{"id":76439,"date":"2026-03-14T19:48:16","date_gmt":"2026-03-14T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/14\/i-shtyjme-njerezit-te-ikin-dhe-pastaj-i-kendojme-mallit\/"},"modified":"2026-03-14T19:48:16","modified_gmt":"2026-03-14T19:48:16","slug":"i-shtyjme-njerezit-te-ikin-dhe-pastaj-i-kendojme-mallit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/14\/i-shtyjme-njerezit-te-ikin-dhe-pastaj-i-kendojme-mallit\/","title":{"rendered":"I shtyjm\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ikin dhe pastaj i k\u00ebndojm\u00eb mallit"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bjorn Runa\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb batut\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb lidhje me politikat europiane: merr \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb i emocionon njer\u00ebzit \u2013 parat\u00eb, ushqimet, futbolli apo seksi \u2013 vendosi parashtes\u00ebn \u201ceuro\u201d dhe do t\u00eb kesh menj\u00ebher\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ting\u00ebllon jasht\u00ebzakonisht e m\u00ebrzitshme. Ndaj t\u00eb komentosh zhvillimet e Eurovizionit t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh se po p\u00ebrjeton nj\u00eb varacion t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit parim. Kjo jo vet\u00ebm sepse \u00e7do vit sjell t\u00eb nj\u00ebjtat rituale parashikimesh dhe entuziazmi patriotik, por mbi t\u00eb gjitha sepse n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, edhe k\u00ebng\u00ebt m\u00eb cil\u00ebsore pjes\u00ebmarr\u00ebse do t\u00eb harrohen pas dy jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, ka her\u00eb pas here aty di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia vlen t\u00eb ndalesh.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Eurovizioni prezantoi videoklipin zyrtar t\u00eb k\u00ebng\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria merr pjes\u00eb n\u00eb festival: \u201cN\u00e2n.\u201d Klipi \u00ebsht\u00eb i bukur dhe muzika gjithashtu. K\u00ebnga sillet rreth nj\u00eb skene mjaft t\u00eb njohur p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve: imazhi i n\u00ebns q\u00eb p\u00ebrcjell f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb emigrim dhe pret tek pragu, shpesh m\u00eb kot, q\u00eb ata t\u00eb kthehen nj\u00eb dit\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb imazh q\u00eb mund kategorizohet si pjes\u00eb e nj\u00eb prej traditave m\u00eb t\u00eb vjetra emocionale t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb k\u00ebng\u00ebt e kurbetit. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, k\u00ebng\u00ebt shqiptare i jan\u00eb kthyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thuajse obsesive k\u00ebsaj skene t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb ikin, nd\u00ebrsa n\u00ebnat dhe bashk\u00ebshortet vajtojn\u00eb n\u00eb pritje, n\u00eb pragjet e sht\u00ebpive q\u00eb shpesh shemben nga brenda n\u00ebn pesh\u00ebn e heshtur t\u00eb kujtimeve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb, edhe pse rrethanat historike mund t\u00eb ken\u00eb ndryshuar, peizazhi emocional rreth kurbetit t\u00eb mbetet pak a shum\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebmb\u00ebngulje nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. Si\u00e7 dihet, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj nj\u00eb shoq\u00ebri migratore. Mund\u00ebsit\u00eb e kufizuara ekonomike dhe nj\u00eb histori politike e fragmentuar, i kan\u00eb shtyr\u00eb breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh q\u00eb gjithmon\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb fatin tjet\u00ebrkund. N\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrvoja emocionale e ndarjes k\u00ebrkonte gjuh\u00ebn e saj, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebng\u00ebt e kurbetit t\u00eb ktheheshin n\u00eb ritual p\u00ebrmes t\u00eb cilave dhimbja e ndarjes t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetohej me t\u00eb tjer\u00ebt dhe ndoshta t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb mos v\u00ebsh re nj\u00eb kontradikt\u00eb teksa i d\u00ebgjon sot k\u00ebto k\u00ebng\u00eb dhe sidomos ato q\u00eb lindin dhe shkruhen n\u00eb dit\u00ebt tona. Ikja n\u00eb k\u00ebto k\u00ebng\u00eb shfaqet thuajse si nj\u00eb lloj fati. Djali ik\u00ebn i shtyr\u00eb larg nga varf\u00ebria, i detyruar nga rrethanat. Pra, fati e ndan familjen, nd\u00ebrsa n\u00ebna, bashk\u00ebshortja dhe vet\u00eb sht\u00ebpia q\u00ebndrojn\u00eb pas si viktima pasive t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>Por realiteti historik ka qen\u00eb paksa m\u00eb i nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr breza me radh\u00eb, familja ka luajtur dhe vazhdon t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb inkurajimin e t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi. N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, nj\u00eb djal\u00eb apo nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb nuk emigronte, shpesh gjykohej si joambicioz, frikacak apo dembel. Emigrimi pra nuk ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje nevoje ekonomike por edhe nj\u00eb rit burr\u00ebrie, pasi t\u00eb duroje v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e kurbetit dhe t\u2019i d\u00ebrgoje m\u00eb pas para familjes ishin nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrkufizimit q\u00eb shoq\u00ebria kishte ndaj burr\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dhe paradoksi q\u00eb q\u00ebndron n\u00ebn sip\u00ebrfaqen e shum\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb emigrimit, ku e nj\u00ebjta familje q\u00eb e inkurajon djalin apo burrin q\u00eb t\u00eb largohet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebkruar fatin e tij tjet\u00ebrkund, prodhonte m\u00eb pas gjuh\u00ebn emocionale t\u00eb vajtimit t\u00eb k\u00ebsaj ikjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vaji sh\u00ebrben edhe si nj\u00eb lloj nd\u00ebrmjet\u00ebsi kulturor, pasi e shnd\u00ebrron presionin shoq\u00ebror p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb nj\u00eb tragjedi emocionale, duke z\u00ebvend\u00ebsuar ashp\u00ebrsin\u00eb e pritshm\u00ebrive me gjuh\u00ebn e mallit. Pra, ikja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb rezultat i nj\u00eb norme shoq\u00ebrore apo vendimi kolektiv, por di\u00e7ka q\u00eb thjesht i ndodh familjes. Komuniteti e inkurajon dhe e shtyn t\u00eb riun q\u00eb t\u00eb ik\u00eb dhe m\u00eb pas i k\u00ebndon dhimbjes s\u00eb vet p\u00ebr humbjen e tij\/saj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje, e par\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, nuk \u00ebsht\u00eb boll\u00ebku i k\u00ebng\u00ebve t\u00eb kurbetit q\u00eb riprodhohen n\u00eb m\u00ebnyra gjithnj\u00eb e m\u00eb pak emocionale. N\u00ebse shohim historin\u00eb ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb t\u00eb kemi kaq shum\u00eb k\u00ebng\u00eb kurbeti e emigracioni. Ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrse nuk kemi t\u00eb kund\u00ebrtat e tyre?<\/p>\n<p>Nuk ka pothuajse asnj\u00eb k\u00ebng\u00eb ku n\u00ebna ta inkurajoj\u00eb t\u00eb birin q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb. Thuajse asnj\u00eb, ose shum\u00eb pak, balada p\u00ebrftyrojn\u00eb fshatra q\u00eb vendosin se t\u00eb rinjt\u00eb e tyre duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballen t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjeshh shembuj n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb rezistenc\u00ebs kolektive ndaj rrethanave q\u00eb i detyrojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb. Fabulat jan\u00eb gjithnj\u00eb individuale. Djali ose burri ik\u00ebn i vet\u00ebm, nd\u00ebrsa sht\u00ebpia e vajton n\u00eb pritje. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebndajm\u00eb dhimbjen, nd\u00ebrsa zgjidhjen e problemit q\u00eb e shkakton k\u00ebt\u00eb dhimbje duhet ta gjej\u00eb individi, i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>E par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb, k\u00ebnga e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Eurovision 2026 nuk sjell ndonj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb ri ndaj problemit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb emigracionit. Por, ndoshta do t\u00eb kishim pritur q\u00eb pas tre dekadash emigrimi post-komunist dhe me transformimet e thella shoq\u00ebrore q\u00eb kjo ka shkaktuar, kultura jon\u00eb do ta trajtonte fenomenin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kompleksitetin e tij. Emigracioni sot nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb histori sakrificash dhe malli. Ai p\u00ebrfshin familje t\u00eb ndara p\u00ebr periudha t\u00eb gjata, jet\u00eb transnacionale, p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb paqarta etnike e kulturore.<\/p>\n<p>Emigracioni sot \u00ebsht\u00eb ndoshta p\u00ebrvoja m\u00eb p\u00ebrcaktuese e shoq\u00ebris\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, e megjithat\u00eb prodhimet tona kulturore bashk\u00ebkohore i qasen subjektit me fjalorin e emocional t\u00eb periudhave shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme, t\u00eb trash\u00ebguar nga folklori i fundshekullit t\u00eb 19-t\u00eb apo fillimit t\u00eb t\u00eb 20-it, me n\u00ebn\u00ebn q\u00eb pret te pragu, emigrantin e vetmuar dhe kujtimin me mall t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Sa p\u00ebr kontradiktat m\u00eb t\u00eb thella sociale q\u00eb i detyrojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb emigrojn\u00eb, mbeten p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb paeksploruara. Si rezultat t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kemi nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje kulturore t\u00eb \u00e7uditshme, ku edhe pse vet\u00eb p\u00ebrvojae emigracionit ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike, fabulat n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave e p\u00ebrshkruajm\u00eb, nuk kan\u00eb evoluar aspak.<\/p>\n<p>Ndoshta detyra kulturore q\u00eb na pret \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb histori p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn, rezistennc\u00ebn dhe p\u00ebrballjen pik\u00ebrisht me ato forca q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb ikjen t\u00eb duket si nj\u00eb fat i pashmangsh\u00ebm.\/TEMA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa\/ Ka nj\u00eb batut\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb lidhje me politikat europiane: merr \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb i emocionon njer\u00ebzit \u2013 parat\u00eb, ushqimet, futbolli apo seksi \u2013 vendosi parashtes\u00ebn \u201ceuro\u201d dhe do t\u00eb kesh menj\u00ebher\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ting\u00ebllon jasht\u00ebzakonisht e m\u00ebrzitshme. Ndaj t\u00eb komentosh zhvillimet e Eurovizionit t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh se po p\u00ebrjeton nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}