{"id":76491,"date":"2026-03-15T12:48:31","date_gmt":"2026-03-15T12:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/rama-per-portin-e-porto-romanos-projekt-strategjik-per-rajonin-i-sulmuar-nga-dezinformimi-dhe-interesa-te-fshehta\/"},"modified":"2026-03-15T12:48:31","modified_gmt":"2026-03-15T12:48:31","slug":"rama-per-portin-e-porto-romanos-projekt-strategjik-per-rajonin-i-sulmuar-nga-dezinformimi-dhe-interesa-te-fshehta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/rama-per-portin-e-porto-romanos-projekt-strategjik-per-rajonin-i-sulmuar-nga-dezinformimi-dhe-interesa-te-fshehta\/","title":{"rendered":"Rama p\u00ebr Portin e Porto Romanos: Projekt strategjik p\u00ebr rajonin, i sulmuar nga dezinformimi dhe interesa t\u00eb fshehta"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb episodin e radh\u00ebs t\u00eb podcastit \u201cFlasim\u201d \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb projektin p\u00ebr Portin e ri t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<p>Ai e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb iniciativ\u00eb strategjike rajonale dhe europiane, nd\u00ebrsa theksoi se projekti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht infrastrukturor, por ka p\u00ebr q\u00ebllim riorganizimin e rrjetit portual t\u00eb vendit, transformimin urban t\u00eb Durr\u00ebsit dhe forcimin e kapaciteteve logjistike dhe gjeopolitike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.<\/p>\n<p>Rama u shpreh se pavar\u00ebsisht dezinformimeve dhe kritikave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb media, projekti \u00ebsht\u00eb miratuar nga ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe nuk ka hasur kund\u00ebrshtim nga aleat\u00ebt strategjik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb SHBA dhe BE. Ai n\u00ebnvizoi se nd\u00ebrtimi i portit t\u00eb ri do ta vendos\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn logjistike t\u00eb Mesdheut dhe rajonit, duke e kthyer vendin n\u00eb nj\u00eb nyje strategjike t\u00eb transportit mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>\u201cKam nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendje mediatike dhe q\u00eb, si t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb k\u00ebsaj bote, kur marrin v\u00ebmendje mediatike n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb mbulohen nga nj\u00eb mjegull e madhe marr\u00ebzish, fantazish, budallall\u00ebqesh, lig\u00ebsish dhe me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme, dezinformimi. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e portit t\u00eb ri tregtar dhe ushtarak t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<p>Tani, ne jemi, jo n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, por n\u00eb detyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb riorganizojm\u00eb rrjetin portual t\u00eb vendit, t\u00eb ndryshojm\u00eb funksionin urban t\u00eb zon\u00ebs Durr\u00ebsit; t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit dhe qytetin e par\u00eb turistik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vij\u00ebn bregdetare nga gangrena mu n\u00eb mes t\u00eb organizmit t\u00eb vet urban, q\u00eb \u00ebsht\u00eb porti i vjet\u00ebr; t\u00eb rrisim kapacitetet tona p\u00ebrpunuese logjistike dhe gjeopolitike, duke u p\u00ebrputhur me standardet e Bashkimit Europian dhe t\u00eb NATO-s p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb re strategjike p\u00ebr, jo thjesht Shqip\u00ebrin\u00eb, po p\u00ebr rajonin dhe p\u00ebr funksionimin e Korridorit 8 dhe n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto sfumohen nga lumi i marr\u00ebzive q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrballin p\u00ebrdit\u00eb, n\u00eb \u00e7do or\u00eb, n\u00eb \u00e7do minut\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb kan\u00eb kontakt me 700 tenxheret politike dhe mediatike.<\/p>\n<p>Ideja e transferimit t\u00eb portit tregtar n\u00eb Porto Romano dhe e transformimit t\u00eb portit aktual t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr funksionin e ri t\u00eb nj\u00eb motorri t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb industris\u00eb s\u00eb re t\u00eb turizmit \u00ebsht\u00eb absolutisht zgjidhja m\u00eb logjike e pamundur n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr shkak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ishte dhe plot\u00ebsisht e domosdoshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ne po nd\u00ebrtojm\u00eb dita-dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Porti i ri n\u00eb Porto Romano nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb projekt infrastrukturor. E p\u00ebrs\u00ebris, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt strategjik rajonal dhe europian i lidhur me funksionimin vital t\u00eb Korridorit 8 dhe me nyje t\u00eb tjera logjistike, ku p\u00ebrfshihen edhe portet e thata t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Shkupit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e theksova n\u00eb dit\u00ebt e shkuara, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nuk ka patur sikund\u00ebr hidhen p\u00ebrpjet\u00eb ciklat e avujve t\u00eb tenxhereve mediatike, asnj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb shprehur nga aleat\u00ebt tan\u00eb, as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Bashkimi Evropian, p\u00ebrkundrazi projekti i hartuar nga kompania m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, me reputacion t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, Royal Haskoning \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>Ka kaluar t\u00eb gjith\u00eb filtrat teknik dhe tani pret t\u00eb hyj\u00eb bashk\u00eb me grupin e disa projekteve t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb filtrin politik pik\u00ebrisht sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme gjeopolitike, por natyrisht, e kam th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris k\u00ebt\u00eb port t\u00eb ri jo t\u00eb gjith\u00eb e duan, jo t\u00eb gjith\u00eb e mir\u00ebpresin. Faktor\u00eb brenda dhe jasht\u00eb, duke filluar nga faktor\u00ebt e n\u00ebndhesh\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb lidhen me trafiqet deri tek faktor\u00eb politik\u00eb dhe faktor\u00eb t\u00eb tret\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u2019kan\u00eb se si ta mir\u00ebpresin pasi n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mire, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fuqi e re q\u00eb hyn n\u00eb konkurrenc\u00ebn tregtare, detare t\u00eb Mesdheut dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor q\u00eb merr pjes\u00eb nga, le t\u00eb themi sofra, ku shp\u00ebrndahet p\u00ebrfitimi i gjith\u00eb aktivitetit detar, tregtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs ku ne jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb port i ri i k\u00ebtyre p\u00ebrmasave, me k\u00ebt\u00eb ambicie, e \u00e7on Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr n\u00eb hart\u00ebn logjistike t\u00eb rajonit dhe e kthen n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb zot\u00ebron edhe nj\u00eb nyje strategjike t\u00eb transportit n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs, si pik\u00eb lidh\u00ebse mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>M\u00eb e qart\u00eb se kaq un\u00eb nuk e di si mund t\u00eb jet\u00eb. Dhe n\u00eb fund dua t\u00eb them q\u00eb, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb ka hasur projekti, pavar\u00ebsisht t\u00eb dy proceseve t\u00eb pap\u00ebrfunduara n\u00eb sekond\u00ebn e fundit, pavar\u00ebsisht t\u00ebrheqjes s\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb ishte shum\u00eb pran\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs dhe pritej vet\u00ebm t\u00eb paraqiste ofert\u00ebn financiare, por q\u00eb u shpreh se n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs dhe t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve nuk e shikonte t\u00eb mundur t\u00eb jepte nj\u00eb ofert\u00eb financiare, ne jemi gati t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb plan tjet\u00ebr t\u00eb shpejt\u00eb dhe agresiv p\u00ebr t\u00eb garantuar fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb portit p\u00ebr t\u00eb cilin kemi v\u00ebn\u00eb dispozicion edhe t\u00eb gjith\u00eb buxhetin e nevojsh\u00ebm\u201d, tha ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb episodin e radh\u00ebs t\u00eb podcastit \u201cFlasim\u201d \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb projektin p\u00ebr Portin e ri t\u00eb Porto Romanos. Ai e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb iniciativ\u00eb strategjike rajonale dhe europiane, nd\u00ebrsa theksoi se projekti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht infrastrukturor, por ka p\u00ebr q\u00ebllim riorganizimin e rrjetit portual t\u00eb vendit, transformimin urban t\u00eb Durr\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76491","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76491\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}