{"id":76470,"date":"2026-03-15T10:48:19","date_gmt":"2026-03-15T10:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/familjaret-e-viktimave-te-gerdecit-reagim-te-perbashket-gjyqi-ndaj-mediut-ne-gjkko-historia-e-nje-ceshtjeje-te-penguar-politikisht\/"},"modified":"2026-03-15T10:48:19","modified_gmt":"2026-03-15T10:48:19","slug":"familjaret-e-viktimave-te-gerdecit-reagim-te-perbashket-gjyqi-ndaj-mediut-ne-gjkko-historia-e-nje-ceshtjeje-te-penguar-politikisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/familjaret-e-viktimave-te-gerdecit-reagim-te-perbashket-gjyqi-ndaj-mediut-ne-gjkko-historia-e-nje-ceshtjeje-te-penguar-politikisht\/","title":{"rendered":"Familjar\u00ebt e viktimave t\u00eb G\u00ebrdecit reagim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: Gjyqi ndaj Mediut n\u00eb GJKKO, historia e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb penguar politikisht"},"content":{"rendered":"<p>Sot \u00ebsht\u00eb 18-vjetori i tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, familjar\u00ebt e viktimave jan\u00eb shprehur se procesi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fillimet e tij.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Sot sh\u00ebnohen 18 vite nga tragjedia e G\u00ebrdecit, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka p\u00ebrjetuar shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb koh\u00eb paqeje. P\u00ebr familjet tona kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebrkujtimore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb e p\u00ebrditshme e jet\u00ebve t\u00eb humbura dhe e nj\u00eb drejt\u00ebsie q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur deri k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa pretendohet shpesh publikisht nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi q\u00eb zhvillohet sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces politik. P\u00ebrkundrazi, historia e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje tregon se pengesat ndaj drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Akuza ndaj ish-ministrit \u00ebsht\u00eb ngritur q\u00eb n\u00eb vitin 2009. Megjithat\u00eb, ajo nuk u gjykua p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u00e7\u00ebshtja u mbyll pasi ai fitoi mandat deputeti dhe p\u00ebrfitoi nga imuniteti parlamentar, nd\u00ebrsa organet e akuz\u00ebs nuk nd\u00ebrmor\u00ebn veprime p\u00ebr vazhdimin e procedimit p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh dhe debatesh juridike, pas k\u00ebrkesave tona \u00e7\u00ebshtja u rikthye n\u00eb tryez\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sot po shqyrtohet n\u00eb GJKKO. Edhe ky rikthim k\u00ebrkoi vite t\u00eb tjera pritjeje, pasi p\u00ebr rreth dy vite u desh q\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit t\u00eb shpreheshin mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e hapjes s\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Pas rreth tre vitesh procesi vijon n\u00eb gjykat\u00eb. N\u00eb pothuajse \u00e7do seanc\u00eb, i pandehuri e p\u00ebrdor sall\u00ebn e gjyqit jo vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebndrime juridike, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr deklarime politike n\u00eb interes t\u00eb tij. Gjykata e ka lejuar vazhdimisht k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb pakufizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste procesi \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve t\u00eb tij politike jasht\u00eb vendit. Gjykata e ka trajtuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj t\u00eb pandehurit, pa masa sigurie, me akomodim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb datave, koh\u00ebzgjatjes s\u00eb seancave dhe k\u00ebrkesave procedurale. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trajtim q\u00eb i ngjan nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb vend me standardet drejt\u00ebsis\u00eb \u201cnorvegjeze\u201d. Por ngjarja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak \u201cnorvegjeze\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb tragjedia e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>T\u00eb pabazuara jan\u00eb edhe pretendimet se ky proces nuk \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Akuza \u00ebsht\u00eb ngritur brenda afateve ligjore dhe lidhet drejtp\u00ebrdrejt me tragjedin\u00eb. Vendimet dhe urdhrat e ish-ministrit t\u00eb mbrojtjes kan\u00eb pasur nj\u00eb rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zinxhirin shkak-pasoj\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb katastrof\u00eb. N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje q\u00ebndron vendimi i ish-ministrit p\u00ebr t\u00eb lejuar demontimin e municioneve t\u00eb kalibrave t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zonave t\u00eb banuara, nga nj\u00eb kompani private q\u00eb nuk dispononte teknologjin\u00eb e nevojshme dhe pa mbik\u00ebqyrjen e rrept\u00eb nga strukturat e forcave t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>Argumente t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb paraqet sot ish-ministri jan\u00eb ngritur edhe n\u00eb procese t\u00eb tjera brenda Shqip\u00ebris\u00eb apo edhe n\u00eb Strasburg. Megjithat\u00eb, ato nuk kan\u00eb gjetur mb\u00ebshtetje \u00e7ka tregon se vler\u00ebsimi juridik i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht or\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb komenteve t\u00eb ish-ministrit mbi ekspertizat, dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb, nuk q\u00ebndron pretendimi se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb proces absurd. P\u00ebrkundrazi, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb proces t\u00eb domosdosh\u00ebm dhe tep\u00ebr t\u00eb vonuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot \u00ebsht\u00eb 18-vjetori i tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, familjar\u00ebt e viktimave jan\u00eb shprehur se procesi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fillimet e tij. Deklarata e plot\u00eb: Sot sh\u00ebnohen 18 vite nga tragjedia e G\u00ebrdecit, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka p\u00ebrjetuar shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb koh\u00eb paqeje. P\u00ebr familjet tona kjo nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76470","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76470\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}