{"id":76469,"date":"2026-03-15T10:48:17","date_gmt":"2026-03-15T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/skandali-i-porto-romanos-pasi-i-ngeci-ne-dore-kompania-me-lidhje-ne-rusi-reagon-rama-tenderi-nuk-u-anulua-nga-aleatet\/"},"modified":"2026-03-15T10:48:17","modified_gmt":"2026-03-15T10:48:17","slug":"skandali-i-porto-romanos-pasi-i-ngeci-ne-dore-kompania-me-lidhje-ne-rusi-reagon-rama-tenderi-nuk-u-anulua-nga-aleatet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/skandali-i-porto-romanos-pasi-i-ngeci-ne-dore-kompania-me-lidhje-ne-rusi-reagon-rama-tenderi-nuk-u-anulua-nga-aleatet\/","title":{"rendered":"Skandali i Porto Romanos\/ Pasi i ngeci n\u00eb dor\u00eb kompania me lidhje n\u00eb Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleat\u00ebt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb episodin e radh\u00ebs t\u00eb podcastit \u201cFlasim\u201d \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb projektin p\u00ebr Portin e ri t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">Ai e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb iniciativ\u00eb strategjike rajonale dhe europiane, nd\u00ebrsa theksoi se projekti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht infrastrukturor, por ka p\u00ebr q\u00ebllim riorganizimin e rrjetit portual t\u00eb vendit, transformimin urban t\u00eb Durr\u00ebsit dhe forcimin e kapaciteteve logjistike dhe gjeopolitike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.<\/div>\n<\/div>\n<p>Rama u shpreh se pavar\u00ebsisht dezinformimeve dhe kritikave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb media, projekti \u00ebsht\u00eb miratuar nga ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe nuk ka hasur kund\u00ebrshtim nga aleat\u00ebt strategjik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb SHBA dhe BE. Ai n\u00ebnvizoi se nd\u00ebrtimi i portit t\u00eb ri do ta vendos\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn logjistike t\u00eb Mesdheut dhe rajonit, duke e kthyer vendin n\u00eb nj\u00eb nyje strategjike t\u00eb transportit mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>\u201cKam nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendje mediatike dhe q\u00eb, si t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb k\u00ebsaj bote, kur marrin v\u00ebmendje mediatike n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb mbulohen nga nj\u00eb mjegull e madhe marr\u00ebzish, fantazish, budallall\u00ebqesh, lig\u00ebsish dhe me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme, dezinformimi. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e portit t\u00eb ri tregtar dhe ushtarak t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Tani, ne jemi, jo n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, por n\u00eb detyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb riorganizojm\u00eb rrjetin portual t\u00eb vendit, t\u00eb ndryshojm\u00eb funksionin urban t\u00eb zon\u00ebs Durr\u00ebsit; t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit dhe qytetin e par\u00eb turistik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vij\u00ebn bregdetare nga gangrena mu n\u00eb mes t\u00eb organizmit t\u00eb vet urban, q\u00eb \u00ebsht\u00eb porti i vjet\u00ebr; t\u00eb rrisim kapacitetet tona p\u00ebrpunuese logjistike dhe gjeopolitike, duke u p\u00ebrputhur me standardet e Bashkimit Europian dhe t\u00eb NATO-s p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb re strategjike p\u00ebr, jo thjesht Shqip\u00ebrin\u00eb, po p\u00ebr rajonin dhe p\u00ebr funksionimin e Korridorit 8 dhe n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto sfumohen nga lumi i marr\u00ebzive q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrballin p\u00ebrdit\u00eb, n\u00eb \u00e7do or\u00eb, n\u00eb \u00e7do minut\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb kan\u00eb kontakt me 700 tenxheret politike dhe mediatike\u201d.<\/p>\n<p>Kujtojme se n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb te tenderit \u00ebsht\u00eb skualifikuar kompania \u201cJan De Nul nv\u201d, e cila ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb pasi mungesa e nj\u00eb dokumentacioni p\u00ebr projektet q\u00eb ka realizuar, nuk mund t\u00eb jet\u00eb pretekst p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb ka realizuar projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb afirmuara.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb fakti se Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave t\u00eb Autoritetit Portual ka refuzuar ta shqyrtoj\u00eb ankes\u00ebn sepse sipas ligjit p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb ankes\u00eb duhet paguar 0,5% e vler\u00ebs s\u00eb tenderit, pra konsorciumi i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cJan De Nul nv\u201d duhet t\u00eb paguante 2 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019iu d\u00ebgjuar ankesa.<\/p>\n<p>Ankesa \u00ebsht\u00eb refuzuar edhe nga Komisioni i Prokurimit Publik, q\u00eb ishte n\u00ebn drejtimin e personit t\u00eb pandehur nga SPAK, Jonaid Myzyri, tashm\u00eb i pezulluar nga detyra. Ky i fundit nuk e ka pranuar ankes\u00ebn, pavar\u00ebsisht se kompania ka ngritur problemin se nj\u00eb pages\u00eb e till\u00eb brenda 2 dit\u00ebsh k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr miratime dhe sipas kompanis\u00eb, ajo ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pages\u00eb pas faz\u00ebs s\u00eb kualifikimit dhe jo n\u00eb faz\u00ebn parakualifikuese.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tenderit kan\u00eb kaluar kompania hollandeze \u201cVan Oord Dredging and Marine Contractors B.V.\u201d dhe nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, e cila ashtu si kompania franceze \u00ebsht\u00eb skualifikuar me pretekstin se nuk kishte b\u00ebr\u00eb ekuivalentimin e licencave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb holandez\u00ebt pretendojn\u00eb se kjo do t\u00eb realizohej para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb rast t\u00eb fitimit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Kompania holandeze nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar me kaq, por ka d\u00ebrguar let\u00ebr n\u00eb Kryeministri, te Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, te Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit, si dhe kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni ambasadorin hollandez n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tenderit. Skualifikimi i konkurrenc\u00ebs dhe l\u00ebnia deri n\u00eb fund t\u00eb gar\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kompanie \u201cArchirodon Construction (Overseas) Company Limited\u201d, duke e ber\u00eb automatikisht fituese, ka ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb dhe transparenc\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb projekte t\u00eb infrastrukturave kritike.<\/p>\n<p>truktura korporative e kompanis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekt shtrihet n\u00eb Qipro, ku n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb figuruar edhe individ\u00eb me role drejtuese ose administrative q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me kompani dhe entitete ruse t\u00eb sanksionuara nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar. Ndon\u00ebse nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb shkeljeje ligjore, e vendosin projektin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb shtuar dhe verifikim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike, kompania qipriote \u201cCYMANCO SERVICES LIMITED\u201d paraqitet n\u00eb dokumentet zyrtare t\u00eb Regjistrit t\u00eb Kompanive qipriote si sekretare e kompanis\u00eb q\u00eb ka fituar tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Durr\u00ebs. Ky rol sipas ligjit qipriot \u00ebsht\u00eb formal dhe ligjor, nuk n\u00ebnkupton pron\u00ebsi apo kontroll ekonomik mbi kompanin\u00eb, por p\u00ebrfshin akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn ligjore dhe funksionimin administrativ t\u00eb saj.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike tregojn\u00eb se Cymanco Services Limited ka vepruar si sekretare korporative p\u00ebr kompani ku Albert Avdolyan rezulton i regjistruar si drejtor ose figur\u00eb e lidhur. Avdolyan \u00ebsht\u00eb oligark rus i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb shkurt 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raportime investigative nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb dokumentojn\u00eb skema t\u00eb dyshuara korrupsioni dhe devijimi fondesh, ku p\u00ebrfshihen oligark\u00eb ukrainas me lidhje t\u00eb forta ruse del \u201cCYMANCO SERVICES LIMITED\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre burimeve, CYMANCO shfaqet n\u00eb zinxhir\u00eb administrativ\u00eb dhe ligjor t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb struktura offshore, t\u00eb lidhura me figura si Dmytro Firtash, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr aktivitete t\u00eb lidhura me Rusin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me krimin e organizuar dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb ndikimit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, si edhe Mykola Martynenko, ish-deputet ukrainas i hetuar n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Ukrain\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim fondesh, ryshfet dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Raportimet e publikuara nga \u201ccrime.hab.media\u201d tregojn\u00eb se k\u00ebto skema dyshohet se kan\u00eb devijuar fonde nga nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore strategjike ukrainase, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cUnited Mining and Chemical Company\u201d (UMCC) dhe \u201cOdesa Port Plant\u201d, duke shkaktuar humbje q\u00eb tejkalojn\u00eb shum\u00ebn rreth 13 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Fondet jan\u00eb kanalizuar p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti kompanish guack\u00eb n\u00eb Qipro, Austri dhe Zvic\u00ebr, duke p\u00ebrfituar interesat industriale t\u00eb lidhura me biznesin e titanit t\u00eb Firtashit n\u00eb periudh\u00ebn para vitit 2014. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara n\u00eb databaza nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cCYMANCO SERVICES LIMITED\u201d ka qen\u00eb me rol sekretarie edhe te \u201cLUKOIL SECURITIES LIMITED\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb grupit Lukoil.<\/p>\n<p>Ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga korporatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ruse t\u00eb naft\u00ebs, e cila ka qen\u00eb subjekt i v\u00ebmendjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb saj me shtetin rus dhe p\u00ebrfshirjes n\u00eb regjime sanksionesh pas agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse jo \u00e7do entitet i lidhur me mark\u00ebn Lukoil \u00ebsht\u00eb automatikisht i sanksionuar, lidhjet korporative dhe strukturore me k\u00ebt\u00eb grup konsiderohen t\u00eb ndjeshme nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i siguris\u00eb dhe transparenc\u00ebs. S\u00eb fundmi, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2025 do t\u00eb sanksionohej biznesmeni Michel Litvak sepse Per\u00ebndimi e konsideron at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb biznesmen\u00ebve q\u00eb mb\u00ebshtesin ekonomikisht sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb lidhur drejtp\u00ebrdrejt me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike tregojn\u00eb se edhe tek ky rast, \u201cCYMANCO SERVICES LIMITED\u201d ka vepruar si sekretare korporative n\u00eb nj\u00eb kompani, ku Litvak ka qen\u00eb i regjistruar si drejtor, \u00e7ka e vendos k\u00ebt\u00eb ofrues sh\u00ebrbimesh n\u00eb fokus t\u00eb verifikimeve mbi p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me regjimin e sanksioneve.<\/p>\n<p>Edhe pse kjo kompani ka nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me entitete t\u00eb sanksionuara, fakti q\u00eb e nj\u00ebjta kompani vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret si sekretare nga \u201cArchirodon Construction (Overseas) Company Limited\u201d, nj\u00eb kompani e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedura p\u00ebr projekte infrastrukturore strategjike si porti i ri i Durr\u00ebsit, ngre pyetje legjitime mbi masat e verifikimit dhe menaxhimin e rrezikut ligjor.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tenderi-4\/\">Skandali i Porto Romanos\/ Pasi i ngeci n\u00eb dor\u00eb kompania me lidhje n\u00eb Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleat\u00ebt\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb episodin e radh\u00ebs t\u00eb podcastit \u201cFlasim\u201d \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb projektin p\u00ebr Portin e ri t\u00eb Porto Romanos. Ai e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb iniciativ\u00eb strategjike rajonale dhe europiane, nd\u00ebrsa theksoi se projekti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht infrastrukturor, por ka p\u00ebr q\u00ebllim riorganizimin e rrjetit portual t\u00eb vendit, transformimin urban t\u00eb Durr\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76469","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76469\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}