{"id":75989,"date":"2026-03-12T08:48:21","date_gmt":"2026-03-12T08:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/12\/skrapari-e-mirdita-ngjasojne-ne-zakone-e-tradita-gjin-marku-fitoi-nje-popullaritet-te-jashtezakonshem-dhe-fjala-e-tij-ishte-ligj-pasi-ai-dinte-te-deshmia-e-kolonel-skend\/"},"modified":"2026-03-12T08:48:21","modified_gmt":"2026-03-12T08:48:21","slug":"skrapari-e-mirdita-ngjasojne-ne-zakone-e-tradita-gjin-marku-fitoi-nje-popullaritet-te-jashtezakonshem-dhe-fjala-e-tij-ishte-ligj-pasi-ai-dinte-te-deshmia-e-kolonel-skend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/12\/skrapari-e-mirdita-ngjasojne-ne-zakone-e-tradita-gjin-marku-fitoi-nje-popullaritet-te-jashtezakonshem-dhe-fjala-e-tij-ishte-ligj-pasi-ai-dinte-te-deshmia-e-kolonel-skend\/","title":{"rendered":"\u201cSkrapari e Mirdita, ngjasojn\u00eb n\u00eb zakone e tradita, Gjin Marku fitoi nj\u00eb popullaritet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte t\u00eb\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e kolonel Sk\u00ebnder Malindit"},"content":{"rendered":"<p>Gjin Marku kishte lindur m\u00eb 2 qershor 1918 (n\u00eb dokumente \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar dy vjet m\u00eb von\u00eb, 1920), n\u00eb fshatin Baz, n\u00eb nj\u00eb familje me em\u00ebr n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb. Kur vdes i ati i Gjinit, Pjet\u00ebr Marku, miku i k\u00ebtij t\u00eb fundit, Hysen Selmani, si dhe byrazeri i tij, Abaz Kupi, e marrin Gjinin 9-vje\u00e7ar dhe e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb \u201cStreh\u00ebn Vorf\u00ebnore\u201d. K\u00ebtu Gjini mori m\u00ebsimet e para t\u00eb fillores dhe arsimit 5-vje\u00e7ar. N\u00eb vitet 1932-1936, Gjin Marku mbaron shkoll\u00ebn e mesme Teknike \u201cHarry Fultz\u201d po n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb (vet\u00ebm dy muaj), n\u00eb deg\u00ebn e Bujq\u00ebsis\u00eb. Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs em\u00ebrohet agronom n\u00eb rrethin e Kor\u00e7\u00ebs. N\u00eb vitin 1945, pas luft\u00ebs, Gjini, si shum\u00eb drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, caktohet p\u00ebr t\u00eb kryer studimet n\u00eb fush\u00ebn ushtarake n\u00eb Bashkimin Sovjetik. Ai ishte nga t\u00eb pakt\u00ebt student\u00eb nga Shqip\u00ebria, q\u00eb vazhdoi akademin\u00eb \u201cVoroshillov\u201d n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo akademi ishte shkoll\u00eb q\u00eb nxirrte specialist\u00eb t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ushtarake dhe strategjike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e asaj kohe. Studimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi Gjini i vazhdoi p\u00ebr tre vjet dhe iu nd\u00ebrpre e drejt e studimit n\u00eb vitin e fundit, 1948-1949, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve q\u00eb pati n\u00eb Kongresin I-r\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare, n\u00eb n\u00ebntor 1948.<\/p>\n<p>Sapo u em\u00ebrua n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Gjin Marku bie n\u00eb kontakt me intelektual\u00eb kor\u00e7ar\u00eb dhe bashk\u00eb me ta fillon dhe aktivitetin antifashist e komunist (1936), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Grupit Komunist t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, duke qen\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi. N\u00ebp\u00ebrmjet Ko\u00e7o Tashkos, v\u00ebllez\u00ebrve Gaqo e Pilo Peristeri etj., etj., Gjin Marku njihet edhe me Enver Hoxh\u00ebn, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb profesor n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs. Propaganda antifashiste kishte nisur m\u00eb p\u00ebrpara se Shqip\u00ebria t\u00eb pushtohej nga Italia m\u00eb 7 prill 1939, pasi fashizmi ishte konsideruar rrezik p\u00ebr njer\u00ebzimin shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb (sidomos kur Partia e Musolinit n\u00eb Itali, e sidomos kur Partia Nacional-Socialiste e Adolf Hitlerit, kishte ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Gjermani).<\/p>\n<p>Gjin Marku ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs shum\u00eb aktiv q\u00eb n\u00eb fillimet e L\u00ebvizjes Antifashiste e kjo duket n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb demonstrat\u00eb e m\u00eb von\u00eb dhe n\u00eb formimin e nj\u00ebsiteve e \u00e7etave partizane. N\u00eb vitin 1940, formohet dega e Grupit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, duke sh\u00ebnuar dhe zgjerimin e veprimtaris\u00eb antifashiste e komuniste t\u00eb k\u00ebtij grupi. Shum\u00eb veta kalojn\u00eb n\u00eb ilegalitet, ku nj\u00ebri prej tyre ishte edhe Gjini.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e koh\u00ebs t\u00eb zyr\u00ebs Mbret\u00ebrore t\u00eb Policis\u00eb dhe t\u00eb Kuestur\u00ebs Fashiste, personat kryesor\u00eb, si: Gjin Marku, Vasil Shanto, Mihal Duri, Gaqo Nasto, Niko Llagi, Ali Re\u00e7i, Ferit Xhajko, Kajo Karafili etj.,<\/p>\n<p>Veprimtaria antifashiste e Gjin Markut n\u00eb vitin 1941 e n\u00eb vazhdim, ka qen\u00eb intensive dhe e shumanshme. P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshmive, k\u00ebt\u00eb e m\u00ebsojm\u00eb dhe n\u00eb dokumentet e koh\u00ebs q\u00eb po analizojm\u00eb, kryesisht n\u00eb ato dokumente ku b\u00ebhet fjal\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij, por dhe ndjekjen e vazhdueshme t\u00eb tij nga karabinieria dhe regjimi fashist. Me 8 n\u00ebntor 1941 formohet Partia Komuniste Shqiptare, ku Gjin Marku, nj\u00eb nga themeluesit kryesor\u00eb t\u00eb saj, zgjidhet nj\u00eb nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror Provizor, t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare.<\/p>\n<p>Pas themelimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare u zgjodh Komiteti Qendror Provizor, i cili kishte si detyr\u00eb par\u00ebsore organizimin e Partis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin e saj n\u00eb organizimin e Luft\u00ebs Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim u p\u00ebrcaktua si p\u00ebrpar\u00ebsi formimi i organizatave baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht pran\u00eb \u00e7etave territorial, q\u00eb kishin filluar t\u00eb krijoheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Premisat p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb organizat\u00eb partie, ishin krijuar edhe n\u00eb Pez\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ky organizim kishte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me edhe se Peza ishte nj\u00eb zon\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e veprimtaris\u00eb antifashiste t\u00eb udh\u00ebhequr nga PKSH-ja. Realisht k\u00ebshtu ndodhi. Komiteti Qendror Provizor ngarkoi Gjin Markun p\u00ebr t\u00eb ndjekur dhe drejtuar k\u00ebt\u00eb mbledhje themeluese n\u00eb Pez\u00eb, pran\u00eb \u00e7et\u00ebs. N\u00eb takimin themelues mor\u00ebn pjes\u00eb 8 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7ete: Vasil Shanto, Mihal Duri, Ferit Xhajko, Pandi Nashi, Baki Starja, Loni Grazhdani, Qazim Prishtina dhe Zoi Themeli, me n\u00eb krye t\u00eb deleguarin e Komitetit Qendror t\u00eb PKSH-s\u00eb, Gjin Marku.<\/p>\n<p>Ish-luft\u00ebtari i k\u00ebsaj \u00e7ete, Sali Verdha, shprehet se; i ishte b\u00ebr\u00eb qejfi kur kishte par\u00eb ish-shokun e shkoll\u00ebs s\u00eb \u201cHarri Fultz\u201d-it, Gjinin, si t\u00eb deleguar t\u00eb PKSH-s\u00eb n\u00eb Pez\u00eb. \u201cMbledhja vazhdoi me debate dhe pun\u00ebn p\u00ebr gjat\u00eb dy dit\u00ebve; nga data 8-10 dhjetor 1941. N\u00eb fillim kandidatur\u00eb p\u00ebr sekretar t\u00eb organizat\u00ebs u propozua Vasil Shanto. Ky propozim u hodh posht\u00eb nga Gjini, duke sqaruar se Vasili ishte m\u00eb i madh se sekretar organizate, pasi ishte komisari i k\u00ebsaj \u00e7ete.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrjeje u propozua Mihal Duri si sekretar dhe u miratua nj\u00ebz\u00ebri nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit. Z\u00ebvend\u00ebssekretar u zgjodh Pandi Nashi. M\u00eb von\u00eb kjo organizat\u00eb u rrit me shpejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa komandanti Myslim Peza u b\u00eb komunist vet\u00ebm pas \u00e7lirimit, n\u00eb vitin 1951\u201d, \u2013 d\u00ebshmon Sali Verdha. K\u00ebshtu u formua organizata e par\u00eb e Partis\u00eb Komuniste Shqiptare dhe fati ose di\u00e7ka tjet\u00ebr deshi q\u00eb t\u00eb ishte Gjin Marku, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Komitetit Qendror Provizor t\u00eb PKSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Peza u b\u00eb \u201cshkoll\u00eb\u201d dhe trampolin\u00eb p\u00ebr t\u2019u hedhur gjetiu n\u00eb luft\u00eb. Pas transformimit t\u00eb \u00e7et\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs n\u00eb nj\u00eb \u00e7et\u00eb partizane, ajo u kthye n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Luft\u00ebs Nacional-\u00c7lirimtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Sali Verdha kujton: \u201cEdhe un\u00eb u b\u00ebra pas dy muajsh komunist. T\u00eb gjith\u00eb drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb PKSH-s\u00eb, jo vet\u00ebm vinin n\u00eb Pez\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb orientime e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plane, por k\u00ebtu n\u00eb Pez\u00eb ata vinin edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar artin ushtarak; ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00ebsonin p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve t\u00eb ndryshme, b\u00ebnin qitje t\u00eb ndryshme etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, edhe Gjin Marku, para se t\u00eb shkonte n\u00eb Qarkun e Beratit, aty ku e caktoi Komiteti Qendror i PKSH-s\u00eb, ndenji disa dit\u00eb n\u00eb Pez\u00eb dhe pastaj u hodh p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Berat\u201d. Verdha thot\u00eb se\u2019 \u201cGjini i njihte t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e \u00e7et\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs, komandantin Myslim Peza, por mikun m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb ka pasur Mihal Durin\u201d.<\/p>\n<p>At Zef Pllumbi: \u201cGjin Marku, nj\u00eb nga komandant\u00ebt-strateg\u00eb ma t\u00eb aft\u00eb\u201d<\/p>\n<p>\u201cGjeneral Gjin Marku ishte nj\u00eb njeri me em\u00ebn n\u00eb Shqipni. Q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e par\u00eb kje nji nga aktivist\u00ebt ma n\u00eb za t\u00eb grupeve komuniste t\u00eb shp\u00ebrndam\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Q\u00eb n\u00eb fillimet e saj, q\u00eb u quajt \u2018Lufta Nacional-\u00c7lirimtare\u2019, ai kje nji nd\u00ebr komandant\u00ebt-strateg\u00eb ma t\u2019aft\u00eb\u2026! Cilsit\u00eb e tij fizike, morale e shpirtnore e bajshin at\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs karizmatik, sado q\u00eb origjina e tij katolike, veriore, ashtu si ajo e Zef Mal\u00ebs dhe e Tuk Jakov\u00ebs, ishte e pap\u00eblqyeshme p\u00ebr kopilin e bimbashit turk t\u00eb Gjinokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn e tij t\u00eb re kishte dhe pjekuni politike. Ai e konsideronte luft\u00ebn si mjetin ma t\u2019fundit n\u00eb zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve njer\u00ebzore dhe aty ishte trim i \u00e7artun. Por para asaj gjendje lufte, parap\u00eblqente bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore dhe kompromisin. Ishte udh\u00ebheq\u00ebs me ndjenja njer\u00ebzore, q\u00eb donte ma shum\u00eb jet\u00ebn se vdekjen\u201d\u2026.<\/p>\n<p>Si u \u00e7lirua Skrapari nga \u00e7eta e Gjin Markut dhe Mestan Ujanikut?<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1941, Gjin Marku caktohet me detyr\u00eb p\u00ebr ngritjen e nj\u00ebsive guerile antifashiste dhe orientimin e qart\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb antifashiste t\u00eb \u00e7etave p\u00ebr \u00e7lirimin e atdheut. Kjo veprimtari organizative e luft\u00ebs kryengrit\u00ebse antifashiste e Gjin Markut, p\u00ebrfshiu n\u00eb fillim territoret e Lushnj\u00ebs, Fierit, Mallakastr\u00ebs, Beratit e, deri n\u00eb Skrapar e m\u00eb gjer\u00eb. Kur shkoi n\u00eb Berat, Gjini u takua fillimisht me Kristaq Capon, Kristo Isak, Kristaq Tutulanin etj. Bazat e para t\u00eb organizimit t\u00eb luft\u00ebs u hodh\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb qytet. Puna u fillua shpejt, me aktivizimin e intelektual\u00ebve, t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb Beratit si dhe formimin e celulave komuniste dhe t\u00eb nj\u00ebsiteve guerile.<\/p>\n<p>N\u00eb fillimin e shkurtit 1942, n\u00eb lagjen \u201cMangalem\u201d u formua e para celul\u00eb partie p\u00ebr qarkun e Beratit. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb Gjin Marku, i deleguari i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, Kristaq Capo, Kristo Isak, Nure Dobruzha e Xhoxhi Bojaxhi. Pak m\u00eb von\u00eb u kooptuan dhe dy shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: Vasil Lacka dhe Thoma Bello. P\u00ebr drejtimin e celul\u00ebs u caktua Kristo Isak. Pas transferimit t\u00eb Kristos n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb tij u zgjodh Kristaq Capo. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj celule u formuan dhe celula t\u00eb tjera, si n\u00eb \u201cMurat-\u00c7elepias\u201d, me sekretar Iliaz Sevranin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa celula e tret\u00eb qe ajo e \u201cGorric\u00ebs\u201d, me sekretar Kristaq Tutulanin. P\u00ebr suksesin e aktivitetit antifashist n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, por dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Beratit, pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare caktimi nga Gjini dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb disa bazave ilegale ku do t\u00eb b\u00ebheshin takime, mbledhje dhe plane operacionale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste. K\u00ebto natyrisht u caktuan pran\u00eb familjeve t\u00eb aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb besuar dhe m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm. N\u00eb qytetin e Beratit deri n\u00eb shtatorin e vitit 1943, num\u00ebroheshin mbi 30 baza ilegale. Disa nga familjet e para q\u00eb sh\u00ebrbyen si baza ilegale q\u00eb n\u00eb fundin e dhjetorit 1941 dhe janar-shkurt 1942 kan\u00eb qen\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb \u201cKala\u201d: sht\u00ebpia e Kristaq Capos, Cac Dollanit, Vasil Sallaband\u00ebs, Ko\u00e7o dhe Dhimit\u00ebr Briskut etj.<br \/>\n\u2013 N\u00eb \u201cP\u00ebrrua\u201d: sht\u00ebpia e Argjiro Lek\u00ebs, Jani Gjecit, Muhamet Meqemes\u00eb etj.<br \/>\n\u2013 N\u00eb \u201cMangalem\u201d: sht\u00ebpia e Kristaq Priftit, Kol Myzeqarit etj.<br \/>\n\u2013 N\u00eb \u201cGorric\u00eb\u201d: sht\u00ebpia e Kristaq e Margarita Tutulanit, Nikollaq Sallaband\u00ebs, Pali Pacuk\u00ebs etj.<br \/>\n\u2013 N\u00eb \u201cMurat-\u00c7elepias\u201d ishin sht\u00ebpit\u00eb e Orhan Frash\u00ebrit, Ajet Xhindolit dhe t\u00eb Luan Qafzezit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj veprimtarie fillestare, por themelore, q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbente p\u00ebr gjith\u00eb koh\u00ebn suksesit t\u00eb veprimtaris\u00eb antifashiste n\u00eb qarkun e Beratit e m\u00eb gjer\u00eb, Gjin Marku e shtriu k\u00ebt\u00eb veprimtari edhe n\u00eb zonat e fshatrave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun. Kjo veprimtari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ngritjen e nj\u00ebsive luftarake legale, si \u00e7eta partizane, batalione, grupe e deri n\u00eb formimin e Brigad\u00ebs VII-t\u00eb Sulmuese, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1944. Si\u00e7 do t\u00eb shohim, epiqendra e k\u00ebsaj veprimtarie jo vet\u00ebm p\u00ebr qarkun, por p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet Skrapari me zonat p\u00ebrreth tij, si Gramshi, Frash\u00ebri e Dang\u00ebllia, Gor\u00eb-Opari, Ku\u00e7ova, Dumreja etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Berat Gjini u njoh edhe me situat\u00ebn dhe gjendjen n\u00eb Skrapar, duke u orientuar shpejt n\u00eb planin organizativ n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. N\u00ebp\u00ebrmjet Kristo Isak-ut dhe dy arsimtar\u00ebve nga Skrapari, Nuro Dobrusha dhe Tajar Grepcka, Gjin Marku u njoh me \u00e7et\u00ebn e Mestan Ujanikut, nj\u00eb grupim territorial ka\u00e7ak\u00ebsh, e cila ishte e till\u00eb deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 1942.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb bised\u00ebn e par\u00eb ku u fol p\u00ebr transformimin nga nj\u00eb \u00e7et\u00eb territoriale n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb me program antifashist, komandant Mestani e shikoi me shum\u00eb simpati Gjin Markun p\u00ebr frym\u00ebn antifashiste dhe atdhetare q\u00eb manifestonte dhe sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre komunikimi shum\u00eb interesante q\u00eb kishte i ngarkuari nga qendra. Pas k\u00ebtij momenti, m\u00eb 14 mars 1942, \u00e7eta u transformua nga \u00e7et\u00eb territoriale, n\u00eb \u00e7et\u00eb patriotike-partizane, komandant i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ishte deri n\u00eb fund Mestan Ujaniku, nd\u00ebrsa komisar Gjin Marku.<\/p>\n<p>Me form\u00ebn e re q\u00eb mori \u00e7eta, me flamur n\u00eb dor\u00eb sh\u00ebtit\u00ebn n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb Skraparit. Gjat\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve Gjin Marku p\u00ebrcillte mesazhe antifashiste e patriotike, nd\u00ebrsa m\u00ebnyra e komunikimit t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen dhe simpatin\u00eb e atij populli trim e bujar. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb Gjinit me popullin e Skraparit, Sk\u00ebnder Malindi thot\u00eb: \u201cKjo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ndodhi edhe p\u00ebr arsyen se dy trevat, Skrapari e Mirdita, ngjasojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, zakone e tradita me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr Gjini fitoi nj\u00eb popullaritet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim fjala e tij ishte ligj\u201d.<\/p>\n<p>Ky autoritet dhe gatishm\u00ebria e atij populli (Skraparit), p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur thirrjeve dhe udh\u00ebzimeve antifashiste t\u00eb Gjin Markut, organizimi i nj\u00ebsive luftarake antifashiste etj., p\u00ebrb\u00ebnin tashm\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim, jo vet\u00ebm p\u00ebr komandot e nj\u00ebsit\u00eb ushtarake fashiste n\u00eb \u00c7orovod\u00eb e Berat, por nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr autoritetet fashiste italiane deri n\u00eb Tiran\u00eb. Veprimtaria organizuese, me frym\u00eb dhe karakter antifashist e Gjin Markut, u shtri jo vet\u00ebm n\u00eb qarkun e Beratit q\u00eb p\u00ebrfshinte zon\u00ebn nga Skrapari e deri n\u00eb Lushnj\u00eb-Fier-Mallakast\u00ebr, por dhe jasht\u00eb tij, si: n\u00eb Vlor\u00eb, Tiran\u00eb etj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb veprimtari e faktojn\u00eb edhe dokumentet e asaj kohe. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Guiseppe Paglierit, gjeneral brigade, komandant epror, q\u00eb i d\u00ebrgon Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, thuhet: \u201cKall\u00ebzohet se nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb rrethan\u00ebn e krijuar\u2026 katundar\u00ebt, t\u00eb nxitur nga turbullonj\u00ebs, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb kundra regjimit shqiptar dhe Italis\u00eb. U muarn masat e v\u00ebzhgimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebr goditjen e bazave tashm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Skrapar, komanda fashiste nga Tirana planifikojn\u00eb dhe d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00ebsi milic\u00ebsh t\u00eb armatosur t\u00eb inkuadruar n\u00eb nj\u00eb kompani prej 63 vetash. Filluan reprezaljet kund\u00ebr k\u00ebtyre bazave partizane, dogj\u00ebn shum\u00eb sht\u00ebpi, mes tyre dhe sht\u00ebpin\u00eb e komandantit t\u00eb \u00e7et\u00ebs s\u00eb Skraparit, Mestan Ujanikut. Pastaj kompania e milicis\u00eb fashiste u p\u00ebrqendrua n\u00eb fshatin M\u00eblov\u00eb, me synimin q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb rrethohej dhe t\u00eb asgj\u00ebsohej \u00e7eta dhe drejtuesi i saj, Gjin Marku.<\/p>\n<p>Por si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ai mobilizoi \u00e7et\u00ebn dhe fshatar\u00ebt e asaj zone dhe ishte ai q\u00eb e futi n\u00eb rrethim kompanin\u00eb e milicis\u00eb fashiste. N\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb fund-gushti t\u00eb vitit 1942, kompania fashiste, e gjendur mes krismave dhe e rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt prej forcave t\u00eb nj\u00ebsitit, u detyrua q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohej. Gjini n\u00eb k\u00ebto kushte i mblodhi fashist\u00ebt mes fshatit dhe u mori arm\u00ebt. Ata nuk u pushkatuan. Nuk u mori as para e as pla\u00e7k\u00eb. Atyre iu p\u00ebrcoll mesazhi, se; \u201cne luftojm\u00eb p\u00ebr liri. Ju o t\u00eb mashtruar nuk duhet t\u2019i sh\u00ebrbeni m\u00eb fashizmit, pasi her\u00eb tjet\u00ebr nuk ju falim\u201d. \/ Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjin Marku kishte lindur m\u00eb 2 qershor 1918 (n\u00eb dokumente \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar dy vjet m\u00eb von\u00eb, 1920), n\u00eb fshatin Baz, n\u00eb nj\u00eb familje me em\u00ebr n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb. Kur vdes i ati i Gjinit, Pjet\u00ebr Marku, miku i k\u00ebtij t\u00eb fundit, Hysen Selmani, si dhe byrazeri i tij, Abaz Kupi, e marrin Gjinin 9-vje\u00e7ar dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75989","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75989\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}