{"id":7621,"date":"2025-03-01T10:07:45","date_gmt":"2025-03-01T10:07:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/ngadalesohet-teknologjia-e-informacionit-si-po-ndikohet-tregu-i-punesimit-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-03-01T10:07:45","modified_gmt":"2025-03-01T10:07:45","slug":"ngadalesohet-teknologjia-e-informacionit-si-po-ndikohet-tregu-i-punesimit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/01\/ngadalesohet-teknologjia-e-informacionit-si-po-ndikohet-tregu-i-punesimit-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Ngadal\u00ebsohet Teknologjia e Informacionit, si po ndikohet tregu i pun\u00ebsimit n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Pas dixhitalizimit masiv n\u00eb pandemin\u00eb e Covid-19, ngadal\u00ebsimi i rritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs globale p\u00ebr sh\u00ebrbime teknologjike, po ndikon te tregu vendas i pun\u00ebsimit p\u00ebr sektorin. K\u00ebrkesa globale m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb e fokusuar te risit\u00eb teknologjike t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale. P\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00ebndrueshm\u00ebri, kompanit\u00eb vendase po diversifikojn\u00eb kontratat. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe oferta p\u00ebr pun\u00ebsim po orientohet drejt profileve specifike.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads \"><\/div>\n<p><strong>Dorina Azo<\/strong><\/p>\n<p>Transformimet globale t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb sektorin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit, po nxisin ndryshime n\u00eb tregun vendas t\u00eb pun\u00ebsimit. P\u00ebr disa nga drejtuesit e kompanive kryesore t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit, oferta p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm ka nisur t\u00eb ngadal\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pohojn\u00eb se pun\u00ebsimet e tyre jan\u00eb t\u00eb orientuara p\u00ebr profile specifike inxhinier\u00ebsh, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrfshirjen e t\u00eb rinjve pa eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimi n\u00eb tregun e pun\u00ebs, sipas drejtuesve t\u00eb kompanive t\u00eb sektorit TI, fillimisht \u00ebsht\u00eb ndikuar nga r\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs globale p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb teknologji, pas rritjes s\u00eb vrullshme q\u00eb pati n\u00eb pandemin\u00eb e Covid-19.<\/p>\n<p>N\u00eb 2021 pati nj\u00eb bum t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjive t\u00eb reja informatike, si p\u00ebr aplikacionet e shitblerjeve online, t\u00eb kontrollit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb aplikacioneve p\u00ebr loj\u00ebra virtuale. Kjo solli rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr zhvillues jasht\u00eb, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs, kompanit\u00eb u shtuan n\u00eb staf, t\u00eb cilat prej muajve t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2022 filluan t\u00eb bien n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shumica e kompanive u detyruan t\u00eb largojn\u00eb nga stafi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm punonj\u00ebsish.<\/p>\n<p>Aktualisht transformimi dixhital global po nxit m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e kompanive p\u00ebr investime t\u00eb reja n\u00eb fushat e Inteligjenc\u00ebs Artificiale (AI) dhe siguris\u00eb kibernetike. P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me k\u00ebrkes\u00ebn dhe p\u00ebr ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare, kompanit\u00eb ofruese t\u00eb sh\u00ebrbimeve po diversifikojn\u00eb kontratat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb treg, k\u00ebrkesa p\u00ebr investime n\u00eb teknologji ka p\u00ebsuar r\u00ebnie t\u00eb dukshme, ve\u00e7an\u00ebrisht pas periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, kur sektori p\u00ebrjetoi nj\u00eb fllusk\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dixhitalizimit masiv. Megjithat\u00eb, kjo ulje k\u00ebrkese nuk \u00ebsht\u00eb uniforme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb q\u00eb jan\u00eb pozicionuar si ofrues t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, dhe jo thjesht suport IT, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme nga klient\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje teknologjike t\u00eb avancuara dhe me vler\u00eb t\u00eb shtuar\u201d, pohon themeluesi dhe drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cRitech\u201d, Aleksand\u00ebr Risilia.<\/p>\n<p>Ai shton se p\u00ebr t\u00eb ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare, kompania \u201cRitech\u201d ka diversifikuar kontratat dhe ka p\u00ebrmir\u00ebsuar proceset e brendshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kompania jon\u00eb ka adoptuar nj\u00eb qasje t\u00eb orientuar drejt risive teknologjike, duke sjell\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb reja q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb automatizimin inteligjent, implementimin e sistemeve t\u00eb bazuara n\u00eb Inteligjenc\u00eb Artificiale dhe zhvillimin e zgjidhjeve t\u00eb personalizuara p\u00ebr menaxhimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe optimizimin e proceseve t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Fokusi n\u00eb inovacion dhe p\u00ebrshtatja ndaj nevojave specifike t\u00eb klient\u00ebve na ka lejuar jo vet\u00ebm t\u00eb mbajm\u00eb klient\u00ebt ekzistues, por edhe t\u00eb t\u00ebrheqim biznese t\u00eb reja q\u00eb synojn\u00eb transformimin dixhital t\u00eb operacioneve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, nj\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sektorit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit \u201cLufthansa Industry Solutions\u201d, sipas administratores Albana Shkurta, ka par\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr sh\u00ebrbime teknologjike dhe dixhitale, duke reflektuar nj\u00eb tendenc\u00eb globale t\u00eb investimit n\u00eb inovacion dhe dixhitalizim.<\/p>\n<p>Zonja Shkurta shton se kompania pret nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, por me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, duke reflektuar tendencat e industris\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa e bizneseve p\u00ebr investime n\u00eb teknologji ka shfaqur nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb rritje, pasi kompanit\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb efikasitetin, t\u00eb optimizojn\u00eb proceset dhe t\u00eb forcojn\u00eb pozicionin e tyre n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Transformimi dixhital dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tregut po nxisin investime t\u00eb reja, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fushat e Inteligjenc\u00ebs Artificiale (AI), cloud computing dhe siguris\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>Brenda grupit Lufthansa (LH Group), ka nj\u00eb trend n\u00eb rritje t\u00eb investimeve n\u00eb teknologji, duke reflektuar p\u00ebrkushtimin p\u00ebr inovacion dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb proceseve operacionale\u201d.<\/p>\n<p>Edhe administratorja e kompanis\u00eb \u201cSoft Solutions\u201d, znj. Arjola Koromani, thot\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr investime n\u00eb teknologji ka pasur rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme, sidomos n\u00eb zgjidhje p\u00ebr automatizim dhe optimizim procesesh.<\/p>\n<p>\u201cKompania jon\u00eb ka sjell\u00eb disa sh\u00ebrbime risi n\u00eb treg, duke p\u00ebrfshir\u00eb zgjidhje t\u00eb avancuara n\u00eb zhvillimin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, sh\u00ebrbime p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike dhe sisteme p\u00ebr analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb i ndihmojn\u00eb bizneset t\u00eb marrin vendime m\u00eb t\u00eb informuara.<\/p>\n<p>Industria n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne operojm\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimisht e ndryshueshme me prurje t\u00eb reja dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne kemi gjithashtu n\u00eb fokus fush\u00ebn e k\u00ebrkimit dhe research-it, e cila lidhet shum\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb pikat q\u00eb sapo p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, problem kryesor mbetet edhe fuqizimi i Lekut, i cili ka krijuar presion mbi eksportuesit, p\u00ebrfshir\u00eb ata t\u00eb sh\u00ebrbimeve IT, duke ulur konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb qasje t\u00eb balancuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur biznesin nga k\u00ebto ndikime t\u00eb jashtme dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur avantazhet konkurruese n\u00eb nj\u00eb sektor t\u00eb sfiduar globalisht\u201d, thekson drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cRitech\u201d.<\/p>\n<p>Si po ndryshon oferta dhe k\u00ebrkesa e tregut t\u00eb pun\u00ebs<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb vend ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime ndaj t\u00eb tret\u00ebve, t\u00eb fokusuara kryesisht n\u00eb tregun amerikan dhe europian. Ngadal\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime teknologjike n\u00eb tregun e huaj krahasuar me periudh\u00ebn e pandemis\u00eb, po ndikon edhe tek oferta p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb tregun vendas.<\/p>\n<p>\u201cTregu i pun\u00ebs ka nisur t\u00eb ngadal\u00ebsohet p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb cikli ekonomik global n\u00eb industrin\u00eb e IT-s\u00eb, q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb ulje t\u00eb ritmit t\u00eb pun\u00ebsimeve dhe n\u00eb nj\u00eb ngopje p\u00ebr disa pozicione specifike\u201d, thot\u00eb z. Risilia.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebrkesa e t\u00eb rinjve p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor vijon t\u00eb mbetet e lart\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pagesave t\u00eb larta q\u00eb ofron sektori p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit. N\u00eb shum\u00eb raste, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimeve, t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb nxitur p\u00ebr t\u00eb ndjekur studime apo kurse profesionale n\u00eb teknologji.<\/p>\n<p>Por aktualisht, n\u00eb kushtet e r\u00ebnies s\u00eb ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsime dhe orientimeve globale p\u00ebr sh\u00ebrbime sa m\u00eb inovatore, pun\u00ebsimet e kompanive jan\u00eb t\u00eb orientuara kryesisht p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb specializuara n\u00eb profile pune me risit\u00eb e novacionit ose me eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa e t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb sektorin e IT-s\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, duke ndjekur trendin e viteve t\u00eb fundit. Kjo k\u00ebrkes\u00eb ndikohet dhe diktohet ve\u00e7an\u00ebrisht nga p\u00ebrfitimet e larta q\u00eb ofron kjo fush\u00eb, si pagat konkurruese, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pun\u00eb fleksib\u00ebl dhe shanset p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe pse shum\u00eb t\u00eb rinj po ndjekin studime dhe trajnime n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb, oferta ende nuk arrin t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebn e tregut, i cili aktualisht shkon drejt profileve specifike dhe me p\u00ebrvoj\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu pak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pun\u00ebsimin e t\u00eb rinjve pa eksperienc\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRekrutimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb sfidues, sepse duhet gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebsh kombinimin e duhur midis aft\u00ebsive specifike t\u00eb k\u00ebrkuara, konkurrenc\u00ebs n\u00eb treg p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb kualifikuar dhe pritshm\u00ebrin\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kandidat\u00ebve\u201d, pohon Albana Shkurta, nga kompania \u201cLufthansa Industry Solutions\u201d.<\/p>\n<p>Themeluesi i kompanis\u00eb \u201cRitech\u201d, Aleksand\u00ebr Risilia, rekomandon se n\u00eb kushtet e ndryshimeve t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb edhe programet m\u00ebsimore n\u00eb vend t\u00eb orientohen drejt risive teknologjike.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa e t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb sektorin e IT-s\u00eb dhe numri i t\u00eb diplomuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb kan\u00eb vazhduar t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive, duke reflektuar interesin e lart\u00eb p\u00ebr profesionet teknologjike dhe p\u00ebrfitimet q\u00eb ato ofrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por tregu i pun\u00ebs ka nisur t\u00eb ngadal\u00ebsohet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ka nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr t\u00eb orientuar arsimin drejt themeleve t\u00eb domosdoshme, si aft\u00ebsit\u00eb baz\u00eb t\u00eb komunikimit t\u00eb shkruar dhe verbal, si dhe bazat teknike n\u00eb TI, p\u00ebrfshir\u00eb Algoritmik\u00ebn, Struktura e t\u00eb Dh\u00ebnave dhe Mendimin sipas Sistemeve (Systems Thinking)\u201d.<\/p>\n<p><strong>Profesioni i IT, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb paguarit n\u00eb 2023<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, p\u00ebr pagat sipas profesioneve, n\u00eb vitin 2023 profesioni i dyt\u00eb m\u00eb i paguar n\u00eb vend ishte \u201cSpecialist\u00eb t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Komunikimit\u201d, me pag\u00eb mesatare prej 144 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Profesionist\u00ebt e IT kan\u00eb marr\u00eb mesatarisht 16 mij\u00eb lek\u00eb, ose 12.6% m\u00eb shum\u00eb n\u00eb 2023 krahasuar me vitin paraardh\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 2023, ky grup rezultoi i dyti nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb paguarit.<\/p>\n<p>Grupi p\u00ebr profesionin \u201cDrejtues administrativ\u00eb dhe komercial\u00eb\u201d ka dhe pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend, me 194 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr 2023. N\u00eb krahasim me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm, paga e tyre \u00ebsht\u00eb rritur me 15 mij\u00eb lek\u00eb, ose 8.6%.<\/p>\n<p>\u201cDrejtues prodhimi dhe sh\u00ebrbimesh t\u00eb specializuara\u201d\u00a0kaluan n\u00eb profesionin e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb paguar, me pag\u00eb mesatare prej gati 144 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj, me rritje 9.2% (+12 mij\u00eb lek\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb rritjen e pagave p\u00ebr punonj\u00ebsit e pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit ka ndikuar orientimi i bizneseve drejt teknologjis\u00eb s\u00eb bashku me munges\u00ebn e specialist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sektori p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga profesionet q\u00eb po emigron m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas rritjes s\u00eb pagave, me q\u00ebllim frenimin e emigracionit, p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb inxhinier\u00ebve t\u00eb kualifikuar, shum\u00eb kompani po fokusohen te p\u00ebrgatitja e tyre profesionale, n\u00ebp\u00ebrmjet ngritjes s\u00eb akademive, mb\u00ebshtetur n\u00eb programe specifike t\u00eb brendshme t\u00eb kompanis\u00eb ofruese t\u00eb sh\u00ebrbimeve teknologjike.<\/p>\n<p>\u201cTregu i pun\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgjerim dhe ne e kemi par\u00eb n\u00eb rastet konkrete t\u00eb kompanis\u00eb son\u00eb. K\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb rinj n\u00eb IT dhe fushat e programimit \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, por edhe ofertat p\u00ebr pozicione pune jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne ruajtja e standardeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u201cproduktin final\u201d prandaj, shpeshher\u00eb hasim edhe sfida n\u00eb rekrutim, pasi k\u00ebrkohet q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb ken\u00eb padyshim specializim dhe aft\u00ebsi t\u00eb avancuara n\u00eb p\u00ebrputhje me pozicionet p\u00ebr t\u00eb cilat ato aplikojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm investimi te t\u00eb rinjt\u00eb gjithashtu, ndaj edhe kemi n\u00eb fokus zhvillimin e talenteve p\u00ebrmes \u2018Soft Academy\u2019 dhe programeve t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb siguruar burime njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrgatitura\u201d, pohon administratorja e \u201cSoft Solutions\u201d, Arjola Koromani.<\/p>\n<p><strong>Potencialet e zhvillimit dhe sfidat e tregut<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesit e kompanive kryesore t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit pohojn\u00eb nj\u00ebz\u00ebri se tregu vendas ka ende shum\u00eb potenciale p\u00ebr t\u2019u zhvilluar, p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb ul\u00ebt nga leht\u00ebsit\u00eb fiskale. Por prej tyre k\u00ebrkohet zgjidhja e mjaft sfidave, ve\u00e7an\u00ebrisht frenimi i emigracionit t\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>\u201cTregu i Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb Shqip\u00ebri ka potencial t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u zhvilluar dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar ndjesh\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. Ky potencial bazohet n\u00eb disa avantazhe kryesore:<\/p>\n<p>Rinia e talentuar shqiptare: Shqip\u00ebria ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb rinjsh t\u00eb talentuar n\u00eb fush\u00ebn e IT-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb gjejn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mira p\u00ebr karrier\u00eb brenda vendit.<\/p>\n<p>Institucionet arsimore t\u00eb kualifikuara: Sistemi profesional ka institucione cil\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrgatisin specialist\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr tregun e teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosto e ul\u00ebt: Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb vend me kosto t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr investime n\u00eb IT, duke ofruar sh\u00ebrbime konkurruese n\u00eb raport me kostot.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsi fiskale: Stimulimi n\u00eb form\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtimeve apo uljeve tatimore e b\u00ebn m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs zhvillimin e bizneseve n\u00eb sektorin e IT-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, disa sfida pengojn\u00eb zhvillimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sektori:<\/p>\n<p>Konkurrenca jo e ndershme: Praktikat jo t\u00eb ndershme n\u00eb treg ngadal\u00ebsojn\u00eb investimet e huaja, pasi krijojn\u00eb pasiguri p\u00ebr investitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Burokracia: Procedurat e nd\u00ebrlikuara administrative jan\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e madhe p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb efikasitet dhe zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Tregu i vog\u00ebl: Me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kufizuar n\u00eb tregun vendas, kompanit\u00eb shqiptare duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb tregje t\u00eb huaja p\u00ebr rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Emigracioni: Tendenca p\u00ebr t\u2019u larguar b\u00ebn q\u00eb shum\u00eb talente t\u00eb IT-s\u00eb t\u00eb zgjedhin mund\u00ebsi t\u00eb tjera jasht\u00eb vendit, duke dob\u00ebsuar baz\u00ebn e ekspertiz\u00ebs s\u00eb sektorit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse zgjidhen k\u00ebto sfida, Shqip\u00ebria ka potencial t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sh\u00ebrbimet IT, duke ndikuar pozitivisht n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Edhe administratorja e kompanis\u00eb \u201cSOFT &amp; SOLUTION\u201d, znj. Arjola Koromani, e konsideron frenimin e emigracionit t\u00eb t\u00eb rinjve nj\u00eb nga sfidat q\u00eb nevojitet t\u00eb adresohet.<\/p>\n<p>\u201cTregu i Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb potencial t\u00eb madh zhvillimi, ashtu si edhe n\u00eb vendet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke kontribuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Avantazhet kryesore jan\u00eb rinia e edukuar teknologjikisht dhe kostot konkurruese p\u00ebr investimet. Faktor\u00ebt q\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj industrie do t\u00eb lidheshin pak me pjes\u00ebn e emigracionit t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb specializuar\u201d, pohon ajo.<\/p>\n<p>Drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cRitech\u201d, Aleksand\u00ebr Risilia, thot\u00eb se duke t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja dhe duke zhvilluar nj\u00eb ekonomi dixhitale me start-up-e t\u00eb suksesshme, Shqip\u00ebria mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb avantazh konkurrues afatgjat\u00eb, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe inovacione teknologjike.\/ MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ngadalesohet-teknologjia-e-informacionit-si-po-ndikohet-tregu-i-punesimit-ne-shqiperi\/\">Ngadal\u00ebsohet Teknologjia e Informacionit, si po ndikohet tregu i pun\u00ebsimit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas dixhitalizimit masiv n\u00eb pandemin\u00eb e Covid-19, ngadal\u00ebsimi i rritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs globale p\u00ebr sh\u00ebrbime teknologjike, po ndikon te tregu vendas i pun\u00ebsimit p\u00ebr sektorin. K\u00ebrkesa globale m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb e fokusuar te risit\u00eb teknologjike t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale. P\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00ebndrueshm\u00ebri, kompanit\u00eb vendase po diversifikojn\u00eb kontratat. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe oferta p\u00ebr pun\u00ebsim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7621","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7621\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}