{"id":760,"date":"2024-09-17T07:01:41","date_gmt":"2024-09-17T07:01:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/17\/familja-berisha-ka-tentuar-ti-jape-shtetit-fytyren-e-vet\/"},"modified":"2024-09-17T07:01:41","modified_gmt":"2024-09-17T07:01:41","slug":"familja-berisha-ka-tentuar-ti-jape-shtetit-fytyren-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/17\/familja-berisha-ka-tentuar-ti-jape-shtetit-fytyren-e-vet\/","title":{"rendered":"Familja Berisha ka tentuar t\u2019i jap\u00eb shtetit fytyr\u00ebn e vet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Mero Baze\/\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ekrem Spahia e ka justifikuar detyr\u00ebn si z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb Berisha vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb ka nxjerr\u00eb zbuluar Sali Berish\u00ebn n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb lidhur me ndryshimin e ligjit p\u00ebr sportin, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nen, q\u00eb t\u2019i lejonte familjes Begeja t\u00eb privatizonte Klubin \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 2007, ligji ishte ndryshuar dhe ishte vendosur q\u00eb mjediset sportive dhe kur jepen me qira, ose n\u00eb p\u00ebrdorim afatgjat\u00eb, t\u00eb mos u ndryshohet destinacioni. <\/p>\n<p>Ky nen kishte shkat\u00ebrruar gjith\u00eb planet e familjes Berisha p\u00ebr privatizimin e Klubit Partizani dhe kishte t\u00ebrbuar Sali Berish\u00ebn kur e kishte marr\u00eb vesh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye 8 muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2008, Ylli Pango me urgjenc\u00eb propozon q\u00eb mjediset sportive q\u00eb u kthehen pronar\u00ebve, nuk e ruajn\u00eb destinacionin. Ato q\u00eb nuk u p\u00ebrkasin pronar\u00ebve e ruajn\u00eb. K\u00ebshtu e shlyente nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gabimit.<\/p>\n<p>Ekrem Spahia krejt i paditur p\u00ebr planet e familjes Berisha, pyet pa t\u00eb keq Berish\u00ebn pse na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim, se ne para tet\u00eb muajve e kemi ndryshuar.<\/p>\n<p>Dhe aty Sali Berisha shp\u00ebrthen, e quan komplot t\u00eb ndyr\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, e quan lobim t\u00eb ndyr\u00eb kund\u00ebr pronar\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Thjesht ka dashur t\u2019i frik\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mos e kund\u00ebrshtojn\u00eb. Ky detaj n\u00eb fakt e b\u00ebn kryeministrin Sali Berisha aktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori korrupsioni, p\u00ebrtej statusit p\u00ebr korrupsion pasiv q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Ekremi u hutua shum\u00eb, dhe natyrisht u t\u00ebrhoq nga kund\u00ebrshtimi se nuk mund t\u00eb dilte pjes\u00eb e komplotit, q\u00eb nuk ishte. Nga procesverbali i mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb citon SPAK, ende nuk del kush \u00ebsht\u00eb ai sabotatori i ligjit, por duket q\u00eb Ylli Pango \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta korrigjoj\u00eb me urgjenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shlyer gabimin e munges\u00ebs s\u00eb vigjilenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti flagrant kur kryeministri Sali Berisha i del vet zot personalisht nj\u00eb ndryshimi ligjor, q\u00eb do t\u00eb favorizonte direkt vajz\u00ebn dhe dh\u00ebndrin tij n\u00eb p\u00ebrftimin e nj\u00eb prone dhe ashtu t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy nga fillimi deri n\u00eb fund i dosjes hetimore t\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrmes akteve korruptive, familja Berisha p\u00ebrve\u00e7 pasurive t\u00eb veta prej miliona eurosh, ka prodhuar dhe nj\u00eb kast\u00eb zyrtar\u00ebsh dhe specialist\u00ebsh t\u00eb inkriminuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, karriera e t\u00eb cil\u00ebve diktohet nga m\u00ebnyra se si jan\u00eb sjellur me projektet e tyre korruptive.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim k\u00ebtu si ilustrim vet\u00ebm dosjen e Klubit Partizani.<\/p>\n<p>Specialist\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn dosjen n\u00eb agjencin\u00eb e privatizimit, apo kthimit t\u00eb pronave, u shp\u00ebrblyen me detyra t\u00eb larta sapo p\u00ebrfunduan misionin.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e KKRT t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb drejtohej nga PD-ja, p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit q\u00eb shumic\u00ebn e kishte qeveria, dhe q\u00eb kan\u00eb lobuar t\u00eb hiqej nga zon\u00eb sportive dhe t\u2019i jepej leja e nd\u00ebrtimit, kan\u00eb p\u00ebrfituar direkt apartamente dhe karrier\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Ministri Fatmir Mediu u ka krijuar gjith\u00eb leht\u00ebsit\u00eb e mundshme, madje dhe p\u00ebrmes falsifikimeve apo mosdijenis\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb G\u00ebrdec, q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrfitonin n\u00eb nj\u00eb proces privatizimi t\u00eb padrejt\u00eb antiligjor. \u00cbsht\u00eb shp\u00ebrblyer dhe e kan\u00eb ende besnik.<\/p>\n<p>Gazmend Oketa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebn presion t\u2019u b\u00ebj\u00eb presion vart\u00ebsve dhe gjeneralit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb firmosur. \u00cbsht\u00eb detyruar t\u2019iu tregoj\u00eb atyre se dhe ai po e b\u00ebn me urdh\u00ebr nga lart. Kaq ka mjaftuar ta largoj\u00eb, se nuk e ka b\u00ebr\u00eb me zem\u00ebr. Fjala ka shkuar tek Berisha dhe e largoi dhe Oket\u00ebn.<\/p>\n<p>Arben Imami, deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb dele e zez\u00eb n\u00eb PD, q\u00eb Berisha e kishte pun\u00ebsuar n\u00eb paradhom\u00eb t\u00eb tij si shef kabineti, pa asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ai duket se ka kuptuar ng\u00ebr\u00e7in e familjes Berisha p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer Klubin Partizani duke par\u00eb shkresat q\u00eb shkonin e vinin dhe ja ka marr p\u00ebrsip\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, se e b\u00ebn ai. Fare papritur u b\u00eb deputet n\u00eb vitin 2009 dhe minist\u00ebr Mbrojtjeje. Dhe i mbylli procedurat.<\/p>\n<p>Pastaj ke nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb vegj\u00ebl apo specialist\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb hallka t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrblyer deri n\u00eb poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb, q\u00eb jan\u00eb larguar nga pushteti.<\/p>\n<p>Pra m\u00ebnyra se si administrata e shtetit shqiptar ka reaguar ndaj planeve t\u00eb grabitjes s\u00eb familjes Berisha, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb standard p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur m\u00eb pas me G\u00ebrdecin dhe 21 Janarin. \u00c7do zyrtar q\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar apo refuzuar G\u00ebrdecin \u00ebsht\u00eb flakur dhe kush e ka mb\u00ebshtetur ka vazhduar karrier\u00ebn n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>21 Janari po ashtu. Madje dhe Ndrea Prendi del i shp\u00ebrblyer.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha kompanit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb pasur konsulente Argita Berish\u00ebn, si\u00e7 v\u00ebrehet dhe n\u00eb dosje, kan\u00eb qen\u00eb kompani q\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr firm\u00ebn e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr koncesione. T\u00eb gjitha ta ardhurat e saj zyrtare, se ato jo zyrtare nuk i dim\u00eb akoma, jan\u00eb praktikisht taks\u00eb e korrupsionit q\u00eb kompanit\u00eb e huaja i kan\u00eb paguar familjes Berisha p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Praktikisht ai u zinte prit\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb huaj me vajz\u00ebn e tij. Ata q\u00eb pranonin fitonin. T\u00eb tjer\u00eb si Ansar, biznesmeni pakistanez q\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb TEC n\u00eb Porto Romano dhe refuzoi t\u00eb paguante 3 p\u00ebr qind\u00ebshin, u zbua dhe shantazhua.<\/p>\n<p>Pra d\u00ebmi kryesor q\u00eb familja Berisha i ka b\u00ebr\u00eb shtetit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb e ka zhvatur nga parat\u00eb duke p\u00ebrfituar miliona euro.<\/p>\n<p>D\u00ebmi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb q\u00eb Berish\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur dhe ja kan\u00eb arritur deri diku t\u2019i japin shtetit shqiptar fytyr\u00ebn e vet, si hajdut\u00eb, t\u00eb pacip\u00eb dhe p\u00ebrdhunues p\u00ebr hallin e tyre. Madje duke mos kursyer as kush\u00ebrinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot e pash Sali Berish\u00ebn t\u00eb dilte t\u00eb num\u00ebronte milionat e eurove t\u00eb vajz\u00ebs dhe t\u2019i justifikonte si solidaritet familjar.  A thua se po v\u00eb njeri n\u00eb dyshim unitetin e familjes Berisha p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb lek\u00ebt e zhvatura shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Problemin q\u00eb Shqip\u00ebria ka me Sali Berish\u00ebn dhe familjen e tij, \u00ebsht\u00eb se ai futi kultur\u00ebn e n\u00ebnshtrimit t\u00eb shtetit para nj\u00eb familje mafioze n\u00eb pushtet, kthimin e zyrtar\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb familjes mafioze si kusht p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre, dhe shp\u00ebrblimin dhe nd\u00ebshkimin e \u00e7do zyrtari apo politikani, gjyqtari apo shtetari n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb sjelljes ndaj Familjes.<\/p>\n<p>Ata u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i japin shtetit shqiptar fytyr\u00ebn e tyre.  Fiks si b\u00ebn \u00e7do familje mafioze.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/familja-berisha-ka-tentuar-ti-jape-shtetit-fytyren-e-vet\/\">Familja Berisha ka tentuar t\u2019i jap\u00eb shtetit fytyr\u00ebn e vet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/\u00a0 Ekrem Spahia e ka justifikuar detyr\u00ebn si z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb Berisha vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb ka nxjerr\u00eb zbuluar Sali Berish\u00ebn n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb lidhur me ndryshimin e ligjit p\u00ebr sportin, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nen, q\u00eb t\u2019i lejonte familjes Begeja t\u00eb privatizonte Klubin \u201cPartizani\u201d. N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 2007, ligji ishte ndryshuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-760","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/760\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}