{"id":76637,"date":"2026-03-16T12:48:22","date_gmt":"2026-03-16T12:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/16\/mbrojtja-e-veliajt-depoziton-ne-gjykaten-kushtetuese-kundershtimet-ndaj-prapesimeve-te-spak\/"},"modified":"2026-03-16T12:48:22","modified_gmt":"2026-03-16T12:48:22","slug":"mbrojtja-e-veliajt-depoziton-ne-gjykaten-kushtetuese-kundershtimet-ndaj-prapesimeve-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/16\/mbrojtja-e-veliajt-depoziton-ne-gjykaten-kushtetuese-kundershtimet-ndaj-prapesimeve-te-spak\/","title":{"rendered":"Mbrojtja e Veliajt depoziton n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebrshtimet ndaj prap\u00ebsimeve t\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebrshtimet ndaj prap\u00ebsimeve t\u00eb paraqitura nga Prokuroria e Posa\u00e7me lidhur me mas\u00ebn e sigurimit ndaj tij.<\/p>\n<p>Prap\u00ebsimet e prokuroris\u00eb paraqesin argumente thell\u00ebsisht problematike p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe funksionimin e institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>1. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent, prokuroria argumenton se vet\u00eb autoriteti demokratik i nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete rrezik p\u00ebr hetimin penal. N\u00eb prap\u00ebsimet e saj ajo shprehet se: \u201cEdhe pa nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, vet\u00eb autoriteti i rikthyer krijon presion objektiv mbi vart\u00ebsit, duke cenuar spontanitetin dhe lirin\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb.\u201d Sipas k\u00ebsaj logjike, legjitimiteti demokratik i nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri nuk trajtohet si shprehje e sovranitetit t\u00eb qytetar\u00ebve, por si faktor presioni procedural q\u00eb duhet neutralizuar p\u00ebrmes paraburgimit. Nj\u00eb qasje e till\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sulm institucional ndaj demokracis\u00eb dhe nj\u00eb mandati demokratik t\u00eb konfirmuar si t\u00eb till\u00eb edhe nga vet\u00eb Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>2. Po aq shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb argumenti tjet\u00ebr i prokuroris\u00eb: se nj\u00eb mbrojtje aktive dhe plot\u00ebsisht kushtetuese nga ana e Erion Veliajt p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr vijimin e paraburgimit t\u00eb tij. Prokuroria e konsideron sulm ndaj hetimit depozitimin nga ana e Erion Veliajt dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb nj\u00eb padie administrative p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00ebrit prej prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Sipas saj, vet\u00eb k\u00ebrkimi i k\u00ebtij kontrolli gjyq\u00ebsor justifikon vazhdimin e paraburgimit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se e drejta kushtetuese p\u00ebr akses n\u00eb gjykat\u00eb dhe p\u00ebr verifikimin gjyq\u00ebsor t\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb zyrtari publik kthehet n\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb burg personin q\u00eb e ushtron k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, ushtrimi i t\u00eb drejtave kushtetuese nga qytetar\u00ebt do t\u00eb kthehej nga nj\u00eb garanci mbrojtjeje n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb r\u00ebnduese p\u00ebr lirin\u00eb personale.<\/p>\n<p>3. Po aq i pabazuar \u00ebsht\u00eb edhe pretendimi se depozitimi i k\u00ebsaj padie administrative p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar konflikt institucional duke p\u00ebrdorur Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, i konfirmuar si i till\u00eb edhe nga Gjykata Kushtetuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i institucionit. Masa e sigurimit ndaj kreut t\u00eb k\u00ebtij institucioni ka prodhuar pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb funksionimin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pasoja q\u00eb qytetar\u00ebt e kryeqytetit i konstatojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vet\u00eb institucioni ka interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe legjitim aktiv p\u00ebr t\u00eb verifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb nj\u00eb prokurori, veprimtaria e t\u00eb cilit ka prodhuar pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs duke pezulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nga ushtrimi i detyr\u00ebs kryetarin e zgjedhur t\u00eb saj.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb pretendohet. Konflikti institucional \u00ebsht\u00eb krijuar nga vet\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me, e cila po nd\u00ebrhyn institucionalisht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb prokuror, mandati i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb verifikim para gjykat\u00ebs administrative. Nj\u00eb institucion serioz duhet t\u00eb pres\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs dhe t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do veprim q\u00eb mund t\u00eb interpretohet si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb zhvillim. Vet\u00eb fakti q\u00eb mandati i prokurorit Olsi Dado \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb ishte nj\u00eb shqet\u00ebsim institucional p\u00ebr \u00e7do organ t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, standardi ligjor do t\u00eb k\u00ebrkonte respekt p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor dhe mosnd\u00ebrhyrje institucionale (i paditur \u00ebsht\u00eb personi Olsi Dado, jo institucioni) deri n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>4. N\u00eb kund\u00ebrshtimet e depozituara n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese theksohet gjithashtu se paraburgimi pa afat i Erion Veliajt ka tejkaluar \u00e7do standard proporcionaliteti dhe \u00e7do standard t\u00eb vendosur nga Komisioni i Venecias p\u00ebr t\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb. Paraburgimi nuk mund t\u00eb zgjatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakufizuar mbi t\u00eb nj\u00ebjtat arsye fillestare dhe pa rrethana t\u00eb reja konkrete q\u00eb ta justifikojn\u00eb at\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur kjo mas\u00eb po r\u00ebndon mbi mir\u00ebqeverisjen e kryeqytetit dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb zgjedhur vendor q\u00eb vet\u00eb ligji nuk lejon t\u00eb pezullohet nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, paraburgimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si instrument p\u00ebr t\u00eb neutralizuar autoritetin demokratik t\u00eb nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar ushtrimin e t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb mbrojtjes apo p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn qytetare t\u00eb vet\u00ebqeverisjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Gjykat\u00ebs Kushtetuese i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me nj\u00eb mas\u00eb sigurimi, apo me krijimin e nj\u00eb precedenti q\u00eb rrezikon standardet kushtetuese t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mbrojtje dhe funksionimit normal t\u00eb institucioneve demokratike<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebrshtimet ndaj prap\u00ebsimeve t\u00eb paraqitura nga Prokuroria e Posa\u00e7me lidhur me mas\u00ebn e sigurimit ndaj tij. Prap\u00ebsimet e prokuroris\u00eb paraqesin argumente thell\u00ebsisht problematike p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe funksionimin e institucioneve demokratike. 1. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent, prokuroria argumenton se vet\u00eb autoriteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76637","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76637\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}