{"id":76492,"date":"2026-03-15T12:48:31","date_gmt":"2026-03-15T12:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/sot-35-vjet-nga-rivendosja-e-marredhenieve-me-shba-kur-ministri-i-jashtem-muhamet-kapllani-firmosi-ne-washington-pas-52-vitesh-te-ngrire\/"},"modified":"2026-03-15T12:48:31","modified_gmt":"2026-03-15T12:48:31","slug":"sot-35-vjet-nga-rivendosja-e-marredhenieve-me-shba-kur-ministri-i-jashtem-muhamet-kapllani-firmosi-ne-washington-pas-52-vitesh-te-ngrire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/sot-35-vjet-nga-rivendosja-e-marredhenieve-me-shba-kur-ministri-i-jashtem-muhamet-kapllani-firmosi-ne-washington-pas-52-vitesh-te-ngrire\/","title":{"rendered":"Sot, 35 vjet nga rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA! Kur ministri i jasht\u00ebm Muhamet Kapllani firmosi n\u00eb Washington pas 52 vitesh t\u00eb ngrir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb firm\u00eb e art\u00eb ajo q\u00eb ndihm\u00ebssekretari i shtetit p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Kanadan\u00eb, Raymond Seitz, hodhi m\u00eb 15 mars 1991 n\u00eb memorandumin p\u00ebr pal\u00ebn amerikane, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe dokumenti zyrtar i rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes SHBA-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa Seitz ishte udh\u00ebzuar nga shefi i tij, James Baker, miratimin nga pala shqiptare e kishte Fatos Nano, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb v\u00ebrtet pasardh\u00ebs i kryeministrit komunist Adil \u00c7ar\u00e7ani, por i moderuar dhe i predispozuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime, nj\u00eb prej t\u00eb cilave ishte vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA-n\u00eb. (AMPJ, Korrespodenca e informacioneve mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 76. <\/p>\n<p>Nano ka merit\u00ebn jo vet\u00ebm q\u00eb urdh\u00ebroi dhe udh\u00ebzoi p\u00ebrgatitjen sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dokumentacionit, por edhe p\u00ebr faktin q\u00eb edhe pse pala amerikane kishte propozuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej me z\u00ebvend\u00ebsministrin e Jasht\u00ebm, Nano e ngriti nivelin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke d\u00ebrguar me urgjenc\u00eb p\u00ebr n\u00eb SHBA ministrin Muhamet Kapllani. Ai u nis nga Tirana m\u00eb 12 mars dhe gjith\u00e7ka u realizua m\u00eb 15 mars. (AMPJ, Korrespodenca e informacioneve mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 106) <\/p>\n<p>T\u00eb premten e 15 marsit n\u00eb sall\u00ebn e traktateve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, fiks n\u00eb or\u00ebn 11.00 me or\u00ebn e Washington-it dhe 17.00 me or\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrbri nj\u00ebri-tjetrit gjendeshin Muhamet Kapllani i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Raymond Seitz i SHBA-s\u00eb. Kapllani ishte ministri i par\u00eb i Jasht\u00ebm q\u00eb shkelte n\u00eb Departamentin e Shtetit dhe Seitz diplomati i par\u00eb amerikan q\u00eb po riaktivizonte nj\u00eb dokument t\u00eb pluhurosur e t\u00eb futur n\u00eb sirtar\u00ebt e mbyllur p\u00ebr shum\u00eb dekada. Me pes\u00eb nene n\u00eb kat\u00ebr faqe, ata q\u00eb e kishin p\u00ebrgatitur ishin kujdesur deri n\u00eb detaje. Letra e memorandumit origjinal ishte e trash\u00eb dhe jo e zakonshme dhe \u00e7do flet\u00eb ishte stolisur me dy vija t\u00eb kuqe anash. N\u00eb kok\u00ebn e memorandumit shkruhej me germa kapitale:<\/p>\n<p>MEMORANDUM MIR\u00cbKUPTIMI MIDIS QEVERIS\u00cb S\u00cb REPUBLIK\u00cbS POPULLORE SOCIALISTE T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb DHE SHTETEVE T\u00cb BASHKUARA T\u00cb AMERIK\u00cbS LIDHUR ME RIVENDOSJEN E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE DIPLOMATIKE.   (AMPJ, Korrespodenca e informacioneve mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 138-141)<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebs \u201csocialiste\u201d, ajo q\u00eb stonoi ishte edhe fakti se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tekstin shqip mungonte shkronja \u201c\u00eb\u201d. Por \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi kishin k\u00ebto? Dy vajza asistente u dhan\u00eb nga nj\u00eb stilograf n\u00eb duar dhe ky ishte momenti i bekuar kur dy firma t\u00eb r\u00ebnda, ajo e Muhamet Kapllanit dhe Raymond Seitz, u hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dokument n\u00eb dy kopje. Memorandumi u firmos n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb nga Muhamet Kapllani dhe n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb nga Raymond Seitz, duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga gjurm\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historikun e dy vendeve. (AMPJ, Korrespodenca e informacioneve mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 134, 135, 136)<\/p>\n<p>Ishin momente kur t\u00eb dy diplomat\u00ebt po shkruanin historin\u00eb. E nd\u00ebrsa Seitz ishte pa shum\u00eb emocione dhe shum\u00eb i sigurt n\u00eb at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte, Muhamet Kapllanit po i ndodhin gj\u00ebra q\u00eb vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb ishin n\u00eb kufijt\u00eb e pabesueshm\u00ebris\u00eb. Me pesh\u00ebn e ministrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar q\u00eb ndodhej brenda kancelaris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, ai v\u00ebrtet ndihej mir\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb kishte edhe hutim. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb emocioneve po ia hiqnin ata shqiptar\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb kishin mbushur sall\u00ebn. As i njihte e as i kishte par\u00eb m\u00eb par\u00eb, por e kuptonte se ishin pjes\u00eb e ndar\u00eb e nj\u00eb kombi. P\u00ebr 52 vjet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb kishin ndodhur shum\u00eb ngjarje, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs, nuk ishin shk\u00ebmbyer as marr\u00ebdh\u00ebnie e as ambasador\u00eb. <\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjalim prej 668 fjal\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb afro 5 minuta, Raymond Seitz elektrizoi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin prezent\u00eb. Fjal\u00ebt e para q\u00eb nxori nga goja ishin plot emocion dhe t\u00eb shoq\u00ebruara me duartrokitje:<br \/>\n\u201cSot, pas nj\u00eb periudhe prej 52 vjet\u00ebsh, SHBA-ja dhe Shqip\u00ebria po vendosin marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar lidhje miq\u00ebsore dhe t\u00eb frytshme mes dy popujve tan\u00eb.\u201d (AMPJ, Korrespodenca e informacione mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 92-95)<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kishin kaluar 45 vjet nga largimi i misionit amerikan nga toka shqiptare, Seitz e vijoi pun\u00ebn aty ku e kishin l\u00ebn\u00eb paraardh\u00ebsit e tij, teksa tha: <\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tona e kan\u00eb fillimin n\u00eb agimin e k\u00ebtij shekulli kur presidenti Woodrow Wilson i dha shtetit t\u00eb ri shqiptar p\u00ebrkrahjen e Amerik\u00ebs.  Kjo lidhje nuk u harrua kurr\u00eb nga mij\u00ebra amerikan\u00eb me origjin\u00eb shqiptare, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb kontakt me Atdheun gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve\u2026\u201d (Shkreli Frank, Nj\u00eb ngjarje n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare q\u00eb shpesh anashkalohet, gazeta \u201cTelegraf \u201d, 4 tetor 2021)<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Seitz fal\u00ebnderoi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kontribuuan p\u00ebr at\u00eb moment, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs q\u00eb sipas tij kishin dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb. Mes tyre n\u00eb at\u00eb sall\u00eb ishte edhe Frank Shkreli, nj\u00eb shqiptar-amerikan i njohur si gazetar dhe n\u00eb ato momente z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Euroazis\u00eb n\u00eb radion \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d. P\u00ebr Shkrelin jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme atmosfera dhe emocionet e k\u00ebtij momenti dhe \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb edhe pse kan\u00eb kaluar 30 vjet ai mban mend fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb fjalimin e ndihm\u00ebssekretarit Seitz. (Shkreli Frank, publicist, gazetar, ish-drejtor i VOA, d\u00ebshmitar i n\u00ebnshkrimit n\u00eb Uashington t\u00eb memorandumit t\u00eb riven-dosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes SHBA dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Intervist\u00eb e dh\u00ebn\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr autorin, 15 tetor 2021)<\/p>\n<p> Edhe ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Muhamet Kapllani, foli me jo pak emocion. Me nj\u00eb anglishte t\u00eb rrjedhshme, ministri i par\u00eb i Jasht\u00ebm pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit foli me ato fjal\u00eb q\u00eb ia kishte dashur zemra t\u2019i thoshte edhe vite m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb nuk e kishte t\u00eb mundur. P\u00ebrdori 325 fjal\u00eb n\u00eb dy minuta dhe e cil\u00ebsoi privilegj dhe nder q\u00eb qeveria i kishte ngarkuar t\u00eb n\u00ebnshkruante k\u00ebt\u00eb dokument q\u00eb sipas tij ishte historik. Kapllani la nj\u00eb p\u00ebrshtypje tep\u00ebr pozitive teksa mes fjal\u00ebve tha:<\/p>\n<p>\u201cPo mbushim nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndier p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb midis nesh. Ne po krijojm\u00eb kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar koh\u00ebn e humbur. Ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb moment simbolik i hedhjes s\u00eb nj\u00eb firme n\u00eb nj\u00eb dokument. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ast vendimtar n\u00eb rrug\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona.\u201d(Korrespodenca e informacioneve mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diploma-tike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 92-94)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme n\u00eb Tiran\u00eb radiogrami p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhi n\u00eb Uashington mb\u00ebrriti n\u00eb or\u00ebn 19.30, me or\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb lajmet e or\u00ebs 20.00 t\u00eb Radio-Televizionit Shqiptar lajmi u dha si nj\u00eb njoftim kryesor. Spikeri lexoi that\u00eb t\u00eb pashoq\u00ebruar me pamje at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur tri or\u00eb m\u00eb par\u00eb matan\u00eb Oqeanit Atlantik: Shqip\u00ebria vendosi marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me SHBA-n\u00eb. N\u00eb Tiran\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e tallazuar me zhvillime ritmike ky lajm u prit si me entuziaz\u00ebm. I vetmi problem q\u00eb e ulte doz\u00ebn e entuziazmit ishte ironia se marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb po i rivendosnin komunist\u00ebt, po ata q\u00eb nuk kishin dashur p\u00ebr 45 vjet. <\/p>\n<p>Lajmi, n\u00eb fakt, n\u00eb SHBA ishte p\u00ebrhapur q\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara hedhjes s\u00eb firm\u00ebs dhe dashamir\u00ebsit u duk\u00ebn q\u00eb ato dit\u00eb. 24 or\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit, nj\u00eb nga pinjoll\u00ebt e dinastis\u00eb Kennedy ishte i pari q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti k\u00ebt\u00eb akt, edhe pse ende nuk ishte b\u00ebr\u00eb zyrtar. Biznesmeni Michael Kennedy, djali Bob Kennedy, ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe v\u00ebllait t\u00eb presidenti Kennedy, i d\u00ebrgoi nj\u00eb telegram Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve. <\/p>\n<p>Pas firm\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve puna e dyt\u00eb ishte d\u00ebrgimi n\u00eb Shqip\u00ebri i diplomat\u00ebve t\u00eb par\u00eb q\u00eb ishin edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e par\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Seitz nuk humbi koh\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve nxori urdhrin p\u00ebr em\u00ebrimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb par\u00eb diplomatik amerikan q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ditur gjat\u00eb momentit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, teksa tha:<\/p>\n<p>\u201cNe synojm\u00eb q\u00eb SHBA-ja t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb delegacion n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kontaktet me qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr fillimin e p\u00ebrgatitjeve dhe p\u00ebr vendosjen e misionit diplomatik.\u201d (AMPJ, Korrespodenca e informacioneve mbi takimet mes ekspert\u00ebve dhe diplomat\u00ebve p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri janar-mars 1991, Dosja 851, Viti 1991, Fleta 96-98)<\/p>\n<p>Pas 31 vjet\u00ebsh, Frank Shkreli riprodhon me shum\u00eb pak ndryshim ato q\u00eb Seitz tha n\u00eb sall\u00ebn e memorandumeve dhe ajo q\u00eb ai e perifrazon ka shum\u00eb pak ndryshim me tekstin origjinal q\u00eb ndodhet n\u00eb arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme. Kujton Shkreli:  <\/p>\n<p>\u201cNe kemi n\u00eb plan q\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb delegacion n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kontaktet me qeverin\u00eb dhe popullin shqiptar, si edhe p\u00ebr t\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr hapjen e misionit diplomatik\u2026\u201d. (Shkreli Frank, publicist, gazetar, ish-drejtor i VOA, d\u00ebshmitar i n\u00ebnshkrimit n\u00eb Uashington t\u00eb memorandumit t\u00eb riven-dosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes SHBA-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Intervist\u00eb e dh\u00ebn\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr autorin, 15 tetor 2021)<\/p>\n<p> (Pjes\u00eb nga libri \u201cAmbasador\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri 1922-2022\u201d, Onufri 2022)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU \u00cbsht\u00eb firm\u00eb e art\u00eb ajo q\u00eb ndihm\u00ebssekretari i shtetit p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Kanadan\u00eb, Raymond Seitz, hodhi m\u00eb 15 mars 1991 n\u00eb memorandumin p\u00ebr pal\u00ebn amerikane, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe dokumenti zyrtar i rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes SHBA-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa Seitz ishte udh\u00ebzuar nga shefi i tij, James Baker, miratimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76492","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76492\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}