{"id":76309,"date":"2026-03-13T18:48:33","date_gmt":"2026-03-13T18:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/rama-valixhja-diplomatike-e-ambasadores-se-shba-dhe-berisha-i-fikur\/"},"modified":"2026-03-13T18:48:33","modified_gmt":"2026-03-13T18:48:33","slug":"rama-valixhja-diplomatike-e-ambasadores-se-shba-dhe-berisha-i-fikur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/rama-valixhja-diplomatike-e-ambasadores-se-shba-dhe-berisha-i-fikur\/","title":{"rendered":"Rama, \u2018valixhja diplomatike\u2019 e ambasadores s\u00eb SHBA dhe Berisha i \u2018fikur\u2019"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr dit\u00ebn e enjte, kreu i PD dhe opozit\u00ebs, Sali Berisha kishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb rrethonte Parlamentin dhe n\u00ebse nuk do t\u2019i jepej leja SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb arrestuar Belinda Ballukun, do ta shembte k\u00ebt\u00eb godin\u00eb, ku zhvillon punimet legjislativi shqiptar, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb!<\/p>\n<p>Masat p\u00ebr p\u00ebrballimin e \u2018uraganit opozitar\u2019, sikurse e kishte cil\u00ebsuar Berisha protest\u00ebn e pritshme para Kuvendit, dit\u00ebn kur do t\u00eb votoheshin raportet e PS dhe PD p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr Ballukun, ishin marr\u00eb me seriozitet nga ana e policis\u00eb shqiptare!<\/p>\n<p>Mbi 1500 efektiv\u00eb policie, autoboti me uj\u00eb dhe masa t\u00eb tjera t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb till\u00eb, e paralajm\u00ebruar si e dhunshme, u pozicionuan rreth godin\u00ebs s\u00eb Parlamentit, t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb molotov\u00ebsh e fishekzjarresh, si dhe mund\u00ebsin\u00eb e problemeve t\u00eb tjera q\u00eb hamend\u00ebsoheshin t\u00eb ndodhnin, t\u00eb lajm\u00ebruara me t\u00eb madhe dhe n\u00ebp\u00ebr media !<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb u prezantua paraditen e s\u00eb enjtes ka l\u00ebn\u00eb pa fjal\u00eb, si mb\u00ebshtet\u00ebsit ashtu dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e Berish\u00ebs! Nj\u00eb turm\u00eb e vog\u00ebl protestuesish opozitar\u00eb, q\u00eb nuk e arrinte as numrin e polic\u00ebve t\u00eb stacionuar af\u00ebr godin\u00ebs s\u00eb Kuvendit, u mblodh dhe shoq\u00ebroi deri n\u00eb hyrje liderin e PD, Berisha! N\u00eb \u2018terren\u2019 ishin l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar protest\u00ebn, Gaz Bardhi dhe Klevis Balliu! Pasi ishin dhe \u2018pushim\u2019 p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrjashtimit nga seancat, dhe duhej t\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00eb pun\u00eb, helbete!<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, thjesht\u00eb u ekspozuan disa pankarta kund\u00ebr Ballukut dhe Ram\u00ebs, deputet\u00ebt e PD \u2018rrah\u00ebn\u2019 n\u00eb kor tavolinat me shuplaka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sadopak zhurm\u00eb, i \u2018k\u00ebrcit\u00ebn\u2019 vot\u00ebn pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb arrestuar Ballukun, bllokuan disa minuta podiumin sa p\u00ebr t\u00eb treguar se ishin n\u00eb seanc\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb pozicionuar kund\u00ebr mazhoranc\u00ebs, dhe n\u00eb fund dol\u00ebn qet\u00eb qet\u00eb nga salla e Kuvendit, mbajt\u00ebn nj\u00eb fjalim n\u00eb ecje para turm\u00ebs s\u00eb reduktuar e protestuesve, dhe e ndal\u00ebn hapin tek selia e PD, ku dhan\u00eb dhe lajmin e radh\u00ebs: shtyhet me 22 mars rr\u00ebzimi i Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Nuk u hodh n\u00eb protes\u00eb asnj\u00eb fishekzjarr e asnj\u00eb molotov kund\u00ebr forcave t\u00eb policis\u00eb apo drejt godin\u00ebs s\u00eb Parlamentit, por vet\u00ebm pak spraj blu, i p\u00ebrdorur me pikatore, pa b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb. K\u00ebshtu u mbyll \u2018kryengritja\u2019 paq\u00ebsore e radh\u00ebs e Berish\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamenduar t\u00eb mundshme, apo si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dikur t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, \u2018pa asnj\u00eb shkrepje\u2019! Dhe nj\u00eb qet\u00ebsi e till\u00eb nuk erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb ul\u00ebt n\u00eb proteste, sepse e shumta 20 vet\u00eb jan\u00eb ata t\u00eb caktuarit p\u00ebr aksion nga kupola blu, si dhe furnizuarit q\u00eb t\u00eb hedhin molotov\u00ebt e fishekzjarret tek institucionet.<\/p>\n<p>S\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb pjes\u00ebmarrje p\u00ebr t\u00eb krijuar tensione dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj policis\u00eb dhe institucioneve! Pasi s\u2019ka pasur pjes\u00ebmarrje as her\u00ebt e tjera, por n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt e hodh\u00ebn n\u00eb flak\u00eb kryeministrin\u00eb, Kuvendin e deri edhe vil\u00ebn e ish diktatorit Enver Hoxha n\u00eb Bllok! Ku p\u00ebr pak sa nuk \u2018poq\u00ebn\u2019 t\u00eb gjall\u00eb artist\u00ebt e akomoduar aty, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe t\u00eb huaj! K\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte, Berisha ishte i \u2018fikur\u2019 fare! E themi k\u00ebt\u00eb sepse ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr protestat m\u00eb t\u00eb qeta, nga mij\u00ebra protesta q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tij, gati 36 vje\u00e7are n\u00eb krye t\u00eb PD!<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta hamend\u00ebsimet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u2018qet\u00ebsi\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs! Disa thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb plakur, disa t\u00eb tjer\u00eb se s\u2019kishte njer\u00ebz, t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb s\u2019kishte organizim, kjo p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohet nga deputeti Gjin Gjoni, i cili deklaron se e kishin planifikuar m\u00eb par\u00eb rrethimin e Kuvendit si dhe ngushtimin e \u2018lakut\u2019, por skenari ndryshoi n\u00eb momentet e fundit! Disa t\u00eb tjer\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb se Berisha ka marr\u00eb ndonj\u00eb mesazh nga evropian\u00ebt q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb i qet\u00eb dhe t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb t\u00eb keqin! T\u00eb gjitha hamendjet jan\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh nj\u00ebr\u00ebn, p\u00ebr ta projektuar si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! Qoft\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe me kutin e Berish\u00ebs apo realitetin e tij paralel! Sidomos n\u00eb rastin e Berish\u00ebs, i cili gjith\u00e7ka e projekton n\u00eb funksion t\u00eb halleve t\u00eb veta, t\u00eb interesit t\u00eb vet, si gjithnj\u00eb!<\/p>\n<p>Por ishte nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr politik q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se ka pasur nj\u00eb \u2018indikator\u2019 t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb e \u2018fiku\u2019 protest\u00ebn e Berish\u00ebs! N\u00eb m\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb enjte n\u00eb media qarkulloi lajmi i nj\u00eb takimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kryeministri, i ndodhur n\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, por q\u00eb s\u2019ishte b\u00ebr\u00eb publik nga aktor\u00ebt e k\u00ebtij takimi. Ishte kapur rast\u00ebsisht nga kamera private af\u00ebr godin\u00ebs s\u00eb Kryeministris\u00eb! Konkretisht, ambasadorja e SHBA n\u00eb Greqi, Kimberly Guilfoyle, \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb Tiran\u00eb nga kryeministri Edi Rama. Si\u00e7 u pa edhe n\u00eb videon e publikuar nga mediat, Rama priti ambasadoren amerikane me nj\u00eb p\u00ebrqafim shum\u00eb miq\u00ebsor n\u00eb shkall\u00ebt e Kryeministris\u00eb, dhe ku m\u00eb pas zhvilluan s\u00eb bashku nj\u00eb takim, jasht\u00eb syve t\u00eb medias, dhe pa asnj\u00eb deklarat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb interesant k\u00ebt\u00eb takim \u00ebsht\u00eb fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht nj\u00eb ambasadore e SHBA n\u00eb nj\u00eb vend fqinj, por ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb presidentit amerikan, Trump. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2018dekane\u2019 e ambasador\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb \u2018pellgun\u2019 e Ballkanit dhe pak m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, \u00e7ka tregon fuqin\u00eb e saj politike pran\u00eb presidentit Donald Trump!<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse media greke ka zbardhur detaje p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ambasadores s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Athin\u00eb, duke e lidhur at\u00eb me zhvillimet n\u00eb sektorin energjetik n\u00eb rajon, \u00ebsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se \u2018dekania\u2019 e ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA n\u00eb Ballkan, vjen n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb pa lajm\u00ebruar zyrtarisht dhe takon kreun e qeveris\u00eb shqiptare, thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb diskutuar me Ram\u00ebn se si funksionon terminali lundrues p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror, q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb importuar dhe p\u00ebrpunuar gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anije e pajisur me rezervuar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ku ruhet gazi i l\u00ebngsh\u00ebm q\u00eb mb\u00ebrrin me cisterna nga vendet prodhuese dhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb teknik\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb gazit n\u00eb l\u00ebng!<\/p>\n<p>Ambasadorja Guilfoyle, nj\u00eb figur\u00eb e af\u00ebrt me presidentin Trump, q\u00eb u prit me ngroht\u00ebsi nga Kryeministri Edi Rama, sipas medias greke, paska udh\u00ebtuar drejt Tiran\u00ebs me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, gjetjen e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb terminali lundrues p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror (FSRU) n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se nj\u00eb projekt i till\u00eb do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr furnizimin me gaz t\u00eb rajonit dhe p\u00ebr rolin e vendeve t\u00eb Ballkanit n\u00eb rrjetin energjetik evropian. Pasi, zhvillimi i infrastruktur\u00ebs p\u00ebr LNG \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje strategjike, ve\u00e7an\u00ebrisht pas tensioneve n\u00eb tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.<\/p>\n<p>Dhe si p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur vizit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ambasadores s\u00eb preferuar t\u00eb Trump, n\u00eb \u2018favor\u2019 t\u00eb Athin\u00ebs zyrtare, media greke v\u00ebren me v\u00ebmendje se diskutimet p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb mundsh\u00ebm LNG n\u00eb Shqip\u00ebri vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur Greqia synon t\u00eb forcoj\u00eb rolin e saj si qend\u00ebr rajonale p\u00ebr importin e shp\u00ebrndarjen e gazit, p\u00ebrmes projekteve si terminalet LNG e rrjetet e interkoneksionit. Pak si shum\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb! Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb super-ambasadorja amerikane n\u00eb Greqi, t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb pasdite von\u00eb drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u2019u takuar me Ram\u00ebn, n\u00eb funksion t\u00eb kthimit t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr rajonale! Pak i tep\u00ebrt ky arsyetim!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e bisedimeve p\u00ebr gazin e l\u00ebgsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim ekonomik, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb hap\u00ebsira mbar\u00ebshqiptare, brenda dhe jasht\u00eb kufirit p\u00ebrfshin nj\u00eb treg tep\u00ebr t\u00eb madh dhe portet shqiptare jan\u00eb nj\u00eb aset real, \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsive logjike q\u00eb \u2018dekania\u2019 e ambasador\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Ballkan, nj\u00ebher\u00ebsh dhe njeriu shum\u00eb i af\u00ebrt i presidentit Trump, t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb nga Athina n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb takim jasht\u00eb syve t\u00eb publikut, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb folur me Ram\u00ebn p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Teksa i lidhim t\u00eb gjitha rrethanat, konfliktin n\u00eb Lindjen e Mesme, tentativ\u00ebn ruse p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Ballkan, \u2018fikjen\u2019 e Berish\u00ebs n\u00eb protest\u00ebn para Kuvendit, t\u00eb cilin ishte betuar se do ta shemb\u00eb n\u00ebse votohet kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr arrestimin e Ballukut, si dhe heshtjen deri m\u00eb tani t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr votimin e dit\u00ebs s\u00eb enjte t\u00eb mazhoranc\u00ebs kund\u00ebr lejes p\u00ebr SPAK p\u00ebr arrestimin e Ballukut, pavar\u00ebsisht se t\u00eb gjitha ambasadat u prononcuan, tregon se \u2018valixhja diplomatike\u2019 e ambasadores s\u00eb fort\u00eb amerikane n\u00eb Athin\u00eb, Guilfoyle, kishte mesazhe t\u00eb tjera, akoma m\u00eb t\u00eb forta se sa ai i gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm! Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Shqip\u00ebria ka koh\u00eb q\u00eb nuk ka ambasador amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb ngarkuar me pun\u00eb t\u00eb SHBA, Nancy VanHorn-in!<\/p>\n<p>Lind pyetja: \u00c7far\u00eb mesazhi solli p\u00ebr Sali Berish\u00ebn super-ambasadorja amerikane n\u00eb Athin\u00eb, gjat\u00eb takimit me Ram\u00ebn n\u00eb kryeministri, q\u00eb ndikoi fort n\u00eb uljen e \u2018tempit\u2019 t\u00eb protest\u00ebs para Kuvendit, t\u00eb paralajm\u00ebruar si nj\u00eb \u2018kryengritje\u2019 q\u00eb do t\u00eb merrte para dhe do t\u00eb \u2018rr\u00ebzonte\u2019 k\u00ebt\u00eb qeveri?!\u00a0 Berisha u shfaq i \u2018fikur\u2019 k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte, nuk e kishte forc\u00ebn e m\u00ebhershme, dhe me sa duket p\u00ebrmes kanaleve diplomatike, gjenden dhe pa realizuar takim \u2018tet a tet\u2019, ai e ka marr\u00eb mesazhin nga administrata e presidentit Trump, q\u00eb t\u00eb mos luaj\u00eb me \u2018zjarrin\u2019, sepse ata s\u2019t\u00eb falin!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Berisha s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb as Sorosin si argument p\u00ebr t\u2019u justifikuar p\u00ebr q\u00ebndrimin e fort\u00eb amerikan, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb mundsh\u00ebm! E quan aleat Trump, ka festuar kur \u00ebsht\u00eb zgjedhur, madje shpresonte t\u00eb \u00e7onte delta-forc\u00ebn me helikopter\u00eb n\u00eb Surrel p\u00ebr t\u00eb arrestuar Ram\u00ebn. \u00c7far\u00eb dosje paralajm\u00ebrohet t\u00eb vij\u00eb nga Uashingtoni q\u00eb i ka mbyllur goj\u00ebn Berish\u00ebs, pasi jan\u00eb disa hetime n\u00eb p\u00ebrfundim e sip\u00ebr, q\u00eb nga G\u00ebrdeci e deri te \u201921 janari\u2019 dhe financimet ruse p\u00ebr PD!<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, ajo q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb ndjehemi mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se Tirana ka koh\u00eb q\u00eb po trajtohet si qend\u00ebr rajonale p\u00ebr Ballkanin, dhe nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb jen\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe mesazhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, por dhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit. Mesazh k\u00ebto, p\u00ebr shkak t\u00eb pragut t\u00eb kriz\u00ebs institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, l\u00ebvizjeve jo normale me zhvendosje nga Lindja, n\u00eb Shkup etj, apo tensionimi i situat\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb dhe l\u00ebkundjet e forta mes Mosk\u00ebs e Brukselit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7!<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha l\u00ebvizjet politike t\u00eb ofruara nga aleati yn\u00eb i madh dhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, SHBA, jan\u00eb n\u00eb tryez\u00eb. P\u00ebrfshir\u00eb dhe bised\u00ebn p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm t\u00eb \u2018piketuar\u2019 nga media greke si shkak i vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb super-ambasadores amerikane n\u00eb Athin\u00eb, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak si \u2018l\u00ebnd\u00eb diplomatike\u2019 p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave, t\u00eb njeriut nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb af\u00ebrtit dhe m\u00eb t\u00eb besuarit e presidentit Trump!<\/p>\n<p>T\u00eb presim! Sinjalet e para u dhan\u00eb, Berisha \u2018fiku\u2019 p\u00ebr momentin dhun\u00ebn n\u00eb protesta, nd\u00ebrsa ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, megjith\u00ebse as nuk ishte fare prezente n\u00eb takimin e Kimberly Guilfoyle me Ram\u00ebn, madje as q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb lajm\u00ebrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb t\u00eb pa paralajm\u00ebruar t\u00eb saj, nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr votimin e djesh\u00ebm t\u00eb Kuvendit, q\u00eb rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin e Ballukut! Dit\u00eb pas dite do t\u00eb zbardhen nga pak, k\u00ebto mesazhe!<\/p>\n<p>Filloi q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte zbardhja, teksa kryeministri Edi Rama zbulon, aq sa mund t\u00eb zbulonte, fokusin e takimit me ambasadoren e SHBA n\u00eb Greqi, Guilfoyle, t\u00eb cil\u00ebn e priti n\u00eb Kryeministri. Rama tha se fokusi ka qen\u00eb tek disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb rajon, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me energjin\u00eb, me bashk\u00ebpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave dhe aktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa ardhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb takim njohjeje p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb amerikan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me energjin\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me bashk\u00ebpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave t\u00eb treta, aktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr, kini parasysh q\u00eb ambasadorja e SHBA n\u00eb Athin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese bot\u00ebrisht e njohur n\u00eb politik\u00ebn amerikane drejt\u00ebp\u00ebrdejt\u00eb e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb vendimmarr\u00ebs t\u00eb Trump\u201d, tha Rama. Duke treguar qart\u00eb se Tirana \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qend\u00ebr rajonale, pik\u00eb reference p\u00ebr Uashingtonin! Dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhet tek vendet e rajonit, si partneri m\u00eb i besuesh\u00ebm i Trump!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena P\u00ebr dit\u00ebn e enjte, kreu i PD dhe opozit\u00ebs, Sali Berisha kishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb rrethonte Parlamentin dhe n\u00ebse nuk do t\u2019i jepej leja SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb arrestuar Belinda Ballukun, do ta shembte k\u00ebt\u00eb godin\u00eb, ku zhvillon punimet legjislativi shqiptar, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb! Masat p\u00ebr p\u00ebrballimin e \u2018uraganit opozitar\u2019, sikurse e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76309","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76309\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}