{"id":76327,"date":"2026-03-13T20:48:24","date_gmt":"2026-03-13T20:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/a-ka-ardhur-koha-qe-ambasadat-perendimore-ti-kthehen-diplomacise-klasike\/"},"modified":"2026-03-13T20:48:24","modified_gmt":"2026-03-13T20:48:24","slug":"a-ka-ardhur-koha-qe-ambasadat-perendimore-ti-kthehen-diplomacise-klasike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/a-ka-ardhur-koha-qe-ambasadat-perendimore-ti-kthehen-diplomacise-klasike\/","title":{"rendered":"A ka ardhur koha q\u00eb ambasadat per\u00ebndimore t\u2019i kthehen diplomacis\u00eb klasike?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mariglen Kasmi <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vitet e tranzicionit t\u00eb gjat\u00eb allashqiptar\u00e7e jan\u00eb krijuar disa zakone n\u00eb sjelljen politike. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe roli publik q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb ambasadat e vendeve europiane n\u00eb debatet e brendshme politike shqiptare. Ngacmimin p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ma p\u00ebrforcoi edhe shkrimi i mikut tim Ilir Yzeiri n\u00eb gazet\u00ebn Tema me titull \u201cAmbasador\u00ebt, Europa dhe komunizmi q\u00eb nuk e pam\u00eb kurr\u00eb\u201d, dit\u00ebn e djeshme, m\u00eb 12 mars 2026.<\/p>\n<p>Analiza e z. Yzeiri ishte interesante pik\u00ebrisht sepse e shtroi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb plan m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Ai nuk u ndal te nj\u00eb episod i vet\u00ebm, por te modeli q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nd\u00ebr vite n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik\u00eb t\u00eb vendeve per\u00ebndimore. N\u00eb thelb, analiza e tij sugjeron se shqiptar\u00ebt rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrhershme pritjeje, ku Europa shfaqet m\u00eb shum\u00eb si horizont moral sesa si projekt politik me afat, nd\u00ebrsa ambasador\u00ebt shfaqen gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh si komentues t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb brendshme politike.<\/p>\n<p>Sikurse them qysh n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, reagimet publike t\u00eb ambasadave per\u00ebndimore p\u00ebr zhvillimet tona t\u00eb brendshme, qofshin ato parlamentare, gjyq\u00ebsore e politike, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka e zakonshme. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i asaj \u00e7ka m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje kur lexova reagimin n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb ambasad\u00ebs gjermane e britanike, ku b\u00ebnin thirrje p\u00ebr \u201cmoskrijimin e pengesave politike p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb korrupsionit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb pushtetit\u201d. Pa aspak frik\u00eb nga \u201cakuza e plagjiatur\u00ebs\u201d, q\u00ebndrimi i tyre u mor t\u00ebpk\u00eb edhe nga ambasada t\u00eb tjera. Ashiqare kuptohet q\u00eb deklaratat bazoheshin n\u00eb  votimin e djesh\u00ebm n\u00eb Parlament, ku maxhoranca votoi kund\u00ebr heqjes s\u00eb imunitetit t\u00eb ish-Zv.\/kryeministres e ish-ministres Balluku.<\/p>\n<p>T\u00eb jem i qart\u00eb, nuk m\u00eb \u201cprishi terezin\u00eb\u201d fakti q\u00eb ambasadat europianoper\u00ebndimor\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrime ndaj korrupsionit \u2013 k\u00ebtu jam t\u00ebr\u00ebsisht dakord me ta \u2013 por te m\u00ebnyra se si k\u00ebto q\u00ebndrime artikulohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh publikisht. N\u00eb vend t\u00eb komunikimit diplomatik, institucional e t\u00eb rezervuar, shohim deklarata t\u00eb shpejta q\u00eb hyjn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e debatit t\u00eb brendsh\u00ebm politik. Pra, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se ato i drejtohen opinionit publik dhe jo qeveris\u00eb. Vetiu lind pyetja, p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr ta kjo gj\u00eb? P\u00ebr t\u00eb shtuar edhe m\u00eb tej \u00e7oroditjen brenda debatit ekstrem politik e t\u00eb pashtersh\u00ebm shqiptar?<\/p>\n<p>Reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj ambasadave gjermane dhe britanike e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb tension edhe m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm. Natyrisht, p\u00ebrgjigjja e tij kishte edhe dimensionin e saj politik t\u00eb momentit. Ajo mbronte nj\u00eb vendim t\u00eb shumic\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i d\u00ebrgonte elektoratit t\u00eb vet mesazhin se qeveria nuk pranon t\u00eb gjykohet p\u00ebrmes presionit publik t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm. Por p\u00ebrtej interesit t\u00eb dit\u00ebs, reagimi i kryeministrit Rama ishte interesant sepse nxori n\u00eb sip\u00ebrfaqe pik\u00ebrisht nj\u00eb tension q\u00eb ekziston prej koh\u00ebsh. Kur kryeministri i nj\u00eb vendi u p\u00ebrgjigjet publikisht ambasadave p\u00ebr deklaratat e tyre publike, kjo do t\u00eb thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia ka dal\u00eb nga terreni klasik i diplomacis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr, ku aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e debatit t\u00eb brendsh\u00ebm politik.<\/p>\n<p>K\u00ebtu me t\u00eb drejt\u00eb lind pyetja: A ka ardhur koha q\u00eb ambasadat e shteteve europiane n\u00eb Shqip\u00ebri t\u2019i kthehen diplomacis\u00eb klasike dhe t\u00eb heqin dor\u00eb nga reagimet publike?<\/p>\n<p>E q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohet ndonj\u00ebri syresh, q\u00eb mund t\u00eb rreket ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim si sh\u00ebrbim ndaj Edi Ram\u00ebs \u2013 se deri k\u00ebtu kemi arritur si shoq\u00ebri \u2013 duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se pyetja q\u00eb shtrohet k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb aspak kund\u00ebr ambasad\u00ebs gjermane apo britanike, e aq m\u00eb pak anti-europiane. Un\u00eb q\u00eb po shkruaj kam b\u00ebr\u00eb dy arsimime t\u00eb larta n\u00eb Gjermani. Tet\u00eb vjet. Me parat\u00eb e taksapaguesve gjerman\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi! Ajo lidhet me nevoj\u00ebn q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe partner\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur. Shqip\u00ebria aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e BE dhe nuk mund t\u00eb mbetet pafund\u00ebsisht n\u00eb rolin e nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb pret not\u00ebn publike t\u00eb m\u00ebsuesit. Po ashtu, edhe diplomacia europiane rrezikon t\u00eb humbas\u00eb seriozitetin e saj n\u00ebse shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb komentues t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb zhvillimeve politike t\u00eb nj\u00eb vendi kandidat.<\/p>\n<p>Diplomacia klasike funksionon mbi disa parime t\u00eb thjeshta: diskrecion, verifikim informacioni dhe komunikim institucional. N\u00eb shum\u00eb raste ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb efektive pik\u00ebrisht sepse nuk zhvillohet para publikut. Kurse reagimet e shpejta n\u00eb rrjetet sociale e vendosin diplomacin\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm me debatin mediatik dhe politik t\u00eb dit\u00ebs. Po hyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruash distanc\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00eb roli diplomatik.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka edhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr, ndoshta edhe m\u00eb serioz. Ai lidhet me cil\u00ebsin\u00eb e informacionit mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohen shpesh k\u00ebto reagime publike. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb mjedis mediatik shum\u00eb t\u00eb polarizuar. Po ashtu, shohim q\u00eb opinioni publik krijohet nga nj\u00eb grusht i caktuar njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrrojn\u00eb studiot \u00e7do mbr\u00ebmje. Narrativat politike nd\u00ebrtohen shpejt, interesat maskohen si kauza morale dhe gjykimet publike paraprijn\u00eb shpesh proceset institucionale. N\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb, rreziku q\u00eb nj\u00eb aktor i jasht\u00ebm, sikurse ambasadat e huaja t\u00eb ushqehen me informacion t\u00eb pjessh\u00ebm ose t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm \u00ebsht\u00eb real.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb kaq t\u00eb polarizuar informacioni, nj\u00eb reagim i nxituar mund t\u00eb p\u00ebrthith\u00eb pa dashje narrativat e nj\u00eb pjese t\u00eb debatit politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo \u00e7ka synohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim parimor diplomatik mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb duke u p\u00ebrdorur p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm politik nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e qeveris\u00eb, qofshin ata politik\u00eb, mediatik\u00eb e personal\u00eb t\u00eb kryeministrit Rama. \u00c7do deklarat\u00eb e ambasadave t\u00eb huaja merret menj\u00ebher\u00eb nga aktor\u00ebt politik\u00eb, riciklohet n\u00eb studio televizive dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb argument t\u00eb konfliktit t\u00eb brendsh\u00ebm politik. K\u00ebsisoj, pa dashur, diplomacia b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebtij konflikti. Po hyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruash neutralitetin q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00eb roli diplomatik.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, problemi nuk \u00ebsht\u00eb as me Gjermanin\u00eb, as me Britanin\u00eb dhe as me vendet e tjera partnere. Problemi \u00ebsht\u00eb me modelin q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit. Ky model ka prodhuar nj\u00eb lloj tutorie publike q\u00eb nuk i b\u00ebn mir\u00eb askujt. Nuk i b\u00ebn mir\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse dob\u00ebson refleksin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb politik\u00ebs. Por nuk i b\u00ebn mir\u00eb as vet\u00eb diplomacis\u00eb europiane, pasi e ekspozon at\u00eb ndaj dyshimeve p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri dhe e fut n\u00eb debate, q\u00eb n\u00eb thelb nuk i p\u00ebrkasin asaj.<\/p>\n<p>Diplomacia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb kur zhvillohet n\u00eb tavolina diplomatike dhe jo n\u00eb ritmin e debateve t\u00eb p\u00ebrditshme politike t\u00eb rrjeteve sociale. Debate politik\u00eb q\u00eb b\u00ebhen kudo, prej kujtdo e gjith\u00eb dit\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb, deri n\u00eb dark\u00eb von\u00eb. U lodh\u00ebm!<\/p>\n<p>Ndaj, t\u00eb nderuar ambasador\u00eb, p\u00ebrdorni diplomacin\u00eb klasike p\u00ebr q\u00ebndrimet e vendeve tuaja dhe na kurseni tri dit\u00eb-mbr\u00ebmje debat publiko-politik shtes\u00eb t\u00eb ushqyer nga ju, me apo pa dashje. Them tri dit\u00eb, pasi dihet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u201c\u00e7udia m\u00eb e madhe tri dit\u00eb zgjat\u201d. Por ajo m\u00eb e madhja ama!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mariglen Kasmi N\u00eb k\u00ebto vitet e tranzicionit t\u00eb gjat\u00eb allashqiptar\u00e7e jan\u00eb krijuar disa zakone n\u00eb sjelljen politike. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe roli publik q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb ambasadat e vendeve europiane n\u00eb debatet e brendshme politike shqiptare. Ngacmimin p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ma p\u00ebrforcoi edhe shkrimi i mikut tim Ilir Yzeiri n\u00eb gazet\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76327","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76327\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}