{"id":76544,"date":"2026-03-15T18:48:20","date_gmt":"2026-03-15T18:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/masakra-e-gerdecit-dhe-nje-debat-parlamentar-ne-vitin-2008-valentina-leskaj-krateri-i-gerdecit-dhe-korrupsioni-qeveritar-qe-vrau-26-qytetare\/"},"modified":"2026-03-15T18:48:20","modified_gmt":"2026-03-15T18:48:20","slug":"masakra-e-gerdecit-dhe-nje-debat-parlamentar-ne-vitin-2008-valentina-leskaj-krateri-i-gerdecit-dhe-korrupsioni-qeveritar-qe-vrau-26-qytetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/masakra-e-gerdecit-dhe-nje-debat-parlamentar-ne-vitin-2008-valentina-leskaj-krateri-i-gerdecit-dhe-korrupsioni-qeveritar-qe-vrau-26-qytetare\/","title":{"rendered":"Masakra e G\u00ebrdecit dhe nj\u00eb debat parlamentar n\u00eb vitin 2008, Valentina Leskaj: Krateri i G\u00ebrdecit dhe korrupsioni qeveritar q\u00eb vrau 26 qytetar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kur Berisha refuzonte k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs socialiste p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb imunitetin dhe p\u00ebr tu hetuar nga prokuroria p\u00ebr implikimin e shtetit n\u00eb ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb<\/p>\n<p>Si sot 18 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 15 mars 2008, n\u00eb fshatin G\u00ebrdec, pak kilometra larg kryeqytetit shp\u00ebrtheu depo e demontimit t\u00eb arm\u00ebve dhe humb\u00ebn jet\u00ebn 26 qytetar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb parlamentare t\u00eb pak dit\u00ebve m\u00eb pas, do t\u00eb raportonte edhe kryeministri i koh\u00ebs Sali Berisha. Seanca u zhvillua me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs socialiste. Ngjarja shkaktoi reagime t\u00eb forta politike. Opozita k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen e kryeministrit dhe heqjen e imunitetit t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u hetuar nga prokuroria p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mundshme t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi.<\/p>\n<p>Sali Berisha e refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e socialist\u00ebve. \u00c7\u00ebshtja u mbyll politikisht vet\u00ebm me dor\u00ebheqjen e ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Megjithat\u00eb, opozita nuk u mjaftua me k\u00ebt\u00eb dor\u00ebheqje. N\u00eb Parlament pati debate t\u00eb ashpra mes mazhoranc\u00ebs dhe socialist\u00ebve, por k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs u rr\u00ebzuan nga votat e shumic\u00ebs. Gazeta Tema sjell nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb debatit mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares s\u00eb grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, n\u00eb t\u00eb cilin nd\u00ebrhyn\u00eb edhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, mes tyre Namik Dokle si dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli.<\/p>\n<p>18 mars 2008, debat n\u00eb Parlament p\u00ebr ngjarjen e G\u00ebrdecit<\/p>\n<p>Valentina Leskaj \u2013 T\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb,<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb t\u2019ju drejtohem, zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Historit\u00eb q\u00eb treguat k\u00ebtu besoj se fyejn\u00eb \u00e7do shqiptar, Kuvendin, i cili, n\u00eb fakt, ju ka thirrur sot p\u00ebr t\u00eb raportuar lidhur me tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit dhe jo p\u00ebr t\u00eb treguar histori dhe p\u00ebr t\u2019u justifikuar. Me fjal\u00ebn tuaj ju treguat edhe nj\u00eb her\u00eb se jeni i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe dua t\u2019ju tregoj edhe nj\u00eb her\u00eb Kushtetut\u00ebn, meq\u00eb ju u shfaj\u00ebsuat se nuk mbani p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Do t\u2019ju rekomandoja t\u00eb lexoni nenin 169 t\u00eb Kushtetut\u00ebs lidhur me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tuaja, zoti Kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithsesi, dua t\u00eb them se ju nuk b\u00ebt\u00eb as minimumin q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb njeri, nuk u k\u00ebrkuat falje atyre njer\u00ebzve sot. Natyrisht, \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb pretendosh nga ju sot q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni falje, \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebta 17 vjet ju jeni personifikuar si Presidenti i nj\u00eb vendi q\u00eb u dogj e u shkrumbua deri n\u00eb dhimbje, si kryetar i nj\u00eb opozite q\u00eb dogji institucionet dhe tani s\u00eb fundi si Kryeministri i nj\u00eb Qeverie, e cila, me nj\u00eb vendim krejt t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, realizoi nj\u00eb bombardim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mbi nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar, nj\u00eb goditje q\u00eb ka shkaktuar humbje jet\u00ebsh t\u00eb pafajshme, zhdukje dhe plagosje f\u00ebmij\u00ebsh, grash, burrash fatkeq\u00eb, shp\u00ebrngulje masive familjesh t\u00eb cop\u00ebtuara, shkat\u00ebrrime sht\u00ebpish dhe pronash. Bilancit tragjik i shtohen edhe pasojat q\u00eb do t\u00eb l\u00ebr\u00eb kjo ngjarje n\u00eb memorien dhe shpirtin e kombit, t\u00eb \u00e7do shqiptari dhe t\u00eb \u00e7do f\u00ebmije, q\u00eb nuk do t\u00eb harroj\u00eb leht\u00eb k\u00ebto imazhe t\u00eb tragjedis\u00eb, kur ende nuk jan\u00eb thar\u00eb lot\u00ebt e 11 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb udh\u00ebhequr nga arsyeja njer\u00ebzore dhe qytetare, jo nga instinkti i luft\u00ebs p\u00ebr pushtet, jo me klithma, pa pyetur p\u00ebr pasojat, si\u00e7 b\u00ebt\u00eb ju, ne ju dham\u00eb juve dhe Qeveris\u00eb suaj mb\u00ebshtetje n\u00eb or\u00ebt e tmerrit, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb, mjek\u00ebt, polic\u00ebt, ushtar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin detyr\u00ebn. Ne e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe jo p\u00ebr t\u2019ju krijuar mund\u00ebsin\u00eb juve q\u00eb t\u00eb dilni n\u00eb ato konferenca shtypi t\u00eb turpshme, t\u00eb cilat d\u00ebshmuan se ju jeni po ai, personifikimi i njeriut q\u00eb s\u2019di t\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, por vet\u00ebm t\u2019ua l\u00ebr\u00eb fajin t\u00eb tjer\u00ebve, ashtu si\u00e7 b\u00ebt\u00eb edhe sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr, q\u00eb ju duhet ta dini se detyr\u00eb e par\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb siguria e jet\u00ebs s\u00eb shtetasve, un\u00eb k\u00ebt\u00eb e besoj. Por ju jeni Qeveria q\u00eb minuat sigurin\u00eb me afera korruptive. Ministri juaj i Mbrojtjes dha dor\u00ebheqjen pasi populli, n\u00eb \u00e7do mikrofon dhe ekran, dhe pastaj edhe opozita e vendit, i k\u00ebrkoi atij, si edhe juve, t\u00eb merrni p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi q\u00eb ka tronditur jo vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe bot\u00ebn. Nuk mund t\u00eb rrini ende ulur n\u00eb at\u00eb karrige, zoti Kryeminist\u00ebr, pasi politika juaj e mbrapsht\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb tragjedi t\u00eb madhe, q\u00eb u ka fikur jet\u00ebn apo u ka marr\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur dhe gjith\u00e7ka kishin shum\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb. Sot e t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria, qytetar\u00eb, t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb djatht\u00eb, pa parti , k\u00ebrkojn\u00eb nga ju t\u00eb b\u00ebni at\u00eb q\u00eb b\u00ebri ministri juaj i Mbrojtjes, i cili bashk\u00eb me ju dhe jasht\u00eb \u00e7do logjike njer\u00ebzore e ligjore, lejoi hapjen e nj\u00eb fabrike t\u00eb \u00e7montimit t\u00eb municioneve n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb aksit Tiran\u00eb- Durr\u00ebs , n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar dhe pran\u00eb aeroportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Fabrik\u00eb e quani ju, zoti Kryeminist\u00ebr, por, n\u00eb fakt, ajo ishte nj\u00eb barak\u00eb, baraka e vdekjes, q\u00eb kryente operacione me rrezik jete dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast pa precedent. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb cinike t\u00eb mendosh p\u00ebr fitime para jet\u00ebve t\u00eb grave e f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb, p\u00ebr buk\u00ebn e  goj\u00ebs, vun\u00eb jet\u00ebn e  tyre n\u00eb rrezik. \u00cbsht\u00eb e paprecedent t\u00eb shikosh nj\u00eb barak\u00eb, q\u00eb quhet fabrik\u00eb, ku brenda dhe jasht\u00eb saj , sheshit dhe pa asnj\u00eb mas\u00eb sigurie, t\u00eb ket\u00eb male me municion, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb cinike q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt enden n\u00eb k\u00ebto male me municion dhe shteti t\u00eb mos i shoh.<\/p>\n<p>Ju, zoti Kryeminist\u00ebr, jeni zotuar p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe informalitetin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrolluat byrektore e domateshit\u00ebs, q\u00eb nxjerrin buk\u00ebn e goj\u00ebs, dhe mir\u00eb keni b\u00ebr\u00eb. Ne jemi p\u00ebr shtetin ligjor. Po pse nuk e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebr fabrik\u00ebn e vdekjes q\u00eb nxirrte miliona nga djersa e njer\u00ebzve t\u00eb pasiguruar? A e mor\u00ebt vesh, zoti Kryeminist\u00ebr, se nga 140 pun\u00ebtor\u00eb, q\u00eb punonin n\u00eb fabrik\u00eb, 7-8 n\u00eb muaj prej tyre ishin t\u00eb siguruar dhe, muajt e fundit, vet\u00ebm pronari i fabrik\u00ebs? Pse kaq zem\u00ebrmir\u00eb me k\u00ebt\u00eb firm\u00eb? Ky \u00ebsht\u00eb korrupsion politik, moral e financiar, i paguar me jet\u00eb njer\u00ebzish. Ky ishte akt i ligj\u00ebruar me kontrata korruptive, q\u00eb tashm\u00eb nuk mund t\u2019i mbuloj\u00eb dot askush dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju akuzoni mediat, si\u00e7 b\u00ebt\u00eb sot n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk do t\u00eb kishte kuraj\u00ebn t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb b\u00ebt\u00eb ju sot, t\u00eb akuzonte mediat, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i lavd\u00ebronte ato p\u00ebr pun\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrkushtimin, p\u00ebr pun\u00ebn me shpirt njer\u00ebzor, me transparenc\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm. Ajo q\u00eb b\u00ebt\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb presion i hapur ndaj mediave t\u00eb lira dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.  E b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse ato flasin t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb frikshme. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb faji i medias.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj q\u00eb ka ndodhur nuk e di si mund t\u00eb rrini ulur n\u00eb at\u00eb karrige, zoti Kryeminist\u00ebr, dhe k\u00ebt\u00eb jua them si n\u00ebn\u00eb, si grua, si politikane. Ju fyeni t\u00eb vdekurit e t\u00eb gjall\u00ebt kur thoni se Qeveria juaj kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr transportin e municionit dhe jo p\u00ebr lejen e fabrik\u00ebs, jo p\u00ebr vendndodhjen e saj, p\u00ebr kushtet e siguris\u00eb brenda saj, p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e grave dhe t\u00eb t\u00eb miturve, p\u00ebr fundin tragjik t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb edhe m\u00eb e turpshme kur thoni se nuk e keni d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb emrin G\u00ebrdec. N\u00eb fakt, G\u00ebrdeci \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 10 km larg zyr\u00ebs suaj.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Disa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe n\u00eb konferenca shtypi, personalisht kam k\u00ebrkuar t\u00eb ndaloni pun\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb rr\u00ebmojn\u00eb n\u00eb malet e kromit n\u00eb Bulqiz\u00eb, q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb hekurishte dhe predha dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb. Nuk keni d\u00ebgjuar, madje ndonj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb e ka quajtur edhe diskutim t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nuk ka qen\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm. \u00c7far\u00eb ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr politik\u00ebn sesa jeta e njer\u00ebzve, sesa jeta e f\u00ebmij\u00ebve? Problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se shkaktuat k\u00ebt\u00eb tragjedi, por edhe e keqmenaxhuat at\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e munduar q\u00eb Kryeministri i vendit pyet pun\u00ebtorin e plagosur e t\u00eb traumatizuar se sa vet\u00eb ishin n\u00eb fabrik\u00eb?! \u00c7far\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb ky? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Qeveria nuk ka informacion sa vet\u00eb punojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me rrezik jete?! Kjo \u00ebsht\u00eb e frikshme.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019ju kujtoj se \u00e7\u2019ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb foltore si kryetar i opozit\u00ebs, kur u mbyt nj\u00eb gomone me klandestin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb detit, kur ra nj\u00eb autobus n\u00eb gremin\u00eb, dhe mir\u00eb u b\u00eb. Por ka edhe nga ata qytetar\u00eb q\u00eb mendoj\u00eb se ju nuk e jepni dor\u00ebheqjen, sepse doni t\u00eb fshihni di\u00e7ka t\u00eb tmerrshme lidhur me fabrik\u00ebn e vdekjes. K\u00ebt\u00eb sot p\u00ebr sot e dini vet\u00ebm ju. Shpresojm\u00eb q\u00eb Prokuroria ta zbardh\u00eb. Ajo q\u00eb dim\u00eb ne \u00ebsht\u00eb se nuk b\u00ebm\u00eb e nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb q\u00eb ju keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, at\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore me ul\u00ebrima, akuza e shpifje, por, pa dyshim, as nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb barbari shtet\u00ebrore ju ta kaloni me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb tuaj proverbiale e me justifikime t\u00eb patolerueshme. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them sot \u00ebsht\u00eb se ju nuk demontoni arm\u00eb. Ju demontoni shtetin dhe kjo \u00ebsht\u00eb tragjike p\u00ebr nj\u00eb vend. Ju duhet t\u00eb shkoni e t\u00eb rr\u00ebfeheni p\u00ebrpara organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e jo n\u00eb foltoren e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave apo t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi, q\u00eb duhet t\u00eb heq\u00eb zyrtarisht imunitetin tuaj dhe t\u00eb ministrit t\u00eb Mbrojtjes. Q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb zbardhet deri n\u00eb fund, q\u00eb llogaria t\u00eb b\u00ebhet deri n\u00eb fund, q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb t\u00eb dalin deri n\u00eb fund, ne k\u00ebrkojm\u00eb jo vet\u00ebm dor\u00ebheqjen, por edhe hetimin tuaj, zoti Kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Krateri i G\u00ebrdecit nuk mund t\u00eb mbyllet me dor\u00ebheqjen e vonuar t\u00eb Fatmir Mediut.<br \/>\nSali Berisha \u2013 Zonja kryetare e Grupit Parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb, duke treguar mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb, dhe ua them k\u00ebt\u00eb edhe deputet\u00ebve t\u00eb mi, p\u00ebr q\u00ebndrimin kritik t\u00eb opozit\u00ebs, sepse, n\u00eb fakt, kjo i takon dhe ky \u00ebsht\u00eb detyrimi i saj, un\u00eb mendoj se nuk duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr politik\u00eb. Un\u00eb e kuptoj se opozita ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet, por nuk duhet t\u00eb harrosh se t\u00eb gjitha ato institucione q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb nga krizat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb vendit jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb Kryeministrit, jan\u00eb edhe t\u00eb opozit\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb shtetit, jan\u00eb t\u00eb vendit, ndaj dhe un\u00eb prisja t\u00eb b\u00ebje vler\u00ebsimet p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u p\u00ebrket kritikave, p\u00ebr sa u p\u00ebrket k\u00ebrkesave, zonja kryetare, p\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb kjo:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ja ku je, mblidh firmat, paraqit mocionin, un\u00eb jam i gatsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, faktoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme \u00e7do deklarat\u00eb timen q\u00eb nuk q\u00ebndron dhe un\u00eb, t\u00eb jeni e bindur se u q\u00ebndroj fjal\u00ebve t\u00eb mia, por m\u00eb vjen keq se jan\u00eb ligje q\u00eb i keni b\u00ebr\u00eb ju, jan\u00eb ligje q\u00eb keni p\u00ebrjashtuar t\u00ebr\u00ebsisht Kryeministrin n\u00eb vendndodhjet.<\/p>\n<p>Zonja kryetare, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb nga ana juaj t\u00eb citoni vendimin. Po, kam th\u00ebn\u00eb se si marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale e ka ministria. Urdh\u00ebro, ja ku \u00ebsht\u00eb vendimi im k\u00ebtu, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cili thot\u00eb: \u201cProcesi i \u00e7montimit t\u00eb  kryhet n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen dhe sigurin\u00eb ushtarake t\u00eb reparteve t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura\u201d.<\/p>\n<p>Zonja kryetare, ky \u00ebsht\u00eb tagri i Kryeministrit. \u00cbsht\u00eb zbatuar ky vendim apo nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar ky vendim, ka nj\u00eb organ q\u00eb po heton, por un\u00eb Kryeministri kam p\u00ebrcaktuar qart\u00ebsisht, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha ligjet e vendit, dhe jo t\u00eb spekuloni e t\u00eb thoni se ministria ka vet\u00ebm kaq. Nuk e kam th\u00ebn\u00eb at\u00eb. Kam th\u00ebn\u00eb se ministria dhe \u00e7do institucion tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. E ka zbatuar apo nuk e ka zbatuar, tani e ka nj\u00eb prokurori n\u00eb hetim. Doni t\u00eb b\u00ebj prokurorin? Prokurorin nuk e b\u00ebj un\u00eb. Un\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb ju them juve se po merrem intensivisht me nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb menaxhimit  t\u00eb kriz\u00ebs dhe ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja kryetare, e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonin sot qytetar\u00ebt e Vor\u00ebs, do t\u00eb k\u00ebrkonin nga ti si opozit\u00eb t\u00eb b\u00ebje avokatin\u00eb e t\u00eb gjitha interesave t\u00eb tyre materiale, shpirt\u00ebrore e t\u00eb gjithanshme. Po ju tani ngrini disa teza, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb ligjore. Un\u00eb prisja nga ju, p\u00ebrve\u00e7 kritikave, propozimet konkrete p\u00ebr zon\u00ebn. Un\u00eb prisja nga ju, p\u00ebrve\u00e7 kritikave, propozimet komplementare p\u00ebr zon\u00ebn. P\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u2019i nxjerr\u00eb Prokuroria, por nxirrini edhe ju, krijoni komision hetimor. Pse nuk e krijoni? At\u00ebher\u00eb ju nuk doni p\u00ebrgjegj\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb ju nuk doni akuza.<br \/>\nOre zot\u00ebrinj, tani un\u00eb ju them se prokuroria po heton dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute do t\u00eb ket\u00eb ndihm\u00ebn totale, do t\u00eb ket\u00eb hapjen totale ndaj saj. Nuk besoni, urdh\u00ebroni, caktoni ju komisionin, nd\u00ebrmerrni hetimin!  Jo zot\u00ebri, se kam detyra p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur, jo zot\u00ebri, se kam shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, jo zot\u00ebri, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb. Jam dakord q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb korrupsioni n\u00eb mes, por kam nj\u00eb zotim solemn p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e ligjit, sepse ky korrupsion ka vuajtur se mbronit Sollakun p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra k\u00ebtu. Po, po, ka vuajtur, por ky \u00ebsht\u00eb fillimi i betej\u00ebs kund\u00ebr tij. Do t\u00eb q\u00ebndroj un\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, mos keni dyshim ju.<\/p>\n<p>Faktojeni ju at\u00eb zot\u00ebri, faktojeni! Jam shum\u00eb dakord, t\u2019i faktojm\u00eb t\u00eb gjitha. Un\u00eb do t\u2019ju jem shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs, por druaj se duke rr\u00ebmuar, duke rr\u00ebmuar do t\u00eb gjeni at\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebshironi. Kaq po ju them un\u00eb.<\/p>\n<p>Valentina Leskaj \u2013 Zonja Kryetare,<\/p>\n<p>T\u00eb jesh e sigurt se m\u00eb pak se dy minuta do t\u00eb flas.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dua t\u2019i them zotit Kryeminist\u00ebr se po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebhet avokati i atyre q\u00eb i hodhi n\u00eb er\u00eb, tani besoj se kjo avokati nuk vlen m\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, meqen\u00ebse p\u00ebrmendi k\u00ebtu organet e hetimit, ne pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb. Po k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb zoti Kryeminist\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb dor\u00ebheqjen, t\u00eb heq\u00eb imunitetin dhe t\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb organeve t\u00eb hetimit. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb. B\u00ebni k\u00ebt\u00eb, zoti Kryeminist\u00ebr, komentet e tjera nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Namik Dokle \u2013 Falemnderit!<\/p>\n<p>Zonja Topalli, ju iu referuat nenit 47 t\u00eb Rregullores dhe b\u00ebt\u00eb mir\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij neni, \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i lejohet t\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb, por paragrafi i fundit i k\u00ebtij neni thot\u00eb: \u201cN\u00eb debatet me koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, fjala e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave llogaritet n\u00eb koh\u00ebn e grupit parlamentar t\u00eb cilit i p\u00ebrket\u201d. Prandaj,  llogarite koh\u00ebn, \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Dakord?<\/p>\n<p>Jozefina Topalli \u2013 Zoti Dokle, neni 47 thot\u00eb ashtu si\u00e7 e lexoni ju dhe t\u00eb gjith\u00eb ministrat e kan\u00eb t\u00eb regjistruar koh\u00ebn brenda koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Konferenca e Kryetar\u00ebve. Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu me k\u00ebrkes\u00ebn e tij personale dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e dy grupeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nga momenti q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju k\u00ebrkes\u00ebn, ai do t\u2019i p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00ebs suaj. Ministrave t\u00eb tjer\u00eb nuk do t\u2019u jepet fjala sa her\u00eb q\u00eb ata t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb.\/TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Berisha refuzonte k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs socialiste p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb imunitetin dhe p\u00ebr tu hetuar nga prokuroria p\u00ebr implikimin e shtetit n\u00eb ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb Si sot 18 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 15 mars 2008, n\u00eb fshatin G\u00ebrdec, pak kilometra larg kryeqytetit shp\u00ebrtheu depo e demontimit t\u00eb arm\u00ebve dhe humb\u00ebn jet\u00ebn 26 qytetar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76544","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76544\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}