{"id":76604,"date":"2026-03-16T09:48:24","date_gmt":"2026-03-16T09:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/16\/lufta-ne-iran-dhe-tronditja-e-tregjeve-globale-te-energjise\/"},"modified":"2026-03-16T09:48:24","modified_gmt":"2026-03-16T09:48:24","slug":"lufta-ne-iran-dhe-tronditja-e-tregjeve-globale-te-energjise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/16\/lufta-ne-iran-dhe-tronditja-e-tregjeve-globale-te-energjise\/","title":{"rendered":"Lufta n\u00eb Iran dhe tronditja e tregjeve globale t\u00eb energjis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga AKADEMIK. PROF. DR. ANASTAS ANGJELI<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar brenda pak jav\u00ebsh nga nj\u00eb konflikt rajonal, n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb me pasoja globale. P\u00ebrshkall\u00ebzimi i tensioneve n\u00eb Gjirin Persik ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb, ka rritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr stabilitetin ekonomik bot\u00ebror dhe ka rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit gjeopolitik r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb karakterizuar nga nd\u00ebrvar\u00ebsi t\u00eb thella ekonomike dhe nga nj\u00eb sistem energjetik ende i mb\u00ebshtetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme te karburantet fosile, \u00e7do kriz\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme ka potencialin t\u00eb shnd\u00ebrrohet shpejt n\u00eb nj\u00eb tronditje globale.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj krize ndodhet Ngushtica e Hormuzit, korridori detar q\u00eb lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga nyjat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ekonomis\u00eb bot\u00ebrore. Rreth nj\u00eb e pesta e konsumit global t\u00eb naft\u00ebs kalon p\u00ebrmes k\u00ebsaj rruge, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e gazit natyror t\u00eb l\u00ebng\u00ebzuar q\u00eb eksportohet nga vendet e Gjirit ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn trajektore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Ngushtica e Hormuzit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kalim detar, por nj\u00eb arterie jetike e sistemit energjetik global. \u00c7do destabilizim n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e aktor\u00ebve ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet ndaj anijeve tregtare dhe aktiviteti ushtarak n\u00eb rajon kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb kompani transporti dhe sigurimi t\u00eb rishikojn\u00eb operimin e tyre n\u00eb Gjirin Persik. N\u00eb disa raste, tarifat e sigurimit p\u00ebr tanker\u00ebt jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, nd\u00ebrsa disa kompani kan\u00eb zgjedhur t\u00eb devijojn\u00eb itineraret ose t\u00eb shtyjn\u00eb d\u00ebrgesat. Si pasoj\u00eb, trafiku i tanker\u00ebve \u00ebsht\u00eb reduktuar dhe kostot e transportit jan\u00eb rritur, duke shtuar presionin mbi \u00e7mimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb. Tregjet, reagojn\u00eb shpesh jo vet\u00ebm ndaj zhvillimeve konkrete, por edhe ndaj perceptimit t\u00eb rrezikut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vet\u00eb mund\u00ebsia e nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje t\u00eb furnizimit \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb gjeneruar paq\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb \u00e7mimet e naft\u00ebs. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebrkthehet shpejt n\u00eb rritje t\u00eb kostove t\u00eb transportit, t\u00eb prodhimit industrial dhe t\u00eb ushqimeve, duke ushtruar presion mbi inflacionin dhe mbi politikat monetare t\u00eb shum\u00eb vendeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kriza aktuale nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb zhvillim n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb caktuar t\u00eb bot\u00ebs, por si nj\u00eb episod q\u00eb nxjerr n\u00eb pah dob\u00ebsit\u00eb strukturore t\u00eb sistemit energjetik global.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kjo kriz\u00eb vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar po kalon nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re transformimi. Rivalitetet midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb intensifikuar, zinxhir\u00ebt global\u00eb t\u00eb furnizimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb dhe tregjet e energjis\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb ndikuara nga nj\u00eb nd\u00ebrthurje faktor\u00ebsh ekonomik\u00eb, strategjik\u00eb dhe politik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zhvillimet n\u00eb Gjirin Persik nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kriz\u00eb rajonale, por edhe nj\u00eb test p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ekonomia globale dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare reagojn\u00eb ndaj tronditjeve t\u00eb m\u00ebdha gjeopolitike. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, reagimi i aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe koordinimi midis ekonomive kryesore t\u00eb bot\u00ebs merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>KOORDINIMI EMERGJENT I G7-S<\/p>\n<p>N\u00eb 11 mars, n\u00ebn Presidenc\u00ebn franceze u thirr nj\u00eb takim virtual i vendeve t\u00eb G7-s, p\u00ebr t\u00eb analizuar pasojat globale t\u00eb konfliktit, dhe ndikimin e tij n\u00eb tregjet e energjis\u00eb e p\u00ebr t\u00eb koordinuar nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb stabilizuar situat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt u theksua r\u00ebnd\u00ebsia e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb garantuar furnizimin global me energji dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb e lundrimit n\u00eb rajon. Nj\u00eb nga vendimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishte mb\u00ebshtetja p\u00ebr lirimin e rezervave strategjike t\u00eb naft\u00ebs nga Agjencia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Energjis\u00eb, deri n\u00eb 400 milion\u00eb fu\u00e7i, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb synon t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb tregjet dhe t\u00eb kompensoj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nd\u00ebrprerjet e furnizimit nga Gjiri Persik. Kjo p\u00ebr arsye se ndikimi i kriz\u00ebs po k\u00ebrc\u00ebnon rezervat energjetike t\u00eb shteteve kryesore.<\/p>\n<p>Ky forum p\u00ebrfaq\u00ebson ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb industrializuara t\u00eb bot\u00ebs dhe historikisht ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb menaxhimin e krizave ekonomike dhe energjetike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Koordinimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella historike. Pas kriz\u00ebs s\u00eb 1973 kur embargoja e vendeve arabe shkaktoi nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe ekonomike n\u00eb Per\u00ebndim, vendet e industrializuara filluan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mekanizma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr menaxhimin e krizave energjetike. Nj\u00eb nga rezultatet kryesore ishte krijimi i Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb vitin 1974, nj\u00eb institucion q\u00eb koordinon rezervat strategjike t\u00eb energjis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin midis ekonomive t\u00eb industrializuara duke reaguar ndaj krizave te her\u00ebpashershme, (ajo e vitit 1991, ndaj kriz\u00ebs nga lufta Rusi-Ukraine, vendosja e nj\u00eb tavani \u00e7mimi p\u00ebr eksportet e naft\u00ebs ruse, etj.).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, reagimi ndaj kriz\u00ebs aktuale \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tradite m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr menaxhimin e krizave energjetike.<\/p>\n<p>TREGJET E NAFT\u00cbS N\u00cbN PRESION<\/p>\n<p>Tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb reaguan menj\u00ebher\u00eb ndaj p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit. \u00c7mimet e naft\u00ebs u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm nd\u00ebrsa investitor\u00ebt dhe operator\u00ebt e tregut filluan t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb rrezikun e nd\u00ebrprerjeve t\u00eb furnizimit nga rajoni i Gjirit Persik, nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme prodhuese dhe eksportuese t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb situata t\u00eb tilla, tregjet reagojn\u00eb shpesh me shpejt\u00ebsi, sepse nafta mbetet nj\u00eb mall strategjik q\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb funksionimin e ekonomis\u00eb globale. Tregu i naft\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj perceptimit t\u00eb rrezikut gjeopolitik, i cili shpesh reflektohet n\u00eb \u00e7mimet e kontratave t\u00eb ardhshme dhe n\u00eb vendimet e aktor\u00ebve financiar\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsia e rajonit t\u00eb Gjirit Persik p\u00ebr tregun global t\u00eb energjis\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb delikate. Vende si Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Katari p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb prodhimit dhe eksporteve bot\u00ebrore t\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, edhe perceptimi i rrezikut \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkaktuar luhatje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb \u00e7mimet e naft\u00ebs. Kompanit\u00eb e transportit mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb tarifa m\u00eb t\u00eb larta sigurimi, disa tanker\u00eb mund t\u00eb zgjedhin rrug\u00eb alternative ose t\u00eb shtyjn\u00eb d\u00ebrgesat, nd\u00ebrsa investitor\u00ebt financiar\u00eb mund t\u00eb rrisin aktivitetin spekulativ n\u00eb tregjet e energjis\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto faktor\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb pasigurie q\u00eb reflektohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tregu i naft\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlidhur me tregjet financiare sesa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Fondet e investimeve, bankat dhe aktor\u00ebt financiar\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin e \u00e7mimeve p\u00ebrmes tregtimit t\u00eb kontratave t\u00eb ardhshme dhe instrumenteve t\u00eb tjera financiare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se tensionet gjeopolitike mund t\u00eb p\u00ebrforcohen nga dinamika financiare, duke krijuar luhatje edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb treg. N\u00ebse kriza n\u00eb Gjirin Persik vazhdon, presioni mbi tregjet e energjis\u00eb mund t\u00eb intensifikohet edhe m\u00eb tej. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, zhvillimet n\u00eb tregjet e energjis\u00eb po ndiqen me v\u00ebmendje jo vet\u00ebm nga kompanit\u00eb energjetike, por edhe nga qeverit\u00eb dhe institucionet financiare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>INFLACIONI DHE PRESIONI EKONOMIK<\/p>\n<p>Pasojat ekonomike t\u00eb konfliktit shtrihen shum\u00eb p\u00ebrtej tregut t\u00eb energjis\u00eb. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs zakonisht p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb globale, sepse energjia mbetet nj\u00eb input themelor p\u00ebr transportin, prodhimin industrial dhe funksionimin e zinxhir\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb furnizimit. Kur \u00e7mimet e energjis\u00eb rriten, ndikimi i tyre transmetohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale n\u00eb pothuajse \u00e7do sektor t\u00eb aktivitetit ekonomik. \u00c7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb rrisin menj\u00ebher\u00eb kostot e transportit dhe t\u00eb logjistik\u00ebs. Mallrat q\u00eb transportohen n\u00eb distanca t\u00eb gjata b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shtrenjta, nd\u00ebrsa kompanit\u00eb p\u00ebrballen me rritje t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr prodhimin dhe shp\u00ebrndarjen. N\u00eb sektorin industrial, energjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponent ky\u00e7 i proceseve t\u00eb prodhimit, ndaj \u00e7do rritje e \u00e7mimit t\u00eb saj reflektohet n\u00eb koston p\u00ebrfundimtare t\u00eb produkteve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nd\u00ebrprerjet n\u00eb eksportet petrokimike nga rajoni i Gjirit Persik ndikojn\u00eb n\u00eb furnizimin me plehra kimik\u00eb dhe produkte t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe industrin\u00eb, duke reflektuar m\u00eb pas n\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment kur shum\u00eb ekonomi ende p\u00ebrballen me pasojat e krizave t\u00eb viteve t\u00eb fundit, nj\u00eb tronditje e re energjetike mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re inflacioni global. Bankat qendrore n\u00eb shum\u00eb vende jan\u00eb ende t\u00eb angazhuara n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb stabilizuar \u00e7mimet dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar inflacionin (e postpandemis\u00eb dhe luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb). Nj\u00eb rritje e re e kostove t\u00eb energjis\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duke vendosur ekonomit\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb dileme midis stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe ruajtjes s\u00eb ritmit t\u00eb rritjes ekonomike. Rreziku i shfaqjes s\u00eb inflacionit t\u00eb jasht\u00ebm edhe p\u00ebr vendin ton\u00eb, n\u00ebse kriza zgjat, duhet konsideruar.<\/p>\n<p>KONKURRENCA GJEOPOLITIKE P\u00cbR ENERGJIN\u00cb<\/p>\n<p>Kriza aktuale ka rikthyer fuqish\u00ebm n\u00eb qend\u00ebr dimensionin gjeopolitik t\u00eb energjis\u00eb. Energjia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb burim ekonomik q\u00eb ushqen industrin\u00eb dhe transportin global, por edhe nj\u00eb instrument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i fuqis\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Historia e politik\u00ebs bot\u00ebrore tregon se kontrolli mbi burimet energjetike dhe mbi korridoret e transportit t\u00eb tyre shpesh ka qen\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me ndikimin strategjik t\u00eb shteteve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, aft\u00ebsia e Iranit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar transportin detar n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit tregon qart\u00eb se si kontrolli mbi nj\u00eb korridor strategjik mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb instrument presioni gjeopolitik. Vet\u00eb mund\u00ebsia e nd\u00ebrprerjes s\u00eb trafikut \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar tension n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin politik t\u00eb aktor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kapacitetin ta destabilizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb korridor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kriza po krijon mund\u00ebsi p\u00ebr eksportues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga rritja e \u00e7mimeve dhe nga k\u00ebrkesa p\u00ebr furnizime alternative. SHBA fal\u00eb revolucionit t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit nga shale n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nga prodhuesit kryesor\u00eb t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku furnizimet nga Gjiri Persik b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb pasigurta, prodhimi amerikan mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr stabilitetin e tregjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Federata Ruse mbetet nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb energjis\u00eb dhe mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs. Edhe pse Moska p\u00ebrballet me sanksione t\u00eb gjera nga Per\u00ebndimi tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb mbeten t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe \u00e7do rritje e \u00e7mimeve globale ka potencialin t\u00eb rris\u00eb t\u00eb ardhurat nga eksportet energjetike ruse.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb nxjerr n\u00eb pah rolin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha konsumuese t\u00eb energjis\u00eb. Kina, importuesi m\u00eb i madh i energjis\u00eb n\u00eb bot\u00eb, po ndjek me v\u00ebmendje zhvillimet n\u00eb Gjirin Persik. Stabiliteti i k\u00ebtij rajoni \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurin\u00eb energjetike t\u00eb ekonomis\u00eb kineze, e cila mb\u00ebshtetet n\u00eb importe t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs nga Lindja e Mesme.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 konkurrenc\u00ebs midis eksportuesve dhe konsumator\u00ebve t\u00eb energjis\u00eb, kriza aktuale reflekton edhe nj\u00eb transformim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb gjeopolitik\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku tranzicioni drejt burimeve t\u00eb rinovueshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces, por ende larg p\u00ebrfundimit, energjia fosile vazhdon t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol qendror n\u00eb balancat strategjike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se tensionet n\u00eb rajone prodhuese si Lindja e Mesme kan\u00eb potencialin t\u00eb ndikojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb tregjet e energjis\u00eb, por edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike dhe strategjike midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Kriza aktuale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb se gjeopolitika e energjis\u00eb mbetet nj\u00eb nga dimensionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00e7\u00ebshtje e strategjive komb\u00ebtare t\u00eb \u00e7do vendi, prandaj ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet edhe nj\u00eb faktor ky\u00e7 n\u00eb rivalitetin midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha. Por, kriza aktuale mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb moment reflektimi p\u00ebr sistemin energjetik global t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb mbetet n\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb brisht\u00eb. Prandaj, n\u00ebse tensionet n\u00eb Gjirin Persik vazhdojn\u00eb, bota mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb nga krizat m\u00eb serioze energjetike t\u00eb dekadave t\u00eb fundit. N\u00ebse situata stabilizohet, kjo kriz\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb strukturore t\u00eb sistemit global t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, zhvillimet e fundit tregojn\u00eb se n\u00eb ekonomin\u00eb globale t\u00eb shekullit XXI energjia, ekonomia dhe gjeopolitika mbeten thell\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrthurura dhe me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u bashk\u00ebkoordinuar.<\/p>\n<p>\/Gazeta Panorama <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga AKADEMIK. PROF. DR. ANASTAS ANGJELI Lufta n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar brenda pak jav\u00ebsh nga nj\u00eb konflikt rajonal, n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb me pasoja globale. P\u00ebrshkall\u00ebzimi i tensioneve n\u00eb Gjirin Persik ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb, ka rritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr stabilitetin ekonomik bot\u00ebror dhe ka rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit gjeopolitik r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76604","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76604"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76604\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}