{"id":76510,"date":"2026-03-15T14:48:16","date_gmt":"2026-03-15T14:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/kriza-politike-ne-kosove-analisti-amerikan-po-demtohet-imazhi-i-kosoves-kush-e-degjon-nje-vend-qe-nuk-gjen-president\/"},"modified":"2026-03-15T14:48:16","modified_gmt":"2026-03-15T14:48:16","slug":"kriza-politike-ne-kosove-analisti-amerikan-po-demtohet-imazhi-i-kosoves-kush-e-degjon-nje-vend-qe-nuk-gjen-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/kriza-politike-ne-kosove-analisti-amerikan-po-demtohet-imazhi-i-kosoves-kush-e-degjon-nje-vend-qe-nuk-gjen-president\/","title":{"rendered":"Kriza politike n\u00eb Kosov\u00eb, analisti amerikan: Po d\u00ebmtohet imazhi i Kosov\u00ebs! Kush e d\u00ebgjon nj\u00eb vend q\u00eb nuk gjen president?"},"content":{"rendered":"<p>Kriza politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe bllokada p\u00ebr zgjedhjen e presidentit po ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr imazhin e vendit n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Analisti amerikan Daniel Serwer thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e q\u00ebndrueshme mes Uashingtonit dhe Prishtin\u00ebs me nj\u00eb qeveri n\u00eb detyr\u00eb dhe pa president. Thjesht nuk funksionon k\u00ebshtu\u201d, tha Serwer nga Universiteti Johns Hopkins p\u00ebr programin \u201cExpose\u201d t\u00eb gazetares Valona Tela p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Tensionet politike u thelluan m\u00eb 6 mars, kur presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, nxori dekret p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi deputet\u00ebt d\u00ebshtuan t\u00eb zgjedhin presidentin e ri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu e soll\u00ebn vendin njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe me q\u00ebllime t\u00eb rrezikshme. N\u00eb koh\u00eb pasigurish t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb, Kosova nuk mund ta ket\u00eb luksin e zvarritjeve t\u00eb pafundme dhe t\u00eb legjitimitetit t\u00eb kontestuar\u201d, deklaroi Osmani.<\/p>\n<p>Dekreti i saj u sfidua n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se bie ndesh me Kushtetut\u00ebn. Kurti tha se p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja duhet pritur fillimisht vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata vendosi nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme deri m\u00eb 31 mars ndaj dekretit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. Deri at\u00ebher\u00eb, parlamenti nuk mund t\u00eb zhvilloj\u00eb asnj\u00eb aktivitet, as t\u00eb mblidhet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri, edhe pse mandati i Osmanit p\u00ebrfundon m\u00eb 5 prill.<\/p>\n<p>Sipas Serwer, nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb zgjat kaq gjat\u00eb e b\u00ebn Kosov\u00ebn t\u00eb duket jokompetente n\u00eb syt\u00eb e aleat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa luft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, ka tensione n\u00eb Lindjen e Mesme. Kush do ta d\u00ebgjoj\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk mund t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb president?\u201d, tha ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<br \/>\nShenjat e para t\u00eb shqet\u00ebsimit jan\u00eb shfaqur edhe nga Bashkimi Evropian. Komisionarja p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, ka shtyr\u00eb vizit\u00ebn e planifikuar n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i BE-s\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebrparimi n\u00eb agjend\u00ebn europiane k\u00ebrkon institucione plot\u00ebsisht funksionale.<\/p>\n<p>Edhe vendet e Quint-it, SHBA, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia, po ndjekin me v\u00ebmendje zhvillimet. Ambasada gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebrparimi drejt integrimit euroatlantik k\u00ebrkon institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe funksionale.<\/p>\n<p>Ambasadori britanik n\u00eb Prishtin\u00eb, Jonathan Hargreaves, shkroi n\u00eb rrjetet sociale se Kosova ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb rikthej\u00eb stabilitetin politik dhe t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrmes dialogut konstruktiv.<\/p>\n<p>Sipas gazetarit dhe analistit Augustin Palokaj, kriza po ndodh n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr Kosov\u00ebn, kur vendi kishte shansin t\u00eb rikuperonte humbjet e viteve t\u00eb fundit n\u00eb raport me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se n\u00ebse bllokada vazhdon dhe \u00e7on n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, mund t\u00eb rrezikohet edhe p\u00ebrdorimi i miliona eurove nga Plani i Rritjes i BE-s\u00eb dhe fonde t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Serwer thekson se objektivi strategjik i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO dhe ruajtja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb forta me SHBA-n\u00eb, pasi mb\u00ebshtetja amerikane mbetet thelb\u00ebsore p\u00ebr sigurin\u00eb dhe perspektiv\u00ebn euroatlantike t\u00eb vendit. \/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriza politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe bllokada p\u00ebr zgjedhjen e presidentit po ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr imazhin e vendit n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Analisti amerikan Daniel Serwer thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb. \u201cNuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e q\u00ebndrueshme mes Uashingtonit dhe Prishtin\u00ebs me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76510","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76510"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76510\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}