{"id":76458,"date":"2026-03-15T09:48:16","date_gmt":"2026-03-15T09:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/masakra-e-gerdecit-del-serish-emri-i-shkelzen-berishes-ndersa-vazhdon-gjyqi-pa-fund-per-mediun-2\/"},"modified":"2026-03-15T09:48:16","modified_gmt":"2026-03-15T09:48:16","slug":"masakra-e-gerdecit-del-serish-emri-i-shkelzen-berishes-ndersa-vazhdon-gjyqi-pa-fund-per-mediun-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/15\/masakra-e-gerdecit-del-serish-emri-i-shkelzen-berishes-ndersa-vazhdon-gjyqi-pa-fund-per-mediun-2\/","title":{"rendered":"Masakra e G\u00ebrdecit, del s\u00ebrish emri i Shk\u00eblzen Berish\u00ebs, nd\u00ebrsa  vazhdon gjyqi pa fund p\u00ebr Mediun"},"content":{"rendered":"<p>Pas 18 viteve nga Masakra e G\u00ebrdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra t\u00eb tjere t\u00eb plagosur dhe t\u00eb pastreh\u00eb, ende askush nuk eshte i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje dhe asnj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb. Nderkohe ka nisur nj\u00eb hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash lidhur me kete ngjarje.<\/p>\n<p>Hetimet e koh\u00ebs zbuluan vizitat e tij t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, si t\u00eb ishte zyrtar i saj. Madje dhe shkresa e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, Aldo Bum\u00e7i, e cila miratonte procedurat q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00eb procesit t\u00eb demontimit n\u00eb G\u00ebrdec, drejtuar ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes mbante sh\u00ebnimin e shkruar me dor\u00eb \u201cp\u00ebr Shk\u00eblzen Berish\u00ebn\u201d . Tabulatet telefonike, pjes\u00eb e dosjes hetimore, tregojn\u00eb se pas shp\u00ebrthimit ministri i Mbrojtjes n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Fatmir Mediu, kishte komunikuar disa her\u00eb me Shk\u00eblzen Berish\u00ebn, nd\u00ebrsa ky i fundit, kishte qen\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit e par\u00eb q\u00eb Mihal Delijorgji, pronari n\u00eb letra, i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb kryente demontimin, kishte telefonuar 30 minuta pasi k\u00ebrpudha gjigande e zjarrit u ngrit mbi qiellin e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Berisha nuk u thirr asnj\u00eb her\u00eb t\u00eb d\u00ebshmonte gjat\u00eb hetimeve q\u00eb u zhvilluan pas ngjarjes, nd\u00ebrsa Fatmir Mediu nuk u gjykua, fal\u00eb imunitetit parlamentar q\u00eb rifitoi n\u00eb zgjedhjet e vitit 2009. Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade gjyqi i mbetur pezull ndaj tij, do t\u00eb rihapej me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb familjes Durda, e cila humbi f\u00ebmij\u00ebn nga shp\u00ebrthimi.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Kund\u00ebr Krimit dhe Korrupsionit n\u00eb Tiran\u00eb procesi gjyq\u00ebsor ndaj tij vijon prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb. SPAK e \u00e7oi n\u00eb gjyq n\u00ebn akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb dyfisht\u00eb sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, duke mos formuluar asnj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re apo b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb ri. Sipas k\u00ebrkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka m\u00eb imunitet parlamentar p\u00ebr ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ekziston me asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr hetimin dhe gjykimin e Mediut.<\/p>\n<p>N\u00eb proces deri m\u00eb tani jan\u00eb pyetur dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb, por shum\u00eb prej tyre kan\u00eb refuzuar t\u00eb flasin. \u00cbsht\u00eb thirrur dhe Shk\u00eblzen Berisha, emri m\u00eb i p\u00ebrmendur n\u00eb skandalin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb demontimit t\u00eb fishek\u00ebve. Ai foli, duke mohuar \u00e7do lidhje t\u00eb tij me ngjarjen, sikund\u00ebr dhe vet\u00eb Mediu, i cili k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr nj\u00eb \u201cproces me sfond politik\u201d.<\/p>\n<p>Ish-drejtori i fabrik\u00ebs s\u00eb demontimit t\u00eb municioneve n\u00eb G\u00ebrdec, Dritan Minxolli, ka refuzuar t\u00eb flas\u00eb gjithashtu, duke shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebshmuar, nj\u00eblloj si\u00e7 b\u00ebn\u00eb edhe ish-ushtarak\u00eb si Sokol Ngje\u00e7i, Besnik Dauti, Dashnor \u00c7aushi nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Anjola Agollit, ish-sekretare e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ta pyesin p\u00ebr faksin p\u00ebr \u2018Shk\u00eblzen Berish\u00ebn\u2019 d\u00ebrguar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb tek ajo e Mbrojtjes. Nd\u00ebrsa vet\u00eb ish-ministri Aldo Bum\u00e7i mohoi t\u00eb jet\u00eb shkrimi i tij n\u00eb faksin e d\u00ebrguar Ministrit t\u00eb Mbrojtjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ende nuk kan\u00eb folur dhe \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se si do t\u00eb procedohet me ish-gjeneralin Luan Hoxha dhe amerikan\u00ebt e SAC q\u00eb din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb afer\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>18 vite nga G\u00ebrdeci, askush nuk \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb qeli dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje nga 28 t\u00eb pandehurit q\u00eb mor\u00ebn d\u00ebnime pranver\u00ebn e 2012-s, 4 vite pas masakr\u00ebs. D\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me 18 vjet burg e mori Ylli Pinari, ish-drejtori i \u201cMeico\u201d-s, nd\u00ebrmarrjes shtet\u00ebrore t\u00eb import-eksportit t\u00eb arm\u00ebve dhe drejtori i Fabrik\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit, Dritan Minxolli, nd\u00ebrsa pronari i fabrik\u00ebs, Mihal Delijorgji u d\u00ebnua me 10 vjet. P\u00ebr t\u00eb tre k\u00ebta ishte k\u00ebrkuar burgim i p\u00ebrjetsh\u00ebm. P\u00ebr ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, i cili thuhet se \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi, d\u00ebnimi ishte 6 vjet burg, nd\u00ebrsa disa ish-gjeneral\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, 10 vjet u dhan\u00eb dhe p\u00ebr Sokol Ngjecin, zyrtar i \u201cMeico\u201d-s. P\u00ebr ish-kupol\u00ebn e ushtris\u00eb shqiptare, d\u00ebnimi m\u00eb i madh u dha p\u00ebr ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, me 6 vjet nga 8 t\u00eb k\u00ebrkuar nga Prokuroria, dy ish-gjeneral\u00eb u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb u d\u00ebnuan, nj\u00ebri, Dashnor Caushi me tre vjet, nd\u00ebrsa tjetri, Shp\u00ebtim Spahiu me kat\u00ebr vjet, por me kusht. P\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, funksionar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes u dhan\u00eb d\u00ebnime nga 1 deri tre vjet burgim. N\u00eb total, Gjykata dha 94 vite burgim, gjoba dhe 9 t\u00eb pandehur mor\u00ebn pafaj\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb vendim, i cili q\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit provokoi acarimin e familjar\u00ebve t\u00eb viktimave, t\u00eb cil\u00ebt e quajt\u00ebn t\u00eb turpsh\u00ebm at\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebrfituan nga shkurtimi i d\u00ebnimit n\u00eb Apel, p\u00ebrllogaritja e dit\u00ebve t\u00eb paraburgimit dhe ulja m\u00eb von\u00eb e d\u00ebnimit p\u00ebr \u201csjellje t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Paralelisht me procesin gjyq\u00ebsor n\u00eb GJKKO ndaj Mediut, SPAK, ka hapur dhe nj\u00eb tjet\u00ebr hetim, p\u00ebr \u201cKorrupsion i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u201d dhe \u201cpastrim parash\u201d n\u00eb rastin e procedurave t\u00eb ndjekura n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Ministria e Mbrojtjes p\u00ebr shitjen e municioneve dy kompanive t\u00eb huaja, nj\u00eb hetim q\u00eb jep shpres\u00eb se do t\u00eb \u00e7oj\u00eb te p\u00ebrgjegj\u00ebsia\u00a0 e Sali Berish\u00ebs dhe djalit t\u00eb tij, Shk\u00eblzenit, emra t\u00eb cilat dalin n\u00eb shum\u00eb prova.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-2\/\">Masakra e G\u00ebrdecit, del s\u00ebrish emri i Shk\u00eblzen Berish\u00ebs, nd\u00ebrsa  vazhdon gjyqi pa fund p\u00ebr Mediun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 18 viteve nga Masakra e G\u00ebrdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra t\u00eb tjere t\u00eb plagosur dhe t\u00eb pastreh\u00eb, ende askush nuk eshte i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje dhe asnj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb. Nderkohe ka nisur nj\u00eb hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash lidhur me kete ngjarje. Hetimet e koh\u00ebs zbuluan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76458","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76458\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}