{"id":76472,"date":"2026-03-15T10:48:20","date_gmt":"2026-03-15T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/18-vite-nga-gerdeci-26-viktima-dhe-drejtesia-qe-mungon-procesi-ndaj-mediut-dhe-hija-e-shkelzen-berishes-mbi-tragjedine\/"},"modified":"2026-03-15T10:48:20","modified_gmt":"2026-03-15T10:48:20","slug":"18-vite-nga-gerdeci-26-viktima-dhe-drejtesia-qe-mungon-procesi-ndaj-mediut-dhe-hija-e-shkelzen-berishes-mbi-tragjedine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/18-vite-nga-gerdeci-26-viktima-dhe-drejtesia-qe-mungon-procesi-ndaj-mediut-dhe-hija-e-shkelzen-berishes-mbi-tragjedine\/","title":{"rendered":"18 vite nga G\u00ebrdeci: 26 viktima dhe drejt\u00ebsia q\u00eb mungon, procesi ndaj Mediut dhe hija e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs mbi tragjedin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite pas shp\u00ebrthimit tragjik t\u00eb G\u00ebrdecit, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pas \u201990-\u00ebs, drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat dhe familjar\u00ebt e tyre mbetet ende e paplot\u00ebsuar. Masakra e 15 marsit 2008 mori jet\u00ebn e 26 personave, plagosi qindra t\u00eb tjer\u00eb dhe la pa streh\u00eb shum\u00eb familje, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb konsiderohet nj\u00eb afer\u00eb e r\u00ebnd\u00eb korrupsioni nuk kan\u00eb marr\u00eb ende d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi ndodhi mesdit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb fshatin G\u00ebrdec, vet\u00ebm pak kilometra larg Tiran\u00ebs. Nj\u00eb val\u00eb e fuqishme shp\u00ebrthimi shkat\u00ebrroi gjith\u00e7ka p\u00ebrreth, duke marr\u00eb jet\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, pun\u00ebtor\u00ebve dhe edhe f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb punonin n\u00eb procesin e demontimit t\u00eb municioneve. Fabrika ku kryhej ky proces ishte ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb primitive, ku predhat e kalibrit t\u00eb madh \u00e7montoheshin n\u00eb kushte t\u00eb rrezikshme, mes qeseve me barut dhe pa asnj\u00eb standard sigurie.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit, sipas d\u00ebshmive t\u00eb koh\u00ebs, ishin t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, nd\u00ebrsa mes tyre kishte edhe t\u00eb mitur. Ngjarja u cil\u00ebsua zyrtarisht si \u201caksident teknologjik\u201d, por shum\u00eb hetime dhe raportime ngrit\u00ebn dyshime t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar korrupsioni, ku p\u00ebrfitimet financiare u vendos\u00ebn mbi sigurin\u00eb e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik dhe hetimeve u p\u00ebrmend shpesh emri i Shk\u00eblzen Berish\u00ebs, djali i kryeministrit t\u00eb asaj kohe, Sali Berisha. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb dol\u00ebn nga hetimet, ai kishte kryer vizita t\u00eb shpeshta n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe emri i tij ishte sh\u00ebnuar n\u00eb dokumente zyrtare q\u00eb lidhen me procedurat e demontimit. Tabulatet telefonike t\u00eb dosjes hetimore tregojn\u00eb gjithashtu se pas shp\u00ebrthimit, ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kishte komunikuar disa her\u00eb me t\u00eb, nd\u00ebrsa biznesmeni Mihal Delijorgji \u2013 pronari n\u00eb letra i kompanis\u00eb q\u00eb kryente demontimin \u2013 e kishte telefonuar at\u00eb vet\u00ebm 30 minuta pas shp\u00ebrthimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shk\u00eblzen Berisha nuk u thirr asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar gjat\u00eb hetimeve t\u00eb para. Nd\u00ebrkoh\u00eb, procesi ndaj ish-ministrit t\u00eb Mbrojtjes Fatmir Mediu mbeti p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra i bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb imunitetit parlamentar q\u00eb ai rifitoi pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, \u00e7\u00ebshtja u rihap me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb familjes Durda, e cila humbi djalin n\u00eb tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit. Procesi gjyq\u00ebsor ndaj Mediut po zhvillohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit n\u00eb Tiran\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjyq p\u00ebr akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, nd\u00ebrsa SPAK nuk ka ngritur akuza t\u00eb reja p\u00ebrtej atyre ekzistuese.<br \/>\nSipas prokuroris\u00eb, ndryshimet ligjore t\u00eb viteve 2012 dhe 2017 e kan\u00eb hequr penges\u00ebn e imunitetit parlamentar p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb deputet\u00ebve, duke i hapur rrug\u00eb gjykimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb, megjith\u00ebse shum\u00eb prej tyre kan\u00eb refuzuar t\u00eb flasin. N\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrur edhe Shk\u00eblzen Berisha, i cili ka mohuar \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Edhe vet\u00eb Fatmir Mediu ka deklaruar se procesi ndaj tij \u00ebsht\u00eb i motivuar politikisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb hetim i hapur nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash lidhur me skandalin e G\u00ebrdecit mbetet ende pa nj\u00eb rezultat p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite pas tragjedis\u00eb, familjar\u00ebt e viktimave dhe opinioni publik vazhdojn\u00eb t\u00eb presin p\u00ebrgjigje dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb ngjarje q\u00eb tronditi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb mbetet nj\u00eb nga plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb hapura t\u00eb shtetit shqiptar.\/TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite pas shp\u00ebrthimit tragjik t\u00eb G\u00ebrdecit, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pas \u201990-\u00ebs, drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat dhe familjar\u00ebt e tyre mbetet ende e paplot\u00ebsuar. Masakra e 15 marsit 2008 mori jet\u00ebn e 26 personave, plagosi qindra t\u00eb tjer\u00eb dhe la pa streh\u00eb shum\u00eb familje, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76472","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76472"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76472\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}