{"id":76127,"date":"2026-03-12T17:48:18","date_gmt":"2026-03-12T17:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/12\/boterori-kalon-nga-polonia-titullaret-e-sylvinhos-me-demtime-dhe-pak-minuta-loje\/"},"modified":"2026-03-12T17:48:18","modified_gmt":"2026-03-12T17:48:18","slug":"boterori-kalon-nga-polonia-titullaret-e-sylvinhos-me-demtime-dhe-pak-minuta-loje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/12\/boterori-kalon-nga-polonia-titullaret-e-sylvinhos-me-demtime-dhe-pak-minuta-loje\/","title":{"rendered":"Bot\u00ebrori kalon nga Polonia, titullar\u00ebt e Sylvinhos me d\u00ebmtime dhe pak minuta loj\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Komb\u00ebtarja jon\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit para ndeshjes s\u00eb par\u00eb \u201cPlay Off\u201d kund\u00ebr Polonis\u00eb, e planifikuar t\u00eb luhet n\u00eb Varshav\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 26 mars. Kuqezinjt\u00eb e drejtuar nga Silvinjo, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb arritur kualifikimin e shum\u00eb pritur e nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb synuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kualifikimin n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<p>Prej jav\u00ebsh, stafi teknik i Komb\u00ebtares ka nisur nga puna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme teksa rreth dat\u00ebs 20 mars, pritet q\u00eb t\u00eb publikohet edhe lista me lojtar\u00ebt e grumbulluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim. Kur kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se dy jav\u00eb, dilemat jan\u00eb t\u00eb shumta p\u00ebr lojtar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb grumbullohen dhe p\u00ebr ato q\u00eb do t\u00eb hidhen n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr sfid\u00ebn e par\u00eb ndaj Polonis\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb finale t\u00eb mundshme n\u00eb rast t\u00eb rezultatit pozitiv.<\/p>\n<\/div>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb grumbullimit, disa nga protagonist\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment jo t\u00eb mir\u00eb me kluibet e tyre duke nisur q\u00eb nga alternativat e port\u00ebs, e deri te mbrojtja, mesfsuha apo edhe sulmi kuqezi.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<p><strong>PORTA-<\/strong>\u00a0Thomas Strakosha \u00ebsht\u00eb titullari i padiskutuesh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr fatin e mir\u00eb, gardiani kuqezi po kalon nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kampionatin grek. Me fanell\u00ebn e AEK-ut, Strakosha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb fush\u00eb, por nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr portier\u00ebt e tjer\u00eb. I vetmi q\u00eb po luan rregullisht \u00ebsht\u00eb Mario Dajsinani nga kampionati shqiptar.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div>Portieri i Egnatias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb rrogozhinasve dhe me shum\u00eb gjasa do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e ndeshjeve t\u00eb fundmuajit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Simon Simoni \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb skuadr\u00ebs duke qen\u00eb se dit\u00ebt e fundit ka p\u00ebsuar nj\u00eb d\u00ebmtim n\u00eb st\u00ebrvitje. Talenti i port\u00ebs nuk kishte marr\u00eb gjithsesi asnj\u00eb minut\u00eb me skuadr\u00ebn e tij n\u00eb vitin 2026, duke q\u00ebndruar gjithmon\u00eb n\u00eb stol.<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div class=\"\">\n<p>Alen Sherri \u00ebsht\u00eb portieri tjet\u00ebr i cili ka qen\u00eb i d\u00ebmtuar dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer me skuadr\u00ebn e Kaljarit megjithat\u00eb me skuadr\u00ebn e Seris\u00eb A ai nuk po arrin t\u00eb gjej\u00eb minuta duke q\u00ebndruar n\u00eb stol. Gjithsesi, problemi i port\u00ebs duket i zgjidhur dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb shpresohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb forma e Strakosh\u00ebs t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb mos ket\u00eb probleme fizike p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar Simonin n\u00eb Komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb edhe Elhan Kastrati. Portieri 29-vjeccar aktivizohet n\u00eb Gjermani me Braunshveig megjithat\u00eb vet\u00ebm dy ndeshjet e fundit i ka luajtur p\u00ebr vitin 2026 nga 8 t\u00eb mundshmet.<\/p>\n<\/div>\n<p><strong>MBROJTJA-<\/strong>\u00a0N\u00eb kualifikueset e Bot\u00ebrorit, mbrojtja e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb reparti m\u00eb i fort\u00eb dhe m\u00eb i konsoliduar duke qen\u00eb se p\u00ebrvecc Anglis\u00eb, vet\u00ebm Letonia arriti t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb gol ndaj kuqezinjve n\u00eb faz\u00ebn e grupeve. Por, situata para ndeshjeve t\u00eb \u201cPlay Off\u201d-it nyuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira e mundshme p\u00ebr prapavij\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb duke qen\u00eb se shum\u00eb lojtar\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb form\u00eb dhe nuk arrijn\u00eb t\u00eb aktivizohen me skuadrat e tyre. K\u00ebshtu, Elseid Hysaj q\u00eb ka qen\u00eb titullar absolut me fanell\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me Lacion dhe nuk po merr thuajse fare minuta si n\u00eb kampionat, ashtu edhe n\u00eb Kup\u00ebn e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 13 ndeshjet e zhvilluara n\u00eb vitin 2026, Hysaj ka marr\u00eb n\u00eb total vet\u00ebm 11 minuta loj\u00eb duke qen\u00eb kjo nj\u00eb shif\u00ebr minutash thuajse e pap\u00ebrfillshme kur sheh kund\u00ebrshtarin q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte n\u00eb at\u00eb pozicion, \u00ebsht\u00eb edhe mbrojt\u00ebsi tjet\u00ebr Ivan Balliu. Mbrojt\u00ebsi i Vajekanos q\u00eb aktivizohet n\u00eb La Liga, ka marr\u00eb vetm 96 minuta n\u00eb 11 ndeshjet e luajtura t\u00eb vitit 2026 dhe duket se e ka humbur vendin e tij n\u00eb formacion por edhe si alternativ\u00eb. Shpesh her\u00eb, mbrojt\u00ebsi ka shkaktuar edhe polemika n\u00eb kampionat p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pas nd\u00ebrrimeve t\u00eb mundshme. Situat\u00eb t\u00eb ccuditshme po kalon edhe Mario Mitaj me Al Itihadin n\u00eb Arabi.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i majt\u00eb shpesh her\u00eb ka qen\u00eb protagonist dhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuarit, e her\u00eb t\u00eb tjera ka p\u00ebrfunduar n\u00eb stolin rezerv\u00eb ose edhe jasht\u00eb tribun\u00ebs. Marash Kumbulla ka vuajtur me Majork\u00ebn jo pak q\u00eb nga trasnferimi n\u00eb ver\u00eb. N\u00eb shtator, ai u d\u00ebmtua dhe mungoi p\u00ebr rreth 3 muaj duke u rikthyer s\u00ebrish n\u00eb fush\u00eb n\u00eb janar.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebmtim e ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb edhe Kumbull\u00ebn i cili ka luajtur vet\u00ebm 2 ndeshje me skuadr\u00ebn e tij dhe prej disa jav\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb rikuperimi duke mos arritur t\u00eb jap\u00eb kontribut. Naser Aliji ka l\u00ebn\u00eb pas d\u00ebmtimin, ashtu sicc kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Serin\u00eb A jan\u00eb kthyer n\u00eb protagonist\u00eb me ekipet e tyre. Moment t\u00eb mir\u00eb po vazhdon t\u00eb kaloj\u00eb Arlind Ajeti n\u00eb kampionatin turk me Bodrumsporin.<\/p>\n<p><strong>MESFUSHA-<\/strong>\u00a0Reparti i cili p\u00ebr momentin i jep qet\u00ebsi dhe garanci Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb padyshim mesfusha duke qen\u00eb se thuajs t\u00eb gjoith\u00eb lojtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij roli, aktivizohen titullar me skuadrat e tyre dhe jan\u00eb protagonist\u00eb absolut\u00eb n\u00eb kampionatet respektive. K\u00ebshtu, problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb janar i kishte padyshim Kristjan Asllani i cili me Torinon nuk po aktivizohej e nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk po arrinte nt\u00eb gjente skuad\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr transferim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kalimi te Beshiktashi n\u00eb kampionatin turk, ka ndryshuar situat\u00ebn e tij duke u kthyer mesfushori nga Elbasani n\u00eb protagonist dhe aktualisht n\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuarit e skuadr\u00ebs bardhezi. Medon Berisha i d\u00ebmtuar muaj m\u00eb par\u00eb, nuk do t\u00eb jet\u00eb me skuadr\u00ebn p\u00ebr ndeshjen ndaj Polonis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb atij d\u00ebmtimi q\u00eb ka rezultuar shum\u00eb m\u00eb e i r\u00ebnd\u00eb secc pritej n\u00eb fillim. Mediat italiane raportonin se do t\u00eb mungonte disa jav\u00eb, por kur kan\u00eb kaluar muaj, Berisha ende nuk \u00ebsht\u00eb gati.<\/p>\n<p><strong>SULMI-<\/strong>\u00a0Reparti m\u00eb problematik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, \u00ebsht\u00eb padyshim sulmi. Kuqezinjt\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr takimin ndaj Polonis\u00eb, me shum\u00eb gjasa do t\u00eb ket\u00eb afrime t\u00eb reja duke qen\u00eb se shum\u00eb nga lojtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb fundit, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar ose pa minuta me klubet e tyre. K\u00ebshtu, Mirlind Daku \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar q\u00eb n\u00eb dhjetor dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij me fanell\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Ende nuk dihet d\u00ebmtimi q\u00eb Daku ka por me shum\u00eb gjasa, do t\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte \u00ebsht\u00eb edhe Armando Broja i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar me B\u00ebrnlein. Sulmuesi shtatlart\u00eb prej disa jav\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb dukur n\u00eb skuad\u00ebr dhe pritet q\u00eb t\u00eb rikthehet jav\u00ebn e ardhshme, megjithat\u00eb totalisht jasht\u00eb forme p\u00ebr sfid\u00ebn ndaj Polonis\u00eb. Probleme ka edhe p\u00ebr Bajramin te Rejnxh\u00ebrs q\u00eb num\u00ebron vet\u00ebm 151 minuta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kalendarik nga 15 ndeshje q\u00eb ka pasur t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb luajtur.<\/p>\n\n<p>Uzuni sapo ka nisur kampionatin n\u00eb Amerik\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb kampionatit megjithat\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb form\u00eb optimale p\u00ebr takimin e 26 marsit, ashtu si edhe Manaj q\u00eb ka gjetur veten n\u00eb kampionatin turk me Sivasporin. Probleme ka edhe p\u00ebr Arb\u00ebr Hoxh\u00ebn. Sulmuesi i Dinamo Zagrebit ka qen\u00eb padyshim nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb dalluarit k\u00ebt\u00eb sezon, por prej 4 ndeshjesh ai ka qen\u00eb jasht\u00eb. Sfid\u00ebn e fundit n\u00eb kampionat, Hoxha ka qen\u00eb n\u00eb stol duke dh\u00ebn\u00eb sinjale se mund t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr sfidat e k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komb\u00ebtarja jon\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit para ndeshjes s\u00eb par\u00eb \u201cPlay Off\u201d kund\u00ebr Polonis\u00eb, e planifikuar t\u00eb luhet n\u00eb Varshav\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 26 mars. Kuqezinjt\u00eb e drejtuar nga Silvinjo, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb arritur kualifikimin e shum\u00eb pritur e nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb synuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-76127","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}