{"id":76848,"date":"2026-03-17T18:48:19","date_gmt":"2026-03-17T18:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/si-tua-shpjegojme-demokrateve-veteperjashtimin-e-salianjit\/"},"modified":"2026-03-17T18:48:19","modified_gmt":"2026-03-17T18:48:19","slug":"si-tua-shpjegojme-demokrateve-veteperjashtimin-e-salianjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/17\/si-tua-shpjegojme-demokrateve-veteperjashtimin-e-salianjit\/","title":{"rendered":"Si t\u2019ua shpjegojm\u00eb demokrat\u00ebve \u201cvet\u00ebp\u00ebrjashtimin\u201d e Salianjit?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin gjuh\u00ebsor \u201cvet\u00ebp\u00ebrjashtimi\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kur nj\u00eb person e p\u00ebrjashton veten e tij nga nj\u00eb grup, nga nj\u00eb detyr\u00eb, nga nj\u00eb proces apo nga nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb i takon pa u konsultuar me t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr shembull, mund t\u00eb largohesh nga nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb ngarkuar, nga nj\u00eb pozicion politik, nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb parti politike etj.<\/p>\n<p>Ervin Salianji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, i cili nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb ndonj\u00eb kusht minimal q\u00eb t\u00eb quhet i vet\u00ebp\u00ebrjashtuar. Nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga Kryesia e Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebrkundrazi merr pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e saj. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar nga Partia Demokratike, p\u00ebrkundrazi b\u00ebn takime me demokrat\u00ebt n\u00eb \u00e7do rreth t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga aktivitetet e PD pasi merr pjes\u00eb edhe n\u00eb mitingjet e thirrura nga Sali Berisha.<\/p>\n<p>Tani Sali Berisha dhe gjith\u00eb papagall\u00ebt posht\u00eb tij p\u00ebrs\u00ebrisin p\u00ebrdit\u00eb se Ervin Salianji nuk mund t\u00eb kandidoj\u00eb pasi ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar.<\/p>\n<p>Vendimi duket serioz dhe besoj q\u00eb ata do ta \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb fund, por pse kan\u00eb zgjedhur fjal\u00ebn \u201cvet\u00ebp\u00ebrjashtim\u201d dhe jo fjal\u00ebn \u201cp\u00ebrjashtim\u201d?<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dhe sekreti i gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk kuptojn\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtohesh nga PD.<\/p>\n<p>T\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtohesh nga PD nuk \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqje nga minist\u00ebr, apo nga Kryesia e PD, apo qoft\u00eb edhe nga PD. Ky tip vet\u00ebp\u00ebrjashtimi nuk ka lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon PD.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jesh an\u00ebtar i PD, apo an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Salianji, ti e ke t\u00eb ndaluar t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga dashuria p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe besnik\u00ebria ndaj tij.<\/p>\n<p>E ke t\u00eb ndaluar t\u00eb mendosh se ai \u00ebsht\u00eb plakur edhe kur shkon 82 vje\u00e7, e ke t\u00eb ndaluar t\u00eb mendosh se ai ka rrjedhur edhe kur i thot\u00eb k\u00ebmb\u00ebs dor\u00eb n\u00eb publik, e ke t\u00eb ndaluar t\u2019i thuash q\u00eb \u00ebsht\u00eb hajdut edhe kur akuzohet me fakte p\u00ebr korrupsion madhor qoft\u00eb edhe nga SHBA apo Britania e Madhe duke u shpallur \u201cnon grata\u201d, e ke t\u00eb ndaluar t\u00eb mendosh se \u00ebsht\u00eb vras\u00ebs edhe kur vret n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, e ke t\u00eb ndaluar t\u00eb mendosh se ai e ka Partin\u00eb Demokratike nj\u00eb pron\u00eb private edhe kur shikon q\u00eb ti duhet t\u00eb kesh bekimin e djalit dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb n\u00eb PD, e ke t\u00eb ndaluar t\u00eb mendosh se ai mban af\u00ebr idiot\u00eb si Flamur Noka p\u00ebr t\u00eb injoruar \u00e7do k\u00ebnd q\u00eb \u00ebsht\u00eb njeri qoft\u00eb edhe intelekt mesatar, e ke t\u00eb ndaluar t\u00eb mendosh se ai nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb fitoj\u00eb pushtetin, por t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb PD si imunitet ndaj akuzave t\u00eb mundshme penale, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse ty n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb shkon n\u00eb mendje di\u00e7ka e till\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart, at\u00ebher\u00eb ti ke p\u00ebrjashtuar veten t\u00ebnde nga dashuria p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, ke b\u00ebr\u00eb m\u00ebkat dhe ke d\u00ebnuar veten me vet\u00ebp\u00ebrjashtim nga dashuria p\u00ebr t\u00eb. Kjo t\u00eb b\u00ebn automatikisht t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm n\u00eb PD dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb papranuesh\u00ebm qoft\u00eb edhe si rival formal kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs. Demokrat\u00ebt nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb ai q\u00eb konkurron p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs t\u00eb mos e doj\u00eb Berish\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se sa e duan ata.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi nga vet\u00ebp\u00ebrjashtimi si koncept dhe vet\u00ebp\u00ebrjashtimi nga PD, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht heqje dor\u00eb nga detyrat e tua apo angazhimet e tua, por \u00ebsht\u00eb heqje dor\u00eb nga dashuria p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. N\u00ebse t\u00eb ka ndodhur kjo, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur djalli t\u00eb t\u00eb ket\u00eb pushtuar shpirtin dhe ti nuk ke m\u00eb vend n\u00eb at\u00eb parti.<\/p>\n<p>Madje ky si koncept duhet t\u00eb futet n\u00eb ndryshimet e reja statutore si nocion juridik special vet\u00ebm p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos ngat\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb lodhen t\u00eb kuptojn\u00eb pse Salianji quhet i vet\u00ebp\u00ebrjashtuar edhe pse as nuk \u00ebsht\u00eb larguar dhe as ka hequr dor\u00eb nga PD. Ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se kaq: ka hequr dor\u00eb nga Berisha.<\/p>\n<p>Dhe kjo duhet t\u00eb pasqyrohet n\u00eb statutin e ri t\u00eb PD q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mos guxojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk e duan Berish\u00ebn t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb, e madje t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb kandidojn\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ N\u00eb kuptimin gjuh\u00ebsor \u201cvet\u00ebp\u00ebrjashtimi\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kur nj\u00eb person e p\u00ebrjashton veten e tij nga nj\u00eb grup, nga nj\u00eb detyr\u00eb, nga nj\u00eb proces apo nga nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb i takon pa u konsultuar me t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr shembull, mund t\u00eb largohesh nga nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb ngarkuar, nga nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76848","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76848\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}