{"id":76488,"date":"2026-03-15T12:48:30","date_gmt":"2026-03-15T12:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/beqaj-i-pergjigjet-ish-prokurorit-beci-gjkko-ka-hyre-ne-vendimmarrje-qeverisese-per-koncesionin-e-instrumenteve-kirurgjikale\/"},"modified":"2026-03-15T12:48:30","modified_gmt":"2026-03-15T12:48:30","slug":"beqaj-i-pergjigjet-ish-prokurorit-beci-gjkko-ka-hyre-ne-vendimmarrje-qeverisese-per-koncesionin-e-instrumenteve-kirurgjikale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/beqaj-i-pergjigjet-ish-prokurorit-beci-gjkko-ka-hyre-ne-vendimmarrje-qeverisese-per-koncesionin-e-instrumenteve-kirurgjikale\/","title":{"rendered":"Beqaj i p\u00ebrgjigjet ish-prokurorit Beci: GJKKO ka hyr\u00eb n\u00eb vendimmarrje qeveris\u00ebse p\u00ebr koncesionin e instrumenteve kirurgjikale"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, ka reaguar pas deklaratave t\u00eb ish-prokurorit Eugen Beci n\u00eb emisionin \u201cTop Story\u201d, ku u diskutua kontrata koncesionare e instrumenteve kirurgjikale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, Beqaj kund\u00ebrshton interpretimet e b\u00ebra n\u00eb studio dhe argumenton se n\u00eb vendimet e saj Gjykata e Posa\u00e7me ka hyr\u00eb n\u00eb vler\u00ebsime q\u00eb, sipas tij, i p\u00ebrkasin pushtetit ekzekutiv dhe jo gjykimit penal.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu thekson se ndaj tij nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb nga veprat penale tipike p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr dhe mbron kontrat\u00ebn koncesionare duke pretenduar se ajo ka sjell\u00eb p\u00ebrfitime konkrete p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Nga Ilir Beqaj<\/p>\n<p>I nderuar zoti Eugen Beci,<br \/>\nJu kam ndjekur n\u00eb talkshow-un Top Story t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb dat\u00eb 9 Mars 2026. N\u00eb kontekstin e bised\u00ebs lidhur me kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb instrumenteve kirurgjikal\u00eb, ju jeni shprehur se SPAK dhe gjykata e posa\u00e7me nuk hyjn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin n\u00ebse duhej b\u00ebr\u00eb apo jo nj\u00eb kontrat\u00eb cilado qoft\u00eb ajo, por heton dhe gjykon shkelje t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vepra penale, n\u00eb procedur\u00ebn q\u00eb \u00e7on n\u00eb lidhjen e kontrat\u00ebs.<br \/>\nN\u00ebse sa keni th\u00ebn\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta teorikisht, n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb situata \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Po ilustroj me episode nga vendime t\u00eb GJKKO.<br \/>\nN\u00eb vendimin nr. 13\/69 t\u00eb GJKKO t\u00eb dat\u00ebs 23.01.2025 (fq 408-409) thuhet: \u201cS\u00eb nj\u00ebzeti\u2026\u2026.. Nga sa rezulton, kjo kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb mbulim i nj\u00eb Kontrate Prokurimi me afat t\u00eb gjat\u00eb. Pra, marr\u00ebdh\u00ebnia midis koncesionarit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb blerja e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb koncesionarit, ku koston m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin e p\u00ebrballon shtetit (uj\u00eb, drita dhe ambiente pa pages\u00eb). Bazuar n\u00eb rregullat e prokurimit publik koh\u00ebzgjatje e kontratave \u201cMarr\u00ebveshjeve kuad\u00ebr\u201d nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet dhe ku duhet t\u00eb ftohen disa operator\u00eb ekonomik.\u201d Ja pra, i nderuar, q\u00eb gjykimi penal ka hyr\u00eb n\u00eb kompetencat e pushtetit ekzekutiv, sepse prokurim publik apo koncesion \u00ebsht\u00eb zgjedhje qeveris\u00ebse dhe jo objekt gjykimi penal.<br \/>\nN\u00eb vendimin nr. 49 t\u00eb GJKKO t\u00eb dat\u00ebs 23.06.2023 thuhet (fq 346-347): \u201cGjykata\u2026\u2026. \u00e7mon se ky vendim duhet t\u2019i komunikohet Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb p\u00ebrfundim te hetimeve paraprake, me q\u00ebllim marrjen e masave p\u00ebr ndjekjen e rrug\u00ebs ligjore p\u00ebr konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kontrat\u00ebs Koncesionare dat\u00eb 10.12.2025\u201d. P\u00ebrs\u00ebri i nderuar, nj\u00eb gjyqtar q\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr persona n\u00eb hetim dhe vet\u00ebm KAQ, k\u00ebrkon pavlefshm\u00ebri t\u00eb nj\u00eb kontrate p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb provuar se nuk \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender.<br \/>\nDihet tashm\u00eb q\u00eb un\u00eb kam nj\u00eb akuz\u00eb nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb koncesionare dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim themeli. Si e till\u00eb seanca \u00ebsht\u00eb publike. Ama, dihet gjithashtu se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr mua nuk ka akuz\u00eb:<br \/>\n\u2013 As p\u00ebr korrupsion pasiv te funksionarit t\u00eb lart\u00eb<br \/>\n\u2013 As p\u00ebr mashtrim<br \/>\n\u2013 As p\u00ebr falsifikim<br \/>\n\u2013 As p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre<br \/>\n\u2013 As p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm<br \/>\n\u2013 As p\u00ebr shkelje barazie ne tender<br \/>\nT\u00eb gjitha vepra penale p\u00ebr t\u00eb cilat, teorikisht, mund t\u00eb akuzohet nj\u00eb minist\u00ebr.<br \/>\nMqs nuk u gjet asnj\u00eb vep\u00ebr e till\u00eb penale, por Ilir Beqaj nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb mos ket\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka, le ta akuzojm\u00eb p\u00ebr vjedhje.<br \/>\nMarzhi i d\u00ebnimit \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb dhe personi ndotet publikisht.<br \/>\nZoti Be\u00e7i,<br \/>\nJu e dini se un\u00eb kam qen\u00eb minist\u00ebr i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe se akuzohem p\u00ebr vjedhje, prandaj, p\u00ebrve\u00e7 se \u00e7far\u00eb deklaroni teorikisht se si veprojn\u00eb SPAK dhe GJKKO, nuk mund t\u2019i shmangeni fakteve konkrete.<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb akuzosh nj\u00eb minist\u00ebr p\u00ebr vjedhje do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ministri \u00ebsht\u00eb magazinier i sendeve t\u00eb nd\u00ebrmarrjes apo ark\u00ebtari i t\u00eb hollave t\u00eb kasafort\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmarrjes.<br \/>\nBesoj se e dini se ministri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi i par\u00eb autorizues i ministris\u00eb, por i till\u00eb \u00ebsht\u00eb sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ministris\u00eb. Ministri nuk urdh\u00ebron asnj\u00eb pages\u00eb.<br \/>\nNdoshta nuk e dini, por, n\u00eb rastin konkret, pagesat nuk b\u00ebhen nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, por nga FSDKSH, mbi t\u00eb cilin ministri nuk ushtron asnj\u00eb kompetenc\u00eb monokratike dhe nuk em\u00ebron asnj\u00eb punonj\u00ebs.<br \/>\nVjedhja mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej dy vjet\u00ebsh zbatimi i kontrat\u00ebs po hetohet n\u00eb nj\u00eb procedim penal m\u00eb vehte.<br \/>\nKeto q\u00eb po ju them jan\u00eb fakte publike, prandaj nuk mund t\u2019u vidhesh k\u00ebtyre fakteve kur merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshihesh n\u00eb nj\u00eb talkshow, n\u00eb prime time, n\u00eb nj\u00eb televizion komb\u00ebtar.<br \/>\nJu zoti Be\u00e7i, si ish prokuror i krimeve t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr kontratat koncesionare t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, dini di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se publiku i gjer\u00eb. Dini q\u00eb ato kontrata jan\u00eb hetuar m\u00eb par\u00eb nga Prokuroria e Tiran\u00ebs dhe ajo e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe se p\u00ebr to ka vendime pushimi ende sot n\u00eb fuqi. P\u00ebr k\u00ebto arsye ju, t\u00eb pakt\u00ebn, nuk mund t\u00eb anashkaloni n\u00ebp\u00ebr debate televizive publike faktin e moszbatimit nga SPAK t\u00eb detyrimeve te nenit 329\/c t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Edhe n\u00ebse drejtuesi i talkshow-ut nuk ka dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje flagrante t\u00eb procedur\u00ebs penale.<br \/>\nGjat\u00eb atij minutazhi t\u00eb shkurt\u00ebr gjat\u00eb t\u00eb cilit u fol p\u00ebr kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb instrumenteve kirurgjikal\u00eb, d\u00ebgjova q\u00eb u fol edhe p\u00ebr kontrat\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjoj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb i shtrenjt\u00eb apo e shtrenjt\u00eb?<br \/>\nKush e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<br \/>\nKush \u00ebsht\u00eb pika e referimit?<br \/>\nJetesa \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb sot, krahasuar me p\u00ebrpara 10 vjet\u00ebsh.<br \/>\nJetesa \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb sot n\u00eb Tiran\u00eb, krahasuar me Burrelin apo Puk\u00ebn.<br \/>\nNafta \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, krahasuar me Maqedonin\u00eb e Veriut.<br \/>\nQershit\u00eb jan\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Dhjetor krahasuar me muajin Maj.<br \/>\nObjekti i kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flasim nuk kishte ekzistuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka baz\u00eb krahasimi.<br \/>\nE vetmja baz\u00eb krahasimi jan\u00eb instrumentet kirurgjikal\u00eb dhe autoklavat q\u00eb datonin nga miq\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb me Kin\u00ebn komuniste (viti 1978).<br \/>\nE vetmja baz\u00eb krahasimi \u00ebsht\u00eb shkalla e lart\u00eb mikrobike n\u00eb sallat kirurgjikale n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr t\u00eb cilat Instituti i Sh\u00ebndetit Publik rekomandonte q\u00eb t\u00eb mbylleshin.<br \/>\nN\u00ebse e krahasojm\u00eb me Italin\u00eb fqinje, p\u00ebr shembull, i nj\u00ebjti sh\u00ebrbim n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb 35% m\u00eb i shtrenjt\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri sipas kontrat\u00ebs.<br \/>\nT\u00eb nderuar,<br \/>\nN\u00eb kontrata koncesionare nuk diskutohet p\u00ebr lir\u00eb apo shtrenjt\u00eb, por diskutohet p\u00ebr \u201cvalue for money\u201d. Dmth, n\u00ebse p\u00ebr parat\u00eb e shpenzuara a ke arritur t\u00eb marr\u00ebsh optimumin e p\u00ebrfitimeve. Mund t\u00eb kesh nj\u00eb kontrat\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por n\u00ebse p\u00ebrfton m\u00eb pak p\u00ebrfitime do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kontrata m\u00eb e lir\u00eb nuk paska qen\u00eb ajo m\u00eb e leverdisshmja.<br \/>\nN\u00eb 8 Mars 2026 kjo kontrat\u00eb ka p\u00ebrfunduar. N\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ndodhem un\u00eb e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb efekteve 10-vje\u00e7are t\u00eb kontrat\u00ebs.<br \/>\nPor po ndaj me ju sa vijon:<br \/>\n\u2013 N\u00eb vitin 2025 jan\u00eb sh\u00ebrbyer 67,000 (67,127) nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. Fal\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs dit\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb spital i pacient\u00ebve t\u00eb kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ulur me 1.7 dit\u00eb (nga 6.5 dit\u00eb 4.8 dit\u00eb). Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jan\u00eb kursyer 114,000 dit\u00ebq\u00ebndrimi n\u00eb spital n\u00eb nj\u00eb vit.<br \/>\n\u2013 Duke arsyetuar se gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pune, do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb kursyer dhe 57,000 dit\u00eb invaliditeti. Duke fituar 57,000 dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb vit, kemi fituar dhe 156 vite pune kontribute n\u00eb ekonomi.<br \/>\n\u2013 Fal\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate jan\u00eb kursyer mesatarisht \u00e7do vit 40 jet\u00eb (duke shmangur fatalitetet nga infeksionet n\u00eb sallat kirurgjikale). \u00cbsht\u00eb shum\u00eb cinike t\u2019i v\u00ebsh jet\u00ebs \u00e7mim, por sipas tabelave t\u00eb AMF-s\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e sigurimeve, jeta e nj\u00eb shqiptari d\u00ebmshp\u00ebrblehet mesatarisht me 7,5 milion\u00eb lek. N\u00ebse familjar\u00ebt e nj\u00eb personi q\u00eb humb jet\u00ebn nga infeksioni i marr\u00eb n\u00eb sallat kirurgjikale vendosin t\u00eb padisin spitalin, minimalisht shteti do t\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb 7,5 milion\u00eb lek\u00eb.<br \/>\n\u2013 40 jet\u00ebt e shp\u00ebtuara \u00e7do vit jan\u00eb edhe 40 vite pune t\u00eb fituara at\u00eb vit si kontribut n\u00eb ekonomi.<br \/>\n\u2013 N\u00eb vitin 2025, \u00e7do person n\u00eb mosh\u00eb pune (50% e popullsis\u00eb s\u00eb vendit prej 2.4 milion\u00eb banore), ka kontribuar n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit me nj\u00eb vler\u00eb mesatare 2,2 milion\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nBazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrfitimet ekonomike nga kjo kontrat\u00eb n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb:<br \/>\n\u2013 114,000 dit\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb kursyera X 10,000 lek\u00eb (kosto e nj\u00eb dit\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb spital) = 1,140,000,000 lek\u00eb<br \/>\n\u2013 57,000 dit\u00eb invaliditet t\u00eb kursyera X 2,400 lek\u00eb (invaliditeti mesatar n\u00eb dit\u00eb) = 136,800,000 lek\u00eb<br \/>\n\u2013 196 vite t\u00eb shp\u00ebtuara me kontribut n\u00eb ekonomi X 2,2 milion\u00eb lek\u00eb = 431,000,000 lek\u00eb<br \/>\n\u2013 40 jet\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuara X 7,5 milion\u00eb lek\u00eb d\u00ebm i munguar = 300,000,000 lek\u00eb<br \/>\nTotali sa m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb 2,007,800,000 lek\u00eb<br \/>\nFSDKSH ka paguar 1,590,000,000 lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb vitin 2025 nga zbatimi i k\u00ebsaj kontrate, p\u00ebr \u00e7do 1 lek\u00eb t\u00eb shpenzuar jan\u00eb p\u00ebrfituar 1,26 lek\u00eb.<br \/>\nSipas konceptit \u201cValue for money\u201d, t\u00eb thuash q\u00eb kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb provosh se p\u00ebrfitimi prej 1.26 lek\u00ebsh mund t\u00eb arrihej edhe duke shpenzuar m\u00eb pak se 1 lek\u00eb. B\u00ebjeni k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb dhe n\u00ebse arrini n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim tjet\u00ebr mund t\u00eb pretendohet q\u00eb kjo paska qen\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e shtrenjt\u00eb.<br \/>\nKontraktori u shpall fitues pas nj\u00eb tenderi t\u00eb hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb tender konkurruan dy oferta t\u00eb vlefshme. N\u00eb fund t\u00eb hetimeve prokuroria nuk ngriti akuz\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb fituesi ka fituar nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme.<br \/>\nBazuar n\u00eb volumet e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ofruara gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs, n\u00ebse fitues do ishte shpallur konkurrenti tjet\u00ebr, FSDKSH do kishte paguar edhe 685,000,000 lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb (5% m\u00eb shum\u00eb)<br \/>\nKujtdo q\u00eb do t\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet e koncesioneve do t\u2019i sugjeroja q\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb kuptoj\u00eb Manualin e Koncesioneve, q\u00eb aksesohet lirsh\u00ebm n\u00eb faqen web t\u00eb ATRAKO.<br \/>\nHetuesit e BKH-s\u00eb nuk e b\u00ebn\u00eb n\u00eb 4 vjet hetime, as prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes nuk e b\u00ebn\u00eb n\u00eb 4 vjet hetime. Deri tani n\u00eb dy vjet gjykim, gjyqtar\u00ebt e GJKKO-s\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma.<br \/>\nI nderuar z. Beci,<br \/>\nNe mbyllje di\u00e7ka q\u00eb nuk lidhet drejtp\u00ebrdrejt me \u00e7far\u00eb parashtrova m\u00eb sip\u00ebr.<br \/>\nKam v\u00ebn\u00eb re muajt e fundit, se, si opinionist p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje penale, ju ftojn\u00eb n\u00eb studio t\u00eb ndryshme televizive. Derisa \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb thot\u00eb se jeni i pranuesh\u00ebm dhe i p\u00eblqyesh\u00ebm. Studiot televizive jan\u00eb pjes\u00eb e mediave si biznese private dhe linjat e tyre editoriale jan\u00eb t\u00eb pavarura. Por meq\u00eb frekuencat televizive ku transmetohen sinjalet e k\u00ebtyre mediave jan\u00eb pasuri publike shqiptare, un\u00eb si qytetar i k\u00ebtij vendi e ndiej vehten bashk\u00ebzot\u00ebrues i k\u00ebsaj pasurie publike. Prandaj mendoj se kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shprehem lirsh\u00ebm dhe hapur p\u00ebr \u00e7far\u00eb d\u00ebgjoj dhe shikoj t\u00eb transmetuar nga k\u00ebto studio televizive.<br \/>\nNga \u00e7far\u00eb shpreh\u00ebt n\u00eb talkshow-un p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim, rezulton se p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pranuesh\u00ebm n\u00eb diskurin publik nj\u00eb burg se sa nj\u00eb stacion treni. T\u00eb rrall\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb midis nj\u00eb stacioni treni dhe nj\u00eb burgu, zgjedhin k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Mesa duket, n\u00eb subkoshienc\u00ebn tuaj paskeni mbetur prokurori i krimeve t\u00eb r\u00ebnda. Ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit dhe studiot televizive duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputeni nga prokurori, i cili p\u00ebr arsye t\u00eb profesionit t\u00eb tij, \u00e7do dit\u00eb e fillon dit\u00ebn e pun\u00ebs duke menduar p\u00ebr numrin dhe emrat e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb akuzoj\u00eb.<br \/>\nDuke ju falenderuar p\u00ebr leximin e sa m\u00eb sip\u00ebr,<br \/>\nMe respekt<br \/>\nIlir Beqaj<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, ka reaguar pas deklaratave t\u00eb ish-prokurorit Eugen Beci n\u00eb emisionin \u201cTop Story\u201d, ku u diskutua kontrata koncesionare e instrumenteve kirurgjikale. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, Beqaj kund\u00ebrshton interpretimet e b\u00ebra n\u00eb studio dhe argumenton se n\u00eb vendimet e saj Gjykata e Posa\u00e7me ka hyr\u00eb n\u00eb vler\u00ebsime q\u00eb, sipas tij, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76488","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76488\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}