chriss LaCivita, i cili ishte drejtues i fushat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb akuza Kokalari ka hedhur edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se i ka falur ishullin e Sazanit Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ajo paralajm\u00ebroi se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hetim \u2018bomb\u00eb\u2019 n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Reagimi i Kokalarit:<\/p>\n<p>N\u00eb 24 or\u00ebt e fundit kam pasur shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr intervista dhe e kuptoj q\u00eb hyrja n\u00eb gar\u00eb, sidomos kund\u00ebr Berish\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn lajm.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin nuk dua t\u00eb b\u00ebj intervista n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe pse nj\u00eb apo dy prej jush i kam konsideruar dhe ndoshta do t\u00eb ulemi n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb komenteve tuaja se e kam t\u00eb nevojshme platform\u00ebn dhe duhet t\u00eb filloj t\u00eb kem audienc\u00eb, m\u00eb lejoni t\u2019ju them se JO \u2013 nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr platform\u00eb mediatike, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb shum\u00eb nga ju deformoni fjal\u00ebn q\u00eb them. Q\u00ebllim keni vet\u00ebm klikimet dhe jo realitetin. M\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kam kaluar duke ju d\u00ebrguar mesazhe pas intervistave, duke ju k\u00ebrkuar t\u00eb m\u00eb citoni p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb kam th\u00ebn\u00eb, sesa vet\u00eb minutazhi i harxhuar gjat\u00eb intervist\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk jemi m\u00eb n\u00eb 2021, kur isha super naive dhe nuk njihja ask\u00ebnd nga ju. Sot njoh, pa frik\u00eb, 80% t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb emisione politike dhe shumic\u00ebn e analist\u00ebve n\u00ebp\u00ebr studio, at\u00eb shumic\u00eb q\u00eb l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb, intervista e fundit q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Amerik\u00eb, (N\u00ebntor 2024) kur fitoi Trump, dhe kam refuzuar \u00e7do intervist\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Sot, q\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb kualifikimi n\u00eb gar\u00eb dhe k\u00ebrkesa zyrtare do t\u2019i shkoj\u00eb Sali Berishas k\u00ebto dit\u00eb nga avokat\u00eb amerikan\u00eb. \u00c7do intervist\u00eb e dh\u00ebn\u00eb momentalisht \u00ebsht\u00eb konsumim i tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e kualifikimit, Berisha duhet t\u00eb dal\u00eb publikisht n\u00eb media me mua bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur debate n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel si n\u00eb SHBA, me gazetar\u00eb profesional\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje reale q\u00eb u interesojn\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendosh se demokrat\u00ebt e PD-s\u00eb s\u00eb Rithemelimit nuk e din\u00eb pasionin tim dhe sinqeritetin tim p\u00ebr ta nxjerr\u00eb at\u00eb parti nga llumi dhe mo\u00e7ali dhe p\u00ebr ta \u00e7uar at\u00eb n\u00eb fitore. N\u00eb fakt, ai pasion dhe sinqeritet mblodhi aq shum\u00eb mb\u00ebshtetje gjat\u00eb foltoreve, dhe Berisha me at\u00eb abuzoi m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Maj\u2013Gusht 2022, lufta ime publike u b\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vot\u00ebn e demokrat\u00ebve t\u00eb Rithemelimit, q\u00eb u vodh haptazi, bashk\u00eb me meritokracin\u00eb q\u00eb Berisha, n\u00eb krahun tim n\u00eb podiume, ua premtoi, duke futur dhe primaret.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk e mbajti fjal\u00ebn!!<\/p>\n<p>Un\u00eb po \u2013 edhe pse e dija q\u00eb do t\u2019ju vinin kund\u00ebr meje, si\u00e7 ndodhi, s\u00ebrish fola, b\u00ebra luft\u00eb dhe betej\u00eb e vetme! Ky \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb askush nuk e mohon dot, sepse \u00ebsht\u00eb i raportuar masivisht nga media.<\/p>\n<p>Sot kemi njer\u00ebz t\u00eb pafytyr\u00eb si kreu i FRPD-s\u00eb, q\u00eb jep mend p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur pa asnj\u00eb meritokraci n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, kryesi dhe parlament. Kujt i duhen k\u00ebto lloj karakteresh?<\/p>\n<p>Kush nga ju e ka harruar at\u00eb luft\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht kund\u00ebr manipulimeve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb FRPD-s\u00eb, t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe t\u00eb Kryesis\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e manipuloi dhe Albana Vokshi, q\u00eb niste lista emrash me SMS se k\u00eb duhej t\u00eb votonin grat\u00eb?<\/p>\n<p>Statuti i PD-s\u00eb k\u00ebrkon integritet absolut p\u00ebr kryetarin e saj dhe as Berisha dhe askush tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb pretendoj\u00eb k\u00ebt\u00eb post nuk matet dot me integritetin tim.<\/p>\n<p>Integriteti, karakteri dhe patriotizmi tregohen me fakte dhe AKTE, jo me fjal\u00eb koti si t\u00eb Berish\u00ebs n\u00ebp\u00ebr foltore apo intervista n\u00eb TV.<\/p>\n<p>Atyre analist\u00ebve dhe element\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb japin mend n\u00ebp\u00ebr studiot televizive se nuk b\u00ebhet politika nga jasht\u00eb \u2013 keni t\u00eb drejt\u00eb, nga jasht\u00eb nuk b\u00ebhet, por b\u00ebhet vet\u00ebm nga Washington, DC, ku kam kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb: pastrimi politik n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet nga terreni, sepse vota, sidomos e atyre q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb PD-s\u00eb, manipulohet gjith\u00eb koh\u00ebn. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare dhe Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Lufta b\u00ebhet nga Washington, DC dhe n\u00ebse dikush nga ju mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebllqe, por edhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, bujrum \u2013 hidhuni. Por mend se ku duhet t\u00eb jem mos jepni, sepse nuk jeni n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb kapacitetit t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb analizuar se si dhe nga ku e b\u00ebj un\u00eb betej\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb l\u00eb m\u00ebnjan\u00eb ata analist\u00eb studiosh q\u00eb deri n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar dhe japin mend se si funksionon DASH n\u00eb \u00cbashington DC dhe se kjo e fundit s\u2019do merret me votat n\u00eb Shqip\u00ebri. Realisht, kjo tregon injoranc\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs se si llogjikoni dhe se si e perceptoni sesi funksionon SHBA, DASH apo DOJ. Ndoshta, minimalisht, lexoni mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb analizoni si\u00e7 duhet, por ju mir\u00ebkuptoj, sepse po t\u00eb kishit aq m\u00ebnd p\u00ebr analiza, do kishit analizuar s\u00eb pari veten dhe ju garantoj q\u00eb do kishit refuzuar t\u00eb shkonit n\u00ebp\u00ebr studio, sepse do donit t\u00eb ruanit dinjitetin.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ai $10 milionshi i Berish\u00ebs p\u00ebr LaCivit\u00ebn dhe Continential Strategies e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn, por kuptoni q\u00eb Berisha ka bler\u00eb konsulent\u00ebt dhe jo Presidentin Trump.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb shpesh: llum m\u00eb t\u00eb qelbur se konsulent\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb nuk ka, sepse p\u00ebr ta, \u00e7do gj\u00eb drejtohet nga leku dhe jo nga parimet. K\u00ebtu futen t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb, lobist\u00ebt t\u00eb par\u00ebt.<\/p>\n<p>Pun\u00ebn e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar edhe Edi Rama duke i falur Shqip\u00ebrin\u00eb Ivanka Trump apo Jared Kushner, dhe s\u00ebrish jam e vetmja q\u00eb po e luftoj. Si? K\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebj publike momentalisht, por kuptoni q\u00eb SHBA ka akoma ligje, Kongres, FBI dhe media t\u00eb pavarura, dhe s\u00eb shpejti, ndoshta brenda marsit, do d\u00ebgjoni \u201cbomba\u201d q\u00eb do ekspozojn\u00eb korrupsionin e Jared, Ivank\u00ebs, kllounit t\u00eb Kryeministris\u00eb dhe disa t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me pikat m\u00eb lart, them se jam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute personi i duhur jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb rehabilitim total t\u00eb PD-s\u00eb, por edhe p\u00ebr heqjen e Edi Ram\u00ebs brenda nj\u00eb deri n\u00eb dy vitesh nga marrja e PD-s\u00eb dhe, si pasoj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rehabilitim total t\u00eb qeveris\u00eb dhe parlamentit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb shtet funksional, pa korrupsion, q\u00eb punon p\u00ebr popullin dhe jo anasjelltas.<\/p>\n<p>Sazani do t\u00eb mbetet pron\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe sikur Kushner t\u00eb nis\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtim. Kur njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb ken\u00eb takat, do ta nd\u00ebrtojn\u00eb at\u00eb vet si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Korrupsioni interatlantik do marr fund s\u00eb shpejti. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vet Amerik\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb nuk jemi vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe dy fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb mendojn\u00eb se po m\u00eb ndihmojn\u00eb duke m\u00eb shpjeguar se kush \u00ebsht\u00eb Berisha, si funksionon PD-ja dhe si nuk do t\u00eb m\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb futem n\u00eb gar\u00eb apo t\u00eb fitoj \u2013 dhe meq\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb dal nga loja pa hyr\u00eb mir\u00eb, dhe meqen\u00ebse e konsideroni veten aq t\u00eb men\u00e7ur (dhe ju lexoj t\u00eb gjith\u00ebve, sepse \u00e7do informacion ndihmon n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr), m\u00eb duhet t\u2019ju pyes: a ka ndonj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr t\u00eb mos ofendoni inteligjenc\u00ebn time? Ku e dini ju q\u00eb un\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb dua \u2013 manipulimet dhe fallcifikimet e Berish\u00ebs n\u00eb kurrizin tim? Do t\u00eb jem un\u00eb viktima q\u00eb do hyj n\u00eb korridoret e DASH dhe t\u00eb DOJ p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kur luft\u00ebn e b\u00ebn vet\u00ebm, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji e fort\u00eb. Lufta nuk b\u00ebhet me 1000 vet\u00eb q\u00eb thjesht hedhin gur\u00eb n\u00eb aj\u00ebr apo i v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn Kryeministris\u00eb, sikur t\u00eb ishte pron\u00eb e Kristaq Ram\u00ebs dhe jo e popullit, dhe pastaj kujtojn\u00eb se do fitojn\u00eb betejat me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Lufta fitohet vet\u00ebm me nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb sofistikuar, dhe Berish\u00ebs gjithnj\u00eb strategu i ka munguar.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidatur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb zgjedhjet e 23 majit p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs, por postin e kreut t\u00eb PD-s\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb dit\u00ebn e sotme, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se k\u00ebrkesa p\u00ebr futjen e saj n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb do i dor\u00ebzohet kryedemokratit Sali Berisha nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76850","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76850\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}