{"id":76248,"date":"2026-03-13T12:48:20","date_gmt":"2026-03-13T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/rama-mohon-kritikat-e-shba-se-per-porto-romanon-kompania-u-terhoq-jo-nga-presionet\/"},"modified":"2026-03-13T12:48:20","modified_gmt":"2026-03-13T12:48:20","slug":"rama-mohon-kritikat-e-shba-se-per-porto-romanon-kompania-u-terhoq-jo-nga-presionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/rama-mohon-kritikat-e-shba-se-per-porto-romanon-kompania-u-terhoq-jo-nga-presionet\/","title":{"rendered":"Rama mohon kritikat e SHBA-s\u00eb p\u00ebr Porto Romanon: Kompania u t\u00ebrhoq jo nga presionet"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama deklaroi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat se kompania e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb Porto Romanos \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb momentin e fundit.<\/p>\n<p>Sipas tij, kompania kishte kaluar t\u00eb gjitha fazat e procesit dhe pritej t\u00eb paraqiste ofert\u00ebn p\u00ebrfundimtare, por vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqej duke iu referuar situat\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama tha se oferta financiare lidhej me kufirin maksimal t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga nj\u00eb studim i realizuar nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merret me projekte t\u00eb porteve dhe aeroporteve, si dhe me kufirin e vendosur nga k\u00ebrkesat e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kompania t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por theksoi se procesi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb presioni.<\/p>\n<p>Rama mohoi pretendimet se projekti \u00ebsht\u00eb penguar nga presione t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara apo t\u00eb Bashkimit Europian, duke deklaruar se nuk ka pasur asnj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb shprehur nga k\u00ebto pal\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb gjith\u00eb procesit ka pasur kund\u00ebrshtime dhe presione nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb projekti i portit t\u00eb ri t\u00eb realizohej.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket projektit t\u00eb Porto Romanos, ka ndodhur nj\u00eb koincidenc\u00eb e pashmangshme q\u00eb n\u00eb momentin e fundit kompania q\u00eb ka kaluar gjith\u00eb fazat dhe duhet t\u00eb b\u00ebnte ofert\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr duke iu referuar situat\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs dhe duke qen\u00eb se oferta financiare do t\u00eb ishte e lidhur me tavanin q\u00eb ka vendosur studimi i b\u00ebr\u00eb nga kompania m\u00eb e madhe e bot\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga k\u00ebrkesa e qeveris\u00eb shqiptare nuk kemi arsye q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb mbrapa ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00eb ne, Nuk kemi t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kompania \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb ndonj\u00eb presion por procesi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00ebn presion, jo t\u00eb SHBA-ve si\u00e7 thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush.<\/p>\n<p>Por ka pasur presion nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, natyrisht t\u00eb painteresuar q\u00eb ai port t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb histori suksesi. Kini parasysh q\u00eb q\u00eb nga A-ja thonin \u00e7far\u00eb duhet nj\u00eb port i ri se ne kemi portin ton\u00eb, at\u00eb k\u00ebnet\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Durr\u00ebsit, dhe e lidhnin iden\u00eb e portit t\u00eb ri me shitjen e atdheut n\u00eb duart e arab\u00ebve, n\u00eb fakt e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrtej injoranc\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb faktor si trajtohen \u00e7\u00ebshtjet k\u00ebtu, ka pasur forca t\u00eb interesuara q\u00eb t\u00eb mos ecte p\u00ebrpara projekti i portit t\u00eb ri. Pse , p\u00ebr nj\u00eb arsye q\u00eb cilido q\u00eb do ta kuptoj\u00eb e kupton pa ndonj\u00eb mendim t\u00eb madh. Porti ekzistues nuk ka asnj\u00eb kapacitet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nyja strategjike\u201d,\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesat e amerikan\u00ebve p\u00ebr Porto Romanon<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Grant Van Cleeve, i ka drejtuar nj\u00eb email kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb lidhur me projektin e portit t\u00eb Porto Romanos dhe tenderin e planifikuar p\u00ebr dat\u00ebn 9 mars.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij, Van Cleeve e cil\u00ebson vendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt si nj\u00eb moment strategjik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke theksuar se portet nd\u00ebrtohen zakonisht vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb shekull dhe se dimensioni fillestar i tyre p\u00ebrcakton potencialin ekonomik dhe gjeopolitik t\u00eb vendit p\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>Sipas Van Cleeve, projekti aktual p\u00ebr Porto Romanon \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kufizuar n\u00eb p\u00ebrmasa dhe rrezikon t\u00eb mos e shfryt\u00ebzoj\u00eb potencialin strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai thekson se Shqip\u00ebria ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nyje logjistike p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore n\u00ebse Porto Romano zhvillohet n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb letr\u00ebs, ai k\u00ebrkoi q\u00eb tenderi p\u00ebr Porto Romanon i planifikuar p\u00ebr\u00a09 mars\u00a0t\u00eb shtyhet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb projekti t\u00eb rishikohet n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e NATO-s dhe zhvillimin e Korridorit 8.<\/p>\n<p>Van Cleeve propozon gjithashtu q\u00eb projekti t\u00eb realizohet p\u00ebrmes nj\u00eb modeli zhvillimi t\u00eb bashk\u00ebfinancuar nga partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kompani nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Holanda dhe Turqia, si dhe me mb\u00ebshtetje financiare shtes\u00eb nga NATO.<\/p>\n<p><strong>Kronologjia e tenderit 400 mln euro p\u00ebr Porto Romanon<\/strong><\/p>\n<p>Procedura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit, me vler\u00eb rreth 400 milion\u00eb euro, u anulua pasi kompania e vetme q\u00eb kishte mbetur n\u00eb gar\u00eb, Archirodon Construction, nuk paraqiti ofert\u00ebn financiare brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi i dyt\u00eb i tenderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, pasi edhe gara e par\u00eb e shpallur n\u00eb vitin 2024 u anulua p\u00ebr shkak se nuk u paraqit asnj\u00eb ofert\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i portit mbetet ende n\u00eb let\u00ebr, procesi ka gjeneruar tashm\u00eb shpenzime t\u00eb konsiderueshme nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb financiar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt u hodh q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, kur qeveria shpalli tenderin p\u00ebr hartimin e projektit t\u00eb detajuar teknik t\u00eb portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga \u201cOpen Data Albania\u201d, Fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb ishte 1.36 miliard lek\u00eb, rreth 13.8 milion\u00eb euro, dhe financimi u mbulua nga fondet e vet\u00eb institucionit. Gjat\u00eb procesit t\u00eb prokurimit mor\u00ebn pjes\u00eb 14 operator\u00eb ekonomik\u00eb, por n\u00eb fund 9 prej tyre u skualifikuan dhe fitues u shpall nj\u00eb bashkim kompanish nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendase, t\u00eb kryesuara nga HaskoningDHV Nederland B.V.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr projektimin u shoq\u00ebrua edhe me nj\u00eb rritje t\u00eb fondit fillestar me rreth 20 p\u00ebr qind, sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb publikuar n\u00eb Buletinin e Prokurimeve Publike t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa procedura u sh\u00ebnua me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr risk n\u00eb konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>Por projektimi nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi shpenzim p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb tashm\u00eb ka regjistruar dy tendera t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024, qeveria miratoi nj\u00eb vendim q\u00eb autorizonte Autoritetin Portual t\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb negocionte drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb kontrat\u00eb konsulence me kompanin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare Royal Haskoning DHV. Kjo marr\u00ebveshje kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb asistonte institucionet shqiptare n\u00eb procesin e konkurrimit, kontraktimit, nd\u00ebrtimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndryshe nga tenderi i projektimit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb konsulence nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike vlera financiare, nd\u00ebrsa nuk dihet n\u00ebse marr\u00ebveshja parashikon p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr konsulentin n\u00eb rast se procedurat e tenderimit d\u00ebshtojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, tenderi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit, me fond limit 39.3 miliard lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb shpallur dy her\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb anuluar dy her\u00eb. Procedura e fundit u rishpall n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024 dhe zgjati rreth 15 muaj. N\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb disa nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb porteve, por pas faz\u00ebs s\u00eb parakualifikimit mbet\u00ebn vet\u00ebm dy kompani, nd\u00ebrsa n\u00eb fund vet\u00ebm nj\u00eb ofertues vijoi n\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb k\u00ebtij operatori dhe munges\u00ebs s\u00eb ofert\u00ebs financiare, tenderi u anulua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, projekti p\u00ebr portin e ri t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Porto Romano ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb. Edhe pse konsiderohet nj\u00eb projekt strategjik p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe p\u00ebr korridorin VIII, deri tani ai ka prodhuar m\u00eb shum\u00eb procedura t\u00eb d\u00ebshtuara dhe shpenzime paraprake sesa punime konkrete n\u00eb terren.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-mohon-kritikat-e-shba-se-per-porto-romanon-kompania-u-terhoq-jo-nga-presionet\/\">Rama mohon kritikat e SHBA-s\u00eb p\u00ebr Porto Romanon: Kompania u t\u00ebrhoq jo nga presionet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama deklaroi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat se kompania e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb Porto Romanos \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb momentin e fundit. Sipas tij, kompania kishte kaluar t\u00eb gjitha fazat e procesit dhe pritej t\u00eb paraqiste ofert\u00ebn p\u00ebrfundimtare, por vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqej duke iu referuar situat\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76248\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}