{"id":76229,"date":"2026-03-13T10:48:15","date_gmt":"2026-03-13T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/pd-qeveria-pa-plan-per-rritjen-e-cmimeve-te-naftes-do-te-propozojme-nje-ligj-kontrollues\/"},"modified":"2026-03-13T10:48:15","modified_gmt":"2026-03-13T10:48:15","slug":"pd-qeveria-pa-plan-per-rritjen-e-cmimeve-te-naftes-do-te-propozojme-nje-ligj-kontrollues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/pd-qeveria-pa-plan-per-rritjen-e-cmimeve-te-naftes-do-te-propozojme-nje-ligj-kontrollues\/","title":{"rendered":"PD: Qeveria pa plan p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, do t\u00eb propozojm\u00eb nj\u00eb ligj kontrollues"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Komisionit Parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shum\u00eb vende po nd\u00ebrmarrin masa urgjente p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, qeveria shqiptare nuk ka paraqitur asnj\u00eb iniciativ\u00eb konkrete.<br \/>\nBozdo tha se Agjencia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Energjis\u00eb ka miratuar planin p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb treg 400 milion\u00eb fu\u00e7i naft\u00eb nga rezervat strategjike, nd\u00ebrsa vende si Gjermania, Austria dhe Japonia kan\u00eb nisur t\u00eb p\u00ebrdorin rezervat e tyre p\u00ebr t\u00eb stabilizuar tregun. Ai shtoi se edhe vendet e rajonit, si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kan\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb kontrolluar \u00e7mimet dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn energjetike.<br \/>\nSipas tij, edhe Komisioni Evropian ka k\u00ebrkuar uljen e taksave p\u00ebr energjin\u00eb, nd\u00ebrsa Italia po shqyrton rikthimin e mekanizmit t\u00eb akciz\u00ebs s\u00eb ndryshueshme p\u00ebr t\u00eb ulur \u00e7mimin e karburanteve.<br \/>\nBozdo kritikoi qeverin\u00eb shqiptare duke th\u00ebn\u00eb se ajo p\u00ebrfiton m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga rritja e \u00e7mimeve, por nuk po i p\u00ebrdor k\u00ebto t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt dhe ekonomin\u00eb. Ai ngriti shqet\u00ebsimin edhe p\u00ebr rezervat strategjike t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb vend dhe k\u00ebrkoi nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs t\u00eb hetoj\u00eb rritjen e nj\u00ebkohshme t\u00eb \u00e7mimeve nga kompanit\u00eb e tregtimit t\u00eb karburanteve.<br \/>\nDeputeti demokrat b\u00ebri t\u00eb ditur se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb depozitoj\u00eb n\u00eb Kuvend nj\u00eb projektligj q\u00eb synon t\u00eb detyroj\u00eb qeverin\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa automatike p\u00ebr kontrollin e \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve n\u00eb raste krizash energjetike globale.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim urgjent, Agjencia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Energjis\u00eb miraton planin p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar 400 milion\u00eb fu\u00e7i nafte nga rezervat strategjike t\u00eb saj. K\u00ebsaj k\u00ebrkese ju bashkuan menj\u00ebher\u00eb Gjermania dhe Austria, duke zyrtarizuar l\u00ebshimin e rezervave strategjike t\u00eb naft\u00ebs. Japonia gjithashtu, ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e saj duke l\u00ebshuar dhe ajo k\u00ebto rezerva me q\u00ebllim normalizimin e furnizimit me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse si dhe qet\u00ebsimin e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb burs\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por gjithashtu masa t\u00eb menj\u00ebhershme dhe efikase po marrin vendet fqinj me ne.<br \/>\nGreqia ka ngritur borde t\u00eb cilat kontrollojn\u00eb dhe minimizojn\u00eb fitimet e kompanive t\u00eb tregtimit t\u00eb karburanteve dhe ushqimeve baz\u00eb t\u00eb shport\u00ebs. Nd\u00ebrsa Maqedonia e Veriut ka shpallur emergjenc\u00ebn energjetike dhe po l\u00ebshon n\u00eb treg rezervat e saj t\u00eb naft\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, komisioneri evropian p\u00ebr energjin\u00eb, Dan J\u00f8rgensen, doli publikisht me nj\u00eb thirrje t\u00eb fort\u00eb drejtuar vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb ato t\u00eb ulin menj\u00ebher\u00eb taksat p\u00ebr energjin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb akciz\u00ebn mbi karburantet, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb shkaktuara nga lufta n\u00eb Iran dhe bllokimi i ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit.<br \/>\nQeveria italiane njoftoi zyrtarisht se po punon p\u00ebr t\u00eb riaktivizuar mekanizmin e njohur si akciza e ndryshueshme, mekaniz\u00ebm i cili ul automatikisht akciz\u00ebn kur rritet \u00e7mimi i naft\u00ebs bruto. Ky mekaniz\u00ebm funksionon duke p\u00ebrdorur t\u00eb ardhurat shtes\u00eb nga TVSH-ja q\u00eb kur rritet \u00e7mimi i naft\u00ebs, ku qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues i vet\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr q\u00ebndron qeveria shqiptare, e cila p\u00ebr momentin nuk ka asnj\u00eb ide dhe nuk dim\u00eb t\u00eb ket\u00eb shprehur ndonj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb zbatim k\u00ebto mekanizma q\u00eb vendet e Bashkimit Evropian dhe fqinj\u00ebt tan\u00eb n\u00eb rajon po nd\u00ebrmarrin me shpejt\u00ebsi.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues fakti se qeveria shqiptare, edhe pse fiton m\u00eb shum\u00eb kur \u00e7mimi i naft\u00ebs rritet, dhe kjo gj\u00eb po ndodh, nuk ka nd\u00ebrmend t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura shtes\u00eb, t\u00eb pamerituara p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj dhe ekonomin\u00eb e saj. Por ka nj\u00eb fakt tjet\u00ebr po aq shqet\u00ebsues, rezervat e naft\u00ebs. Angazhimi yn\u00eb pran\u00eb agjencis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb si dhe ndaj direktiv\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Bashkimit Evropian sanksionon detyrimin ligjor q\u00eb kompanit\u00eb shqiptare t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb rezerv\u00eb nafte t\u00eb barabart\u00eb me 61 dit\u00eb konsum apo 90 dit\u00eb importe. P\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sot t\u00eb imagjinohet se nj\u00eb rezerv\u00eb e till\u00eb ekziston dhe aq m\u00eb tep\u00ebr se mund t\u00eb aktivizohet me k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00eb nga qeveria n\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs energjetike.<br \/>\nPra, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha vendet e Bashkimit Evropian praktikisht po vrapojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb pa humbur koh\u00eb, instrumentet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me kriz\u00ebn q\u00eb tashm\u00eb po troket. Me synimin e vet\u00ebm t\u00eb mbrojtjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre dhe ekonomis\u00eb komb\u00ebtare, qeveria shqiptare nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Dit\u00ebt e fundit, rritjet e menj\u00ebhershme dhe t\u00eb nj\u00ebkohshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb tregtar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, treguan se kjo rritje \u00ebsht\u00eb e organizuar dhe me shum\u00eb gjasa p\u00ebrmban element\u00eb t\u00eb kundraligjsh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i b\u00ebjm\u00eb thirrje autoritetit t\u00eb konkurrenc\u00ebs t\u00eb monitoroj\u00eb sjelljen e kompanive n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg nga shum\u00eb af\u00ebr dhe t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rast se verifikohen situata kartel dhe abuzimi me \u00e7mimin e naft\u00ebs si dhe t\u00eb ushqimeve baz\u00eb t\u00eb shport\u00ebs.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrball\u00eb krizave bot\u00ebrore qeveria e Edi Ram\u00ebs nuk reagon. Rasti i fundit ishte pandemia COVID, ku p\u00ebrve\u00e7 ndalim qarkullimit masat e tjera ishin inekzistente. P\u00ebr pasoj\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb qeveria u pasurua v\u00ebrtet nga rritja e \u00e7mimeve, por vet\u00ebm pak p\u00ebrqind e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave ju kthyen qytetar\u00ebve dhe ekonomis\u00eb mbrapsht. Kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb dot k\u00ebshtu. P\u00ebrgjigja ndaj krizave nuk mund t\u00eb jet\u00eb humor i qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nQytetar\u00ebt paguajn\u00eb taksa p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb situata t\u00eb tilla dhe p\u00ebr t\u00eb mos u l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb depozitoj\u00eb n\u00eb kuvend nj\u00eb projektligj q\u00eb do ta detyroj\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb n\u00eb rastin e krizave energjetike t\u00eb shkaktuara nga situata globale, nga forca madhore, t\u00eb marr\u00eb automatikisht masa p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll \u00e7mimin e karburantit. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projektligji ne synojm\u00eb t\u00eb zgjidhim at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha qeverit\u00eb e rajonit dhe t\u00eb Bashkimit Evropian e dhe zgjidhin si pasoj\u00eb e detyrimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. Sepse kur qeverit\u00eb, kur qeveris\u00eb nuk ja ndjen, ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb mekaniz\u00ebm detyrues q\u00eb ndihmon shqiptar\u00ebt dhe ekonomin\u00eb komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb detyrim i opozit\u00ebs t\u2019ju jap\u00eb zgjidhje ligjore situatave t\u00eb tilla kur qartazi mungon vullneti i qeveris\u00eb ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pd-qeveria-pa-plan-per-rritjen-e-cmimeve-te-naftes-do-te-propozojme-nje-ligj-kontrollues\/\">PD: Qeveria pa plan p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, do t\u00eb propozojm\u00eb nj\u00eb ligj kontrollues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Komisionit Parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shum\u00eb vende po nd\u00ebrmarrin masa urgjente p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, qeveria shqiptare nuk ka paraqitur asnj\u00eb iniciativ\u00eb konkrete. Bozdo tha se Agjencia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Energjis\u00eb ka miratuar planin p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb treg [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76229","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76229"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76229\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}