{"id":76389,"date":"2026-03-14T11:48:22","date_gmt":"2026-03-14T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/14\/ironia-e-takses-se-qarkullimit-te-naftes-220-milione-euro-mblidhen-ne-vit-por-nuk-dihet-ku-shkojne-2\/"},"modified":"2026-03-14T11:48:22","modified_gmt":"2026-03-14T11:48:22","slug":"ironia-e-takses-se-qarkullimit-te-naftes-220-milione-euro-mblidhen-ne-vit-por-nuk-dihet-ku-shkojne-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/14\/ironia-e-takses-se-qarkullimit-te-naftes-220-milione-euro-mblidhen-ne-vit-por-nuk-dihet-ku-shkojne-2\/","title":{"rendered":"Ironia e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit t\u00eb naft\u00ebs! 220 milion\u00eb euro mblidhen n\u00eb vit, por nuk dihet ku shkojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2012. Fillimisht ishte vet\u00ebm 7 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, por u rrit gradualisht n\u00eb vitet pasuese deri n\u00eb vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lek\u00ebsh p\u00ebr lit\u00ebr, q\u00eb mbetet i pandryshuar edhe sot.<\/p>\n<p>Ideja q\u00eb p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebve t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00ebn nuk ishte e re. Ajo ishte diskutuar q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e projektit t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, kur u argumentua se nj\u00eb pjes\u00eb e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebve duhet t\u00eb mbulohej nga vet\u00eb p\u00ebrdoruesit e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, kjo filozofi u institucionalizua n\u00eb form\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit mbi karburantin, q\u00eb sot paguhet nga \u00e7do konsumator sa her\u00eb furnizon automjetin. Q\u00ebllimi zyrtar ishte i qart\u00eb: p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebve t\u00eb kontribuonin p\u00ebr financimin kryesisht t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs rrugore.<\/p>\n<p>Taksa mblidhet p\u00ebr \u00e7do lit\u00ebr benzine apo nafte t\u00eb shitur dhe konsiderohet nj\u00eb tarif\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin dhe mir\u00ebmbajtjen e rrjetit rrugor.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga komponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb barr\u00ebs fiskale mbi karburantin, s\u00eb bashku me akciz\u00ebn dhe TVSH-n\u00eb. Me rritjen e konsumit t\u00eb karburantit nd\u00ebr vite, jan\u00eb rritur edhe t\u00eb ardhurat q\u00eb buxheti mbledh nga kjo taks\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2025 u ark\u00ebtuan rreth 220 milion\u00eb euro nga taksa e qarkullimit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nis paradoksi. Nuk ka pothuajse asnj\u00eb transparenc\u00eb se si p\u00ebrdoren k\u00ebto fonde. N\u00eb teori, ato duhet t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrjetit rrugor. N\u00eb praktik\u00eb, n\u00ebse rrug\u00ebt do t\u00eb kishin goj\u00eb t\u00eb ankoheshin, shum\u00eb prej tyre do t\u00eb tregonin nj\u00eb histori krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Autostrada Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs, nyja kryesore q\u00eb lidh qendr\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit, prej vitesh \u00ebsht\u00eb e mbushur me gropa dhe arnimet e asfaltit zgjasin vet\u00ebm pak koh\u00eb. Edhe n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, riparimet b\u00ebhen shpesh p\u00ebrpara se investimet t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Rruga e Kombit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull i k\u00ebsaj ironie fiskale. Riparimin dhe mir\u00ebmbajtjen e saj p\u00ebrdoruesit e paguajn\u00eb vet\u00eb p\u00ebrmes tarif\u00ebs s\u00eb kalimit, e cila vazhdon t\u00eb llogaritet me kursin e vjet\u00ebr prej 138 lek\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb euro, kur sot monedha europiane k\u00ebmbehet rreth 96 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Taksat e larta jan\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse karburanti n\u00eb Shqip\u00ebri rezulton nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebt n\u00eb rajon kur matet n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat. N\u00eb terma nominal\u00eb, nafta mund t\u00eb kushtoj\u00eb 15-30% m\u00eb lir\u00eb se n\u00eb disa vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit. Por kur \u00e7mimi krahasohet me fuqin\u00eb bler\u00ebse, situata p\u00ebrmbyset: p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, karburanti rezulton deri n\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja arsye. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb reagimi shum\u00eb i shpejt\u00eb i \u00e7mimeve kur nafta shtrenjtohet n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ulja shum\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb kur \u00e7mimet bien.<\/p>\n<p>Sjellja \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb ecurin\u00eb e normave t\u00eb fitimit t\u00eb tregtuesve kryesor\u00eb t\u00eb karburanteve n\u00eb vend, t\u00eb cilat rriten kur cikli i \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Tensionet dhe konfliktet n\u00eb Lindjen e Mesme po ndikojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb. Historia ka treguar se krizat e naft\u00ebs t\u00eb lidhura me konflikte gjeopolitike zakonisht zgjasin m\u00eb shum\u00eb sesa pritet dhe luhatjet e \u00e7mimeve mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u00e7do rritje e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrkthehet shum\u00eb shpejt n\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit n\u00eb pomp\u00eb edhe p\u00ebr konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb, si\u00e7 ndodhi dit\u00ebt e fundit, kur nafta p\u00ebr pak dit\u00eb u rrit nga 175 n\u00eb 200 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, reagimi m\u00eb i zakonsh\u00ebm i qeverive ka qen\u00eb nd\u00ebrhyrja administrative n\u00eb treg. N\u00eb Shqip\u00ebri, kjo u provua me krijimin e Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs, nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb n\u00eb teori duhej t\u00eb stabilizonte \u00e7mimet, por q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb krijoi shum\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksiononte tregu.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rikrijohen struktura t\u00eb reja administrative si nj\u00eb lloj \u201cBordi 2\u201d q\u00eb fillimisht mund t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimet dhe m\u00eb pas t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e problemit (kartelit), masa m\u00eb e thjesht\u00eb dhe m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb do t\u00eb ishte ulja e barr\u00ebs fiskale mbi karburantin.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb taks\u00eb u vendos p\u00ebr t\u00eb financuar rrug\u00ebt dhe sot nuk ka transparenc\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e saj, at\u00ebher\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: pse duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb paguhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel? N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7mimet e energjis\u00eb jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe fuqia bler\u00ebse e qytetar\u00ebve mbetet e ul\u00ebt, leht\u00ebsimi i taksave mbi karburantin do t\u00eb ishte m\u00ebnyra m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur koston q\u00eb paguajn\u00eb familjet dhe bizneset.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00ebse qeveria nuk mund t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimin e naft\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb ul\u00eb taksat mbi t\u00eb!\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ironia-e-takses-se-qarkullimit-te-naftes-220-milione-euro-mblidhen-ne-vit-por-nuk-dihet-ku-shkojne\/\">Ironia e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit t\u00eb naft\u00ebs! 220 milion\u00eb euro mblidhen n\u00eb vit, por nuk dihet ku shkojn\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2012. Fillimisht ishte vet\u00ebm 7 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, por u rrit gradualisht n\u00eb vitet pasuese deri n\u00eb vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lek\u00ebsh p\u00ebr lit\u00ebr, q\u00eb mbetet i pandryshuar edhe sot. Ideja q\u00eb p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebve t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00ebn nuk ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76389\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}