{"id":76382,"date":"2026-03-14T10:48:33","date_gmt":"2026-03-14T10:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/14\/ne-janar-1979-ne-prag-te-permbysjes-se-shahut-ne-iran-enver-hoxha-shkruan-ne-ditarin-politik-se-lindja-e-mesme-mund-te-jete-shkendija-e-nje-lufte-boterore-pasi-refleksi\/"},"modified":"2026-03-14T10:48:33","modified_gmt":"2026-03-14T10:48:33","slug":"ne-janar-1979-ne-prag-te-permbysjes-se-shahut-ne-iran-enver-hoxha-shkruan-ne-ditarin-politik-se-lindja-e-mesme-mund-te-jete-shkendija-e-nje-lufte-boterore-pasi-refleksi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/14\/ne-janar-1979-ne-prag-te-permbysjes-se-shahut-ne-iran-enver-hoxha-shkruan-ne-ditarin-politik-se-lindja-e-mesme-mund-te-jete-shkendija-e-nje-lufte-boterore-pasi-refleksi\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb janar 1979, n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb Shahut n\u00eb Iran, Enver Hoxha shkruan n\u00eb ditarin politik, se Lindja e Mesme mund t\u00eb jet\u00eb shk\u00ebndija e nj\u00eb lufte bot\u00ebrore, pasi\u2026\u201d\/ Refleksionet e studiuesit t\u00eb njohur"},"content":{"rendered":"<p>Revolucioni Iranian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet e bujshme t\u00eb shekullit XX-t\u00eb. Kjo ngjarje vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve dhe t\u00eb analist\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga nj\u00eb lib\u00ebr i botuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe prej Fondacionit Kulturor Iranian \u201cSaadi Shirazi\u201d, ku jan\u00eb mbledhur disa prej debateve n\u00eb rrethet akademike dhe politike n\u00eb Per\u00ebndim. \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb revolucioni iranian t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, nisur edhe nga bot\u00ebkuptimet dhe shkollat teorike t\u00eb interpretuesve. Kuptohet pse studiuesit iranian\u00eb v\u00ebn\u00eb theksin te faktor\u00ebt kulturor\u00eb q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shp\u00ebrthimin e tij dhe pse ata nxjerrin n\u00eb pah rolin e fes\u00eb islame, sikurse n\u00eb krahun tjet\u00ebr, kuptohet se p\u00ebrse vet\u00eb Shahu dhe personat pran\u00eb tij n\u00eb kujtimet e tyre, i m\u00ebshojn\u00eb teorive t\u00eb komplotit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Studiuesit kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb larmishme se cili faktor ndikoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare, q\u00eb nga reformat e d\u00ebshtuara ekonomike, struktura klasore e shoq\u00ebris\u00eb, psikologjia e Shahut etj. Revolucioni Iranian ka sfiduar n\u00eb disa aspekte teorit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb shkencat shoq\u00ebrore p\u00ebr shpjegimin e revolucioneve dhe duket se qasja m\u00eb e dobishme \u00ebsht\u00eb ajo shum\u00eb-shkak\u00ebsore, e cila p\u00ebrpiqet t\u00eb kombinoj\u00eb disa faktor\u00eb (shih Moshirzadeh, 2010).<\/p>\n<p>Zhvillimi i Revolucionit Islamik n\u00eb Iran u ndoq me interes t\u00eb madh edhe nga udh\u00ebheqja e Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sot ndonj\u00ebher\u00eb lexon shpjegime t\u00eb p\u00ebrcipta dhe aspak t\u00eb besueshme, q\u00eb k\u00ebt\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste e lidhin me formimin dhe prirjet islamike t\u00eb diktatorit shqiptar, si edhe me nevoj\u00ebn q\u00eb kishte ai p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb sponsor tjet\u00ebr \u201clindor\u201d e kund\u00ebr-per\u00ebndimor, pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kin\u00ebn (Kadare, 2012: fq. 210-211; Ngjela, 2012: fq. 456-457). Sigurisht q\u00eb mendime t\u00eb tilla nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb mend dhe mund p\u00ebr t\u2019u hedhur posht\u00eb dhe nuk do t\u2019ia vlente k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb merreshim gjat\u00eb me to.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duke marr\u00eb shkas prej tyre, k\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb japim shpjegimin ton\u00eb p\u00ebr interpretimin q\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i b\u00ebri revolucionit iranian, sepse p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast interesant t\u00eb jehon\u00ebs q\u00eb revolucioni ngjalli n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb izoluar n\u00eb Evrop\u00eb, por q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ideologjike (disa do t\u00eb shtonin edhe donkishoteske), p\u00ebr supet e veta: at\u00eb t\u00eb pishtarit t\u00eb revolucionit marksist-leninist n\u00eb bot\u00eb. Prandaj, ajo q\u00eb sot shum\u00ebkujt mund t\u2019i duket e habitshme n\u00eb trajtimin shqiptar t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje q\u00eb ndodhte larg vendit, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Partis\u00eb dhe t\u00eb shtetit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb misionin e vet bot\u00ebror dhe nuk mund t\u00eb anashkalohej.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb qart\u00eb interpretimin shqiptar p\u00ebr revolucionin n\u00eb Iran, duhet t\u00eb kemi parasysh gjendjen e at\u00ebhershme politike n\u00eb vend. Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend totalitar n\u00eb koh\u00ebn kur shtetet e tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, kishin hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e pas-totalitarizmit. Qysh me denoncimin e Hrushovit t\u00eb krimeve staliniste, udh\u00ebheqja komuniste shqiptare kishte zgjedhur q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputej nga ai, q\u00eb ajo e quante \u201crevizioniz\u00ebm\u201d dhe t\u00eb vazhdonte zbatimin e stalinizmit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb purizmit ideologjik. Prandaj kur themi q\u00ebndrim, apo interpretim shqiptar t\u00eb situat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, apo p\u00ebr q\u00ebndrime t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr ngjarjet jasht\u00eb vendit, duhet t\u00eb kemi parasysh se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me enveriz\u00ebm, pra me mendimin e Enver Hoxh\u00ebs, Sekretari i Par\u00eb i PPSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtarisht ideologjia q\u00eb drejtonte zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e koh\u00ebs ishte marksiz\u00ebm-leninizmi, sikurse edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb bllokut komunist, mir\u00ebpo monopolin e interpretimit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb marksiz\u00ebm-leninizmit, e kishte vet\u00ebm udh\u00ebheq\u00ebsi. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Hoxha personalisht i formuloi t\u00eb gjitha aspektet e ideologjis\u00eb zyrtare \u2013 ajo u p\u00ebrpunua nga nj\u00eb num\u00ebr i madh individ\u00ebsh dhe institucionesh t\u00eb shum\u00eb fushave profesionale \u2013 por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se \u00e7do ide politike apo shoq\u00ebrore, mund t\u00eb b\u00ebhej publike n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm n\u00ebse legjitimohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ishte vet\u00eb Enver Hoxha ai q\u00eb interpretonte zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe studimet dhe analizat e t\u00eb tjer\u00ebve, duhet t\u00eb ndiqnin patjet\u00ebr linj\u00ebn e tij t\u00eb mendimit.<\/p>\n<p>Shpjegimi ideologjik enverist i revolucionit Iranian, i ka rr\u00ebnj\u00ebt te pozita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ata vite. P\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe Shqip\u00ebria u lidh ngusht\u00eb me Kin\u00ebn dhe q\u00ebndrimi i tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i nj\u00ebjt\u00eb: imperializmi kapitalist n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Amerik\u00ebs dhe revizionizmi socialist n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Bashkimit Sovjetik, ishin nj\u00eblloj t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr revolucionin. Maoizmi dhe enverizmi p\u00ebrfaq\u00ebsonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb radikalizmin e marksiz\u00ebm-leninizmit.<\/p>\n<p>M\u00eb 1972, presidenti Nikson u takua me Mao Ce Dunin dhe m\u00eb 1979, SHBA-ja vendosi marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Kin\u00ebn. K\u00ebto ngjarje n\u00eb Shqip\u00ebri u interpretuan si tradhti ndaj vij\u00ebs ideologjike t\u00eb deriat\u00ebhershme dhe, pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve zyrtare me Kin\u00ebn, Shqip\u00ebria e pa veten pothuaj t\u00eb vetmuar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht si mbrojt\u00ebsen e vetme t\u00eb frym\u00ebs revolucionare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb q\u00eb i jepet pap\u00ebrkulshm\u00ebris\u00eb ideologjike, pavar\u00ebsisht prej gjendjes reale brenda dhe jasht\u00eb vendit, Enver Hoxha mori p\u00ebrsip\u00ebr rolin e p\u00ebr\u00e7uesit t\u00eb past\u00ebr t\u00eb marksiz\u00ebm-leninizmit n\u00eb bot\u00eb, sikurse kishte vepruar edhe Maoja para tij. Gjithmon\u00eb komunizmi ka pasur nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb mesianike, sepse ai vet\u00eb-paraqitej si rruga p\u00ebr te shp\u00ebtimi i bot\u00ebs nga shtypja klasore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, kjo p\u00ebrmas\u00eb erdhi e u forcua te enverizmi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetet m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm komunist\u00eb t\u00eb bot\u00ebs e kishin braktisur, n\u00eb fillim Hrushovi e m\u00eb pas Maoja, q\u00eb filloi bashk\u00ebpunimin me Amerik\u00ebn kund\u00ebr Bashkimit Sovjetik.<\/p>\n<p>Enverizmi pretendonte se revolucioni i masave fshatare e pun\u00ebtore ishte \u00e7\u00ebshtje e dit\u00ebs, sepse antagonizmat klasore po vinin duke u shtuar. Elitat komuniste n\u00eb Bashkimin Sovjetik dhe n\u00eb Kin\u00eb, e kishin tradhtuar \u00e7\u00ebshtjen e revolucionit dhe ishin \u201cborgjezuar\u201d, duke u kthyer kund\u00ebr masave popullore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky q\u00ebndrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb provohej i sakt\u00eb, nevojitej t\u00eb provohej se situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare po shkonte drejt p\u00ebrplasjeve t\u00eb dhunshme midis revolucionar\u00ebve dhe reaksionar\u00ebve dhe se tensionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk po uleshin, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr bashk\u00ebpunim midis imperialist\u00ebve amerikan\u00eb dhe revizionist\u00ebve sovjetik\u00eb e kinez\u00eb. M\u00eb 1978, Enver Hoxha boton librin \u2018Imperializmi dhe revolucioni\u2019, ku ai shkruan:<\/p>\n<p>N\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare sot veprojn\u00eb forca t\u00eb ndryshme social-imperialiste, t\u00eb cilat nga nj\u00ebra an\u00eb, luftojn\u00eb s\u00eb bashku kund\u00ebr revolucionit e liris\u00eb s\u00eb popujve, nga ana tjet\u00ebr, ndeshen e p\u00ebrleshen p\u00ebr tregje, p\u00ebr zona influence, p\u00ebr hegjemoni. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, perspektiva e revolucionit dhe \u00e7lirimit t\u00eb popujve, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb zhdukur si rrjedhim i tradhtis\u00eb s\u00eb s\u00eb revizionist\u00ebve sovjetik\u00eb, kinez\u00eb, etj. Por pas t\u00ebrheqjes s\u00eb p\u00ebrkohshme, revolucion i tani ndodhet p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb i ka caktuar historia\u201d. (Enver Hoxha, 1978, fq. 20)<\/p>\n<p>Nd\u00ebr rajonet \u201ce nxehta\u201d t\u00eb bot\u00ebs, ai ve\u00e7on Lindjen e Mesme, p\u00ebr shkak t\u00eb pasurive t\u00eb m\u00ebdha energjetike dhe t\u00eb konfliktit izraelito-palestinez. N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb janarit 1979, n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb Shahut n\u00eb Iran, ai shkruan n\u00eb ditarin politik se Lindja e Mesme mund t\u00eb jet\u00eb shk\u00ebndija e nj\u00eb lufte bot\u00ebrore, por edhe shk\u00ebndija e revolucioneve zinxhir, n\u00eb fillim demokratiko-borgjeze dhe m\u00eb pas revolucione t\u00eb mir\u00ebfillta (Enver Hoxha: 1984: fq. 199-200).<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1979, at\u00ebher\u00eb kur revoltat kund\u00ebr Shahut n\u00eb Iran arrit\u00ebn pik\u00ebn kulmore, gjith\u00e7ka dukej se po shkonte n\u00eb pajtim me vizionin enverist t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbotshme t\u00eb popujve, kund\u00ebr shfryt\u00ebzuesve t\u00eb tyre. Kjo theksohet edhe prej faktit se qysh n\u00eb nisje t\u00eb tij, revolucioni iranian hodhi parull\u00ebn; \u201cAs Lindje, as Per\u00ebndim\u201d, p\u00ebr t\u00eb shprehur pavar\u00ebsin\u00eb e tij nga dy blloqet (Eghbali Zarch, 2010: fq. 21), gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb interpretohej si nj\u00eb q\u00ebndrim i af\u00ebrt ideologjik me at\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb. M\u00eb 13 shkurt 1979, Hoxha shkruante n\u00eb ditar se po v\u00ebrtetohej teza e Leninit, se epoka e sotme \u00ebsht\u00eb epok\u00eb e revolucioneve dhe se revolucioni iranian do t\u00eb pasohej nga t\u00eb tjer\u00eb (Hoxha, 1984: fq. 219-220). Sipas tij, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb revolucion kund\u00ebr-imperialist e kund\u00ebr-feudal, q\u00eb ka baz\u00eb shoq\u00ebrore dhe klasore (po aty: 213-214, fq. 232).<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nxirrte p\u00ebr analiz\u00ebn enveriste, karakteri islamik i revolucionit dhe fakti q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tij ishin klerik\u00ebt mysliman\u00eb. Studiuesit iranian\u00eb i japin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb faktorit t\u00eb klerit dhe rolit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, Ajatollah Khomeinit, n\u00eb p\u00ebrgatitjen ideore dhe strategjike t\u00eb revolucionit, mobilizimin e popullit n\u00eb revolt\u00eb kund\u00ebr Shahut dhe n\u00eb fitoren e vitit 1979 (Mohammadi, 2010). K\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje edhe Enver Hoxha i kushton v\u00ebmendje, por n\u00eb fund e p\u00ebrjashton besimin fetar si shkakun themelor, sepse kriteri i par\u00eb i analiz\u00ebs, duhej t\u00eb ishte materializmi. Sipas sh\u00ebnimit t\u00eb 14 janarit 1979, revolucioni ka kushte objektive materiale, t\u00eb cilat i kan\u00eb \u00e7uar njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr regjimit, sikurse ka edhe momentin subjektiv t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb klerik\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Khomeinit. Feja nuk \u00ebsht\u00eb faktori kryesor.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb dhe duhet njohur se ky person (Khomeini), dhe sekti i tij Shit, aktualisht luajn\u00eb nj\u00eb rol, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm ky dhe sekti i tij forca vendimtare. N\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb k\u00ebtij revolucioni, mund t\u00eb themi me pik\u00ebpamje demokratike-borgjeze, anti-imperialiste n\u00eb Iran, \u00ebsht\u00eb dhe borgjezia p\u00ebrparimtare, bile dhe afetare, si dhe komunist\u00eb e patriot t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb iranian\u00eb\u201d. (Po aty, fq.193-194).<\/p>\n<p>P\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, ta gjykosh revolucionin iranian si nj\u00eb revolucion islamik, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pozicionohesh s\u00eb bashku me revizionist\u00ebt dhe imperialist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb synime denigruese ndaj popujve. P\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrjashtohet a priori q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje dhe regjim fetar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrparimtar, sepse i duhet q\u00ebndruar besnik parull\u00ebs s\u00eb njohur marksiste p\u00ebr fen\u00eb, si opium t\u00eb popujve. Marksist\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb lidhje me \u00e7do fe, prandaj \u00ebsht\u00eb i gabuar edhe i ashtuquajturi \u201csocializ\u00ebm fetar\u201d (po aty: fq. 343). Kushtetuta e miratuar para disa viteve e kishte shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb shtet ateist, prandaj nuk b\u00ebhej fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebshohej pe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Disa koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur u b\u00eb e qart\u00eb se Irani pas-revolucionar do t\u00eb ishte nj\u00eb republik\u00eb islamike, Hoxha hulumton gjasat e vendosjes s\u00eb nj\u00eb rendi demokratiko-borgjez n\u00eb Lindjen e Mesme. Ai merr n\u00eb shqyrtim pik\u00ebrisht faktorin fetar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb demokracie islamike, madje citon edhe kuranin dhe kalif\u00ebt e par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se feja islame mund t\u00eb p\u00ebrshtatet me sistemin modern republikan t\u00eb qeverisjes (po aty: fq. 466). Enver Hoxha, i cili kishte projektuar shoq\u00ebrin\u00eb ateiste shqiptare, pik\u00ebrisht i nisur nga ideja q\u00eb feja \u00ebsht\u00eb e panevojshme p\u00ebr socializmin, tani mendon se ajo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i \u201cdemokracis\u00eb borgjeze\u201d, n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb teologjin\u00eb marksiste-leniniste, \u201cdemokracia borgjeze\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb etap\u00eb e nd\u00ebrmjetme drejt revolucionit t\u00eb fundit proletar, prandaj jo m\u00eb kot n\u00eb historiografin\u00eb shqiptare ardhja n\u00eb pushtet e Fan Nolit m\u00eb 1924, em\u00ebrtohej si \u201crevolucion demokratiko-borgjez\u201d. Duke e quajtur t\u00eb till\u00eb edhe revolucionin n\u00eb Iran, Enver Hoxha t\u00ebrthorazi pohonte modernitetin dhe etap\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb socialiste, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo faz\u00eb ishte mbyllur n\u00eb vitet \u201920-t\u00eb dhe institucionet fetare ishin mbyllur n\u00eb vitin 1967.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Tiran\u00ebs, revolucioni n\u00eb Iran vler\u00ebsohej pozitivisht p\u00ebr p\u00ebrmas\u00ebn mbar\u00ebpopullore dhe kund\u00ebr-imperialiste, por n\u00ebnvler\u00ebsohej ndihmesa e faktorit fetar n\u00eb t\u00eb. Ai sh\u00ebrbente si prov\u00eb e potencialit revolucionar t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb dhe t\u00eb ashp\u00ebrsimit t\u00eb kontradiktave midis popujve dhe klasave shtyp\u00ebse. Ky interpretim i sh\u00ebrbente PPSH-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00ebndrimin e saj ideologjik n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb cilin Hoxha e shikonte t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr revolucionin n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn: \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste, edhe Partia jon\u00eb jep kontributin e saj. Popujt e besojn\u00eb at\u00eb, sepse flet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e ka burimin n\u00eb teorin\u00eb marksiste-leniniste q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatuar konkretisht n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d (Hoxha 1978: f1. 446-447).<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij artikulli u p\u00ebrpoq\u00ebm q\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb nj\u00eb shpjegim p\u00ebr interesin ideologjik t\u00eb shfaqur nga Shqip\u00ebria komuniste p\u00ebr Revolucionin Iranian t\u00eb vitit 1979. P\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb episode, nevojiten studime t\u00eb tjera. Sidomos duhet hulumtuar n\u00ebse ka pasur kontakte diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Iranit pas revolucionit dhe se si vler\u00ebsoheshin ato nga elitat politike n\u00eb t\u00eb dy vendet. Gjithashtu, me mjaft interes do t\u00eb ishte k\u00ebrkimi se si \u00ebsht\u00eb interpretuar n\u00eb Iran pozicionimi i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste n\u00eb krah t\u00eb revolucionit dhe n\u00ebse ka pasur ndonj\u00eb interesim t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb re iraniane p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai merr n\u00eb shqyrtim pik\u00ebrisht faktorin fetar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb demokracie islamike, madje citon edhe kuranin dhe kalif\u00ebt e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se feja islame mund t\u00eb p\u00ebrshtatet me sistemin modern republikan t\u00eb qeverisjes (po aty: fq. 466). Enver Hoxha, i cili kishte projektuar shoq\u00ebrin\u00eb ateiste shqiptare, pik\u00ebrisht i nisur nga ideja q\u00eb feja \u00ebsht\u00eb e panevojshme p\u00ebr socializmin, tani mendon se ajo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i \u201cdemokracis\u00eb borgjeze\u201d n\u00eb Lindjen e Mesme. N\u00eb teleologjin\u00eb marksiste-leniniste, \u201cdemokracia borgjeze\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb etap\u00eb e nd\u00ebrmjetme, drejt revolucionit t\u00eb fundit proletar. \/ Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revolucioni Iranian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet e bujshme t\u00eb shekullit XX-t\u00eb. Kjo ngjarje vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve dhe t\u00eb analist\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga nj\u00eb lib\u00ebr i botuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe prej Fondacionit Kulturor Iranian \u201cSaadi Shirazi\u201d, ku jan\u00eb mbledhur disa prej debateve n\u00eb rrethet akademike dhe politike n\u00eb Per\u00ebndim. \u00cbsht\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76382","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76382"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76382\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}