{"id":76195,"date":"2026-03-13T07:45:28","date_gmt":"2026-03-13T07:45:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/sulm-i-ri-gabime-te-vjetra-pse-shqiperia-mbetet-e-pambrojtur-nga-hakerat-iraniane-3\/"},"modified":"2026-03-13T07:45:28","modified_gmt":"2026-03-13T07:45:28","slug":"sulm-i-ri-gabime-te-vjetra-pse-shqiperia-mbetet-e-pambrojtur-nga-hakerat-iraniane-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/13\/sulm-i-ri-gabime-te-vjetra-pse-shqiperia-mbetet-e-pambrojtur-nga-hakerat-iraniane-3\/","title":{"rendered":"Sulm i ri, gabime t\u00eb vjetra\/ Pse Shqip\u00ebria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranian\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Pasi kishin heshtur p\u00ebr muaj me radh\u00eb, kat\u00ebr kanale n\u00eb Telegram q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb ashtuquajturit grupi \u201cHomeland Justice\u201d u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjalla t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes. N\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb fillon me nj\u00eb mesazh mbi paralajm\u00ebrimet e b\u00ebra dhe se po \u201ci afrohemi or\u00ebs zero\u201d, hakerat pretenduan se kishin sulmuar dhe marr\u00eb n\u00ebn kontroll serverat e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zot\u00ebronin korrespondenc\u00ebn e deputet\u00ebve.<\/p>\n<h4>Mesazhi i par\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbante nj\u00eb foto me nj\u00eb list\u00eb emailesh dhe hyrjen e nj\u00eb emaili nga domain parlament.al u publikua n\u00eb or\u00ebn 11:44 t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs.<\/h4>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha bisedat dhe korrespondenca e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb korruptuar t\u00eb Kuvendit gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit jan\u00eb n\u00eb duart e Homeland Justice. Ne jemi shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr jush nga sa mendoni\u201d, thuhej n\u00eb mesazh.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 14:11, hakerat publikuan nj\u00eb folder me 815 megabyte materiale nga emailet e shk\u00ebmbyera n\u00eb adres\u00ebn zyrtare t\u00eb deputet\u00ebve Belinda Balluku, Gazmend Bardhi, Damian Gjiknuri dhe Edi Paloka. Nj\u00eb video e publikuar po at\u00eb dit\u00eb tregoi se grupi kishte akses n\u00eb serverat virtual\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa u d\u00ebshmua fshirja e materialeve nga k\u00ebta servera.<\/p>\n<h4>N\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar po t\u00eb mart\u00ebn, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb e cil\u00ebsoi incidentin si nj\u00eb \u201csulm t\u00eb sofistikuar\u201d dhe pretendoi se \u201cinfrastruktura kryesore e pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb prekur\u201d.<\/h4>\n<p>Por ekspert\u00ebt e pavarur t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb informacionit vizatojn\u00eb nj\u00eb tablo krejt t\u00eb ndryshme dhe ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi neglizhenc\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur institucionale. Eksperti i IT, Erion Demiri i tha BIRN se hakerat kan\u00eb aksesuar infrastruktur\u00ebn kritike dhe se kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb brenda sistemit, nd\u00ebrsa alarmet nuk kan\u00eb funksionuar. Pasi analizoi t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara, edhe Besmir Semanaj v\u00eb n\u00eb dukje se fjal\u00ebkalimet n\u00eb sistem jan\u00eb t\u00eb parinovuara prej vitesh, duke d\u00ebshmuar neglizhenc\u00eb dhe munges\u00eb masash mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Sulmi mbi infrastruktur\u00ebn digjitale t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb sulmi i tret\u00eb i suksessh\u00ebm i grupit t\u00eb ashtuquajtur Homeland Justice, pas atij q\u00eb targetoi \u201ce-Albania\u201d n\u00eb vitin 2022 dhe sulmit ndaj infrastruktur\u00ebs digjitale t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb qershor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi.<\/p>\n<h4><strong>Akses n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb infrastruktur\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<p>Grupi i hakerave filloi publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb 10 mars 2026 n\u00eb kat\u00ebr kanale aktive n\u00eb aplikacionin Telegram, t\u00eb cilat ndiqen nga rreth 22 mij\u00eb p\u00ebrdorues. Publikimet vazhdojn\u00eb ende dhe p\u00ebrfshijn\u00eb arkiva masive t\u00eb e-maileve t\u00eb stafit t\u00eb Kuvendit (t\u00eb domain-it @parlament.al), si dhe video q\u00eb tregojn\u00eb aksesimin n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb sistemeve dhe fshirjen e t\u00eb dh\u00ebnave nga server\u00ebt.<\/p>\n<p>Pamjet e publikuara nga \u201cHomeland Justice\u201d tregojn\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb lira brenda rrjetit t\u00eb Kuvendit. Eksperti i IT-s\u00eb, Erion Demiri, thekson se videot tregojn\u00eb aksesimin e hard drive-ve t\u00eb server\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe fshirjen e makinave virtuale nga nj\u00eb infrastruktur\u00eb VDI (Virtual Desktop Infrastructure).<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e kryera jan\u00eb destruktive dhe sjellin nd\u00ebrprerjen e pun\u00ebs dhe humbjen e madhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb makinat e afektuara,\u201d shpjegon Demiri. Sipas tij, ndon\u00ebse fshirja e t\u00eb dh\u00ebnave mban dat\u00ebn 10 mars 2026, aksesi i paautorizuar n\u00eb sisteme \u201cmund t\u00eb jet\u00eb kryer shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb sulmuesve t\u00eb kopjojn\u00eb dhe monitorojn\u00eb rrjetin p\u00ebrpara se t\u00eb kryenin veprimin shkat\u00ebrrues.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb sulmi u b\u00eb publik nga vet\u00eb hakerat dhe jo nga sistemet e monitorimit t\u00eb institucionit, tregon nj\u00eb munges\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb sistemeve t\u00eb detektimit t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb huaja n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>\u201cE sigurt nga m\u00ebnyra e sjelljes \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ka qen\u00eb stafi i institucionit q\u00eb ka dalluar aksesin e autorizuar, por vet\u00eb forca keqb\u00ebr\u00ebse q\u00eb ka publikuar sulmin,\u201d tha Demiri.<\/p>\n<h4><strong>D\u00ebshtim i masave baz\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Shqet\u00ebsimi kryesor q\u00eb ngrihet nga ekspert\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb sulmi, por leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb kryer, \u00e7ka sugjeron mosmarrjen e asnj\u00eb mase pas historikut t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb sulmeve kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Besmir Semanaj, ekspert i siguris\u00eb kibernetike, v\u00ebren se komprometimi nuk ka qen\u00eb thjesht nj\u00eb rrjedhje dokumentesh, por nj\u00eb \u201cakses real n\u00eb infrastruktur\u00ebn IT t\u00eb Kuvendit\u201d, me hakerat q\u00eb kan\u00eb pasur privilegje administrative (akses n\u00eb VM\u00ebare vCenter).<\/p>\n<p>M\u00eb alarmante, sipas Semanajt, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb listat e p\u00ebrdoruesve dhe mailbox-eve t\u00eb publikuara sugjerojn\u00eb se llogarit\u00eb kan\u00eb mbetur aktive dhe pa ndryshuar fjal\u00ebkalimet edhe pas sulmeve t\u00eb m\u00ebparshme. \u201cKjo tregon munges\u00eb t\u00eb masave minimale t\u00eb reagimit si pass\u00ebord reset masiv (rinovim i fjal\u00ebkalimeve), revokim sesionesh dhe auditim aksesesh,\u201d thekson Semanaj. Ai paralajm\u00ebron se publikimi i struktur\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb server\u00ebve rrit rrezikun p\u00ebr sulme t\u00eb m\u00ebtejshme dhe d\u00ebshmon se \u201cinstitucionet nuk kan\u00eb zbatuar as masat baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb pas incidenteve t\u00eb m\u00ebparshme.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ka edhe Orkidea Xhaferraj, eksperte n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Shkenc\u00eb dhe Inovacion p\u00ebr Zhvillim, SCiDEV, e cila thot\u00eb se sulmet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb suksesshme ndaj institucioneve ky\u00e7e shqiptare \u201cngren\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe\u201d p\u00ebr masat e marra p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e infrastruktur\u00ebs digjitale, pavar\u00ebsisht shpenzimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<h4>\u201cCenueshm\u00ebria e lart\u00eb e institucioneve, Kuvendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sistemike. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, pas \u00e7do sulmi d\u00ebgjojm\u00eb se po punohet p\u00ebr adresimin, po hetohet, po bashk\u00ebpunohet me entitete t\u00eb treta, por \u00e7far\u00eb po ndryshon thelb\u00ebsisht?!\u201d, pyet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retorike Xhaferraj.<\/h4>\n<p>Ekspert\u00ebt ngren\u00eb dyshime p\u00ebr leht\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ndodhin k\u00ebto sulme dhe aludojn\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb transparence t\u00eb plot\u00eb, se ato mund t\u00eb jen\u00eb edhe organizime t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00ebrheqje v\u00ebmendje nga problemet e tjera n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb ka konflikt t\u00eb brendsh\u00ebn kemi hak\u00ebrrim\u201d, thot\u00eb Semanaj, q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb transparence p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb p\u00ebrdorur parat\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike.<\/p>\n<h4>Kuvendi i minimizoi d\u00ebmet nga sulmi. N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat t\u00eb mart\u00ebn, Kuvendi pretendoi se aksesi i paautorizuar ishte v\u00ebn\u00eb re mbr\u00ebmjen e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs rreth or\u00ebs 21:00. Institucioni deklaroi se \u201cnga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb prekur\u201d dhe se faqja zyrtare vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb\u201d. Kuvendi njoftoi ngritjen e nj\u00eb skuadre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt teknike dhe hetimore me Autoritetin Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike (AKSK), Policin\u00eb e Shtetit, Komand\u00ebn Kibernetike dhe partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/h4>\n<p>Megjithat\u00eb sipas ekspert\u00ebve, pretendimi zyrtar se \u201cinfrastruktura kryesore nuk \u00ebsht\u00eb prekur\u201d bie ndesh me provat vizuale t\u00eb aksesit n\u00eb platform\u00ebn qendrore t\u00eb menaxhimit t\u00eb server\u00ebve virtual\u00eb (vCenter), e cila p\u00ebrfaq\u00ebson thelbin e infrastruktur\u00ebs digjitale t\u00eb nj\u00eb institucioni modern. Gjithashtu, p\u00ebrcaktimi i sulmit si \u201ci sofistikuar\u201d vihet n\u00eb dyshim nga fakti se hakerat duket se kan\u00eb p\u00ebrdorur kredenciale t\u00eb vjetra e t\u00eb pandryshuara p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Aktualisht, institucioni po p\u00ebrballet me sfid\u00ebn e ringritjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs nga e para. Si\u00e7 paralajm\u00ebron eksperti Demiri, ky proces duhet b\u00ebr\u00eb me kujdes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrmes kopjeve rezerv\u00eb (backups), pasi \u201cs\u00eb bashku me backup zakonisht rikthehet edhe vulnerabiliteti\u201d, duke e l\u00ebn\u00eb der\u00ebn s\u00ebrish t\u00eb hapur p\u00ebr sulme t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, serioziteti me t\u00eb cilin Shqip\u00ebria e trajton infrastruktur\u00ebn digjitale u vu n\u00eb dyshim n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi pasi hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ngrit\u00ebn akuza p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e grupeve kriminale n\u00eb p\u00ebrcaktimin e tenderave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/13\/sulm-i-ri-gabime-te-vjetra-pse-shqiperia-mbetet-e-pambrojtur-nga-hakerat-iraniane\/\">Sulm i ri, gabime t\u00eb vjetra\/ Pse Shqip\u00ebria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranian\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi kishin heshtur p\u00ebr muaj me radh\u00eb, kat\u00ebr kanale n\u00eb Telegram q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb ashtuquajturit grupi \u201cHomeland Justice\u201d u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjalla t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes. N\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb fillon me nj\u00eb mesazh mbi paralajm\u00ebrimet e b\u00ebra dhe se po \u201ci afrohemi or\u00ebs zero\u201d, hakerat pretenduan se kishin sulmuar dhe marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76195","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}