{"id":7685,"date":"2025-03-01T14:52:26","date_gmt":"2025-03-01T14:52:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/think-of-it\/"},"modified":"2025-03-01T14:52:26","modified_gmt":"2025-03-01T14:52:26","slug":"think-of-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/think-of-it\/","title":{"rendered":"THINK OF IT"},"content":{"rendered":"<p>Ng Ben Blushi\/<\/p>\n<p>THINK OF IT<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Donald Trump nuk ka shum\u00eb fantazi letrare, nganj\u00ebher\u00eb i nis postimet e veta bombastike, me togfjal\u00ebshin Think of It, q\u00eb n\u00eb shqip do ishte mendo sikur, pra mendo sikur t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb eksperiment llogjik q\u00eb nis me Think of It.<\/p>\n<p>Mendo sikur nes\u00ebr lufta mes Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb p\u00ebrfundon me nj\u00eb arm\u00ebpushim i cili si fillim<br \/>\nndalon vrasjet dhe bombardimet n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt.<\/p>\n<p>Rusia merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhiqet ushtarakisht nga territoret q\u00eb ka pushtuar me kushtin q\u00eb Ukraina t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga antar\u00ebsimi n\u00eb NATO, duke e sanksionuar neutralitetin e saj n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Pakicat ruse n\u00eb Ukrain\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb afro 8 milion banor\u00eb, apo m\u00eb shum\u00eb se 17 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb, fitojn\u00eb nj\u00eb lloj autonomie kushtetuese bashk\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e vetos, se Ukraina nuk mund t\u00eb antar\u00ebsohet as n\u00eb BE as n\u00eb NATO pa miratimin e tyre.<\/p>\n<p>Rusia njeh reparacionet e luft\u00ebs, pra d\u00ebmet q\u00eb i ka shkaktuar Ukrain\u00ebs gj\u00ebt\u00eb pushtimit dhe del garant se do rind\u00ebrtoj\u00eb zonat e shkat\u00ebrruara dhe godinat q\u00eb ka hedhur n\u00eb er\u00eb.<\/p>\n<p>Europa dhe Amerika i heqin sanksionet Rusis\u00eb dhe Ukraina hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb rind\u00ebrtimi me kosto t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb p\u00ebrballuara nga Europa, Amerika, Rusia dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>6 milion ukrainas q\u00eb kan\u00eb emigruar rikthehen ne sht\u00ebpit\u00eb e tyre duke cliruar nga nj\u00eb barr\u00eb financiare edhe vet\u00eb Europ\u00ebn q\u00eb sot paguan p\u00ebr q\u00ebndrimin, strehimin dhe ushqimin e tyre.<\/p>\n<p>Ukraina mban zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb cliruara nga dyshimet e nd\u00ebrhyrjes ruse dhe blerjes s\u00eb opinionit publik me fondet e USAID q\u00eb sot financon m\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebr qind t\u00eb gazetave, portaleve dhe televizoneve t\u00eb k\u00ebtij vendi me parat\u00eb e taksapaguesve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e n\u00ebntok\u00ebs s\u00eb pasur t\u00eb Ukrain\u00ebs fillon edhe shfryt\u00ebzohet nga kompanit\u00eb e m\u00ebdha amerikane dhe europiane duke krijuar siguri, pavar\u00ebsi, mir\u00ebqenie, taksa, vende pune dhe t\u00eb ardhura, n\u00eb nj\u00eb vend pothuajse t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta, ku sot n\u00eb 100 veta, 22 nuk punojn\u00eb sepse papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb 22 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt europiane \u00e7lirohen nga rritja me tre her\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb nga dita kur p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs, refuzuan t\u00eb furnizohen nga Rusia me gaz, naft\u00eb dhe energji elektrike.<\/p>\n<p>Rusia dhe Ukraina b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje afatgjat\u00eb mossulmimi me garanci amerikane dhe europiane dhe ndoshta edhe kineze t\u00eb n\u00ebnshkruara bashkarisht.<\/p>\n<p>Rusia hap dyert p\u00ebr kompanit\u00eb amerikane dhe europiane t\u00eb cilat mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb territor prej 17 milion kilometrash katror\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse sa gjith\u00eb sip\u00ebrfaqja e Amerik\u00ebs dhe Europ\u00ebs s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>NATO dhe Rusia arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb q\u00ebndruershme carmatimi duke u kthyer nga armiq n\u00eb partner\u00eb dhe duke negociuar eventualisht antar\u00ebsimin e Rusis\u00eb n\u00eb NATO dhe ndoshta m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Arm\u00ebt b\u00ebrthamore reduktohen dhe shkat\u00ebrrohen gradualisht dhe asnj\u00eb vend i bot\u00ebs nuk lejohet t\u00eb pasuroj\u00eb m\u00eb uranium.<\/p>\n<p>Think of it<\/p>\n<p>N\u00ebse Rusia antar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian ky Union do ishte m\u00eb i madhi q\u00eb ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb historia.<\/p>\n<p>Bashkimi Europian me Rusin\u00eb do arrinte nj\u00eb popullsi m\u00eb t\u00eb madhe se 600 milion banor\u00eb dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe q\u00eb do shtrihej nga Portugalia deri n\u00eb ishullin Sakhalin p\u00ebrball\u00eb Japonis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb treg gjigand do kishte shum\u00eb l\u00ebvizje mallrash, shum\u00eb transaksione, shum\u00eb mir\u00ebqenie, shum\u00eb shpikje t\u00eb reja dhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb vende pune se \u00e7\u2019ofron Europa sot p\u00ebr popujt e vet.<\/p>\n<p>Evropa e sotme, e trembur dhe e terrorizuar do qet\u00ebsohej nga paniku, her\u00eb pas here i shtirur, se Rusia k\u00ebrkon ta pushtoj\u00eb dhe vet\u00eb Rusia dhe shp\u00ebtonte nga paranoja se europian\u00ebt e rinj duan ta shkat\u00ebrrojn\u00eb duke p\u00ebrfunduar nj\u00eb projekt kolonizimi q\u00eb Napoleon Bonaparti dhe Hitleri nuk ia arrit\u00ebn dot.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt e dob\u00ebt europian\u00eb, q\u00eb ndryshe nga Napoleoni dhe Hitleri k\u00ebrc\u00ebnohen t\u00eb humbin pushtetin cdo kat\u00ebr vjet, nuk do \u00ebnd\u00ebrronin kurr\u00eb ta pushtonin Rusin\u00eb, pasi ajo do ishte pjes\u00eb e tyre nj\u00eblloj si Gjermania apo Franca.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte edhe Amerika, Europa dhe Kina e Rusia do ulnin shpenzimet e \u00e7mendura p\u00ebr arm\u00eb dhe do investonin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr teknologji, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, infrastruktur\u00eb, demografi,dhe bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Demokracia, t\u00eb cil\u00ebn evropian\u00ebt e duan aq shum\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs akuzojn\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk mendojn\u00eb si ata, do ishte nj\u00eb state of art edhe n\u00eb Rusi, pra nj\u00eb gjendje e p\u00ebrhershme e shoq\u00ebris\u00eb e cila do respektonte opozit\u00ebn, do garantonte shtypin e pavarur dhe do mbante zgjedhje t\u00eb lira si\u00e7 ndodh kudo n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet e Europ\u00ebs Lindore do shp\u00ebtonin nga k\u00ebrc\u00ebnimi rus dhe Lituania, Letonia, Estonia bashk\u00eb me Finland\u00ebn do i mbanin kufinjt\u00eb t\u00eb hapur, pa patur frik\u00eb se do pushtoheshin nga nj\u00eb aleat si\u00e7 ndodh sot me Holland\u00ebn dhe Belgjik\u00ebn q\u00eb nuk flen\u00eb me frik\u00ebn se n\u00eb m\u00ebngjes do pushtohen nga Gjermania megjith\u00ebse kjo ka ndodhur dikur.<\/p>\n<p>Bashkimi i Madh Evropian do ishte nj\u00eb kooperativ\u00eb popujsh, nga rus\u00ebt deri te shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt pavar\u00ebsisht nga madh\u00ebsia, jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb t\u00eb drejta politike dhe kan\u00eb pesh\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb vote n\u00eb vendimet q\u00eb merren n\u00eb tryez\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb votohej p\u00ebr Parlamentin Europian, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, do votohej nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb Berlin, n\u00eb Paris, n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb Oslo, n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe vota e monitoruar nga kaq shum\u00eb sy nuk do manipulohej dot sepse kjo nd\u00ebrhyrje t\u00eb nxjerr automatikisht jasht\u00eb Unionit.<\/p>\n<p>Paqja me Rusin\u00eb do ta qet\u00ebsonte Ballkanin duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb integrimin n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb popujve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, p\u00ebrfshi shqiptar\u00eb, serb\u00eb, boshnjak\u00eb, maqedonas dhe malazez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ndar\u00eb dhe jan\u00eb vrar\u00eb sa her\u00eb Europa dhe Rusia kan\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt, do gjenin shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, n\u00eb kushtet kur Europa dhe Rusia jan\u00eb bashk\u00eb dhe nga ky mir\u00ebkuptim asnj\u00eb popull nuk do fitonte m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur sa her\u00eb kan\u00eb patur Rusin\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Bota do ndahej n\u00eb tre blloqe t\u00eb m\u00ebdha, Amerika, Europa e Madhe dhe Kina.<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin strategjik, Rusia do shk\u00ebputej nga aleanca e sotme me Kin\u00ebn dhe Evropa e Madhe do shp\u00ebtonte nga var\u00ebsia ushtarake dhe politike e Amerik\u00ebs duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb superfuqi e barabart\u00eb me dy t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p>Europa e Madhe, brenda t\u00eb cil\u00ebs do p\u00ebrfshihej edhe Ukraina edhe Rusia, do kishte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe se Amerika dhe Kina s\u00eb bashku dhe nj\u00eb popullsi dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se Amerika dhe dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se Kina.<\/p>\n<p>Pra Europa e Madhe do ishte superfuqia me mas\u00ebn optimale,Optimum Superpo\u00eber, as shum\u00eb e madhe as shum\u00eb e vog\u00ebl, por shum\u00eb e fort\u00eb, shum\u00eb e pasur dhe shum\u00eb e ditur.<\/p>\n<p>Demokratizimi i Rusis\u00eb dhe p\u00ebrfshirja e saj n\u00eb Europ\u00ebn e Madhe do mbyllte shpejt edhe shumic\u00ebn e konflikteve t\u00eb sotshme t\u00eb bot\u00ebs, aty ku Rusia con arm\u00eb, para dhe mb\u00ebshtetje politike p\u00ebr t\u00eb balancuar nd\u00ebrhyrjet e Per\u00ebndimit n\u00eb k\u00ebto zona.<\/p>\n<p>OKB do clirohej nga kund\u00ebrshtia e p\u00ebrhershme, e p\u00ebrvitshme dhe e p\u00ebrjetshme e 5 antar\u00ebve t\u00eb saj me t\u00eb drejt\u00eb vetoje, Amerik\u00ebs, Rusis\u00eb, Kin\u00ebs, Franc\u00ebs dhe Anglis\u00eb dhe do kthehej n\u00eb nj\u00eb qeverisje me q\u00ebllime globale si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb konceptuar.<\/p>\n<p>Pa mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb, Irani do demokratizohej menj\u00ebher\u00eb, ajatollah\u00ebt do binin nga pushteti, vendi do hiqte dor\u00eb nga arm\u00ebt b\u00ebrthmore, marr\u00ebdh\u00ebniet me Izraelin do normalizoheshin dhe \u00e7\u00ebshtja palestineze mund t\u00eb zgjidhej pa gjak.<\/p>\n<p>Terrorist\u00ebt islamik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb furnizuar her\u00eb nga Irani,her\u00eb nga Rusia her\u00eb nga Amerika do zhdukeshin nga faqja e dheut dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Islami do zbutej duke k\u00ebrkuar nj\u00eb lider n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb rigrupuar, nj\u00eb lider q\u00eb mund t\u00eb ishte Arabia Saudite apo Turqia, apo t\u00eb dyja bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Korea e Veriut dhe Korea e Jugut mund t\u00eb bashkoheshin, sic ndodhi 35 vjet m\u00eb par\u00eb me dy Gjermanit\u00eb, t\u00eb cilat u bashkuan kur Ronald Regani i tha Gorbacovit, Mr President Tear this Wall, Rr\u00ebzoje k\u00ebt\u00eb Mur, dhe kur ky i fundit pranoi, me garancin\u00eb se NATO nuk do shkonte kurr\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, pra n\u00eb kufi me Rusin\u00eb, si\u00e7 p\u00ebr fat t\u00eb keq ndodhi.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Afrik\u00ebs, duke nisur nga Sudani, Mali, Burkina Fasso, Libia dhe Republika Qendrore Afrikane, do pushonin luft\u00ebrat civile t\u00eb nxitura nga mercenar\u00ebt rus\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkaktuar sa e sa grushte shteti duke nxitur rebelimin e ish kolonive t\u00eb varf\u00ebra europiane.<\/p>\n<p>Luft\u00ebrat n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb qind p\u00ebr qind t\u00eb rasteve nxiten nga Amerika, Rusia dhe Europa do pushonin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Think of It<\/p>\n<p>A jan\u00eb rus\u00ebt dhe ukrainasit europian\u00eb?<\/p>\n<p>A jan\u00eb kufinjt\u00eb e Europ\u00ebs kulturor\u00eb, gjeografik\u00eb, fetar\u00eb apo etnik\u00eb?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb krijuar Europa Moderne nj\u00eblloj nga Balzaku dhe nga Dostojekvsi, nga Nicja dhe nga Tolstoi, nga G\u00ebtja dhe nga Pushkini, nga Pasternaku dhe nga Remarku, nga Mozarti, nga Verdi dhe nga Cajkovski, nga Goja, nga Picasso dhe nga Chagalli, nga Bertrand Rusell, nga Kandinsky, nga Kazanzaqis, nga Kamyja dhe Kundera,nga Sartri, nga Saramago dhe nga Solzhenicini?<\/p>\n<p>Think of It.<\/p>\n<p>Mendo se sikur Ukraina dhe Rusia t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit a \u00ebsht\u00eb kjo ajo q\u00eb donte Ukraina?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo arsyeja arsyeja pse deri tani aty jan\u00eb vrar\u00eb gati 200 mij\u00eb njer\u00ebz?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb mbrojtja nga Rusia arsyeja pse u krijua NATO?<\/p>\n<p>Mendo sikur nj\u00eb dit\u00eb armikun ta kesh mik.<\/p>\n<p>Mendo se si u ul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb Gjermania dhe Franca q\u00eb i vran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit disa her\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz se Rusia Ukrain\u00ebs dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Mendo sikur kjo t\u00eb ndodhte prap\u00eb.<\/p>\n<p>Think of it.<\/p>\n<p>Think of it, sepse rruga tjet\u00ebr do ishte nj\u00eb luft\u00eb mes NATO-s dhe Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Think of it, sepse, meq\u00eb edhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb antare e NATO-s n\u00eb fushat e pafundme t\u00eb Ukrain\u00ebs do shkonin edhe f\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar.<\/p>\n<p>Think of It. <\/p>\n<p>P\u00ebr cfar\u00eb do luftonin f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb me helmetat e NATO-s mbi kok\u00eb?<\/p>\n<p>Prandaj Think of It.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk doni t\u2019i \u00e7oni f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Ukrain\u00eb,<\/p>\n<p>Think of It.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/think-of-it\/\">THINK OF IT<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ng Ben Blushi\/ THINK OF IT Megjith\u00ebse Donald Trump nuk ka shum\u00eb fantazi letrare, nganj\u00ebher\u00eb i nis postimet e veta bombastike, me togfjal\u00ebshin Think of It, q\u00eb n\u00eb shqip do ishte mendo sikur, pra mendo sikur t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu. At\u00ebher\u00eb le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb eksperiment llogjik q\u00eb nis me Think of It. Mendo sikur nes\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7685","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7685","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7685"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7685\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7685"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7685"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7685"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}